ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Akuzohet per dosje , futet ne KLD

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Akuzohet per dosje , futet ne KLD   Wed Nov 28, 2007 9:47 pm

Akuzohet per dosje, futet ne KLD
E Merkure, 28 Nentor 2007

Opozita akuzon juristin Rustem Gjata, se eshte nje nder personat me dosje. Ne kulmin e debatit per zbulimin e sigurimsave te shtetit, nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, beri publik dje nje vendim te Parlamentit, marre ne vitin 1998, ku kerkohet shkarkimi nga detyra i anetarit te Gjykates Kushtetuese te asaj kohe, Rustem Gjata, pikerisht duke u bazuar ne ligjin per “Kontrollin e figures se zyrtareve dhe personave”. Ne dokumentin qe zbuloi Brace, thuhet se Kuvendi Popullor ne 14.03.1998 vendosi qe ne mbeshtetje te neneve te ligjit “Per Kontrollin e figures se zyrtareve dhe personave te tjere, qe lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik. Si dhe ne baze te vendimit te Komisionit Shteteror te Kontrollit te Zyrtareve dhe personave te tjere, qe lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. “Ja sa i vertete eshte Sali Berisha kur tund apo flet per kartela, apo dosje te ish-Sigurimit te Shtetit. Sa i vertete eshte kur flet per pastrimin e politikes dhe vecanerisht te institucioneve te pavarura dhe kushtetuese nga njerezit qe kane pasur nje te shkuar ne ish-Sigurimin e Shtetit”, akuzoi nenkryetari i Grupit socialist. Brace tha se ka gjetur dhe procesverbalin e asaj seance, e cila me kerkese te Nafiz Bezhanit, kryetarit te atehershem te figurave, eshte realizuar me dyer te mbyllura. Vetem e vetem per te ruajtur integritetin e personit ne fjale. “Une jam edhe nje nga deshmitaret e shumte te Parlamentit te Shqiperise se vitit 1998 qe kane qene ate dite ne salle, per te ruajtur edhe integritetin e dokumenteve te dosjes dhe integritetin e dosjes qe eshte verifikuar per zoterine ne fjale”, vijoi akuzen Brace. Pasi zbuloi skemen per shkarkimin e Rustem Gjates, kohe me pare nga Gjykata Kushtetuese pikerisht si nje nga zyrtaret me dosje, Brace denoncoi se Komisioni i Ligjeve miratoi dy kandidatura per pushtimin e KLD-se. Sipas nenkryetarit, vetem ne dy muajt e fundit PD ka marre ne KLD kater anetare, kryetarin, nenkryetarin dhe tani merr dy njerez te afishuar publikisht si militante e mbeshtetes te PD-se. “Ky eshte debati real sot ne Shqiperi: Pushtimi i KLD-se! Pushtimi i institucioneve! E gjitha kjo ka ndodhur te pakten ne nje rast, pikerisht duke shfrytezuar filozofine e Sali Berishes, duke diktuar vendimmarrjen e institucioneve te rendesishme me dosjet e ish-Sigurimit te Shtetit”, theksoi Brace. I cili ka nenvizuar se nje familje po kap institucionet e shtetit, te argumentuar me faktin qe Rustem Gjata kerkon te behet anetar i KLD qe emeron dhe tre anetare te KQZ, nderkohe qe i biri, Clirim Gjata, eshte dhe kryetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Akuza

PS akuzon Rustem Gjaten, kandidatin me te fundit te mazhorances per anetar ne Keshillin e Larte te Drejtesise, si nje nder zyrtaret me dosje. Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, beri publik nje vendim te Kuvendit te vitit 1998, te marre per shkarkimin e Rustem Gjates nga detyra e anetarit te Gjykates Kushtetuese, per shkak te dosjes se tij.

Pushteti

Selia roze vazhdon te denoncoje se vendi po qeveriset nga nje familje, ajo e Kryeministrit Sali Berisha. “Eshte skandaloz fakti qe ky vend ky vend kontrollohet nga familje. Kontrollon njera familje te gjitha institucionet, me qeveri, me ministra, me zv.ministra, me drejtor tatimesh, me drejtor te institucioneve te tjera te administrates publike”, tha Brace.

Perplasja

Debati per hapjen e dosjeve u rikthye ne seancen plenare te se henes. Kryeministri Sali Berisha u premtoi deputeteve te opozites se do te miratoje ne Kuvend ligjin per te zbuluar sigurimsat e shtetit. Ai tha se, nese do te rihapej kjo ceshtje, gjysma e opozites s’do te hynte me ne Parlament. Por, reagon PS, duke zbardhur dosjen e Rustem Gjates.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Akuzohet per dosje , futet ne KLD
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: