ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Alarm nė urgjencė, nuk ka as ultrakorten

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Alarm nė urgjencė, nuk ka as ultrakorten   Sat Dec 01, 2007 7:36 pm

Alarm nė urgjencė, nuk ka as ultrakorten
01/12/2007

Shefi Sherik Krashi thotė se mungesa e kėtij ilaēi rrezikon jetėn e pacientėve

Prej disa javėsh nė spitalin e Durrėsit mungojnė medikamente tepėr tė domosdoshme duke vėnė nė rrezik jetėn e tė sėmurėve, veēanėrisht tė atyre qė kėrkojnė trajtim nė urgjencė. Mjekėt e spitalit dhe pas tyre edhe shefi i urgjencės civile Sherik Krrashi ka pranuar se ėshtė problem mungesa e ultrakortenit dhe derivateve tė kėtij medikamenti.

Mungesat, nė depo

Drejtori Bashkim Shehu ka pranuar se gjithēka ka mbetur tek depoja qė furnizon jo vetėm urgjencat, por tė gjithė pavijonet dhe repartet nė spitalin e Durrėsit. “Ka mė shumė se dy javė qė nuk kemi dexametazon e pretnizolon nė urgjencė, pasi na ėshtė thėnė se nuk ka nė farmacinė e spitalit”, - ka pohuar pėr gazetėn shefi i urgjencės Krrashi. Pas mungesės sė theksuar tė antibiotikėve qė tashmė blihen nė farmaci jashtė spitalit ndihet edhe shqetėsimi i mungesės sė ultrakortenit. Bluzat e bardha pohojnė se njė situatė e tillė rrezikon seriozisht dhe mė drejtpėrdrejt jetėn e pacientit dhe tė ēdo qytetari qė kėrkon kryesisht nga alergjia apo reaksioni ndihmė emergjente pėr tė kapėrcyer krizėn. Vetėm nė urgjencėn e pediatrisė thuhet se ka njė nevojė deri nė 40 ampula nė 24 orė dexametrazon, efekti i sė cilės ėshtė i menjėhershėm nė rastet kur i sėmuri ka shfaqur probleme me reaksione qė vijnė nga mėnyra tė ndryshme. Edhe pse kostoja e tyre nuk ėshtė e lartė pėr t’i pasur nė farmaci, ndryshe nga disa antibiotikė tė tjerė, prej mė shumė se dy javėsh nuk gjen asnjė tė tillė nė raftet e urgjencės.

Relacion nė ministri

Reparti i pritjes sė urgjencave tė pediatrisė dhe patologjisė ia kanė relatuar situatėn drejtorisė spitalore dhe kjo e fundit Ministrisė sė Shėndetėsisė, por asnjė pėrgjigje nuk ka ardhur sė paku deri dje. Njė ampulė ultrakorteni kushton 200 lekė nė farmaci, kurse dexametazoni 100 lekė, por nė rastet e kėrkesės sė ngutshme pėr pacientin ėshtė paguar edhe tre- a pesėfishi, mjafton gjetja nė kohė pėr tė shpėtuar jetėn e pacientit. Bluzat e bardha kanė bėrė tė qartė se pacienti, i cili paraqitet me reaksion e alergji dhe qė nuk bėn nė kohė ultrakortenin rrezikon pa mėdyshjen mė tė vogėl jetėn nė pak minuta.

Infermieret: E mbajmė nė ēantė medikamentin

Mė tė rrezikuar janė pacientėt qė vijnė nė mesnatė, nuk ka farmaci hapur

Shefi i urgjencės civile sė spitalit tė Durrėsit, Sherrik Krrashi ka thėnė se familjarė tė tė sėmurėve qė paraqiten nė urgjencė i blejnė nė farmaci, por ai ka rrudhur shpatullat teksa ėshtė pyetur se ē’ndodh nė rastet kur urgjenca paraqitet nė mesnatė. Njė pjesė e personelit tė bluzave tė bardha janė detyruar tė blejnė me paratė e tyre ultrakorten e ta mbajnė nė ēantė pėr ta ofruar nė pikėn kritike pėr jetėn e pacientit, por mjekėt dhe infermieret thonė se kjo nuk ėshtė zgjidhje. Nė Durrės disa vite mė parė ka pasur njė farmaci private qė shėrbente edhe natėn dhe ka qenė e vendosur tek Vollga, pranė ish-kirurgjisė sė vjetėr. Por mjekėt kanė pranuar se ka mė shumė se 5-6 vite qė kjo farmaci nuk funksionon mė natėn, ndėrkohė qė nė tė gjithė Durrėsin nuk ka asnjė shėrbim farmacie qė shėrben pas orės 21:00.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Alarm nė urgjencė, nuk ka as ultrakorten
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: