AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vjeshte Me Lote

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Vjeshte Me Lote Empty
MesazhTitulli: Vjeshte Me Lote   Vjeshte Me Lote Icon_minitimeTue Sep 18, 2007 11:55 pm

Vjeshtė me lotė

Si pa kuptuar vapa mori arratine!
Nderkohe qe ne horizont u duken serish zogj shtegetare, dhe bashke me to plot lejleke e dallendyshe te cilet lajmeronin fillimin e shirave vjeshtore.
Pas nje stopimi serish qielli do te qante dhe dallendyshet e pellumbat e bardhe duke qene shume te ndijeshem preferuan te arratisen andej ku lotet jane hedhur tutje,atje ku ben vere dhe dimri eshte gremisur.
Nderkohe qe edhe gjethet nga deshira e madhe per te ndejkur mjelmat lane pemet por nuk munden dot te sigurojne krahe.
Pas ketij peisazhi qielli u rimbush madje edhe u sternxi nga avjonet e shumte qe rendnin pas dallendysheve.
Periudhe e merziteshme kur shirat nuk kishin as ylber, kur te rinjte dikush me torbe pas krahu per te siguruar buken e gojes, dikush per te studjuar jashte vendit te tij e dikush...
Sa dhimbje e madhe kur sheh nenat me lot ne sy neper ballkone qe tashme mendja ju rri tek djemte e tyre qe kane ikur aq larg aq larg…
O Zot sa e trishte eshte te shikosh vetem te moshuar ne qytet.
Ky qe qyteti im ne periudhen e vjeshtes, lashe nenen time te dashur ne ballkon e cila ndiqte me sy cdo levizje timen madje mu duk se do te me ndjeke deri jashte kufinjve, pashe zemren e saj te bardhe dhe me dukej sikur thoshte:”mos shko te lutem” .
Ndiqte cdo hap me meshiren e madhe prej nene.
Nene!
Fjala me e dashur per mua, fjala e pare qe shqiptoi gjuha ime,nje emer qe me ther ne shpirt sapo degjoj per te.
Nena kjo heroine e meshires dhe dashurise, ajo qe me rriti, ajo qe me edukoi dhe me urtesine e saj me fali burrerine.
Kur te gjithe hanin ajo nuk hante pasi do me ushqente mua.Ne netet e gjata dhe te ftohta dimerore nena nuk flinte kur te gjthe flinin, pasi do me perkunte mua,lotet e saj bashkoheshin me te mijet, dhembja e saj bashkohej me timen…
Sa here qe jam larg kujtoj zerin tend te embel, ninullat e tua qe me kendoje kur isha ne djep, perkedheljet e dores tende qe ndjeja mbi balle.
Kujtoj kujtoj…
Nene! U be shume kohe qe qendroj larg teje madje edhe festen e tete marsit u be pothuaj tete vjet qe ta uroj nepermjet telefonit apo ndonje kartoline. Tete marsi!!! Hipokrizia me e madhe qe mund ti behet nje nene!!!
Ti nene qe me linde, qe me ushqeve, me rrite … nuk meriton vetem per 8 mars te urohesh por, pėr cdo dite, cdo kohe, cdo moment,sa here qe te marim fryme.
Ti duhet te urohesh dhe te respektohesh pasi kenaqesia e Zotit eshte ne kenaqaqesine tende, hidherimi i Tij eshte ne hidherimin tend, suksesi im varet nga sherbimi qe do te te bej ty. Parajsa eshte nen kembet e tua…
Nene!
Ndoshta tete marsi eshte nje mundesi ku une demostroj kete dashuri ndaj teje ne pamundesi per te te qene me afer.

Nderkohe qe letrat e gjata e kartolinat i nis rrjesht ne drejtimin tend.
Rralle here kartolina nga pesha e madhe e dhimbjes nxin qiellin,ben lotin te rrjedhe porsi rubin ,prish motin, rrezon avjonet dhe tashme askush nuk merr persiper ti sjelle kartolinat per tek ti.

Megjithate mesazhin tim do ta lexosh ne pranvere te premtoj, pasi dallendyshet me kane premtuar se do ta marrin letren time e do ta sjellin pikerisht ne ballkon ku me pret ti me lot ne sy.

Kjo leter nga larg
Me i vogli sinjal
E me e madhja
Dashuri.

Ne dhimbjen tone
U lexuakan yjet
E dalkan mangut
Sa cudi!!!

Keto letrat me dhimbje
Si marrin avjonet
Rrezohen nga pesha e tyre
Keshtu thone!

E ndaj dallendyshet
Per pesha te tilla
Shpesh here kthehen
Ne avjone.

Nene ashtu si me pecillje ti me sy, percjell edhe une dallendyshet nga meraku qe kam per letren.
Sa here vejne e vijne dallendyshet dhe une gjithmone lutem o Zot me jep edhe mua krahe te fluturoj, pasi do te doja te iki edhe une bashke me dallendyshet.
Do te doja edhe une te rend atje ku nena me pret me plage ne zemer e me lot ne sy.
Do te doja qe pasi te zbrisja ne qytetin tim te rendja me vrap ne pallatin e vjeter, ti ngjisja shkallet e tij me nje fryme dhe te trokisja ne dere.
Jo vetem kaq por do te doja qe deren te ma hapje ti nena ime e dashur dhe te te hidhesha ne qafe ashtu si je femije i vogel, nderkohe qe ti te me puthje e perkedhelje me doren tende aq te bute.

Nene ti je dashuria e vete Allahut
Ti je miresia e dhuruar permbi toke
Ashtu si ze e cel drita e sabahut
Une nga ti erdha si filiz ne kete bote.

Nen zhurmat e jetes me dhe kete emer
Ledhat si pishtare me ndricojne syte
Vuajtjet e tua me mbeten plage mu ne zemer
Kurre si ti moj nene smund te kete te dyte.

Nene!
Do te doja te shkruaja shume por nuk dua qe letren time ta rendoj akoma me dhimbje pasi kam frike se edhe dallendyshet do te refuzojne ta marrin.Do ta refuzojne pasi nuk mund te fluturojne dot me tere kete peshe dhimbjeje.
Perfundimisht po e mbyll mesazhin me lutjen e perditeshme:
“O Zot me bej te denje qe te jem nje sherbyes i denje per dashurine e meshiren Tende ne toke.”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Vjeshte Me Lote
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: LeTėrSiA-
Kėrce tek: