ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Veshtrimet rrefejne “Busullen” e gjakmarrjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Veshtrimet rrefejne “Busullen” e gjakmarrjes   Sat Dec 01, 2007 6:58 pm

Veshtrimet rrefejne “Busullen” e gjakmarrjes
E Shtune, 01 Dhjetor 2007

“Busulla” e gjakmarrjes dhe regjisori Bujar Alimani, pas sukseseve te medha ne Festivalin e Filmit ne Montpelie te Frances dhe ate te Sienes, zbret ne TIFF. Paraditja e djeshme shenoi projeksionin e ketij filmi, ku gangrena gjakmarrje shnderrohet ne nje film, i cili prej ngjizjes se tij, per regjisorin Alimani do te predikonte paqen dhe lenien e armeve menjane. “Ajo vajze me arme ne krah shet qumesht, shperndan jeten. Kur e kam degjuar historine ne vitin 2002, qendrova dhe i thash vetes, ketu eshte historia e s’me duhej te kerkoja asgje me”, rrefen regjisori. Mjedisi i xhirimit eshte real, eshte shtepia e personazheve per te cilet flitet, e kjo i jep nje tjeter ndjesi reale filmit.

Megjithese ndodhet ne garen e nje festivali, pa mohuar aspak qe cmimet qe ka marre deri me tani jane teper te rendesishem, regjisori Alimani pohon se “nuk bej nje film per festival, por per bashkekombesit e mi dhe nese ai film per bashkekombesit e mi shkon edhe pertej, t’i flase edhe te huajve, akoma me mire”.

Per gjakmarrjen eshte folur shume, pse preferuat te hyni ne qerthullin e saj per te sjelle nje kendveshtrim tuajin?

Une nuk u mora me Kanunin dhe as me gjakmarrjen direkt. Une gjeta nje shkas per te bere nje film, i cili te predikonte paqen dhe lenien e armeve, sepse, si artist, nuk mund te mos mbash nje qendrim karshi gjerave qe ndodhin ne vendin tend. Vendi kalon nje periudhe tranzicioni, e nese ka nje gje qe na ka rene ne sy ne gjithe keto vite, ka qene dhuna, dhe i gjithe ky problem, mua me beri qe t’i drejtohem veriut. Jam perpjekur te mos humbas neper histori, ndaj edhe jam jashte saj. Fokusohem tek ajo dhe jap anet pozitive te saj, duke thene qe ata nuk e meritojne ate fat. Per me teper qe edhe keto organizma, qe jane krijuar per pajtimin e gjaqeve, ndonjehere jane edhe te dyshimta, e padyshim qe ka edhe pjese shume pozitive te ketyre qe pajtojne gjaqe.

Nje detaj ku ata qe hiqen si pajtuesit e gjakut, marrin para... ju guxoni ta pergjithesoni?

Une them vetem qe keto gjera kane edhe anet e tyre negative, per me teper qe une as gjykoj dhe as kundershtoj. Them se, perderisa do te kemi te tilla fenomene ne shoqeri do te kemi edhe ikjen e njerezve. Ky film eshte thjesht nje depozitim i shpirtit tim, dhe e marredhenieve qe kisha me ata njerez ne ate periudhe. Ajo vajze, ne fakt, tani eshte martuar vertet, dhe babai i vdiq nga nje aksident ne diten e trete te xhirimeve. Ai qe nuk u vra nga 9 atentate qe ju bene, vdiq ne nje aksident automobilistik. Ai qe na dha shtepine, duke mos na lene aspak te kerkojme per shtepi ku te xhironim. Duhet edhe te perballeshim me dyshimet e njerezve qe nen ze, apo me veshtrime, pyesnin: Per cfare keni ardhur?! Ishte nje zone teper e veshtire, por qe ja vlejti te merreshe me probleme kaq te medha.

Per cfare ja vlente me shume ne fakt?

Ja vlente te futeshe ne ato probleme dhe te trajtoje, sipas meje, simbolin me te madh, nder te gjitha historite qe kam degjuar per gjakmarrjen. Ajo vajze me arme ne krah shet qumesht, shperndan jeten. Jep qumesht, jep jete dhe kur e kam degjuar historine ne vitin 2002, qendrova dhe i thash vetes, ketu eshte historia e s’me duhej te kerkoja asgje me. Kjo eshte historia, dhe mandej te vertetat shkojne me ate qe quhet fiction, perderisa eshte nje film artistik do te vendosen. Madje, kur mesova se vertet ajo kishte lindur, ishte bere nene, m’u vertetua qe kisha pasur te drejte! Ajo shkoi te femija.

Ju e rrefeni thjesht historine, pa shume fjale dhe me dramen e madhe ne mes...

Kur nisesh per te bere nje film e ben ate per te impresionuar, jo vetem ne vendin tend, por edhe pertej tij. Behet fjale per nje zone relativisht te nxehte dhe kjo eshte ruajtur edhe ne kolorin e filmit, por kur nisesh per te bere nje pune, nisesh per ta bere ate sakte. Eshte mjeshteri t’i tregosh thjesht ngjarjet. Nuk kerkon gjithkush eksperimente te medha. Prova me e madhe e filmit, per mua, nuk eshte neper festivale ne fakt, dhe as ne premieren e Tiranes. Prova e madhe ishte ne Shkoder, ku njerezit nuk duartrokiten ne fund te filmit, por dolen nga salla me koke ulur. Kjo ishte! Ju vinte zor qe ne zonen e tyre ndodhnin keto fenomene.

Ne Shkoder dolen “me koke ulur” nga premiera e filmit, po ju e mbani koken ulur atje ku shfaqet per ate cka ndodh ne vendin tuaj?

Koka ulur ben te kuptosh se njerezit ndjejne nje faj kolektiv per ate cka ndodh, e qe do te thote se ne te gjithe jemi fajtor, nuk eshte vetem shteti. Jam edhe une qe jetoj ne Athine per ate qe ndodh ne pjesen veriore apo gjetke ne vendin tim. Por, filmi eshte pelqyer teper edhe jashte, ndoshta edhe per shkakun se nuk eshte bere me ate qellim, por sepse kam marre shkas nga ajo qe ndodh realisht. Une i trajtoj bukur personazhet. Kur ai zberthen armen duke treguar pjeset e saj, vajza e vogel ben veprim matematikor, zbritjen e numrave! Sa me shume arme te kete, aq me shume jete njerezish do te merren, ky eshte nje detaj jo me kot. Ne nje film ka shume te beje gjuha, e cila ne asnje menyre s’duhet te jete e tepert, e une e kam kursyer fjalen. Personazhet nuk flasin shume! Veshtrimet e tyre rrefejne.

Ky eshte film fiction. Ndjeni rrezikun e perceptimit si te jete dokumentar?

Jo, nuk besoj, pasi eshte film i cili merr ngjarjen dhe mbi te ka nje veprim. Personazhi vepron, madje ne gjysmen e dyte, kjo verehet qarte. Filmi i shkurter nuk ka kohe te zgjatet per te treguar se c’do beje vajza me fjalorin italisht-shqip qe blen. Eshte e kote te humbasesh kohe kur pas pak sekondash mesohet mire. S’me duhet mua te shpjegoj cdo gje, pasi vjen teper natyrshem pjesa tjeter. Ky film eshte xhiruar ne ambiente reale, dhe kjo e ben teper te ndjeshme dramen.

“Busulla” e gjakmarrjes, cmime per Alimanin

Ka rrembyer 2 cmime prej premieres ne Tirane muaj me pare “Busulla”, filmi i shkurter, 19-minutesh i Bujar Alimanit. Me i rendesishmi ishte ai i Festivalit te Filmit ne Montpelie te Frances, ndersa tjetri eshte shenuar vetem pak dite me pare ne Festivalin e Sienes. Regjisori, pas projeksionit te filmit te tij paraditen e djeshme, si pjese e gares se TIFF, shprehet se, “nuk mendoj kam me per t’i shtuar ketij filmi. E pash ne kete festival pas dy muajsh e gjysme dhe vertetova edhe nje here qe filmi eshte ne shina te mira. Vjen pas dy sukseseve shume te medha, per te cilat sigurisht qe me vjen mire, pasi cmimet jane ato qe ne nje fare menyre te japin rruge edhe per te ecur”.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Veshtrimet rrefejne “Busullen” e gjakmarrjes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: