ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Fillojne bisedimet e fundit per ceshtjen e Kosoves

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Fillojne bisedimet e fundit per ceshtjen e Kosoves   Thu Nov 29, 2007 8:05 pm

Fillojne bisedimet e fundit per ceshtjen e Kosoves
Data e Publikimit: 26/11/2007

Nė Baden tė Austrisė fillojnė sot bisedimet e fundit mes Prishtinės dhe Beogradit, nė pėrpjekje tė gjetjes sė njė zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės. Trojka ndėrkombėtare ka njoftuar pėrfundimin mė 10 dhjetor tė mandatit

Eshtė kjo pėrpjekja e fundit pėr marrėveshje nė bisedimet e drejtėpėrdrjta shtesė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Mandati i Trojkės ndėrkombėtare tė pėrbėrė prej BE -sė, SHBA-sė dhe Rusisė zgjatė 120 ditė dhe do tė pėrfundojė me 10 dhjetor, kur duhet t’i raportojė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun. Mirėpo fitohet pėrshtypja se palėt janė tepėr larg mundėsisė pėr marrėveshje.

Palėt kanė ardhur nė Baden tė Austrisė me qėndrime plotėsisht tė kundėrta

Zėdhėnėsi i ekipit tė unitetit, Skender Hyseni bėri tė ditur se bisedimet do tė cilat fillojnė nė orėn 15:00. Delegacionet sėrish udhėhiqen nė nivelet mė tė larta. Ata fillimisht do tė kenė njė takim tė pėrbashkėt e mė pas edhe takime tė ndara me Trojkėn. Marrėveshja ėshtė qė tė mos japin deklarata deri nė pėrfundim tė bisedimeve.

Qėllimi ynė kryesor ėshtė pavarėsia e Kosovės

Megjithatė presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Ēeku shfrytėzuan prezencėn e shumė gazetarėve tė huaj, qė nė gjuhėn angleze tė theksojnė edhe njė herė qėndrimet e tyre. "Kemi ardhur kėtu pėr tė shpjegur vizionin tonė pėr ardhmėrinė e Kosovės. Qėllimi ynė kryesor ėshtė pavarėsia e Kosovės. Jemi tė pėrgatitur pėr njė Kosovė tė pavarur pėr tė gjithė qytetarėt e saj dhe mbrojtjen e mirė tė minoriteteve. Pėr kėtė jemi duke punuar tėrė kohėn dhe kėtė garantojmė", theksoi presidenti Sejdiu, duke shtuar se qėllimi i delegacionit kosovar ėshtė edhe vendosja e raporteve tė mira me Serbinė, si dy shtete tė pavarura dhe sovrane.

Presidenti Sejdiu dhe tė gjithė anėtarėt tjerė tė delegacionit tė unitetit, me tė cilėt pata mundėsinė tė bisedojė nė Baden, pėrsėrisin se nuk do tė ketė asnjė marrėveshje kompromisi, e cila mund tė dėmtojė rrugėn e Kosovės drejt pavarėsisė. Delegacioni i Kosovės pohon se oferta e vetme e tyre ėshtė traktati pėr fqinjėsi tė mirė me Serbinė. Qėllimi i tyre ėshtė pavarėsia dhe integrimit i vendit nė strukturat euroatlantike. Mirėpo edhe njė herė pėrsėritėn se pa marrėveshje me SHBA, BE dhe miqtė tjerė ndėrkmobėtarė nuk do tė ndėrmarrin ndonjė hap pėr shpalljen e pavarėsisė. Ata thonė se pavarėsia do tė shpallet pas 10 dhjetorit, por nuk e saktėsojnė nėse do tė ketė ndonjė afat tė fundit se deri kur do tė presin.

Delegacioni i Serbisė nė Baden pritet pas mesdite

Mirėpo, presidenti i Serbisė Boris Tadiē dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica kanė bėrė tė ditur se, nuk do tė pranojnė pavarėsinė e Kosovės. "Unė vazhdoj tė besoj nė mundėsinė e kompromisit, ndonėse tė gjitha sinjalet e deritanishme shkojnė nė drejtim tė kundėrt, tha sė fundi Tadiē duke shtuar se ata nuk do tė pranojnė tė bisedojnė pėr ēėshtjet pas statusit.

Tadiē me propozim tė ri

Presidenti Tadiē ka paralajmėruar se nė tavolinėn e bisedimeve do tė hedhė edhe njė propozim tė ri, qė Kosova tė ketė autonomi tė gjėrė nė 20 vjetėt e ardhėshme dhe mė pas tė rishqyrtohet ēėshtja e statusit pėrfundimtar. Ofertat e deritanishme zyrtare tė palės serbe ishin, qė Kosova tė ketė njė autonomi substanciale sipas modeleve tė Hongkongut apo ujdhesave Olande. Mirėpo esenca e tė gjitha propozimeve serbe ėshtė rikthimi i sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovėn dhe ruajtja e integritetit tė saj territorial.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Fillojne bisedimet e fundit per ceshtjen e Kosoves
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: