AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "New York Times ": Si hoqi Berisha qindra oficere

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

"New York Times ": Si hoqi Berisha qindra oficere Empty
MesazhTitulli: "New York Times ": Si hoqi Berisha qindra oficere   "New York Times ": Si hoqi Berisha qindra oficere Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 5:56 pm

“New York Times”: Si hoqi Berisha qindra oficere ne vitin 1992

Nje zyrtar i qeverise shqiptare dhe diplomate amerikane thone se Shqiperia ka vuajtur nga trazirat e dhunshme publike njesoj si perpara edhe pas zgjedhjeve demokratike te marsit, qe duken se kane krijuar perceptimin ne shkalle te gjere se po shkohet ne tatepjeten e anarkise. “Ndonese bandat e grabitesve bredhin kryq e terthor vendit, se fundmi forcat e policise u organizuan dhe i izoluan ata, duke perdorur automjete dhe pajisje komunikimi te siguruara nga Italia”, - tha Bashkim Kopliku, ministri i Brendshem, qe eshte duke vizituar Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne nje interviste, zoti Kopliku tha: “Rendi publik nuk eshte teresisht mire, por eshte me mire”. Dimrin e kaluar, nje vale grabitjesh perfshine Shqiperine, kryesisht ne krahinat e njohura si te varfra duke
hapur magazinat ushqimore. Magazinat u plaēkiten ne Kavaje, Durres, Pogradec, Librazhd, Ēepan dhe Lushnje. Gangstere te amatosur grabiten qytetare dhe shtetas te huaj ne kryeqytetin e vendit, ne Tirane, si dhe ne qytete te tjera.
Reforma ne polici
“Gjate veres, policia shqiptare ishte riorganizuar; perfshire edhe spastrimin e rreth nje te tretes se 2600 oficereve qe kishin sherbyer ne qeverisjen ish-komuniste”, - tha zoti Kopliku. Ne luften kunder krimit, here pas here ndermerreshin masa te forta. Ne qershor, kur dy vellezer ishin kapur pasi kishin grabitur nje familje pesanetareshe per rreth 50 dollare (leke ne vlere sa dollaret, - shen. red.) dhe i qelluan, pastaj vdiqen, ata ishin varur publikisht.
Zoti Kopliku, i cili eshte gjithashtu edhe zevendeskryeminister, tha se, sipas nje ligji te ri, policet mund te kontrollojne tani njerezit ne rruge per arme dhe do te nisin hetimin e krimeve mbi shenjat e lena qe i ngarkohen komisioneve speciale, siē ishin praktikat komuniste.
Ekonomia, ne vendnumero
“Ekonomia e vendit me te varfer te Europes ka mbetur ne gjendje te keqe”, - tha zoti Kopliku, - “me shume komplekse industriale qe jane duke punuar me vetem 5 per qind te kapacitetit te tyre dhe me papunesine ne rritje”.
Sipas Zotit Kopliku dhe zyrtareve te Departamentit te Shtetit, “bujqesia ka rritje si rezultat i privatizimit te 90 per qind te saj pasi ka qene prona e kolektivizuar gjate 46 vjeteve te sundimit komunist”
Pas nje nisjeje te ngadalte ne vitin 1991, asistenca ekonomike e Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte permiresuar. Nje shume prej 83 milione dollare jane derguar deri tani per kete vit. Midis shume projekteve te ndihmes eshte nje ngarkese qe kap vleren e 15 milione dollareve pambuk per nje fabrike jashte Beratit.
“Kjo do te siguroje punesimin perreth 15 mije shqiptare per kater muajt e ardhshem”, - thote nje zyrtar i administrates amerikane.
Qe kur Shqiperia nisi te largoje sistemin stalinist, afer dy vjet me pare, vendi ka marre “nje asgje tjeter” ne termat e investimeve te huaja”, - tha ai. Por, gjate nje vizite ne Tirane ne fillim te ketij muaji te Mishel Kamdesys, drejtori menaxherial i Fondit Monetar Nderkombetar tha se nuk ka pare pengesa serioze ne pajtimin e Shqiperise me rekomandimet e Fondit per ndryshimin ekonomik.
Perēarje ne PD
“Skena politike nen presidentin Berisha, qe fitoi ne zgjedhjet e parakohshme ne muajin mars, eshte bere me e tensionuar si pasoje e perēarjeve te konkurrenteve per pushtet te partise se tij ne Kuvend”, - thane zyrtare te Departamentit te Shtetit.
Nje fraksion eshte kryesuar nga Gramoz Pashko, nje ekonomist dhe bashkethemelues i Partise Demokratike, e drejtuar nga doktor Berisha. Zoti Pashko dhe disa anetare te Parlamentit kete muaj formuan Partine e re te quajtur “Aleanca Demokratike”, ne kundershtim me ate qe ata e quajten “drejtimi autokratik” i doktor Berishes.


Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 29 tetor 1992
Titulli eshte redaksional
Pergatiti Albert Gjoka


Ne numrin e se dieles do te lexoni
Si erdhen ne krye te tre drejtuesit e komuniteteve fetare ne vitin 1992

Zgjedhja e Hafiz Sabri Koēit ne krye te Komunitetit Mysliman. Historia e tij dhe denimi ne kohen e komunizmit

Kush erdhi ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare dhe reagimet e kryetarit te Komitetit Shteteror te Kulteve

Deklaratat e ambasadorit te Vatikanit Ivan Dias dhe ndeshkimi i prifterinjve katolike nga diktatura komuniste

Per me shume, na ndiqni ne numrin pasardhes

1 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"New York Times ": Si hoqi Berisha qindra oficere
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Opozita: "Berisha", e korruptuar
» Prinderit ne panik:"Larg mostren nga shkolla... "
» Themelohet cmimi pagezuar "Niko Nikolla"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: