AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ndergjegja

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ndergjegja Empty
MesazhTitulli: Ndergjegja   Ndergjegja Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 1:17 am

Ndėrgjegjja sipas psikologjise tradicionale ėshtė njė funksion i aftėsisė njerzore pėr tė pėrvetėsuar diturinė. Ndėrgjegjja ėshtė dhuntia e vetgjykimit, ndjenjėspendimit dhe e keqardhjes kur ne bėjmė gjėra qė janė kundėr normave tona morale. Ndjenja tė tilla nuk arrihen nga mendja, megjithse ato mund tė shkaktojnė qė ne tė "shqyrtojme ndėrgjegjen tonė" dhe t“i rishikojme kėto norma morale, ose ndoshta tė arrijmė tė shmangim pėrsėritjet e sjelljeve .
Metaforat e zakonshme qė pėrdorim nė lidhje me ndėrgjegjen janė: "zėri i ndėrgjegjes", "zėri i brendshėm", "brejtja e ndėrgjegjes", "ndėrgjegje e pastėr" etj.
Shumė njerėz mendojne qė ndėrgjegja ėshtė njė shkallė e veēantė e vetėdijes njerzore, qė na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale tė kryejmė ose jo veprime tė caktuara. Vendimet qė marrim mund tė na duken si tė pashmangshme ose tė vetėdijshme, pra nė dijeninė e pritėshme dhe tė mendueshme tė pasojave (pėrgjegjėsisė). Shkencetaret esotem te fushes se etologjise,neuroshkences dhe psikologjise zhvilluese kerkojne t“a shpjegojne ndergjegjen si nje funksion te truruit njerzor qe u zhvillua te aftesoje altruizmin e dyanshem brenda shoqerise. Si e tille mund te jete veteshtyese (e percaktuar genetikisht) ose e mesuar.
Psikologu Sigmund Freud (Zigmund Frojd) e mendonte ndergjegjen si te rrjedhur nga mbiuni (orig. Über-Ich), qe nga ana e tij drejtohet nga prinderit tane gjate femijerise. Sipas Frojdit, pasoja e mos bindjes se ndergjegjes sone ėshtė "faj", i cil mund te jete nje faktor ne zhvillimin e neurozes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ndergjegja
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: FiLoZoFia-
Kėrce tek: