ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Dritero Agolli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Dritero Agolli   Fri Aug 31, 2007 1:31 am

Dritero Agolli


Dritero Agolli, u lind ne fshatin Menkulas (Devoll). Mesimet e mesme i kreu ne Gjirokaster, ndersa te lartat ne Moske. Nder vellimet e tij me poezi permendim "Ne rruge dola", "Mesdite", "Hapat e mia mbi asfalt", "Udhetoj i menduar", "Pelegrini i vonuar", etj. Nder dramat: "Fytyra e dyte", "Mosha e bardhe",etj. Nder romanet: "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" etj. Nder tregime: "Njerez te krisur".



Enderr e prere

1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.

Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...

3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.

4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Dritero Agolli   Fri Aug 31, 2007 1:32 am

Titulli: Dritero Agolli


KUR NJE MENGJES

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Dritero Agolli   Tue Sep 18, 2007 11:50 pm

PULEBARDHA

Pulbardhen ne reren e lagur e gjetem,
E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte.
E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem.
E kishin lene e askush nuk e priste.

Pulbardhen ne dhomen tone e shpume
E u mesua me ne si njeriu i shtepise.
Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
Dhe valen qe ngrihej mes shiut dhe stuhise

Jetoi pulbardha shume ne dhome
Po humnbi papritur nje dite,
Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome
Nje dite kur vinin stuhite..

Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur
Dhe era dhe rete renkonin
Dhe e gjetem pulbardhen te vdekur...

E pame!
Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome
E pame!
Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome...

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Dritero Agolli   Tue Sep 18, 2007 11:52 pm

KETU S'DO JEM


Ketu s'do jem, do jem larguar
Ne toke i tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qipariz si murg i ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem i fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje





I Pėrndjekuri i Dashurisė...

Unė jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qė ti mė ke vėnė
Po ēudi as qelia s'mė mbyt
Dhe s'mė mbyt as dritarja e zezė

Kur ti prangat m'i hodhe nė mish
Unė i putha duart e tua
Ėshtė rast i pashembullt ta dish
Qė xhelatin ta puth a ta dua

I pėrndjekuri yt erotik
I pėrndjekur tė mbetet gjithmonė
Erotim i mirė a i lig
Hidhmi duart nė fyt, torturomė

Ky burgim sa do zgjasė s'e di
I pėrjetshėm do kisha dėshirė
Veē ti eja mė shih nė qeli
Tė perndjekurit tėnd i vjen mirė.





Shiu i Marrė

Dikur na bridhte qiejve njė shi,
Qė veē poetėt ēmendte po t'i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerėzi,
Poetėt u lajthitėn pas njė nate.

Filluan tė kopjonin veē njė varg,
Tė kishin tė pėrbashkėt veē njė metaforė,
Pėr shembull: "Jam Homeri, jam bust nė park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorė.

Jam rrugė vetėtimash e rrufč,
Jam dhe kostelacion nė qiell,
Jam rrap me rrėnjėt pleksur nėpėr dhč,
Jam udhėtar qė kam nė sup njė diell…"

Po nga ky shi s'u lag veē njė poet,
Se ishte fshehur nė njė pyll tė dendur,
Poetėt e lajthitur nė qytet
E qeshnin dhe i thoshin: "Je i ēmendur!"

Dhe u mėrzit poeti nė vetmi,
Se talleshin tė ēmendurit, poetėt,
Dhe luste zotin qė tė binte prapė ky shi,
Qė dhe ai tė ēmendej si tė tjerėt.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Dritero Agolli   Tue Sep 18, 2007 11:53 pm

Ėndėrr e Prerė...

Mos vdis, se pas shirave arėn e mbushi bari,
Ka rėnė nė ullishtė mizė e ullirit.
Hardhia duhet spėrkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dalė nga plisi kėrcelli i misrit

Ne ėndėrronim tė bėnim njė anije,
Kurkush s'e mendonte mė ē'dru do ta ngrinim,
Kishim ndėrmend ta ndėrtonim me degė hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poēe me verė
Dhe tė lundronim nė ishujt e Havajės;
Ta pinim verėn me vajzat e ishujve nė Belvedere,
Zezaku tė bėnte fresk me fletėn e palmės.

Mos vdis se kalit i ra nė vrapim njė patkua
Dhe nisi ta ngrejė nga dhimbja kėmbėn e parė;
Kėrkojmė patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejmė as nallbanin e marrė.

Ne ėndėrronim tė shkonim nė hipodrome,
nė vende tė lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali ēalon e s'na ha as barin e njomė;
me sy si gota na sheh si tė huaj...

Mos vdis, se dielli nė oborr e ka shtruar sofrėn e madhe
Dhe presim tė vijnė vajzat tė gjitha,
Tė gjitha ato qė ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet nė driza.

Mos vdis nė dhomėn e heshtur i shtrirė
Ėshtė turp kaq shpejt tė rrish e tė vdesėsh!
Ne ėndėrronim njė vdekje mė tė mirė:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim nė pikėn e vesės.




Sikur S'jetoj nė Vendin Tim

Mė ndodh sikur s'jetoj nė vendin tim
Po nė njė vend tė huaj dhe tė largėt
Nė njė qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve tė rrjepur dhe tė lagėt.

Ēuditem pse kėshtu mė duket shpesh
Kur s'ka njeri shtėpia, kur jam vetėm
Kur shiu nė dimėr flluska ngre nė shesh
Dhe mua flluska flluska ma bėn jetėn

mė ngjan sikur dhe strehėt derdhin helm
Helmohemi ato ēaste me njėri-tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam ē'tė them
Veē shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend mė duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash nė themelet
Pastaj do tundet toka nė tėrmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgėrdheshet

I huaj jam nė vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerėz
Kjo mė lėndon dhe shpirtin ma gėrvish
mė bėn tė qaj si nxėnės prapa derės.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dritero Agolli   Today at 6:41 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dritero Agolli
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: LeTėrSiA-
Kėrce tek: