AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbulohet firma mashtuese , ne kerkim pronari....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Zbulohet firma mashtuese , ne kerkim pronari.... Empty
MesazhTitulli: Zbulohet firma mashtuese , ne kerkim pronari....   Zbulohet firma mashtuese , ne kerkim pronari.... Icon_minitimeWed Nov 28, 2007 9:59 pm

Zbulohet firma mashtruese, ne kerkim pronari
E Merkure, 28 Nentor 2007

Dega e Tatim-Taksave ne Elbasan ka zbuluar nje tjeter skandal financiar me shifra marramendese. Behet fjale per nje firme fantazme, e cila ka ekzistuar vetem per nje muaj, gjate kohes se zgjedhjeve ne vitin 2005. Firma e njohur me emrin "Klodi sh.p.k." i detyrohet arkes se shtetit mbi 7.5 milione leke. Pas zbulimit te mashtrimit, inspektoret e Tatim-Taksave, ne bashkepunim me Zyren e Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Drejtorine e Policise kane kryer kallezim penal ne Prokurorine e Elbasanit disa dite me pare. Nga hetimet paraprake rezulton se ne kete rast ne adrese te firmes jane kryer shkarkime financiare marramendese nga firma dhe kompani te tjera, duke e zhytur ate ne nje borxh te pazakonte. Nuk dihet ende, nese pronari i kompanise fantazme, jeta e te cilit ka zgjatur vetem nje muaj, ka qene ne dijeni te ketyre manovrave apo ka rene preh e kurthit te bizneseve te tjera. Emri i tij nuk behet i ditur, por konfirmohet shpallja ne kerkim per shmangien e detyrimeve financiare ne shuma te medha. Sipas hetuesve, firmat e tjera kane shkarkuar detyrimet qe kishin ne adrese te "Klodi sh.p.k", duke u likuiduar nepermjet skemes mashtruese me Tatim-Taksat.

Ne pronesi te firmes "Klodi sh.p.k." mesohet se rezulton nje njesi shumice, e cila sipas hetimeve nuk ka kryer nje xhiro te tille monetare. Por gjate korrikut 2005, ne adrese te saj jane shkarkuar te gjitha detyrimet financiare te nje varg biznesesh te tjera, te cilet jane bere zero me Tatim-Taksen. Njerez te interesuar kane shfrytezuar pikerisht momentin e zgjedhjeve per t'ia futur shtetit. Nderkaq, Prokuroria e Elbasanit ka shpallur ne kerkim pronarin e firmes, per te marre sqarimet e nevojshme. Burime nga Prokuroria e Elbasanit pohuan se kane shpallur ne kerkim "biznesmenin", i cili duket se ka rene viktime e manipulimit, qe i kane bere koleget e tjere.

I bindur se nuk mund te dale lehte nga bataku, ku e kane zhytur, por edhe nga frika e burgut dhe e ndonje kercenimi te mundshem, autori eshte larguar ne drejtim te paditur. Ndaj tij eshte leshuar nje urdher-arresti nen akuzen e shmangies se detyrimeve financiare ne shtet ne shuma te medha. Vetem nje muaj me pare, Tatim-Taksa zbuloi skandalin e firmes fantazme "Tekstil-Flor", e cila kishte arritur te nderronte emer me pronar te rreme, duke i shkaktuar shtetit nje dem financiar mbi 1 milion USD.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Zbulohet firma mashtuese , ne kerkim pronari....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Femrat ne kerkim te turizmit erotik
» Greqi zbulohet kenga antishqiptare
» Zbulohet varreza 3200 -vjecare ne Mallakaster
» Zbulohet ne arkivat e Vatikanit nje dokument shqip

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: