ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Vjedhja e gazoilit ne Ballsh, prokuroria heton 15 zyrtare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Vjedhja e gazoilit ne Ballsh, prokuroria heton 15 zyrtare   Fri Dec 07, 2007 10:42 pm

Vjedhja e gazoilit ne Ballsh, prokuroria heton 15 zyrtare
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Prokuroria e Fierit nis hetimet per abuzimet ne Kombinatin e Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh, te njohur ndryshe edhe si KPTHN-ja. Tre dosje te vecanta gjenden ne zyrat e organit te akuzes, ndersa per hetimet po bashkepunon edhe zyra e luftes kunder krimit te organizuar ne polici. Behet fjale per abuzimet e ketij viti dhe nje shume prej 90 milione lekesh, te cilesuar si dem ekonomik ne buxhetin e shtetit. Burime policore thane se jane duke pergatitur operacionin e koduar "Duart e Pastra 5", qe do te kete per objekt zbulimin e skandalit ne kete ndermarrje, ku te dyshuar jane zyrtare te ketij sektori. Lajmin e bene te ditur burime te policise dhe organit te akuzes per gazeten "KJ" diten e djeshme. Hetimet jane perqendruar per vepren penale te "vjedhjes ne bashkepunim dhe shperdorimit te detyres", nderkohe qe demtimet konsiderohet te jene ne gazoil, skrap dhe mjete te tjera ne magazinat qendrore. Shkak i nisjes se hetimeve ne kete ndermarrje eshte bere nje denoncim nga specialistet e kombinatit te perpunimit, per abuzimet dhe vjedhjet e kryera ne magazinat qendrore. Demi llogaritur, sipas eksperteve, shkon ne rreth 90 milione leke dhe vjedhja eshte kryer gjate periudhes se veres se ketij viti. Mesohet se denoncimi i bere ka qene i sakte dhe nje grup i vecante ka investiguar kete rast. Sasi te medha gazoili rezultonte se mungonin ne inventar, duke ngritur dyshimet e vjedhjes. Gjate hetimeve behet e ditur se jane marre ne pyetje punonjes te Kombinatit te Perpunimit te Naftes ne Ballsh per te zbardhur skandalin. Gjithashtu ne proces investigimi mesohet se jane edhe procedurat per shitjen e sasive te skrapit dhe materialeve te tjera ne magazina. Numri i personave qe rezultojne te implikuar ne tre dosjet e prokurorise shkon ne 15 dhe te gjithe drejtues te ndermarrjes dhe pergjegjes te sektoreve.

Dosjet:

Vjedhje gazoili
Vjedhje skrapi
Vjedhje ne magazinen qendrore


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Vjedhja e gazoilit ne Ballsh, prokuroria heton 15 zyrtare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: SoCiaLe-
Kėrce tek: