ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Kllogjri: Ngritem komisionin per rrezatimin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Kllogjri: Ngritem komisionin per rrezatimin   Fri Dec 07, 2007 10:41 pm

Kllogjri: Ngritem komisionin per rrezatimin
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Kryetari i Keshillit Bashkiak ne Elbasan, dr. Bujar Kllogjri, konfirmoi dje, per "Koha Jone", se "Keshilli Bashkiak ka ngritur grupin e punes per mbledhjen e informacionit dhe grumbullimin e dokumentacionit te nevojshem qe nevojitet per te nisur verifikimin e shkalles se radioaktivitetit ne skrapin, prokatet dhe hekurin qe futet ne Elbasan". Grupi i punes kryesohet nga dy nenkryetaret e keshillit bashkiak, qe jane Kujtim Hazbiu dhe Agron Rroga. Dy nenkryetaret jane njekohesisht edhe bashkekryetare ne kete komision. Nenkryetari Hazbiu do te udheheqe kontrollet prane fabrikes se cimentos ECF. Ndersa nenkryetari Rroga do te pergjigjet per kontrollet ne fabrikat e ish-Metalurgjikut. Kryetari i Keshillit Bashkiak, Kllogjri, ka theksuar se "grupi i kontrollit nuk do te merret vetem me ceshtjen e radioaktivitetit, por me nje koncept me te gjere". Sipas tij, ai "ka te beje me ndotjen e mjedisit ne pergjithesi ne Elbasan. Me pas, ata do te raportojne ne mbledhjen e radhes se Keshillit Bashkiak".

Mashtrimi me spitalin kirurgjik

Ndertimi i kirurgjise se re eshte nje nga mashtrimet me te medha te bera ndonjehere ne Elbasan. Per qendren spitalore ekziston nje master-plan zhvillimi, i cili u projektua ne mes te viteve '90. Rehabilitimin e qendres e mori persiper Koperacioni italian, i cili ndertoi nje korridor lidhes dhe rikonstruktoi disa anekse te qendres spitalore. Punimet u klasifikuan si faza e pare e projektit, i cili do te kishte edhe dy faza te tjera. Ne fazen e dyte do te niste ndertimi i kirurgjise se re dhe disa spitaleve te tjera ne kete qytet, ndersa faza e trete parashikonte pajisjen me atrecatura dhe infrastrukturen e nevojshme. Endrra italiane shkoi aq larg, sa per qendren spitalore te Elbasanit u premtua edhe nje helikopter ne raste urgjence. Ne vitin 2000, spitali kirurgjik u zhvendos ne nje aneks te spitalit Obstetrike-Gjinekologjik. Ne te njejten godine lindin edhe grate dhe kryhen edhe operacione. Madje, edhe operacione te tilla si nderhyrjet me metoda bashkekohore ne bark. Pjese e mashtrimit te madh u bene edhe politikane, pushtetare dhe deputete te Elbasanit. Ne kohe fushatash, ata premtonin nje kirurgji te re, qe do te shkelqente si maja e bisturise. Shpejt perrallave te tyre u doli boja dhe askush nuk i besoi me. Te pakten eshte 6 apo 7 numri i ministrave te Shendetesise qe premtuan kirurgjine e re ne kete qytet. Mirepo, atyre nuk u "doli" koha e mjaftueshme qe te kryenin investimin. I parafundit ishte ministri Nard Ndoka, qe premtoi se ndertimi i kirurgjise ne Elbasan do te nise ne vitin 2008. Dhe i fundmi eshte vete Kryeministri Sali Berisha. Ai sapo ka deklaruar se endrra e kirurgjise ne Elbasan do te marre fund ne vitin qe vjen.

Kirurgjia, turpi i te gjitha qeverive

Ajo qe ka ndodhur dhe po ndodh me repartin kirurgjik te qendres spitalore ne Elbasan, mund te konsiderohet me te vertete turpi i te gjitha qeverive te vendit. Qe ne fillim te viteve '90, u premtua boterisht, se nje fond i posacem, do te rindertonte kirurgjine. Pak vite me vone, italianet moren persiper te derdhin miliarda per te krijuar kushte ndaj te semureve te Qarkut Elbasan. Edhe ata rane ne te njejtin batak. U larguan dhe nuk hodhen asnje lek per projektin e trumbetuar. Vitet ne vazhdim, u mbushen rregullisht me premtime boshe. Por, serish asgje. Edhe pse guximi arriti majat, kur krere qeverish, me se nje here publikuan se kaq apo aq fonde, u dhane apo po jepen per te pasur dhe Elbasani nje kirurgji. Pohimi me i fundit, eshte ai i Berishes: "E pafalshme qe nje qytet si Elbasani te mbetet 15 vjet pa kirurgji".

Kanceri, plehrat ndihmojne sa te mundin

Fusha e plehrave ne Elbasan eshte nje nga me te medhate ne shkalle vendi. Kjo per arsye te madhesise se qytetit, kohes se hedhjes se mbeturinave dhe ndotesve te tjere rreth e rrotull saj. Lartesia e plehrave ne kete fushe ka arritur ne 15 m. Gjate veres, fusha e plehrave perfshihet nga flaket, te cilat clirojne tym dhe smog kancerogjen. Aktualisht eshte e pamundur te hedhesh me plehra ne kete vend. Bashkia ka ne projekt zhvendosjen e fushes ne mjediset prane ish-Metalurgjikut, por ky projekt kap shifren 6 milione euro. Megjithate, Bashkia e Elbasanit eshte e vendosur te nise sa me pare nga puna. Edhe qeveria duket se do te mbeshtese objektivin e bashkise. Burime zyrtare bene te ditur se shteti shqiptar ka parashikuar nje milion euro per fazen e pare te punimeve. Ne kete rast ne Elbasan askush nuk mund te akuzoje se qeverisja eshte duke diferencuar bashkite ne te majta dhe te djathta.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kllogjri: Ngritem komisionin per rrezatimin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: