AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Konference e perbashket shtypi midis presidenteve Topi e ...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Konference e perbashket shtypi midis presidenteve Topi e ... Empty
MesazhTitulli: Konference e perbashket shtypi midis presidenteve Topi e ...   Konference e perbashket shtypi midis presidenteve Topi e ... Icon_minitimeThu Nov 29, 2007 7:56 pm

Konference e perbashket shtypi midis presidenteve Topi dhe Papulias
Data e Publikimit: 26/11/2007

Presidenti i Republikės, Bamir Topi, i shoqėruar nga Ministri i Jashtėm, Lulzim Basha, Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, Ministri i Shėndetėsisė, Nard Ndoka, deputetėt Vangjel Dule, Spiro Peci, Gramoz Ruēi, Stefan Cipa, Mehmet Hoxha, Engjėll Cara, Kryetari i Bashkisė sė Sarandės, Edmond Gjoka dhe ai i Gjirokastrės, Flamur Bimja, janė pritur sot nga Presidenti i Republikės sė Greqisė, Karolos Papulias dhe zyrtarė tė lartė tė qeverisė greke.

Pas ceremonisė zyrtare tė mirėseardhjes, Presidenti Papulias dhe Presidenti Topi kanė zhvilluar njė takim kokė mė kokė, qė u pasua nga njė tjetėr takim ku tė dy Krerėt e shteteve u shoqėruan nga dy delegacionet respektive.

Mė pas, Presidenti Topi dhe Presidenti Papulias u shprehėn pėr mediat e pranishme.

Presidenti Papulias: Zonja dhe zotėrinj, dėshiroj tė shpreh nderin e veēantė qė pata rastin tė pres Presidentin e Shqipėrisė zotin Bamir Topi. Patėm rastin tė zhvillojmė bisedime tė frytshme dhe konstruktive pėr marrėdhėniet shqiptaro-greke gjithashtu edhe pėr ēėshtjet rajonale. Konstatuam nivelin e lartė tė marrėdhėnieve tona dhe rikonfirmuam rėndėsinė strategjike tė marrėdhėnieve greko shqiptare. Greqia mbėshtet nė mėnyrė tė qėndrueshme rrugėtimin europian dhe euroatlantik tė Shqipėrisė, sepse nė kėtė mėnyrė fuqizohet edhe mė tepėr stabiliteti nė rajon edhe mė gjėrė. Pėrshėndesim pėrparimin e Shqipėrisė nė kėtė drejtim dhe urojmė qė Shqipėria tė pėrmbushė tė gjitha detyrimet qė rrjedhin nga pėrpjekjet pėr pėrafrimin e saj nė strukturat europiane dhe euroatlantike. Gjatė 10 vjeēarit tė fundit marrėdhėniet ekonomike me Shqipėrinė kanė qenė tė shumta dhe tė suksesshme. Gjithashtu kemi patur edhe shkėmbime nė ēėshtjet e mbrojtjes, tė doganave,tė shėndetėsisė, tė arsimit etj., sepse Greqia zė vendin e parė pėrsa i pėrket investimeve nė Shqipėri dhe vendin e dytė pėrsa i pėrket shkėmbimeve tregtare. Pėr kėtė arsye i japim njė rėndėsi tė veēantė bizneseve greke qė zhvillojnė aktivitetin e tyre nė Shqipėri e qė ndikojnė nė fuqizimin e marrėdhėnieve tona bilaterale.

Historikisht minoriteti grek nė Shqipėri ka qenė objekt interesimi tė madh pėr palėn greke. Ndjekim nga afėr pėrparimin dhe mirėqėnien e minoritetit grek nė Shqipėri dhe pėrpiqemi nė bashkėpunim me autoritetet shqiptare t’u ofrojmė zgjidhje problemeve qė dalin. Nga ana tjetėr, prania e kėtushme e qindra dhe mijėra emigrantėve shqiptarė ėshtė nė interes tė dy vendeve tona. Nė kėtė rast ato ndihmojnė nė zhvillimin e ekonomisė greke, por nga ana tjetėr ndihmohet edhe ekonomia shqiptare nėpėrmjet dėrgesave tė vazhdueshme tė kursimeve tė emigrantėve shqiptarė.

Sė fundmi me homologun shqiptar iu referuam edhe problemeve rajonale, qė lidhen me dy vendeve tona pėr arsye gjeografike e territoriale. Kosova, gjendja e tanishme e ish-Republikės jugosllave tė Maqedonisė, ēėshtjet greko turke, ato qipriote ku folėm pėr pozicionimin e palės greke dhe ndoqėm me interes pozicionimin e palės shqiptare.

Shprehėm vullnetin tonė tė pėrbashkėt se lidhjet, marrėdhėniet e mira tė bashkėpunimit ndihmojnė nė stabilitetin nė rajon dhe sanksionojnė perspektivėn europiane tė tė gjithė rajonit tė Ballkanit.

Dua tė falenderoj nė mėnyrė tė veēantė zotin Topi pėr bisedimet e pėrzemėrta e tepėr interesante. Dua ta falenderoj ngrohtėsisht pėr ftesėn qė mė drejtoi pėr tė vizituar Shqipėrinė. Me shumė kėnaqėsi, shumė shpejt do ta realizoj kėtė vizitė nė Shqipėri.

I uroj zotit Topi qėndrim tė mbarė nė Greqi!


Presidenti Topi: Faleminderit Presidenti Papulias! Tė nderuar zonja, tė nderur zotėrinj! Bashkarisht patėm njė takim shumė tė frytshėm me Presidentin Papulias dhe me pėrfaqėsues tė lartė tė delegacioneve respektive ku u rikonfimua niveli i lartė i marrėdhėnieve midis Greqisė e Shqipėrisė. Gjeta njė gatishmėri tė plotė tė Presidentit Papulias pėr tė mbėshtetur rrugėn e Shqipėrisė drejt familjes euro-atlantike. E falenderova pėr rolin e tij tė veēantė nė ndėrtimin e urave tė miqėsisė midis popullit shqiptar e atij grek, vlerėsova rolin e tij pėr ēėshtjen e emigrantėve nė Greqi, njė rol i dukshėm pozitiv qė vjen edhe nėpėrmjet dekreteve tė tij pėr rritjen e statusit progresiv tė legalizimit tė shqiptarėve qė punojnė nė Greqi. Ndamė sė bashku tė njėjtin mendim qė qindra e mijėra shqiptarė tė cilėt jetojnė e punojnė nė Greqi, jo vetėm po konsolidojnė ekonominė dhe familjet e tyre, por po luajnė njė rol tė ēmuar nė ekonominė e Greqisė. U konstatua dhe u pa e nevojshme qė tė rritet niveli i arsimimit tė fėmijėve shqiptarė nė gjuhėn e tyre amtare, duke marrė si shembull pozitiv shkollėn 112 nė Athinė. U diskutua gjerėsisht pėr nevojėn e bashkėpunimit nė nivel bilateral dhe rajonal dhe forcimit tė bashkėpunimit nė luftėn kundėr trafiqeve tė paligjshme dhe krimit tė organizuar nė bashkėpunimin qoftė nė nivel diplomatik, qoftė nė nivel tė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe fakti qė nė delegacionin tonė kemi 47 pėrfaqėsues tė bizneseve tė rėndėsishme nė Shqipėri, dėshmon interesin qė ne kemi qė biznesi tė njohė ritme tė reja dhe jam i bindur qė kjo do tė ndodhė.

Diskutuam pėr ēėshtjen e Kosovės. E informova edhe njėherė zotin Papulias pėr qėndrimin qė ka Shqipėria pėr ēėshtjen e Kosovės. Marrja e statusit tė pavarėsisė sė Kosovės, do i shėrbente rikthimit pėrfundimtar tė paqes e sigurisė nė rajon ku besoj dhe jam i bindur qė edhe Kosova, edhe Shqipėria, por edhe Serbia, tė ardhmen e tyre e kanė nė familjen euro-atlantike. Kėshtu qė fitimi i statusit tė pavarėsisė do tė ishte patjetėr njė kontribues i ēmuar i paqes dhe i sigurisė. Biseduam edhe pėr ēėshtje tė tjera me interes reciprok. E ftova zotin Papulias pėr njė vizitė nė Shqipėri tė cilėn ai e mirėpriti. Unė shpreh bindjen se kjo vizitė e imja nė Greqi, por edhe vizita e zotit Papulias nė Shqipėri, bashkangjitur me tė gjitha vizitat nė nivele tė ndryshme tė deputetėve, zyrtarėve tė lartė e biznesmeneve, do tė kontribuojnė mė tej nė rritjen e nivelit tė miqėsisė midis dy vendeve. Shumė ēėshtje do t’i diskutojnė nė nivel bilateral ekspertė tė fushave tė ndryshme. Jam i bindur qė kėto marrėdhėnie do tė ecin nė mėnyrė shumė tė frytshme! Edhe njėherė faleminderit pėr mikpritjen!


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Konference e perbashket shtypi midis presidenteve Topi e ...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: