AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 “Kėmbanat e Muzgut”, sė shpejti nė Teatrin Kombėtar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

“Kėmbanat e Muzgut”, sė shpejti nė Teatrin Kombėtar Empty
MesazhTitulli: “Kėmbanat e Muzgut”, sė shpejti nė Teatrin Kombėtar   “Kėmbanat e Muzgut”, sė shpejti nė Teatrin Kombėtar Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 10:13 pm

“Kėmbanat e Muzgut”, sė shpejti nė Teatrin Kombėtar

Pas disa veprash qė janė vėnė sė fundmi nė skenėn e Teatrit Kombėtar shumė shpejt pėrpara spektatorit do tė rivihet nė skenė edhe drama “Kėmbanat e Muzgut” me regji tė Alfred Bualiotit dhe Andon Qesarit. Drama na kthen nė vitin 1945, kur Shqipėria e sapoēliruar po pėrjeton ndėrrimin e pushteteve. Njė histori e vėrtetė dashurie, e cila tundon dhe intrigon njė brez tė tėrė. Ēizmja e hekurt e pushtetit i la mėnjanė premtimet e demokracisė, ajo shkeli dhunshėm mbi tė drejtat themelore tė njeriut, duke mbjellė terror, lot e dhembje nė familjet e ndershme intelektuale shqiptare.Jo vetėm pėr shkak tė historisė, e cila dėshmon pėr njė ndėrrim tė dhunshėm, ku tė pafajshmit u quajtėn kolaboracionistė, apo borgjezė, fundi i ngjarjes ishte i ditur qė nė fillim. Ngjarja ėshtė shumė e njohur pėr shqiptarėt. Lufta e klasave qė ktheu kundėr njėri-tjetrit edhe vėllezėrit me ideale tė ndryshme. Dhe nė njė kohė kur prej 17 vjetėsh shpluhurosen kujtime e rehabilitohen figura, drama e Laēos nuk sjell gjė tė re. Sipas zėdhėnėses sė Teatrit Kombėtar java qė vjen do t’i gjejė aktorėt e kėsaj drame nė skenėn e Teatrit Kombėtar pėr tė filluar provat. “ Ėshtė njė dramė shumė e njohur pėr suksesin e saj qė vjen e realizuar nga dy regjisorėt Alfred Bualoti dhe Andon Qesari. Java tjetėr do tė jetė fillimi i provave tė aktorėve qė marrin pjesė nė shfaqjen “Kėmbanat e Muzgut”, e cila me kėtė rivėnien e saj do tė ngjisė nė skenėn e Teatrit Kombėtar njė staf aktorėsh tė njohur qė i kanė dhėnė role shumė tė suksesshme skenės sė teatrore”- theksoi ajo. Nė veprėn teatrore interpretojnė njė sėrė aktorė tė njohur si: Mirush Kabashi, Robert Ndrenika, Sonila Kapidani, Kreshnik Xhelilaj, Marjeta Ljarja, Dritan Boriēi, Anila Bisha, Elona Hyseni, Jozef Shiroka. Ndėrkohė qė drama ėshtė shumė mbresėlėnėse, jo vetėm nė personazhe por edhe nė pėrmbajtje. Njė partizan i kthyer nga lufta dashurohet me vajzėn e shtėpisė ku ai qėndron si qiraxhi. I zoti i shtėpisė, tregtari Kolė, ėshtė burgosur, si “fshehės ari” dhe familja ka damkėn e borgjezėve. Tė dashurohesh me vajzėn e “armikut” nuk ėshtė e pranueshme, ndaj nė fund vėllai sigurims arreston vėllain qė shkel parimet komuniste pėr hir tė dashurisė dhe humanizmit. Kreshnik Xhelilaj, nė rolin e personazhit kryesor Togerit Lukė, qė ėshtė ushtaraku prepotent, i pagdhendur, me prejardhje nga njė shtresė e ulėt, qė mundohet tė tregojė me ēdo mėnyrė pushtetin qė ka, por qė mė pas zbutet si pasojė e dashurisė qė ndjen pėr Amalinė. Por nuk ėshtė njė barrė e lehtė pėr Xhelilajn, ende student nė Akademinė e Arteve, tė luajė heroin nė skenėn e Kombėtarit. E dashura Amali, e bija e tregtarit ėshtė njė vajzė bionde e llastuar, njė pianiste e talentuar, e ndėrgjegjshme pėr sharmin e saj dhe dashurinė e Lukės. Nė ndėrtimin e kėtij personazhi Sonila Ulqinaku ka njė armė mė shumė nė dorė. Ajo ėshtė pianiste dhe pėrveē lojės aktoriale ka pėr tė thėnė diēka mė shumė. Nė njėfarė mėnyre pianoja qė tingėllon live ėshtė njė mjet shpėtimi pėr dramėn. Rolit tė “dhaskalit” Sandėr, vėllait tė tregtarit tė burgosur, Mirush Kabashi i pėrshtatet fare mirė. Ai paraqet njeriun e vogėl, tė trembur, qė mundohet tė shpėtojė nga situata nė tė cilėn ndodhet duke u kapur ku tė mundet. Robert Ndrenika ka njė rol mbėshtetės. Ai ėshtė profesori qė nė Lice u mėsoi nxėnėsve pėr Revolucionin Francez dhe sheh se si ata kanė pėrpirė dogmat dhe po i vėnė nė jetė nė mėnyrėn mė tė pamėshirshme. Njė burrė i vetmuar, qė pas internimit ka fatin e keq tė zhgėnjehet sėrish. Dritan Boriēi ėshtė Andrea, vėllai i Lukės, komunisti i devotshėm, qė nuk shkel “parimet”, darė e fortė e pushtetit popullor. Njė sigurims tipik, i vrazhdė, tė cilit nuk iu nda deri nė fund rroba e zezė dhe ēizmet e rėnda. Edhe pse regjisorėt premtuan se nuk do tė kishte “personazhe negativė”, Andrea nuk mund tė mos jetė i tillė. Gjithė qenia e tij rrezaton negativitet, madje edhe nė momentet, kur duket i dhembshur me tė vėllain. Duket se tashmė kohėt kanė ndėrruar. Nėse vepra do tė ngjitej nė skenė vite mė parė, sigurisht qė Andrea do tė ishte heroi “pozitiv”, i pamėshirshėm kundrejt armikut, kudo qė ai ndodhet. Skenografia e shfaqjes “Kėmbanat e Muzgut” ėshtė realizuar nga Ilia Xhokaxhi ndėrsa kostumografia nga Ledja Hajdari.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
“Kėmbanat e Muzgut”, sė shpejti nė Teatrin Kombėtar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Himni Kombetar
» Muzeu historik kombetar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: