ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Prinderit ne panik:"Larg mostren nga shkolla... "

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Prinderit ne panik:"Larg mostren nga shkolla... "   Sat Dec 01, 2007 5:37 pm

Prindėrit nė panik: “Larg monstrėn nga shkolla, pėrndryshe do tė protestojmė”

Apeli i kreut tė policisė tė Beratit, Premēi, pėrkthehet si kėrkesė pėr lirimin e vrasėsit 13-vjeēar. Nė Berat lirimi i minorenit perceptohet si njė ēėshtje ditėsh...

BERAT – “I lėmė mė mirė pa shkollė fėmijėt, sesa t’i rrezikojmė duke i ulur nė bankė me kriminelė tė lindur”. Kėshtu i tha dje “Albania”-s i ati i njė nxėnėseje nė shkollėn "Shyqyri Lakra", nė tė cilėn studionte dhe “monstra” 13-vjeēar qė terrorizoi qytetin dhe gjithė Shqipėrinė, pasi pėrdhunoi dhe vrau njė grua nė moshėn e gjyshes sė tij. Ankthi i prindėrve ka ardhur pasi kreu i policisė lokale, Shemsi Premēi, ka kėrkuar publikisht ndihmėn e strukturave qeveritare pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr 13-vjeēarin vrasės qė shokoi qytetin. Duket se ky apel i Premēit i ka bindur qytetarėt se “monstra” minoren do tė jetė sėrish njė “gjahtar” i lirė nė qytet. Mė tė shqetėsuar janė prindėrit e nxėnėsve tė shkollės ku studionte 13-vjeēari R. H., ndėrsa nė qytet po shtohen dita-ditės zėrat se ai do t’u kthehet bankave tė shkollės. Nė fakt, pas deklaratės publike tė drejtorit Premēi, nė radhėt e prindėrve ėshtė i evidentueshėm paniku dhe shqetėsimi, ndonėse deklarata e kreut tė policisė, fliste pėr ndryshimin e ambienteve dhe parametrave tė izolimit tė djaloshit dhe jo pėr ndonjė rikthim tė mundshėm apo tė menjėhershėm (sikurse po flitet) nė jetėn normale tė komunitetit.
***********************************************************
Pėshtjellim
Apeli i Drejtorit tė Policisė pėr tė zgjidhur situatėn ka krijuar pėshtjellim nė radhėt e qytetarėve, e sidomos tė prindėrve, edhe pse nė fakt mesazhi i dhėnė nga Premēi nuk kėrkonte lirimin e djaloshit, por sistemimin e tij nė respekt tė moshės sė mitur, nė ambiente tė izoluara. Por duket se kjo thirrje e tij, e pasuar mė tej vetėm me heshtje dhe me mungesė tė informacioneve lidhur me fatin e minorenit qė pėrdhunoi dhe vrau, vetėm sa ka shtuar mjegullnajėn lidhur me kėtė ēėshtje, duke i lėnė vend “teorive” dhe thashethemnajės sė pėrhapur se djaloshi do tė lihet sėrish i lirė. Njė thashethemnajė, e cila duket se ka hedhur shtratin e saj nė radhėt e banorėve, aq sa nė rrugicat e lagjes sė djaloshit, nėnat e moshatarėve tė tij shfaqin hapur shqetėsimin dhe indinjatėn, duke e konsideruar vetėm njė ēėshtje orėsh rikthimin e tij.
**********************************************************
Deklarata
Premēi, gjatė deklaratės sė bėrė nė media, ka pohuar se 13-vjeēari nuk mund tė mbahet mė i izoluar dhe nėn ruajtjen e policisė nė ambientet e spitalit rajonal tė qytetit, edhe pse ėshtė autor i disa veprave penale, pasi qėndrimi i tij nė spital ėshtė njė shkelje e tė drejtave tė njeriut, sepse fėmija-vrasės nuk merr asnjė mjekim qė nga dita kur ai ėshtė sistemuar nė njė nga dhomat e sigurta tė kėtij spitali dhe mbajtja e tij nė kėtė mėnyrė ėshtė njė shkelje flagrante e ligjit. Ndėrkohė qė nga ana tjetėr prindėrit kanė theksuar se nė lidhje me kėtė problem duhet tė reagojė edhe Drejtoria Arsimore Rajonale Berat, por edhe vetė drejtori i shkollės "Shyqyri Lakra", tė cilėt nuk duhet tė lejojnė rikthimin e kėtij monstre nė shkollė, pasi nė tė kundėrt, siē pohojnė vetė ata, jo vetėm qė do t’i largojnė fėmijėt nga kjo shkollė, por edhe do tė protestojnė pėr izolimin e 13-vjeēarit R. H, qė pėrveēse ėshtė njė fėmijė me precedentė tė rrezikshėm kriminalė, tashmė ėshtė shndėrruar nė njė makth pėr tė gjithė komunitetin.
**********************************************************
Rrėmbimi i tė miturit, i dyshuari nė paraburgim pėr 15 ditė

DURRĖS – “Unė nuk kam gisht nė rrėmbimin e 10-vjeēarit dhe po mė mbani brenda pa asnjė fakt”. Kėshtu ėshtė mėsuar tė ketė thėnė nė gjyq 29-vjeēari Roland Sulejmani, i cili u arrestua nga policia tė dielėn e shkuar, me akuzėn e rrėmbimit tė njė fėmije 10-vjeēar. Por gjykata ka vendosur qė ai tė qėndrojė 15 ditė nė dhomat e paraburgimit, pėr t’i dhėnė kohė hetuesve dhe policisė qė tė gjejė fakte pėr akuzėn qė ata kanė ngritur ndaj tij. Seanca gjyqėsore pėr tė pėrcaktuar masėn e sigurisė ndaj Sulejmanit vetėm pak orė pėrpara se tė skadonte afati?????????????????? prej 72 orėsh qė nga dita e arrestimit tė tij. Akuza dhe policia nuk kanė pasur fakte, tė cilat tė mund tė fajėsojnė Roland Sulejmanin si autor tė rrėmbimit dhe tė lidhjes kėmbė e duar tė fėmijės 10-vjeēar me inicialet F.T., banues nė Lagjen 14 nė Shkozet tė Durrėsit. Nė seancėn e djeshme ai e ka mohuar tė jetė ai autori i ngjarjes dhe ka deklaruar se mbahet brenda pa pasur asnjė fakt. Por, me gjithė mungesėn e fakteve pėr ngjarjen e ditės sė diel nė Shkozet, kur fėmija 10-vjeēar u gjend i lidhur kėmbė e duar dhe me gojė tė mbyllur nė njė garazh tė hapur, gjykata vendosi qė Sulejmani tė qėndrojė 15 ditė nė gjendje arresti nė dhomat e paraburgimit me akuzėn e rrėmbimit dhe tė heqjes sė lirisė sė pėrkohshme tė 10-vjeēarit. Njė masė e tillė ėshtė marrė pėr t’i dhėnė kohė policisė dhe hetuesve qė tė sigurojnė fakte lidhur me dyshimet ndaj 29-vjeēarit. Ndėrkohė, burime tė cilat janė marrė me kėtė ngjarje, e cila krijoi jo pak panik te prindėrit e fėmijėve tė mitur, kanė nisur tė dyshojnė se kjo mund tė jetė njė ngjarje e paramenduar nga fėmijėt e lagjes, pėr t’u bėrė protagonistė dhe objekt mediatik.
**********************************************************
Dosje nė Strasburg: “Policia mė vrau vėllain”

KORĒĖ - Motra e njė viktime dhune tė policisė sė Korēės do tė kėrkojė ndihmė nė Gjykatėn e Strasburgut pėr jetėn e vėllait tė saj, e shpėrblyer me vetėm 4 milionė lekė nga gjykata e juglindjes. Drama e familjes Tahirllari, nisur disa vite mė parė, kur njeriu i tyre ėshtė shoqėruar nė policinė e Korēės pėr tė mbėrritur i vdekur nė shtėpi nga dhuna, vazhdon me trauma prej 4 vjetėsh. Kanė humbur tė gjitha mundėsitė tashmė dhe pas dėnimit minimal tė autorėve tė ngjarjes, njėri prej tė cilėve vazhdon tė jetė i shpallur nė kėrkim, janė thyer sėrish nga shkallėt e gjyqėsorit nė Korēė, ku kanė marrė njė dėmshpėrblim njė shumė krejt tė papranueshme pėr ta. Mundėsia e vetme e familjarėve tė Gazmend Tahirllarit, banor i fshatit Goskovė, qė ka mbyllur sytė prej 4 vjetėsh, ėshtė Gjykata Strasburgut, ku tė afėrmit e viktimės janė duke grumbulluar dokumentacionin pėr ta nisur aty ēėshtjen nė fjalė. Vdekja e 37-vjeēarit ka qenė njė nga rastet mė tė bujshme tė ndodhura jo vetėm nė rajonin juglindor, por nė tė gjithė vendin. Ngjarja ka pasur si fillesė njė grindje tė Gazmendit me tė shoqen, Mirelėn, e cila pas sherrit ėshtė larguar pėr nė shtėpinė e prindėrve tė saj, nė rrethin e Devollit. Pasi ėshtė larguar gruaja ėshtė ankuar nė dyert e policisė, ndėrsa kjo e fundit ka trokitur nė derėn e Gazmendit nė fshatin Goskovė. Tahirllari, nė gjendje tė dehur, nuk u ėshtė bindur forcave tė policisė pėr ta shoqėruar, ndaj ėshtė larguar pėr t’u kapur shumė shpejt nga kėta tė fundit. Forcėrisht ai ėshtė futur nė furgonin e policisė, ku gjatė transportit pėr nė komisariat mbi tė ėshtė ushtruar dhunė, gjė qė ka ēuar Tahirllarin nė spital, ku pas disa orėsh ka vdekur.

1 dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Prinderit ne panik:"Larg mostren nga shkolla... "
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: