ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Zihet me nenen , vetehelmohet 14 vjecari

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Zihet me nenen , vetehelmohet 14 vjecari   Wed Nov 28, 2007 9:57 pm

Zihet me nenen, vetehelmohet 14-vjecari
E Merkure, 28 Nentor 2007

Nje 14-vjecar nga Durresi eshte vetehelmuar dy dite me pare, pas nje zenke me te emen, e cila nuk i kishte dhene parį. Agim Guri ka kaperdire nje sasi lende helmuese te llojit fostoksine. I mituri eshte derguar fillimisht ne repartin e urgjencave te spitalit rajonal te Durresit. Burime nga bluzat e bardha saktesuan se 14-vjecarit i eshte bere nje lavash stomaku dhe eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Rreth ores 04.00 te mengjesit te djeshem i mituri ka nderruar jete.

Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 10.30 te dy diteve me pare ne Lagjen Nr. 18 te qytetit te Durresit, ne zonen e njohur si “Rruga e Dylit”. I mituri ishte zene me te emen, e cila nuk kishte pranuar t’i jepte sasine e parave, qe Agimi i kishte kerkuar. Pas kesaj ai kishte marre autobusin e linjes dhe kishte mberritur ne qytetin e Durresit, ku banon gjyshja e tij nga babai. Mesohet se 14-vjecari ndodhej ne banese vetem me gjyshen, kur eshte konsumuar gjesti tragjik.

Uniformat blu saktesuan se i mituri ka marre nje bidon me uje siper lavatrices dhe ka hyre ne banje. Disa minuta me vone ai ka dale i zverdhur ne fytyre. “Helmova veten per inat te mamit, - mesohet t’i kete thene gjyshes, - ia futa me bar miu”. E moshuara, e alarmuar, ka telefonuar ne spitalin e Durresit dhe ne polici, por nderhyrja e bluzave te bardha nuk ka mundur te shpetoje 14-vjecarin nga fundi tragjik. Policia beri te ditur se ka nisur hetimet, por ende nuk jane marre ne pyetje familjaret e djalit, pasi ata ishin ne gjendje te shokuar nga tragjedia.

I mituri, me prinder te divorcuar

Nga informacionet paraprake te policise se Durresit, prinderit e 14-vjecarit ishin te divorcuar prej vitesh. Djali jetonte me te emen ne fshatin Sallmone te Shijakut, ndersa babai jetonte ne qytetin e Durresit. Por burime nga policia thone se, pavaresisht se gjendja familjare ka pasur ndikimin e vet te 14-vjecari me dy familje, nuk mendohet se ajo ka qene determinante ne vendimin e tij per t’i dhene fund jetes. Varrimi i Agim Gurit eshte bere dje, duke u nisur nga shtepia e se emes ne fshatin Sallmone. Mesohet se ne ceremoni kane marre pjese edhe familjaret e djalit nga ana e babait.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
MoZi
AneTaR I Ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 33
Location : Atje
Registration date : 02/09/2007

MesazhTitulli: Re: Zihet me nenen , vetehelmohet 14 vjecari   Thu Nov 29, 2007 4:28 pm

Booooooo sa fmi budall i habitur mir boni qe e vrau veten se kushedi ca do bohej kur te rritej Very Happy
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Zihet me nenen , vetehelmohet 14 vjecari
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: