ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 10 aeroportet me te mira ne bote per vitin 2007

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: 10 aeroportet me te mira ne bote per vitin 2007   Sun Nov 25, 2007 4:23 pm



Me listat ndodh gjithmonė kėshtu: renditen tė parėt, ata mė tė tė bukurit, mė tė mirėt, mė tė mėdhenjtė, mė tė shtrenjtit, e ndoshta atributet vazhdojnė edhe mė tej... Ndėrsa 2007 e ka kaluar me kohė gjysmėn e rrugės, Instituti pėr kėrkimet nė fushėn e udhėtimeve ajrore, "Skytrax", ka publikuar dje njė listė me aeroportet mė tė mira nė botė. Numri njė nė listė, sipas votave tė udhėtarėve e pasagjerėve tė kombėsive tė ndryshme, rezulton tė jetė ai i Hong-Kongut.
Duke i hedhur njė sy tė shpejtė listės, vėren se pesė ndėr dhjetė aeroportet mė tė mira tė botės ndodhen nė Azi. Ai i Hong-Kongut listohet i pari, duke lėnė mė pas atė tė Seulit e tė Singaporit. Nė vendin e katėrt ndodhet aeroporti i Munihut nė Gjermani, i pasuar nga ai i Kuala Lumpurit tė Malajzisė. Mė pas vazhdojnė me radhė ai i Cyrihut nė Zvicėr, i Amsterdamit nė Holandė, i Vankuverit nė Kanada, i Osakės nė Japoni, ndėrsa renditjen e dhjetė mė tė mirėve e mbyll aeroporti i Madridit nė Spanjė. Duket disi e Ä"uditshme, por nga kontinenti i Amerikės, nė kėtė listė ėshtė futur vetėm ai i Vankuverit, pra njė aeroport nga Kanadaja, duke mos i hapur rrugė asnjėrit prej aeroporteve amerikane, si shteti mė i fuqishėm nė botė. Instituti i kėrkimeve nė fushėn e udhėtimeve ajrore me qendėr nė Londėr, i njohur me emrin "Skytrax", e ka publikuar kėtė listė, duke u bazuar nė mbledhjen e njė numri prej 7,8 milionė formularėsh e pyetėsorėsh tė plotėsuar nga pasagjerėt ndėrkombėtarė nė njė hark kohor prej 11 muajsh e tė shpėrndarė nė mjediset e 170 aeroporteve ndėrkombėtare. đfarė binte nė sy mė shumė te fituesi, pra te aeroporti i Hong-Kongut: restorantet e kėndshme, si dhe rregulli e korrektėsia gjatė kryerjes sė procedurave tė kontrollit. Nė faqen zyrtare tė institutit "Skytrax", thuhej ndėr tė tjera edhe se: "...pėr herė tė parė nė historinė e kėtij kompeticioni tė dhėnies sė Ä"mimit pėr aeroportet mė tė mira nė botė, vendi i dytė i jepet nė tė njėjtėn kohė dy aeroporteve: atij tė Seulit ‘Incheon‘ dhe atij tė Singaporit, ‘Changi‘". Mė tej aty thuhet qė "studimi i kėtij viti provoi se lufta mes aeroporteve pėr standarde ishte shumė e fortė. Kur intervistat mbaruan dhe analiza e tė dhėnave kishte pėrfunduar, ne menduam se tashmė do tė kishim gati renditjen klasike tė tri mė tė mirave. Por njė rezultat i tillė kėtė vit ishte i pamundur. Pas njė periudhe shtesė pėr rishikimin e rezultateve, aeroporti i Hong-Kongut rezultoi si fituesi sovran, duke zėnė vendin e parė, i pasuar si asnjėherė tjetėr nga dy aeroporte qė zunė vendin e dytė. Hong-Kongu ka qenė njė fitues i vazhdueshėm i anketės sonė, dhe rikthimi i tij nė krye tė listės gjatė kėtij viti ėshtė njė ‘kurorė me lule‘ pėr cilėsinė nė shėrbime qė ai ofron e stafin e tij tė pėrkushtuar, duke e kombinuar atė me aspekte tė tjera funksionale qė e bėjnė njė aeroport tė ketė efikasitet e qėndrueshmėri nė renditje", tha ndėr tė tjera me kėtė rast edhe Edward Plaisted, kreu i institutit nė fjalė. Pėr sa i pėrket Evropės, aeroporti i Munihut mbetet pėr pasagjerėt mė i miri, duke zėnė vendin e parė nė renditjen kontinentale dhe tė katėrtin nė botė. Aeroporti i Cyrihut ėshtė njė tjetėr aeroport qė ka avancuar nė renditje, duke rezultuar i dyti nė kontinent e i pesti nė rang global pėr vitin 2007. Sondazhi i pasagjerėve tė linjave ajrore kryhet Ä"do vit nga organizata pėr kėrkimet nė fushėn e aviacionit, "Skytrax", dhe kulmon nė kohėn kur bėhet dhe shpallja e Ä"mimeve pėr aeroportet mė tė mira nė botė, tė njohura me emrin "World Airport Awards". Gjykimet finale tė pasagjerėve pėrfshijnė mbi 40 kategori cilėsie nga sferat e prodhimit e tė shėrbimeve, tė tilla si pastėrtia e terminaleve, efikasiteti i stafeve dhe sjellja e tyre, sistemi i sinjalizimit e ndriÄ"imit tė terminaleve, rrjetin e dyqaneve, tė restoranteve, shėrbimet e internetit etj. Procedurat e sigurisė dhe ato tė kontrollit tė emigracionit tė paligjshėm qė kushtojnė kohė pritjeje e radhė tė gjata e tė bezdisshme ndonjėherė, ishin gjithashtu njė nga faktorėt vendimtarė qė pėrcaktuan fituesit.

Top Ten - 2007 :
Lista e mė tė mirėve :

1. Hong Kong Int‘l Airport
2. Seoul Incheon Airport
Singapore Changi Airport
4. Munich Airport
5. Kuala Lumpur Int‘l Airport
6. Zurich Airport
7. Amsterdam Schiphol Airport
8. Vancouver Int‘l Airport
9. Kansai Int‘l Airport
10. Madrid Barajas Airport

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
unknown
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve : 242
Registration date : 27/11/2007

MesazhTitulli: 10 aeroportet me te mira ne bote per vitin 2007   Tue Jan 22, 2008 8:11 pm

J. F Kennedi ne NY, US
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
10 aeroportet me te mira ne bote per vitin 2007
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: ShkeNcA Te NdRyshMe-
Kėrce tek: