ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Shqiperia , kampione e rryshfetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Shqiperia , kampione e rryshfetit   Fri Dec 07, 2007 10:19 pm

Shqiperia, kampione e ryshfetit
E Premte, 07 Dhjetor 2007


Niveli i korrupsionit ne Shqiperi nuk ka shenuar ulje, perkundrazi, vetem ne vitin 2007 shqiptaret jane detyruar te japin 66% me shume ryshfet se nje vit me pare. Diten e djeshme, nje sondazh i organizuar nga "Transparency International" me 63199 njerez nga 60 vende te botes, e renditi Shqiperine si vendin e trete ne bote, ne te cilin qytetaret japin me shume ryshfet, pas vendeve me problematike ne bote. "Shqiptaret kane dhene me shume ryshfet kete vit ne krahasim me vitin e kaluar (66%), duke u renditur ne vendin e 3-te pas Kamboxhias dhe Kamerunit", theksuan dje perfaqesuesit e TI-se ne Shqiperi. Nderkohe qe pas Shqiperise, gjendet Kosova dhe Maqedonia. Sipas sondazhit, shendetesia renditet e para si sektori me i korruptuar ne Shqiperi, e vleresuar me noten 4,2. Ne vendin e dyte renditet sistemi i drejtesise me noten 3,8 dhe ne vendin e trete me noten 3,7 renditen policia, sherbimet e gjendjes civile dhe licencave, sherbimet e utiliteteve. Keshtu sipas sondazhit, ne Shqiperi vazhdohet te jepet ryshfet ne nje nivel te larte per sherbimet me te domosdoshme per jeten e njeriut si energjia elektrike, telefonia dhe ujesjellesi.

"Korrupsioni ne shendetesi dhe sherbimet per qytetaret do te thote mohim i sherbimeve jetike, cenim i mireqenies dhe standardeve minimale te jeteses. Korrupsioni ne drejtesi dhe polici do te thote te drejta te mohuara, cenim i sigurise dhe mbrojtjes qe garanton ligji", theksohet ne raportin e paraqitur dje pas sondazhit. Perfaqesuesit e "Transparency Internacional", duke u nisur nga keto tregues negative per gjendjen e korrupsionit dhe dhenies se ryshfetit ne vend, theksojne se qeveria duhet te perpiqet qe reformat e saj anti-korrupsion te japin efektin e duhur. "Eshte mjaft e rendesishme dhe ka ardhur koha qe reformat anti-korrupsion te japin rezultat dhe tregojne qe kane impakt real ne jeten e njerezve, duke iu ofruar atyre nje te ardhme, ku korrupsioni nuk u zhvat atyre mundesite dhe shpresat", theksohet ne raport, duke shtuar se korrupsioni minon legjitimitetin e qeverise dhe per kete duhet te merren masa te menjehershme. Ky sondazh eksploron se si korrupsioni ndikon ne jeten e qytetareve te thjeshte, qendrimet e publikut ne lidhje me korrupsionin, opinionin e tyre ne lidhje me shkallen e perhapjes se korrupsionit ne institucione, grupe apo sektore te ndryshem, si dhe pervojat e tyre te dhenies se ryshfetit ne institucionet, me te cilat ata kane rene kontakt.

Feja

Ndonese ekziston ne norma me te uleta se ne sektoret e tjere, ne Shqiperi ekziston korrupsion edhe ryshfet edhe ne institucionet fetare. Ne 12 sektoret qe jane marre ne shqyrtim per nivelin e korrupsionit nga perfaqesuesit e "Transparency Internacional", institucionet fetare kane nivelin me te ulet te korrupsionit, por edhe aty ai ekziston me nje koeficient prej 2,2%.

Tatimet

Norme e larte korrupsioni "Transparency Internacional" evidenton edhe ne sistemin e tatim-taksave. Keshtu ky sektor renditet nder me te korruptuarit ne vend, duke pasur nje koeficient korrupsioni prej 3,6%. Prej kohesh, ne Shqiperi tatim-taksat kane qene nje nga sektoret me problematike per sa u perket ryshfeteve dhe korrupsionit te bere nga drejtuesit e tyre.

Rajoni

Vendet si Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia evidentohen ne raport si vende me nje nivel te larte te dhenies se ryshfetit. Duhet theksuar se mbas Shqiperise, e cila ka nje nivel prej 71% te ryshfetit, per nivel te lart te ryshfetit renditet edhe Kosova ne vendin e 4-te me 67% dhe me pas perseri nje vend fqinj si Maqedonia, me 44%. Shqiperia renditet e treta, pas Kamboxhias dhe Kamerunit.



Vendet me te prekura nga ryshfeti

Vendet me ryshfet mbi 33%:

Shqiperia, Kamboxhia, Kamerun, Maqedonia, Kosova, Nigeria, Pakistan, Filipine, Rumania, Senegal

Vendet me ryshfet mes 21-33%:

Bolivia, Republika Dominikane, Greqia, India, Indonezia, Lituania, Moldavia, Peru, Serbia, Ukraina

Vendet me ryshfet mes 6-21%:

Bulgaria, Kroacia, Republika Ceke, Luksemburg, Malajzia, Panamaja, Rusia, Turqia, Venezuela, Vietnami

Vendet me ryshfet mes 4-6%:

Argjentina, Bosnja-Hercegovina, Finlanda, Hong Kongu, Irlanda, Portugalia, Afrika e Jugut, Spanja, Britania e Madhe, SHBA

Vendet me me pak ryshfet se 4%:

Austria, Kanada, Danimarka, Franca, Islanda, Japoni, Koreja e Jugut, Holanda, Suedia, Zvicra.

Burimi: Transparency International Global Corruption Barometer 2007.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Shqiperia , kampione e rryshfetit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: