AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Presidenti Topi, “i varur” nga Berisha dhe PD-ja

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Presidenti Topi, “i varur” nga Berisha dhe PD-ja Empty
MesazhTitulli: Presidenti Topi, “i varur” nga Berisha dhe PD-ja   Presidenti Topi, “i varur” nga Berisha dhe PD-ja Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:02 pm

LSI dhe PDS: Presidenti Topi, “i varur” nga Berisha dhe PD-ja

Zėvendėskryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Pėllumb Xhufi dhe kryetari i Partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo, tė pakėnaqur me mungesėn e pavarėsisė sė Presidentit Topi ndaj Berishės dhe PD-sė

Aleatėt e Partisė Socialiste, LSI, PSD, PDS DHE PAD duket se e kanė humbur besimin ndaj presidentit Topi pas vendimeve mė tė fundit tė tij dhe pėr kėtė e kanė akuzuar pėr njėanshmėri dhe mungesė integriteti. Sigurisht qė veprimi kryesor qė ka sjellė kėtė pakėnaqėsi tė kėtyre partive opozitare ka qenė shkarkimi i kryeprokurorit Sollaku, qė sipas tyre, pėrveēse ka qenė njė gafė kushtetuese, ka treguar varėsinė e presidentit Topi ndaj kryeministrit Berisha dhe forcės politike qė pėrfaqėsonte. Nė forumin e gazetės “Albania”, pėrfaqėsues tė lartė tė kėtyre partive, pėrkatėsisht Pėllumb Xhufi, zėvendėskryetar i LSI-sė, Skėnder Gjinushi, kryetar i PSD-sė, Paskal Milo, kryetar i PDS-sė dhe Arben Demeti, nėnkryetar i PAD-sė kanė dhėnė komentet e tyre nė lidhje me kėtė ēėshtje, tė cilat kanė qenė nė unison dhe shprehnin tė njėjtat problematika, pra mungesė pavarėsie nga ana e Topit dhe, rrjedhimisht, paralajmėrimi pėr njė marrėdhėnie nė krizė dhe tė acaruar midis tij dhe koalicionit opozitar.

Pyetjet

1. Si i gjykoni ju, si pėrfaqėsues tė opozitės, vendimet e presidentit Topi, duke filluar qė nga shkarkimi i kryeprokurorit Sollaku dhe deri te mospjesėmarrja nė homazhet e zhvilluara pėr Festėn e 29 Nėntorit pėrkrah opozitės?

2. Si i mendoni dhe i parashikoni marrėdhėniet e opozitės me presidentin Topi?

Pėllumb Xhufi, zėvendėskryetar i LSI-sė

Ne, nė tė vėrtetė kemi pasur rezervat tona pėr zotin Topi dhe meraku kryesor lidhej me rolin qė ai ka pasur si nėnkryetar i PD-sė dhe raportet qė ai ka pasur me kryetarin e tij, zotin Sali Berisha. Deri nė momentin e zgjedhjes sė tij si president, zoti Topi ka treguar se mund tė ngrihej kundėr vendimeve apo qėndrimeve tė zotit Berisha, vetėm kur bėhej fjalė thjesht pėr interesat e tij personale, pėr figurėn e tij. Absolutisht pėr ēėshtje parimore, pėr ēėshtje tė reformimit tė PD-sė, pėr tė cilėn ajo ka pasur dhe ka ende nevojė dhe pėr tė cilėn flitet vazhdimisht dhe nuk veprohet asnjėherė. Topi u ngrit edhe gjatė ēėshtjes sė zgjedhjes sė Presidentit, vetėm nė momentet kur Berisha listės mė emrin e tij, i shtoi edhe dy kandidatė tė tjerė. Atėherė pati njė shpėrthim tė pashpjegueshėm tė Topit, ashtu siē pati dhe njė riafrim dhe paqtim tė tij tė pashpjegueshėm me njerėzit e Berishės, kur ky i fundit i hoqi tė dy kandidatėt e tjerė dhe la nė listė vetėm Topin. Pavarėsisht nga kjo, duke patur parasysh edhe rejtingun e lartė qė zoti Topi ka patur edhe nėpėr sondazhe qė kanė bėrė gazetat, ne shpresuam qė roli i presidentit, pozicioni i presidentit do ti jepte Topit kurajon e duhur, pavarėsinė e duhur pėr tu ndarė nga ndikimi i mbrapshtė qė Berisha ka ushtruar te ai, pėr tu ngritur mbi palėt dhe pėr tė luajtur rolin qė Presidenti ka si pėrfaqėsues i tė gjithėve dhe pėrfaqėsues i popullit shqiptar. Pėr fat tė keq, unė dua tė them qė ne jemi tė zhgėnjyer, jo vetėm pėr ēėshtjet qė ju mė pyetėt, por zoti Topi ka bėrė disa hapa, tė cilat dalin jashtė kėtij roli, jashtė kėtij institucioni dhe do tė pėrmendja kėtu edhe takimin e tij jodinjitoz me Leka Zogun, dhe mėnyra se ai ju drejtua Leka Zogut, nė njė kohė qė pėr kėtė lloj sjellje nuk e ka mandatuar shumica dėrrmuese e popullit shqiptar, e cila ėshtė shprehur kundėr mbretėrisė, jo vetėm njėherė por shumė herė. Dhe kėtu Topi ka bėrė njė shoė-personal, qė nuk i lejohet Presidentit tė Republikės duke nėpėrkėmbur ndjenjat republikane tė shumicės dėrrmuese tė shqiptare. Do ti konsideroja edhe tė papėrshtatshme qėndrimin qė zoti Topi ka mbajtur pėr reformat. Ai thirri njė tryezė tė partive politike, pėr tė promovuar fillimin e reformave, sidomos nė drejtėsi dhe reformės elektorale, qė janė kushte tė pakapėrcyeshme qė na kanė vėnė BE dhe NATO, pėr afrimin me kėto dy institucione. Dha pėrshtypjen nė atė takim, se do tė krijonte njė moment konsensual pėr kėto reforma, dhe pėr ēudi paralelisht me kėtė inisiativė, pati njė inisiativė tė PD dhe maxhorancės, pėr ta identifikuar reformėn thjesht pėr heqjen e zotit Sollaku, dhe pati njė ringarkim tė njė akti antikushtetues pėr shkarkimin me dhunė tė zotit Sollaku. Presidenti i Republikės, qė nisi nė rrugė tė mbarė reformimin nė tėrėsi tė sistemit tė drejtėsisė dhe qė mori edhe njė fjalė konsensuale nga tė gjitha partitė, qė nė kėtė kuadėr tė kufizohej edhe mandati i Prokurorit tė Pėrgjithshėm, duroi nė mėnyrė tė ēuditshme kėtė sfidė qė maxhoranca i bėri opozitės dhe atij vetė, pra duke ndjekur njė rrugė, qė ishte krejtėsisht e kundėrt, me atė qė u fillua nė tryezėn e Presidentit. Hapi i fundit i kėsaj komedie, ishte padyshim firmosja e dekretit, nė kushtet krejt pa dinjitet pėr njė President Republike, aq mė shumė qė tė gjithė shqiptarėt panė se si ai premtoi para zotit Solana, se ēėshtjen pėr shkarkimin e kryeprokurorit dhe vendimin e maxhorancės do ta shikonte me vėmendje, duke studiuar dosjen dhe duke u konsultuar me specialistė, por pa kaluar disa orė nga kjo deklaratė, ne marrim vesh qė ishte firmosur dekreti. Ēėshtja u kthye nė njė formė shakaje, nė njė formė barsalete, ku njerėzit fillonin dhe llogarisnin se nė ē’orė tė natės ai e ka firmosur njė dekret tė tillė. Pra edhe kjo e ul nė rradhė tė parė personalitetin e Presidentit tė Republikės, pėrpara popullit tė vet dhe sigurisht para opozitės. Gjė qė nuk ėshtė parėndėsi. Por tė ulte dinjitetin, personalitetin dhe imazhin e vendit pėrpara partnerėve tanė ndėrkombėtarė. Imagjinoni se ēmund tė thotė Solana, i cili e ndoqi me shumė vėmendje kėtė deklaratė, i cili ka deklaruar me anė tė dėrguarit tė tij tė posaēėm nė Tiranė, Lohan, se BE po e ndjek me shumė vėmendje proēedurat e shkarkimit tė Kryeprokurorit dhe ku Solana u ballafaqua me njė surprizė tė tillė, fare tė pakėndshme. Ēėshtja tjetėr qė ju mė pyesi dhe qė ėshtė zhgėnjimi tjetėr i madh ėshtė edhe qėndrimi i Presidentit tė Republikės pėr njė datė, por qė nuk ėshtė thjesht njė datė, ėshtė njė faqe e historisė sonė kombėtare, qė ėshtė ēlirimi i vendit si rezultat i luftės antifashiste-nacionalēlirimtare. Natyrisht nėse zoti Topi ka zgjidhur tė frekuentojė ambientet tė tilla, si ai qė thashė si Leka Zogu, babai i tė cilit iku si burracak nė 7 Prill dhe bėri gjithēka jo pėr tė organizuar qėndresėn, por pėr tė vrarė qendresėn e shqiptarėve dhe tė ushtrisė shqiptarėve kundėr pushtuesit fashist, mund tė pritet qė te Presidenti jonė tė kemi idera qė pėrputhen dhe afrohen me kėta segment disfatisė dhe kolaboracionist, qė u evidentuan edhe gjatė luftės sė dytė botėrore. Dhe e rreshtoi veten pikėrisht me kėta segment, tė diskretituar e tė denoncuar nga aleatėt e mėdhėnj anglo-amerikanė qysh gjatė luftės, dhe nuk u rreshtua me shumicėn dėrrmuese tė popullit shqiptar qė u angazhua dhe qė sakrifikoi pėr fitoren e madhe mbi nazifashizmin. Kjo ėshtė njė sfidė tjetėr dhe njė hendek i madh qė Presidenti i Republikės krijon me popullin, dhe pėr tė cilėn njerėzit mbajnė shėnim dhe nuk mund tė harrojnė. Kėto janė ngjarje tė mėdha. Bėhet fjalė pėr gjak tė derdhur, pėr sakrifica, pėr dhjetėra mijėra tė rinj, ajkėn e rinisė shqiptare qė u sakrifikua pėr idealet e lirisė dhe nė asnjė mėnyrė nuk mundet qė familjet e tyre, apo rinia e sotme qė ėshtė pasuese e tyre, dhe qė nuk mund tė jetė pasuese e figurave tė fishkura, qė kanė pėrfaqėsuar kulturėn kolaboracioniste. Nė kėto kushte, presidenti i republikės i hoqi vetes njė rast qė ai pėrfaqėson vlerat, traditat dhe nevojėn mė pozitive tė shqiptarėve.


2-Ne jemi tė vendosur qė ta respektojmė Presidentin e Republikės, pėrderisa ai ėshtė nė atė post. Por kjo nuk na heq tė drejtėn ne qė tė pretendojmė se Presidenti i Republikės tė futet nė hullinė, tė cilėn ja kanė pėrkufizuar kompetencat e tij kushtetuese, por edhe detyrimet qė vijnė nga pozicioni i tij. Ne e kemi bėrė tė qartė pozicionin tonė pėr kėto gjėra, dhe nėse duam tė jemi pozitivist, duam qė tė besojmė qė ndoshta kėto lidhen me mosambientimin akoma tė Topit me kėtė detyrė, dhe duam qė tė shpresojmė qė shumė shpejt Presidenti i Republikės tė gjej njė vendosje tjetėr, qė ėshtė e pėrshtatshme me rolin, funksionin dhe me detyrat kushtetuese qė atij i imponohen nga ligji dhe kushtetuta. Nėse nuk e gjen? Natyrisht qė mė pas do tė ketė njė dialektikė opozitare nga ana e opozitės, e cila pėrveē opozitės qė i bėn ēdo ditė qeverisė, do tė detyrohet qė ta konsideroj edhe Presidencėn si njė segment tė qeverisė, dhe do ta bashkojė opozitėn e saj edhe ndaj insitucioni. Por nuk urojmė qė tė ndodh njė gjė e tillė. Shpresojmė qė tė ketė njė riorientim tė Presidencės nė detyrėn dhe funksionet qė ka.

Paskal Milo, kryetar i PDS
1-Unė mendoj qė Presidenti Topi dėshiron tė krijojė njė institucion tė respektueshėm tė Presidencės, por ai do ta ketė mjaft tė vėshtirė, pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, pėr shkak se Kryeministri i vendit Berisha ėshtė i prirur qė tė jetė jo vetėm ”violina e parė” e ekzekutivit shqiptar, por tė jetė autoriteti i vetėm ekzekutiv dhe shtetėror nė Shqipėri, pasi pėr nga natyra qė ka kėrkon tė kontrollė gjithēka. Nga kjo pikėpamje, unė kam frikė nėse presidenti Topi do tė mund tė ruajė staturėn e tij si kryetar i shtetit, qė tė mos mbetet nėn hijen e kryeministrit, nė vendimarrjet e tij shumė tė rėndėsishme qė i takojnė nė bazė tė Kushtetutės. Besoj se nė kėtė pozicion tė vėshtirė ai u ndodh edhe pėr ēėshtjen e shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, ai hodhi njė gjysėm hapi pėrpara nė raport me partinė prej tė cilės ai doli si president. Pra deklaroi se do tė respektonte ligjin e miratuar nga parlamenti. Pra e njohu edhe si President 29 Nėntorin si ditėn e ēlirimit tė Shqipėrisė dhe si festė zyrtare, por nuk i shkoi deri nė fund ēėshtjes, duke mbetur vetėm nė njė vizitė kortezie, nė dy familje dėshmorėsh tė luftės antifashiste-nacionalēlirimtare. Unė shpresoj qė presidenti Topi do vijė duke e forcuar autoritetin e tij si kryetar shtetit, nė shėrbim tė ruajtjes sė integritetit tė institucionit qė ai pėrfaqėson, sepse mendoj se kapitali i tij mė i madh politik nesėr, do tė jetė nėse ai do tė arrijė ta realizojė, pikėrisht njė presidencė tė paanshme, mbi palėt dhe jo thjesht njė president i dalė nga Partia Demokratike, qė do ti shėrbente asaj nė momentet kur ajo ėshtė aktualisht nė pushtet, apo edhe nesėr kur mund tė jetė nė opozitė. Unė kam besim se integriteti i tij intelektual dhe karakteri i tij nuk do tė lejojnė qė tė bėj konēensione politike tė rrezikshme pėr tė ardhmen e tij, por mbi tė gjitha karakterin e tij.

2-Nuk dua qė tė parashikoj skenarė negativ nė veprimtarinė e Presidentit tė Republikės. Do tė uroja dhe do tė dėshiroja qė Topi tė mbante ato angazhime qė ai ka shpallur nė momentin qė hyri nė zyrėn e Presidentit tė Republikės. Nė rast tė kundėrt, patjetėr qė qėndrimet tona do tė jenė kritike jo thjesht nė adresė tė individit, qė aktualisht mban postin e Presidentit tė republikės, por nė adresė tė politikave qė mund tė buronin nga ky institucion i lartė shtetėror, qė do tė ishin tė dėmshme pėr Shqipėrinė, pėr ekuilibrat e brishta politike qė ekzistojnė nė Shqipėri dhe ndėrinstitucionale gjithashtu, si dhe pėr vetė imazhin e institucioneve shqiptare, para se gjithash tė Presidencės sė Republikės, qė janė shumė tė rėndėsishme pėr mbarėvajtjen e punėve shtetėrore nė Shqipėri, por edhe pėr plotėsimin e atyre standarteve kaq shumė tė domosdoshme dhe tė kėrkuara pėr integrimin e Shqipėrisė nė strukturat europiane dhe euroatlantike. Pėrsa i pėrket reformės zgjedhore, ajo ėshtė pėrpara sė gjithash njė ēėshtje e Kuvendit tė Shqipėrisė. Presidenti i Repubikės nė kėtė ēėshtje nuk ka ndonjė rol tė veēantė madhor pėr tė luajtur, pėrveēėse mund tė nxisė dhe tė sensibilizojė partitė politike dhe parlamentin pėr ti shkuar deri nė fund kėsaj reforme dhe pėr tė bėrė njė reformė tėrėsisht tė drejtė, afatgjatė dhe jo tė njėanshme. Patjetėr qė nė kėtė drejtim ne presim shumė nga Presidenti i Republikės, ndėrkohė qė roli i tij ėshtė shumė i rėndėsishėm nė reformėn nė drejtėsi, tė cilėn ai e inicoi nė njė tryezė me kryetarėt e partive parlamentare, por qė pėr fat tė keq ka mbetur po aty, pa asnjė hap mė tutje, dhe nėse do tė vazhdojė kjo situatė dhe nėse reforma nė drejtėsi do tė vijojė sipas skenarit tė heqjes sė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, atėherė ėshtė pėr tė ardhur keq dhe inisiativa e Presidentit tė Republikės do tė dėshtojė, gjė qė do tė ishte edhe njė dėshtim i tij personal.

1 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Presidenti Topi, “i varur” nga Berisha dhe PD-ja
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Presidenti: Zyrtaret, pasuri te tjetersuar
» Konference e perbashket shtypi midis presidenteve Topi e ...
» Berisha-Rama, shkrijne akujt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: