ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Opozita: "Berisha", e korruptuar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Opozita: "Berisha", e korruptuar   Fri Dec 07, 2007 10:20 pm

Opozita: "Berisha", e korruptuar
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Opozita parlamentare u shpreh dje me te njejtin qendrim ne lidhje me deshtimin e qeverise "Berisha" ne luften kunder korrupsionit. Komenti negativ i se majtes ka gjetur mbeshtetje tashme te raporti i Transparency International, i shpallur dje, ku verehet se Shqiperia renditet e treta ne bote per korrupsion, pas Kamboxhias dhe Kamerunit. Menjehere pas publikimit te ketij raporti, reaguan nga selite e tyre perkatese Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim. Bazuar ne kete raport, keto dy parti e cilesuan qeverisjen aktuale te deshtuar ne luften kunder korrupsionit. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje komunikimi me mediat, u shpreh se "jam thellesisht i keqardhur per faktin se deshtimi spektakolar i qeverise shqiptare ne luften kunder korrupsionit tanime nuk eshte vetem nje kendveshtrim i Partise Socialiste dhe opozites, po i 78% te shqiptareve. Pra, edhe i shume prej atyre grave dhe burrave qe i kane dhene voten per te luftuar korrupsionin kesaj mazhorance qe zhytet perdite e me thelle ne korrupsion". Sipas tij, ky eshte lajmi me ngjethes qe mund te merrnin shqiptaret ne vitin 2007. E nderkaq, per kreun e Partise Socialiste kete rezultat do te sillte politika e vjeter, e sidomos kjo qeverisje qe korrupsionin e ka shtratin e ekzistences se saj. "Ky eshte treguesi me kuptimplote i deshtimit te politikes se vjeter dhe ne radhe te pare te Kryeministrit Sali Berisha, per te adresuar kete problem te madh, i cili, sic e kam thene qe ne krye te heres, nuk zgjidhet me gjueti shtrigash, me prerje kokash, apo me kontroll partiak mbi institucionet kushtetuese, por me nje politike te re reformash qe modernizojne shtetin shqiptar", vleresoi Rama gjate fjales se tij.

Nga ana e saj, Levizja Socialiste per Integrim shprehu shqetesimin per situaten teper te erret qe paraqet perhapja e korrupsionit ne vend. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombetar prane LSI-se, Edmond Haxhinasto, duke u ndalur ne kete ceshtje, vuri ne dukje se "raporti i Tranparency International, i jep nje shuplake tjeter kesaj qeverie demagoge e te paafte, duke e renditur Shqiperine nder tre vendet me te korruptuara ne bote". Per kete arsye, Haxhinasto deklaroi se "kjo qeveri, tashme e pandjeshme ndaj pakenaqesise qytetare, duhet te zgjohet nga papergjegjshmeria dhe deliranca dhe te reagoje me seriozitet jo vetem ndaj nje nxirje te imazhit te vendit, por mbi te gjitha ndaj keqtrajtimit qe po u ben qytetareve te ketij vendi". Nderkohe, kreu i PSD, Gjinushi, e ka lidhur korrupsionin dhe me perpjekjen e qeverise per shkaterrimin e institucioneve.

Edi Rama:

"78% e shqiptareve mendojne se niveli i korrupsionit do te rritet ose s'do te ndryshoje ne 3 vitet e ardhshme. 78% e shqiptareve s'kane me asnje shprese se Berisha e dushkaret e tij te 3 korrikut 2005, mund ta sherojne Shqiperine nga kjo semundje e tmerrshme. 78% e shqiptareve duan nje politike te re dhe ne do t'ua japim ate, pa as me te voglin dyshim".

Edmond Haxhinasto:

"Raporti i Transparency International, i jep nje shuplake tjeter kesaj qeverie demagoge e te paafte, duke e renditur Shqiperine nder tre vendet me te korruptuara ne bote. Goditje me te rende per imazhin nderkombetar te vendit nuk mund te kishte. Kjo qeveri duhet te zgjohet nga papergjegjshmeria dhe deliranca dhe te reagoje me seriozitet"

Majlinda Bregu:

"Sondazhet kane nevoje te shihen ne detaje, para se te analizohen, megjithate i rendesishem eshte fakti qe ne publik ka nje perceptim se korrupsioni mbetet i larte. Por lufta kunder korrupsionit s'eshte vetem mision i qeverise, por gjithe shoqerise shqiptare, ne menyre te vecante nje rol te rendesishem ne kete lufte ka sistemi gjyqesor"

Gjinushi:

"Shqiperia ka ecur mbrapa ne keto dy vjet. Ne Shqiperi jane goditur themelet e demokracise, e ato duhen rivendosur. Qeverite e deshtuara duan institucione te kontrolluara. Qeverite qe nuk afrojne dot zhvillim, mireqenie kane nevoje per diktat e dhune. Ato duhen per te fshehur deshtimin e korrupsionin qeveritar".

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Opozita: "Berisha", e korruptuar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: