AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Njė vit pa satirikun Buxheli

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Njė vit pa satirikun Buxheli Empty
MesazhTitulli: Njė vit pa satirikun Buxheli   Njė vit pa satirikun Buxheli Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 7:44 pm

Njė vit pa satirikun Buxheli
01/12/2007

Iku atėherė kur i kishte dhėnė mjaftueshėm jetės, porse me energjinė dhe humorin qė e karakterizonte mund tė jepte edhe mė. Iku plot njė vit mė parė e megjithatė miqtė, tė afėrmit, familja dhe vajza e tij, Teuta, mund tė "kuvendojnė" vazhdueshėm me tė. Kėshtu ndodh me satirikun Qamil Buxheli, pasi ai nuk "fluturoi" pėr "t'u fshehur" njėhershėm e as mė vonė. Sepse nė raste tė tilla mė shumė sesa prezenca fizike, flasin gjurmėt qė ke lėnė, mendimi qė ke pėrēuar…

Nė kėtė pėrvjetor tė parė tė tij, kur "gjerbet" kafja e pėrkujtimores, batutat ėmbėlsisht tė "hidhėta" tė Buxhelit "gjallojnė" si para njė ekrani nė mendjen e gjithsecilit.

E ashtu siē vėren dhe shkrimtari, miku dhe kolegu i Qamil Buxhelit, Dritėro Agolli, "pa veprėn satirike tė Q. Buxhelit, sofrės sė letėrsisė dhe publicistikės shqiptare do t’i mungonte kripa".

Njė prej atyre njerėzve qė shėnoi njė hop tė ri nė gazetarinė dhe publicistikėn shqiptare, siē cilėson nė njė prej shkrimeve tė tij Agolli, "nė thyerjen e ngathtėsisė sė narracionit, nė mėnjanimin e monotonisė dhe stampave tradicionale", Buxheli "ėshtė i pari nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XX-tė qė e ngriti humorin nė shkallėn bashkėkohore moderne".

"Duke ecur, nė fillim nė traditėn e shkrimtarėve tanė tė Rilindjes dhe Pavarėsisė dhe mė vonė tė Rablesė, Mark Tuenit, Volterit, po edhe tė Gogolit, Shēedrinit dhe Ēehovit, ai u largua nga rrėfimet e ngathėta dhe tė stėrzgjatura tė formave tė pėrrallės, apo tė rrėfimeve 'pranė oxhakut'", thekson Agolli. Kėshtu mund tė pėrmendim xha Shametin nė romanin “Kali i mbretit dhe kalorės tė rinj”, mė vonė, nė vėllimin e parė humoristik “Njė ndodhi nė plazh” dhe sidomos nė romanin satirik “Faraonė dhe firaunė”, qė shėnon padyshim, njė nga majat e krijimtarisė sonė satiriko-humoristike. Por nuk mund tė anashkalojmė novelėn “Kur rrufetė qėllojnė nga poshtė”, tregimin “Faraonė dhe firaunė” apo monologun “Doni mė pėr Belulin”.

I lindur mė 8 shkurt 1925 nė Pandalejmon tė rrethit tė Sarandės, Buxheli e kreu filloren nė "Kovikti Ēamėria" nė Sarandė, ndėrsa shkollėn e mesme nė gjimnazin e Gjirokastrės. Studimet e larta nė Institutin e Lartė Letrar "Maksim Gorki" nė Moskė nė vitet 1955-1960. I angazhuar paralelisht edhe nė jetėn politike tė kohės gjatė shkurtit 1942-prill 1943 ishte pjesė e rinisė komuniste. Mė 16 pril1 1943 del partizan dhe nė korrik 1944 ėshtė komisar politik i Ēetės sė Rinisė, prefektura Gjirokastėr. Sekretar organizativ i K. Qarkor tė RK Gjirokastėr 1944-'45, anėtar e sekretar i KQ tė RK-sė, etj. Krijimtaria e tij letrare fillon me "Kėnga e Asim Zenelit" (korrik 1943) dhe mė tej me "Kėnga e Ali Demit" (1944). Redaktor i "Zėrit tė Popullit", kryeredaktor i "Zėrit tė Rinisė", kryeredaktor i revistės "Ylli", kontributi i tij nė publicistikė ėshtė i madh. Ėshtė dekoruar me njė sėrė ēmimesh e medaljesh, si: Medalje e Kujtimit, Medalje e Ēlirimit, Urdhri "Naim Frashėri", "Ēmim Republike pėr satirė e humor", "Mjeshtėr i madh i punės", Urdhra Pune Klasi i Parė, Ēmime tė para nė konkurse letrare, etj.

VEPRA :
Kėngė partizane -(1943)
Nė Kinėn e popullit (Shėnime udhėtimi)- 1949
Kali i mbretit dhe kalorės tė rinj (Roman)- 1960
Njė ndodhi nė plazh (Tregime humoristike)- 1962
Dueli (Dramė)- 1963
Varka e tė dymbėdhjetėve (Shėnime udhėtimi)- 1964
Gjyshet dhe turistėt (Komedi)- 1966
Rrugė tė tėrthorta (Dramė)- 1967
Stafeta e kuqe (Dramė)- 1968
Komandanti dhe ushtari (Novelė)- 1968
Faraonė dhe firaunė (Tregime humoristike)- 1969
Kur qesh tėrė qyteti (Roman humoristik)- 1970
Karriera e z. Maksut (Roman satirik)- 1973
I pazėvendėsueshmi (Komedi)- 1972
Pjesė tė zgjedhura (Satirė dhe humor)- 1972
Kameleoni nė hall (Satirė)- 1976
Abeli, unė dhe Paganini (Satirė)- 1985
Perėnditė bien nga fiku (Satirė dhe humor)- 1985
Maratona e vdekjes (Roman satirik)- 1991
Dostojevsk nuk kemi, idiotė sa tė duash (Satirė)
Kali i mbretit dhe kalorės tė rinj (Ribotim)- 2002

Dritėro Agolli:
“Pėr origjinalitetin e papėrsėritshėm dhe pėr vlerat e saj tė padiskutueshme, vepra satiriko-humoristike e Qamil Buxhelit zė njė vend tė rėndėsishėm nė letėrsinė dhe nė kulturėn shqiptare. Sikur tė mos ishte vepra satiriko-humoristike e Qamil Buxhelit, zor se do tė mbushej zbrazėtira nga krijimtaria jonė ekzistuese e llojit.

Mund tė themi pa druajtje pėr ndonjė teprim se Qamil Buxheli ėshtė i pari nė letėrsinė shqipe, qė i hapi rrugėn humorit modern dhe tė menēur, pėrqeshės, ironik dhe sarkastik. Heroi i humorit tė Qamil Buxhelit nuk njeh tabu, pėrqesh tė tjerėt dhe nuk kursen as veten. Mendoj se i pari kėtė risi nė humorin tonė e solli Qamil Buxheli. Kur tė tjerėt shumė gjėra dhe idhuj i quanin tė shenjta, Qamil Buxheli zbulonte dhe vinte nė lojė anėt qesharake tė tyre. (Le tė kujtojmė, b.f ‘Proletarė tė tė gjitha vendeve, veresie s'ka’, ‘Dostojevsk nuk kemi, idiotė sa tė duash’, ‘Nė Francė edhe fėmijėt… Ē'fėmijėt! Edhe fshatarėt e thjeshtė e thajnė frėngjishten, si ambasadorėt tanė’, ‘Qentė lehin, karvani u shkon nga pas’, etj). Nė veprat e tij satiriko-humoristike mė tė spikatura pėr tė cilat edhe ka "paguar haraē" nė diktaturėn e egėr dhe demokracinė tonė tė brishtė, ai ka qenė gjithmonė nė opozitė, nė kėrkim tė transformimeve rrėnjėsore dhe jo tė karakterit kozmetik”.

Rexhep Qosja:
“Qamil Buxheli na ofron njė kėnd tė ri, interesant, optimist dhe jo mjaft tė aplikuar nė letėrsinė kohore tė shikimit tė jetės. Nė kėtė kohė, kur njerėzimi ėshtė tragjikisht mė serioz se ēka qenė ndonjėherė gjatė historisė, kur serioziteti ėshtė bėrė dėshmi e dilemave dhe dhimbave qė e pėrshkojnė botėn bashkėkohore, Qamil Buxheli me veprėn e tij na jep mundėsinė tė mendojmė mirė, tė gėzohemi, tė jemi tė gatshėm t'i falim mėkatet e vogla tė tė tjerėve dhe ta shikojmė jetėn me besim. Duke lexuar veprėn e tij lexuesi e ndjen veten tė ēliruar; tė ē’elektrizuar dhe tė etshėm pėr paqe e butėsi. Vepra tė tilla gjithmonė duhet tė jenė tė mirėpritura pėr shkak se nė kolektivitetin njerėzor zakonisht gjenden edhe individė qė u shėmbėllejnė kuajve tė zinj: gjysmėn e parė tė ditės ua mendojnė tė keqen tė tjerėve, kurse gjysmėn e dytė edhe vetvetes. Humori ėshtė ilaē pėr psikologji tė tilla. Humori i Qamil Buxhelit nuk ėshtė nė asnjė rast i kotė, i paqėllimtė: ai ėshtė mėnyra e tij njerėzore, me tė cilėn dėshiron t'i japė jetės kahjen e dėshiruar”.

Nasho Jorgaqi:
“Qamil Buxheli ėshtė humorist i lindur. Humori i tij pėrbėn njė emėr tė posaēėm nė letėrsinė shqipe. Ai lėviz nėpėr pentagramet e gazit njerėzor; natyrshėm, menēurisht, njerėzisht”.

Drago Siliqi:
“Satiriku dhe humoristi Qamil Buxheli e ka tė vėshtirė qė pas dy fjalėve serioze, apo edhe midis tyre, tė mos fusė njė predhė humoristike, befasuese, tallėse, therėse, me njė tė qeshur tė shėndetshme, qė fshikullon tė keqen, negativen. Kėtė prirje qė bie nė sy, sidomos tek ‘Kali i Mbretit dhe kalorės tė rinj’ e ndeshim edhe nė disa krijime jo tė karakterit tė mirėfilltė satiriko-humoristik tė autorit”.

Jakup Mato:
“Satiriku dhe humoristi ynė i shquar Qamil Buxheli e pėrsosi nė mėnyrė tė ndjeshme arsenalin e mjeteve shprehėse nė letėrsinė shqipe. Kaliti armėn e satirės dhe tė humorit duke i bėrė mė tė mprehta nė shprehje mė tė pasura nė mendime dhe mė kohore nė problematikė. Nė dhjetėvjetorin e ndryshimeve demokratike, nė kundėrshtim me konceptin frenues se satira dhe humori nuk kanė tė ardhshme nė demokraci, satiriku dhe humoristi ynė Qamil Buxheli ka meritėn e veēantė qė me veprat e tij provoi se ‘mulliri’ i satirės dhe i humorit ‘ka shumė lėndė tė parė’ pėr tė bluar jo vetėm nė demokracinė tonė ende tė brishtė, por edhe nė demokracitė e ashtuquajtura ‘24 karatėshe’. Fshikulli i satirės sė tij, falė talentit tė fuqishėm dhe kurajės qytetare, u ndje edhe nė majat mė tė forta tė piramidės politike dhe shoqėrore. (‘Mos rrini ndėr hijen e monumenteve, se ju zėnė ndėn vete’, ‘Kujdes qė Spartaku tė mos bėhet Neron’)”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Njė vit pa satirikun Buxheli
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: