ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Enver Dondollaku : " Nuk dua te kthehem ne Shqiperi &qu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Enver Dondollaku : " Nuk dua te kthehem ne Shqiperi &qu   Sat Dec 01, 2007 5:28 pm

Enver Dondollaku: “Nuk dua te kthehem ne Shqiperi”

Kaseta me deklaraten para gjyqtareve italiane mberrin ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Dondollaku kerkon gjykim te shkurtuar


Tirane - Enver Dondollaku nuk do te kthehet ne Shqiperi. Nje material rreth 30 fletesh si dhe nje kasete qe permban deklaraten e tij ka mberritur prej pak ditesh ne Gjykaten e Krimeve te renda. Burime prane kesaj gjykate pohuan dje per gazeten “Albania” se pas leter-porosive duket se ka ardhur pergjigjja me e plote zyrtare nga ana e nje prej eksponenteve kryesore te bandes se Lushnjes. Para gjyqtareve italiane Dondollaku jo vetem ka shprehur i prere deshiren e tij, por ka argumentuar me detaje se te gjitha kompetencat ia kalonte avokatit te tij per ta mbrojtur gjate procesit. Por ndersa paleve u duhet te gezohen per vazhdimin e procesit, kolegjit penal i duhet te marre nje tjeter vendim. Po me ane te kesaj deklarate, Dondollaku ka kerkuar gjykim te shkurtuar per keto akuza, duke u perpjekur qe procesit ndaj tij t’i jepet fund. Por kjo s’do te thote se ai me aq do te mbylle llogarite me Drejtesine shqiptare. Po ndaj tij nje proces tjeter tashme ka nisur te Krimet e Renda dhe vetem pak dite me pare nje tjeter dosje per akuzen e trafikimit te lendeve narkotike ka rene ne duart e hetuesve shqiptare. Deklarata e tij duket se i ka vene kapakun nje here e mire ēeshtjes per ekstradimin e tij. Ai do te vuaje denimin e marre nga Gjykata italiane dhe deri atehere Drejtesia shqiptare duhet te kenaqet me deklaratat e tij ne distance.
Procesi
Prokuroria e Krimeve te Renda, pas shume muajsh hetime, marrje deklaratash te bashkepunetoreve te drejtesise, arriti te sjelle per gjykim dy pjeset e tjera te Bandes se Lushnjes ne ditet e para te korrikut te ketij viti. Vrasje te panumerta, me deshmitare okulare apo ngjarje te tjera qe tronditen qytetin e Lushnjes ne vitin 1997 tashme e kane autor. Por ndersa dosja mberriti ne gjykate u zhvillua vetem nje seance e vetem, dy te pandehurit kryesore jo vetem nuk ndodheshin ne salle, por duhej te njoftoheshin per nisjen e procesit ndaj tyre. Menjehere nje leter-porosi u nis per ne Turqi dhe tjetra per ne Itali. Per te shmangur kohen qe kerkojne leter-porosite apo dhe shume momente te tjera qe kerkojne deshmine e tyre, eshte kerkuar ekstradimi i tyre. Pikerisht per kete arsye procesi u shty per ne shtator, duke i dhene nje mundesi te dyte autoriteteve pergjegjese qe te mundesojne ekstradimin e tyre.
Denimi
Enver Dondollaku eshte denuar me 16 vjet heqje lirie. Vendimi u be i ditur diten gjate seances se djeshme gjyqesore kundrejt tij ne Padova te Italise. Enver u denua nga drejtesia e shtetit fqinj, pasi ishin keto autoritete ato qe arriten te realizojne arrestimin e tij. Menjehere pas arrestimit Ministria e Drejtesise do te dergonte nje shkrese zyrtare ku kerkohej ekstradimi ne Shqiperi i ish-numrit dy te bandes se Lushnjes. Enver Dondollaku u arrestua nga autoritetet italiane ne Padova me 21 maj te vitit 2006. Ne momentin e arrestimit ai po levizte duke mbajtur me vete nje pasaporte sllovake me emrin Denis Chochlanov, lindur ne Cmezmarov te Sllovakise.
***********************************************************
Ekzekutimet e bandes se Lushnjes

Vrasja e Xhevat Demirit

Pikerisht ne kete periudhe, me date 03.08.1997, ne qytetin e Lushnjes eshte vrare me arme zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri. Ne hyrje te qytetit te Lushnjes, viktima, se bashku me familjare te tij jane ndaluar nga kater persona te armatosur, ku ndermjet tyre ishin edhe te pandehurit, Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. Pasi kane vene maskat ne koke ata kane qelluar ne drejtim te shtetasit Xhevat Demiri, i cili kishte zbritur nga furgoni, duke i shkaktuar atij vdekjen. Nderkohe, i pandehuri Arben Boriēi, i cili rrinte ne nje autoveture afer vendit te ngjarjes, eshte afruar me shpejtesi dhe ne autoveture kane hipur te gjithe personat e sipercituar.
*********************************************************
Vrasja e Nimet Zenelit

Me date 13.02.1998, ne vendin e quajtur Kolonje te rrethit te Lushnjes, eshte vrare me arme zjarri shtetasi Nimet Zeneli. Ne rrugen automobilistike persona te armatosur, ku ndermjet te tjereve edhe te pandehurit Arben Boriēi e Ilir Stergu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare i kane zene prite fuoristrades “Toyota” me targa FR 8079 A. Personat e armatosur, pasi kane pare fugonin te afrohej, kane qelluar me arme automatik ne drejtim te tij. Ne fuoristrade udhetonte shtetasi Gramoz Selmani, shoku i ngushte i shtetasit Artur Daja, si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli, shoke te shtetasit Gramoz Selmani. Ky i fundit, pas goditjes nga grupi i Aldo Bares, me qellim per t’u shmangur nga goditja e grupit, fshihej tek shtetasit e siperpermendur. Menjehere, shoferi i furgonit, shtetasi Masar Aliu, ka nxjerre nga rruga makinen dhe te tre personat kane dale nga fugoni dhe jane larguar me vrap. Te pandehurit Arben Boriēi dhe Ilir Stergukane kane ndjekur me vrap dy shtetasit, Nimet Zeneli dhe Masar Aliu, duke qelluar me arme ne drejtim te ketyre te fundit. Gjate ndjekjes shtetasi Nimet Zeneli eshte plagosur me arme zjarri dhe nuk ka mundur te largohej. I pandehuri Ilir Stergu, se bashku me te pandehurin Arben Boriēi i jane afruar te plagosurit dhe kane qelluar ne drejtim te tij me arme zjarri, duke i shkaktuar vdekjen. Dy shtetasit e tjere, Gramoz Selmani dhe Masar Aliu, kane mundur t’i shpetonin ekzekutimit.
**********************************************************
Vrasja e Masar Aliut dhe Idajet Beqirit

Disa dite me vone, me date 22.02.1998, ne rrugen Kolonje–Bitaj te rrethit Lushnje, me qellimin e vetem vrasjen e shtetasit Masar Aliu, persona te armatosur, ndermjet tyre edhe te pandehurit Enver Dondollaku, Ilir Stergu dhe Arben Boriēi, kane pritur ardhjen me makine te shtetasit Masar Aliu. Pasi kane pikasur ardhjen e makines kane dale dhe kane ndaluar makinen. Ata kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te shtetasit Masar Aliu, duke i shkaktuar vdekjen. Pas kesaj ata kane qelluar edhe ne drejtim te shtetasit Idajet Beqiri, i cili ka qene rastesisht brenda ne automjet.
***********************************************************
Masakrimi i kufomes se Artur Dajes

Ne date 21.10.1998, ne fshatin Grabian te qytetit te Lushnjes, pasi eshte degjuar nje shperthim eksplozivi, jane gjetur ne vendngjarje pjese te nje trupi njeriu. Diten e vrasjes se Artur Dajes, ne sheshin e qytetit te Lushnjes, pjesetare te grupit kriminal te drejtuar nga Aldo Bare kane shetitur neper shesh koken e prere te kufomes se Artur Dajes. Ndermjet tyre, ne ngjarjen kriminale te ekspozimit te kokes se prere kane qene edhe te pandehurit Ilir Stergu, Arben Boriēi, Erion Cici, Arjan Aliēo, Enver Boriēi, Enver Dondollaku, shtetasi i vrare Leonard Prifti dhe persona te tjere. Te gjitha viktimat kane qene shoke apo miq te shtetasit Artur Daja, i cili ishte kundershtari i drejtuesit te organizates kriminale te drejtuar nga ana e te pandehurit Aldo Bare. Viktimat nuk kane pasur konflikte personale me te pandehurit.
********************************************************
Anetaret e bandes :

Alfred Shkurti (Aldo Bare) (ne gjykim)
Ilir Stergu (ne gjykim)
Afrim Hoxha (ne gjykim)
Arben Boriēi (ne gjykim)
Enver Boriēi (ne gjykim)
Enver Dondollaku (ne gjykim)
Jorgo Muzaka( ne gjykim)
Rexhep Gina (ne gjykim)
Arjan Aliēo (ne gjykim)
Maksim Ēela (i denuar me 25 vjet burg)
Erion Cici (i denuar me 25 vjet burg)
Dritan Vila (i denuar me burgim te perjetshem)
Leonard Prifti (i vrare)
Erion Kashari (i denuar ne Lushnje)
Elton Mermali (i denuar ne Lushnje)
Petrit Liēi (i penduar, i denuar me 7 vjet burg)
*****************************************************
VRARE :

Klenti Bano
Nimet Zeneli
Masar Aliu
Idajet Beqiri
Luan Bilbili
Genci Kashari
Artur Daja
Xhevdet Demiri
Artan Sulēe
Bledar Haxhia
Nosh Gjeloshaj
Alfred Pirra
******************************************************
PLAGOSUR :

Arben Kicja
Bernard Linatopit
Bardhyl Kurti
********************************************************
Enver Dondollaku akuzohet per:
“Vrasje me paramendim” te shtetasve Xhevat Demiri Nimet Zenelit, Masar Aliu, Idajet Beqiri,
“vrasje me paramendim”, te ngelur ne tentative ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu,
“mbajtje pa leje te armeve luftarake”,
“shkaterrim te prones me zjarr” te baneses se shtetasit Shkelqim Haxhiu,
“pjesemarrje ne organizaten kriminale” dhe “kryerje te veprave penale nga organizata kriminale”,
“vjedhje me dhune”, ne dem te shtetasit Baki Taullai, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

1 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Enver Dondollaku : " Nuk dua te kthehem ne Shqiperi &qu
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: