AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Solana-Ban Ki Mun: Duhet zbatuar Plani B pėr Kosovėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Solana-Ban Ki Mun: Duhet zbatuar Plani B pėr Kosovėn Empty
MesazhTitulli: Solana-Ban Ki Mun: Duhet zbatuar Plani B pėr Kosovėn   Solana-Ban Ki Mun: Duhet zbatuar Plani B pėr Kosovėn Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 9:51 pm

Vendosur: 01/12/2007

• “Pėr Kosovėn na duhet tė zbatojmė njė plan B”, ky ka qenė vendimi i sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Mun dhe pėrfaqėsuesit tė lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri nė Bashkimin Evropian, Havier Solana.

Dy diplomatėt e lartė janė takuar nė Nju Jork posaēėrisht pėr tė diskutuar ēėshtjen e Kosovės, ku kanė shpresuar edhe domosdoshmėrinė e realizimit tė tė ashtuquajturit Plan B pėr Kosovėn, pas dėshtimit tė negociatave tė 26-28 nėntorit, tė cilat ishin shpresa e fundit e Trojkės pėr tė arritur njė kompromis. Njoftohet se Solana ka theksuar domosdonė qė nė fillim tė vitit tė ardhshėm tė fillojė vendosja e misionit tė Bashkimit Evropian, e cila do tė zėvendėsojė UNMIK un, pra tė fillojė zbatimi i heshtur i paketės Ahtisari. Zyrtarėt e Bashkimit Evropian kanė pohuar, se gjatė vizitės nė Nju Jork, Havier Solana ka biseduar pėr mundėsinė pėr fillimin e misionit tė Bashkimit Evropian nė Kosovė edhe pa marrė parasysh statusin pėrfundimtar. Burimet e BE-sė pohojnė se Solana ka biseduar pėr kėtė me sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė Ban Ki Mun. Dy diplomatėt kanė kėrkuar sė bashku njė zgjidhje sipas tė cilės shtetet e BE-sė nė mėnyrė unike do tė mbėshtesnin vendimin pėr dėrgimin e misionit tė BE-sė nė Kosovė nė fushėn e rendit dhe tė ligjit, mision ky qė do tė zėvendėsonte UNMIK-un. Po ashtu thuhet, se BE-ja nė njė afat kalimtar tė zėvendėsonte edhe misionin civil ndėrkombėtar. Mirėpo sa i pėrket statusit tė Kosovės, zyrtarėt e BE-sė ende nuk dėshirojnė tė deklarohen. Ende ėshtė duke u kėrkuar edhe zgjidhja e statusit, por edhe zgjidhja e pranishme ndėrkombėtare nė Kosovė. Pėrveē BE-sė duhet tė gjendet njė zgjidhje edhe pėr vazhdimin e pranisė ushtarake tė NATO-s nė Kosovė. Sipas ekspertėve juridikė tė Bashkimit Evropian dhe tė vendeve anėtare, po punohet pėr gjetjen e bazave ligjore pėr kėto misione, baza kėto qė me shumicė mund tė gjenden edhe nė Rezolutėn ekzistuese 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Por disa shtete anėtare pohojnė, se nuk do tė ishte mirė qė BE-ja vetėm tė mendojė pėr misionin e vet nė Kosovė dhe tė mos insistojė edhe nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės, ashtu siē dėshiron popullata shumicė nė Kosovė.



Qetėsia nė Kosovė, e sigurt
Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, u ka bėrė thirrje liderėve kosovarė qė tė jenė tė matur nė veprimet e tyre, sepse situata nė Kosovė ėshtė shumė e ndjeshme. Megjithatė ai ka siguruar se forcat e NATO-s nė Kosovė, KFOR-i, janė tė gatshme tė pėrballojnė ēdo lloj evenimenti qė mund tė kėrcėnojė qetėsinė, duke siguruar paqen nė kėtė rajon. “Trupat e NATO-s do tė bėjnė atė qė ėshtė e domosdoshme qė tė ruajnė paqen dhe qetėsinė nė Kosovė dhe tė mbrojnė banorėt e saj pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre etnike”, tha Shefer nė Prishtinė.

Misioni OSBE, i papranueshėm pėr Serbinė
Njė nga temat e diskutimit nė takimin dyditor tė ministrave tė Jashtėm tė OSBE-nė, nė Madrid, ishte e ardhmja e misionit tė OSBE-sė nė Kosovė. “Pavarėsisht se ēfarė do tė ndodhė gjatė fazės tranzitore OSBE-ja duhet tė mbetet nė Kosovė”, tha nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bėrns. Ministri i Jashtėm serb, Vuk Jeremiē, e ka bllokuar miratimin e kėtij dokumenti. “Misioni ėshtė i papranueshėm pėr Serbinė. Ēdo gjė qė ka lidhje me Kosovėn duket tė jetė nė pėrputhje me ligjet ndėrkombėtare dhe tė konfirmohet nė Kėshillin e Sigurimit”, u shpreh ai.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Solana-Ban Ki Mun: Duhet zbatuar Plani B pėr Kosovėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse duhet te hani mengjes
» Mediu: E djathta duhet riformatuar
» Alergjite, si duhet te trajtohen te femijet
» Si duhet te jete nje lidhje dashurie ????

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: AkTuaLiteTi BoTėroR-
Kėrce tek: