ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Bonot e privatizimit .....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Bonot e privatizimit .....   Sat Dec 01, 2007 5:50 pm

Bonot e privatizimit, nis rikthimi nė treg me 5 % interes

Bonot e privatizimit janė rikthyer kėto ditė nė tregje me vlerėn mė tė lartė qė nga viti 2000. Ato do tė mund tė pėrdoren pėr qėllimin me tė cilin janė emetuar deri mė 31 dhjetor tė vitit 2010. Nė vitin 2005, Parlamenti ka shtyrė afatin e pėrdorimit tė tyre. Nė ish-tregun e kambizmit nė sheshin para Bankės sė Shqipėrisė, bonot e privatizimit po grumbullohen kundrejt 4.5 pėr qind tė vlerės dhe shiten me 5 pėr qind. Si shkak pėr rritjen e vlerės sė tyre shihet dhėnia me koncesion e disa hidrocentraleve tė vogla, ku pritet tė aktivizohen edhe letrat me vlerė. Kambistėt pohojnė se, “kohėt e fundit ėshtė shtuar numri i personave qė kėrkojnė tė blejnė bonot e privatizimit, duke ndikuar kėshtu nė rritjen e vlerės sė tyre”. Pra, njė bono privatizimi me vlerė 100 mijė lekė shitet pėr 4 mijė e 500 lekė dhe blihet pėr 5 mijė lekė. Megjithatė, aktivizimi i bonove nė procesin e privatizimeve nuk ėshtė aq i thjeshtė, pasi kėrkon licencimin e fondeve tė investimeve nga Komisioni i Letrave me Vlerė. Deri tani, nuk ka asnjė fond tė tillė tė licencuar pėr tė investuar letrat me vlerė. Fondi i vetėm “Anglo-Adriatika” nė kėtė fushė humbi tė drejtėn pėr t'u aktivizuar nė privatizime nėpėrmjet bonove pėr shkak se leja e aktivitetit skadoi nė vitin 2000, ndėrkohė qė qeveritė e mėparshme nuk i dhanė tė drejtė blerjeve tė pronės publike me bono.
*********************************************************
Aktivizimi

Pavarėsisht vlerės qė kanė marrė nė treg ditėt e fundit letrat me vlerė, pėrdorimi real i tyre nė privatizimin e pronės publike ende nuk ka marrė formė tė qartė. Qeveria premtoi nė fund tė vitit 2005 se do tė hartonte njė platformė tė posaēme pėr mėnyrėn e pėrdorimit tė bonove tė privatizimit, tė sanksionuar me ligj tė veēantė. Ministria e Ekonomisė ka pėrgatitur projektligjin pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shtetėrore, pjesė e tė cilit do tė jetė edhe aktivizimi i letrave me vlerė. Aktivizimi i letrave me vlerė parashikon tė pėrfshijė edhe objekte qė do tė jepen me koncesion. Pėrdorimi i tyre nė procesin e privatizimit do tė gjykohet sipas rastit. Pėrfshirja e publikut nė privatizime do tė varet krejtėsisht nga gjendja e ndėrmarrjeve dhe hidrocentraleve qė do tė pėrfshihen nė kėtė proces. Nė rast se ndėrmarrja qė do tė privatizohet ka njė gjendje tė rėnduar ekonomike dhe kėrkon shumė financime, futja nė punė e bonove tė privatizimit do tė jetė e pamundur. Sipas kėtij parashikimi, bonot do tė aktivizohen nė ato objekte qė janė nė gjendje tė mirė pune dhe nuk kanė nevojė pėr shumė investime nga ata qė do t’i marrin me koncesion.
********************************************************
Pėrdorimi

Pėrdorimi i bonove tė privatizimit mbetet nė aksionet e disa ndėrmarrjeve qė janė ende tė pronėsi tė shtetit, si KESH-i, 25 pėr qind e aksioneve te Albtelekomi, 15 pėr qind e aksioneve te AMC-ja dhe disa ndėrmarrje tė tjera jostrategjike. Sipas ligjit, pjesėmarrja e letrave me vlerė nė privatizimin e ndėrmarrjeve dhe shoqėrive tė sektorėve me rėndėsi tė veēantė, pėrcaktohen nė formulėn e privatizimit, por nė ēdo rast ajo nuk do tė jetė mė e lartė se 20 pėr qind e kapitalit tė kontabilizuar. Mėnyra e pėrfaqėsimit tė mbajtėsve tė aksioneve dhe tė drejtat qė rrjedhin prej tyre pėrcaktohen nga Kėshilli i Ministrave.
*******************************************************
Gjendja e bonove tė privatizimit:

Tė shpėrndara: 51 229 000 000 ose 68.3 %

Tė pashpėrndara: 23 748 000 000 ose 31.7 %

Totali: 74 977 000 000 ose 100 %

Tė pėrdorura nė privatizim: 10 935 193 000 ose 14.6 %

Tė papėrdorura: 64 041 807 000 ose 85.4 %

1 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Bonot e privatizimit .....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: