ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Paketa fiskale :Nuk ka ulje taksash deri ne 2010-n

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Paketa fiskale :Nuk ka ulje taksash deri ne 2010-n   Sat Dec 01, 2007 5:49 pm

Paketa fiskale, nuk ka ulje taksash deri nė 2010-n :

Programi ekonomiko-fiskal afatmesėm i qeverisė shqiptare, pėr periudhėn 2007-2010, ėshtė paraqitur dje nga Ministria e Financave, pasi u miratua njė ditė mė parė edhe nga Kėshilli i Ministrave. Nė program parashikohen edhe zhvillimet nė sektorin real tė ekonomisė, inflacioni, politika monetare dhe norma e kėmbimit, si dhe sektori i jashtėm.
Sipas kėtij programi, sistemi i taksave qė aplikohen sot, duke iu referuar dhe ndryshimeve qė do tė zbatohen pas 1 janarit 2008, do tė mbetet i tillė deri nė vitin 2010. Sipas ekspertėve nė Ministrinė e Financave, programi i miratuar dje do t’i dėrgohet komisionit tė posaēėm nė Bashkimin Europian pėr ta njohur me politikat fiskale tė qeverisė, ndryshimet e bėra nė korrik dhe shkallėn e re tė taksės sė tatim-fitimit 10 pėr qind, pas datės 1 janar 2008. Kjo do tė thotė se kapitulli i uljes sė taksave duket i mbyllur pėr mandatin qeverisės tė tė djathtėve, pasi nė program vihet re njė mosndryshim i TVSH-sė, aq shumė i diskutuar nga grupet e interesit. Madje, duke u nisur nga kriza e ēmimit tė lartė tė karburanteve dhe planit tė uljes sė akcizės, mėsohet se Ministria e Financave do tė mbajė atė nivel tė miratuar nė korrik 2007. Sipas tyre, “FMN-ja ėshtė kundėr kategorikisht uljes sė akcizės pėr karburantet, ndėrsa pėr TVSH-nė,as qė bėhet fjalė pėr ulje, madje Fondi ka hedhur idenė e aplikimit tė taksės te sektori i ndėrtimit, gjė qė nuk ėshtė marrė nė konsideratė nga pala jonė”.
-------------------------------------------------------------------------------
Programi fiskal

Njohja e BE-sė me paketėn fiskale dhe planin e qeverisė pėr periudhėn 2007-2010 mėson faktin se sistemi i taksave qė aplikohet sot do tė vijojė deri nė periudhėn e pėrmendur mė lart. Ministria e Financave nuk ka plan tė ulė taksat, duke e justifikuar me faktin se, “ndryshimet u bėnė nė buxhetin suplementar”. Nė programin afatmesėm fiskal citohen nivelet e taksave qė do tė aplikohen deri nė 2010-n, ku binte nė sy fakti i mosndryshimit tė tyre. Pėrveē atyre qė janė bėrė publikė, pėrfshihet dhe vendimi i qeverisė i javės sė kaluar “pėr sistemin e taksave pėr biznesin e vogėl”. Pavarėsisht kėsaj, nivelet e reja tė taksave pėr vitin qė vjen nuk janė bėrė tė njohura pėr bizneset, tė cilat informacionin e marrin nė fillim nga mediat, kur nė fakt duhet tė kishte ndodhur e kundėrta. Ndryshim thelbėsor nė paketėn fiskale 2008 konsiderohet ulja e tatim-fitimit nė masėn 10 pėr qind nga 20 qė ėshtė aktualisht. Duke e shoqėruar me uljen e taksės mbi tė ardhurat personale po me 10 pėr qind, qeveria synon thjeshtimin e procedurave si pėr bizneset ashtu dhe pėr administratėn tatimore. Ndryshime tė tjera thelbėsore ka nė sistemin e akcizave, sidomos nė atė tė karburanteve dhe pijeve alkoolike. Ndėrsa pėr ato subjekte qė prodhojnė energji elektrike deri nė 5 MW do tė ketė subvencionim tė akcizės pėr karburantet.
--------------------------------------------------------------------------------
Tatim-fitimi

Tė gjitha kompanitė (tė huaja ose jo), tė cilat janė tė regjistruara nė regjistrin tregtar dhe paguajnė TVSH, janė subjekt i tatimit mbi fitimin. Tatimpaguesit rezidentė tatohen vetėm pėr tė ardhurat, tė cilat i gjenerojnė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Njė person juridik konsiderohet rezident nė Shqipėri nė qoftė se ka njė vendndodhje tė pėrhershme (zyrat qendrore) nė Shqipėri dhe ka qendrėn efektive tė menaxhimit tė biznesit nė Shqipėri. Shkalla tatimore e tatimit mbi fitimin aktualisht ėshtė 20 pėr qind, ndėrsa mė 1 janar 2008 do tė jetė 10 pėr qind. Fitimi i tatueshėm pėr periudhėn tatimore pėrcaktohet nė bazė tė bilancit dhe tė anekseve tė tij, qė duhet tė jenė nė pėrputhje me Ligjin Nr. 7661, datė 19.01.1993, “Pėr kontabilitetin”, me dispozitat e kėtij ligji, si dhe me aktet nėnligjore tė nxjerra nga Ministria e Financave pėr kėtė qėllim. Pėr pėrcaktimin e fitimit tė tatueshėm nė Republikėn e Shqipėrisė njihen si shpenzime ato qė kryhen pėr qėllime fitimi, sigurimi dhe ruajtje tė fitimit, nė masėn qė kėto shpenzime provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, si dhe kur janė objekt i kufizimeve tė specifikuara nga ky ligj. Dokumenti i pėrdorur si bazė pėr justifikimin e shpenzimit, pėr efekt tatimor, ėshtė: fatura tatimore me TVSH, fatura e thjeshtė tatimore dhe ēdo dokument tjetėr i pėrpiluar dhe lėshuar, nė pėrputhje me udhėzimet e ministrit tė Financave, nė zbatim tė legjislacionit tatimor.
---------------------------------------------------------------------------------
TAP-i

Tė gjithė individėt, rezidentė nė Shqipėri, tatohen pėr tė gjitha tė ardhurat e gjeneruara kudo nė botė, ndėrsa jorezidentėt tatohen vetėm pėr tė ardhurat e gjeneruara brenda kufirit tė territorit shqiptar. Tė ardhurat e tatueshme pėrcaktohen bazuar nė bazė tė bilancit dhe tė anekseve tė tij, qė duhet tė jenė nė pėrputhje me Ligjin Nr. 7661, datė 19.01.1993, “Pėr kontabilitetin”, me dispozitat e tij, si dhe me aktet nėnligjore tė nxjerra nga Ministria e Financave pėr kėtė qėllim. Fitimet ose tė ardhurat neto tė tatueshme janė diferenca midis tė ardhurave dhe shpenzimeve tė zbritshme. Viti tatimor korrespondon me vitin kalendarik, duke filluar mė 1 janar dhe mbaruar mė 31 dhjetor.
-------------------------------------------------------------------------------
Akciza

Ministria e Financave ka marrė vendime tė ndryshme pėr rritjen e akcizės pėr disa grupe mallrash. Nė kėtė grup mallrash bėjnė pjesė edhe nėnprodukte tė naftės, si dhe pije alkoolike tė ndryshme. Kėshtu, nė kėtė masė pasqyrohet rritja e ēmimit tė naftės, ku pėr benzinėn dhe benzolin akciza rritet me 4 lekė pėr litėr. Ajo ishte 33 lekė/litri dhe ėshtė bėrė 37 lekė/litri. Vendimi ėshtė marrė pas 1 korrikut ‘07 dhe vlen edhe pėr vitin 2008. Kjo ndodh edhe pėr disa kategori tė tjera tė nėnprodukteve tė naftės siē ėshtė benzina dhe benzoli me pėrmbajtje plumbi mė tepėr se 0,013 gr pėr litėr dhe mė pak se 0,013 gr pėr litėr. Niveli i akcizės pėr kėto produkte ishte 46 lekė/litri dhe shkon 50 lekė/litri. Pėr vajrat e rėnda siē ėshtė gazoili, shkalla tatimore ishte 75 pėr qind, por jo mė shumė se 33 lekė/litri dhe jo mė pak se 13 lekė/litri. Ajo shkon tani nė 75 pėr qind, por jo mė shumė se 37 lekė/litri dhe jo mė pak se 17 lekė/litri. Pėr pijet alkoolike siē janė birra, vera, etj, ka pasur rritje si psh.: pėr verėrat e gazuara, shampanjėn, musht rrushi, vermut e verėra tė tjera tė pėrgatitura nga bimė ose substanca aromatizuese, akciza ishte nė masėn 20 lekė/litri dhe rritet nė 50 lekė/litri. Pėr importuesit dhe prodhuesit e birrės malto me sasi mė tė madhe se 200.000 hektolitėr nė vit, nga 30 lekė/litri qė ishte shkon nė 40 lekė/litri. Gjithashtu pėr pijet me forcė alkoolike mbi 12 pėr qind, shkalla tatimore rritet nga 150 lekė/litri nė 200 lekė/litri, ndėrsa pėr produktet alkoolike deri nė 12 pėr qind, kjo shkallė shkon nga 50 lekė/litri nė 70 lekė/litri. Kėshilli i Ministrave rriti akcizėn pėr kėto mallra duke u bazuar nė ligjin “Pėr akcizat nė Republikėn e Shqipėrisė”. Ligji rregullon marrėdhėniet juridike, qė kanė tė bėjnė me pėrcaktimin e akcizave, tė kushteve, procedurave, tė drejtave dhe detyrimeve qė u nėnshtrohen subjektet e akcizės, si dhe ēėshtjet qė lidhen me rregullat pėr mbledhjen dhe administrimin e tė ardhurave nga organet tatimore pėr mallrat qė janė subjekt i akcizės.
-------------------------------------------------------------------------------

Taksa Norma e Taksės
Tatimi mbi fitimin 10 %
Tatimi mbi tė ardhurat personale 10 %
Tatimi mbi Burimin 10 %
Tatimi mbi vlerėn e shtuar 20%
-------------------------------------------------------------------------------
Akciza, FMN-ja kundėr uljes pėr shkallėn e karburanteve

Ministria e Financave nuk e sheh tė arsyeshme uljen e taksave pėr hidrokarburet dhe importin e tyre, sidomos pėr akcizėn. Madje nė tentativė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, ajo ka hasur nė pengesėn e FMN-sė, e cila e konsideron si masė shtrėnguese uljen e evazionit, qė jep efekte negative nė buxhet. Ministria e Financave ka marrė vendime tė ndryshme pėr rritjen e akcizės pėr disa grupe mallrash, ku bėjnė pjesė edhe nėnproduktet e naftės dhe pije alkoolike tė ndryshme. Nė kėtė masė pasqyrohet rritja e ēmimit tė naftės, ku pėr benzinėn dhe benzolin akciza rritet me 4 lekė pėr litėr, ishte 33 lekė/litri ėshtė bėrė 37 lekė/litri. Vendimi ėshtė marrė pas 1 korrikut ‘07 dhe vlen edhe pėr vitin 2008. Kjo ndodh edhe pėr disa kategori tė tjera tė nėnprodukteve tė naftės, siē ėshtė benzina dhe benzoli me pėrmbajtje plumbi mė tepėr se 0,013 gr pėr litėr dhe mė pak se 0,013 gr pėr litėr, niveli i akcizės pėr tė cilat ishte 46 lekė/litri dhe shkon 50 lekė/litri.
------------------------------------------------------------------------
Buxheti i ri, 3 miliardė dollarė tė ardhura nė 2008-n

Tė ardhurat totale tė buxhetit tė shtetit pėr vitin 2008 janė parashikuar tė jenė nė masėn 283,7 miliardė lekė ose 26.4 pėr qind e PBB-sė, me njė rritje prej 29.7 miliardė lekė mbi nivelin e planifikuar, sipas buxhetit fillestar tė vitit 2007. Pėr vitin 2008, tė ardhurat tatimore janė parashikuar tė arrijnė nė rreth 262.4 miliardė lekė ose 24.39 pėr qind tė PBB-sė, ose 32.4 miliardė lekė mė shumė se buxheti fillestar i planifikuar pėr vitin 2007, e thėnė ndryshe nė rreth 14 pėr qind mė shumė.

1 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Paketa fiskale :Nuk ka ulje taksash deri ne 2010-n
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: