AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Regjisori italian Rabiano: Pse filmi mė zgjati dhjetė vjet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Regjisori italian Rabiano: Pse filmi mė zgjati dhjetė vjet Empty
MesazhTitulli: Regjisori italian Rabiano: Pse filmi mė zgjati dhjetė vjet   Regjisori italian Rabiano: Pse filmi mė zgjati dhjetė vjet Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 8:55 pm

• Historia e "Hermano", nuk ėshtė e zakontė nė historinė e kinematografisė italiane.

Ka nisur qė nė vitin 1999 dhe vetėm dje ka pasur rastin tė ketė premierėn botėrore, tė parėn, ndoshta edhe tė fundit, shton me tė qeshur regjisori i saj, Xhovano Robiano. I gjendur dje nė Tiranė nė Festivalin e Filmit me Metrazh tė Shkurtėr, (TIFF), Robiano ka bėrė tė ditur problemet e produksionit me filmin e tij dhe zvarritjet pėr dhjetė vite me radhė. Nė kastin e kėtij filmi renditen emra tė njohur tė kinematografisė si Ermir Kusturica, Rade Serbedzija, Paolo Villago, Ignazio Oliva, etj. Por edhe tani, gjatė premierės nė Tiranė filmi rezulton me njė kopje DVD dhe stampėn sipėr nė, tė cilėn nuk lejohet distribucioni. "Historia e Hermanos, e ka fillesėn qė para dhjetė vjetėsh, kur skenari i filmit ėshtė vlerėsuar me ēmim nė Itali. Para dhjetė vjetėsh unė sapo kisha mbaruar filmin tim tė parė dhe natyrisht mendova se mund ta bėja kėtė film. U lidha me njė producent Amadeo Pagani, qė ėshtė i njohur pėr bashkėpunimet e tij me Angelopulos. Nė atė kohė gjėrat shkonin mirė nė Itali, ndėrsa sot jo dhe aq. Referencat pėr Paganin ishin fantastike dhe unė mendova ta bėja kėtė film, pėr mė tepėr qė unė kam njė familje tė madhe qė duhet ta mbaja, duke qenė se jam dhe gjenovezė, jam shumė i kujdesshėm me shpenzimet. Nė kėtė atmosferė pozitive natyrisht producenti ishte njeri me njohje tė mira dhe dukej sikur ēdo gjė ishte e thjeshtė. Madje, thoshte shpesh, se ky ėshtė rol pėr De Pardie, dhe natyrisht dukej se lidhja ishte fantastike me kineastėt", shprehet regjisori. Por ndėrkohė pavarėsisht kėsaj dukjeje, nė tė vėrtetė filmi nuk pati mbėshtetje financiare nga producenti, aq mė tepėr qė sheshxhirimet ishin tė ndryshme, sa nė Argjentinw, Itali, Zvicėr..." Bazuar nė kėto kontakte qė ai kishte qoftė edhe nė kontaktet tona, ai shprehte shumė fjalė tė mira pėr filmin, por nuk ka hedhur asnjė lek. Madje kur ne i kėrkonim diēka konkrete, shprehej: do pėrgatisim kontratėn pėr njė javė, por java mund tė shkonte edhe dy vjet. Pagani ka marrė njė shumė tė konsiderueshme parash nga Ministria e Kulturės, ku aplikoj nė fondin e garancisė, njė fond qė jepet vetėm pėr vepra tė pjekura, producenti merr lekėt, por me autorėt nuk ka bėrė asnjė kontratė. Mė nė fund i marrim kėto fonde me shpresėn e madhe se mund ta prodhojmė ashtu siē duhet filmin, por specifika e tij ėshtė e veēantė dhe kėrkon mjaft tė ardhura. Ndaj sot ja ku jam pėr premierėn e tij, me vetėm kėtė DVD pa distribuim", shprehet regjisori, i cili tashmė duket se e ka kaluar kėtė vėshtirėsi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Regjisori italian Rabiano: Pse filmi mė zgjati dhjetė vjet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Meningjiti, shenohet rasti i dhjete
» Haxhi Rama, 20 vjet humor
» Arti Italian
» filmi i preferuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: