AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Projekti per 2008-n , pensionet sa rrogat ne shtet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Projekti per 2008-n , pensionet sa rrogat ne shtet Empty
MesazhTitulli: Projekti per 2008-n , pensionet sa rrogat ne shtet   Projekti per 2008-n , pensionet sa rrogat ne shtet Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 5:44 pm

Projekti, nė 2008-n pensionet sa rrogat nė shtet

Ja cila do tė jetė skema e pensioneve pėr 2008-n sipas Ministrisė sė Financave

Shumė qytetarė, sidomos ata qė janė nė prag tė moshės pėr pension, por edhe ata qė e pėrfitojnė kėtė pagesė nga shteti, janė tė interesuar qė tė dinė se sa do tė jetė niveli i rritjeve pėr vitin 2008. Por edhe pjesa tjetėr, ajo e punonjėsve qė aktualisht janė nė moshė aktive pune, por qė paguajnė kontributet e sigurimeve, janė tė interesuar qė tė mėsojnė se sa dhe si do tė paguajnė pėr vitin qė vjen. Ekspertė tė financave shqiptare, nga ana tjetėr, pranojnė padrejtėsinė qė po ndodh me sistemin e pensioneve, duke marrė parasysh raportin e kontributit dhe pensionit qė merr nė fund tė periudhės sė punės individi. Pėr kėtė arsye po shikohen disa skema tė ndryshme, tė cilat aplikohen nė disa vende tė botės. Ministria e Financave deklaron sėrish se privilegj pėr rritjen e pensionet nė 2008-n do tė kenė kategoria e pensioneve tė ulėta, por kjo politikė bie ndesh me praktikat e ndryshme tė botės, pasi penalizon kategorinė e atyre njerėzve qė kanė kontribuar mė shumė gjatė gjithė jetės. Por lidhur me skemėn e re tė pensioneve, e parashikuar pėr t’u aplikuar nga qeveria gjatė vitit 2008, zėvendėsministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka sqaruar pėr disa media etapat se si do tė aplikohet skema e re qė i intereson njė morie qytetarėsh.
+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
Situata

Pa u mbyllur ende viti 2007, Ministria e Financave po shikon politikat e saj me synim rritjen e pensioneve, duke iu referuar treguesve kryesorė makroekonomikė. Buxheti i vitit 2008 parashikon njė rritje pensionesh nė grupe, por politikat specifike qė konsistojnė nė pėrllogaritjet paraprake do tė fillojnė gjatė muajve prill-qershor. E gjitha kjo do tė bėhet duke parė edhe ecurinė e inflacionit. “Pikėrisht mbi kėtė bazė ne do tė kemi njė parim. I pari ka tė bėjė me faktin se ne do tė kompensojmė humbjet qė pensionistėt kanė nga inflacioni dhe mė tej do tė bėhen rritjet pėr tė arritur kėshtu nė objektivin e shpallur, i cili konsiston nė njė dyfishim tė pensioneve brenda mandatit tė pėrcaktuar”, - shpjegoi pėr disa media zėvendėsministri i Financave, Sherefedin Shehu. Sipas tij, buxheti i shtetit parashikon dhe njė rritje pėr grupet qė janė nė nivele mė tė ulėta, por gjithnjė duke ruajtur pėrshkallėzimin midis nivelit mė tė lartė dhe atij mė tė ulėt tė pensionit.
++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
Raporti

Ruajtja e pėrshkallėzimeve do tė bėhet thjesht nėpėrmjet pėrqindjes sė rritjeve tė pensioneve, qė do tė thotė se pensionet e ulėta do tė kenė ritmin mė tė shpejtė tė rritjes sesa ato tė lartat, por asnjėherė nuk do tė barazohen. Grupet e ulėta do tė kenė njė rritje nė vitin 2008, e cila parashikohet nga 10-15 pėr qind. Ndėrsa rritja nė total do tė jetė minimumi 5 dhe maksimumi 15 pėr qind. Nė kėtė mėnyrė, e gjitha kjo do tė bėhet duke u dhėnė rritjen mė tė madhe grupeve qė janė me pension mė tė ulėt, pra kėto grupe do tė rriten me ritėm mė tė shpejtė, por nė perspektivė nė njė horizont mė afatgjatė ka tendencė pėr t’u afruar, ose edhe pėr t’u barazuar. Nė kėtė mėnyrė, ky grup pensionesh, duke u rritur me ritėm mė tė shpejtė, niveli i ulėt synon tė kapė nivelin mė tė lartė. “Por edhe kjo do tė rishikohet, sepse njė mėnyrė e tillė nuk ėshtė e ndershme, pasi ata qė kanė kontribuar mė tepėr gjatė periudhės gjatė sė cilės ata kanė qenė nė marrėdhėnie pune marrin edhe pension mė tė lartė. Por ky do tė jetė edhe njė objektiv, i cili mendohet qė tė zgjidhet nėpėrmjet ristrukturimit tė sistemit tė pensioneve, ku do tė konsiderohet dhe mundėsia e masės sė pėrfitimit”, - shpjegon pėr gazetėn zėvendėsministri Shehu. Ai shton se, “kjo masė sot ėshtė dy pensione minimale, por nė tė ardhmen ajo mund tė jetė edhe mė shumė se sa dy, me qėllim qė ata qė kontribuojnė mė shumė tė pėrfitojnė mė shumė. Ndėrsa sot pėrfitimi ėshtė nga minimumi deri nė maksimum, ėshtė dyfishi pension maksimal, ku pagesa e kontributeve midis pagės minimale dhe pagave mė tė larta ėshtė rreth 4-fish, kėshtu qė ėshtė rreth 3-4-fish mė shumė kontribute dhe vetėm njė fish mė shumė pėrfitime. Pikėrisht pėr kėtė ne do tė shikojmė edhe mundėsinė e rritjes sė pėrfitimeve dhe masės sė pėrfitimeve nga minimumi nė maksimum, me qėllim qė tė mos ndodhė fenomeni i barazimit”, - zbardh disi planin Shehu.
++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
Skema e kontributit

Ministria e Financave sė shpejti do tė hapė njė diskutim tė gjerė me publikun pėrsa i takon reformimit tė sistemit tė sigurimeve dhe derdhjes sė kontributeve. “Deri tani ne kemi bėrė disa analiza, ku kemi identifikuar dobėsitė aktuale tė kėtij sistemi. Pėr kėtė ne do tė kėrkojmė konsensus tė gjerė nė nivel teknik, paraprakisht pėr tė pėrcaktuar drejtimet dhe format kryesore tė kėtij ristrukturimi nė sistemin ekzistues dhe mbasi tė jetė fituar ky konsensus. Pastaj do tė pėrgatisim njė kuadėr tė plotė ligjor, i cili mund tė reduktohet nė njė rishikim tėrėsor, por me njė synim tė vetėm. Atė tė pėrmirėsimit tė sistemit”, - shprehet zėvendėsministri Shehu. Sipas tij, pėrmirėsimi i sistemit do tė jetė nė dy forma: e para, duke bėrė tė interesuar qė tė gjithė tė futen nė skemė, pra tė paguajnė kontributet, dhe e dyta, tė gjithė tė marrin maksimumin e mundshėm tė kontributeve qė ata kanė dhėnė. “Njėkohėsisht jemi nė njė stad tė ri, ku do tė kemi zhvillime edhe nė tregun financiar, qė rrit edhe mundėsitė e investimeve tė kėtyre kontributeve dhe rritjen e kontributeve nėpėrmjet tė ardhurave nga investimi, me synim pėr tė mundėsuar gjithmonė pėrfitime mė tė mėdha nė moshėn e pleqėrisė”, - pėrfundon shpjegimin eksperti i financave shqiptare, zėvendėsministri Sherefedin Shehu.

1 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Projekti per 2008-n , pensionet sa rrogat ne shtet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» GEzuar 2008!!!!!!!!
» 2008 Makina Zjarri
» Norton Antivirus 2008
» GEZUAR TE GJITHVE VITIN E RI 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: