ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 I prishen lidhjen, kercenon 2 vajzat e te dashurit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: I prishen lidhjen, kercenon 2 vajzat e te dashurit   Fri Dec 07, 2007 10:55 pm

I prishen lidhjen, kercenon 2 vajzat e te dashurit
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Nje histori me nuanca roze, per pak sa nuk eshte kthyer ne nje tragjedi te vertete mes babait te dy vajzave dhe te dashures se tij, me te cilen kishte lidhje jashtemartesore. Nderprerja e lidhjes intime nuk eshte pritur mire nga 22-vjecarja Donika Gjura, qe disa dite pasi i dashuri i saj, Gezim P., i ishte larguar nga banesa ku rrinin, ka marre nje thike dhe i ka shkuar ne shtepi. Duke bere fajtore vajzat e 42-vjecarit, qe njekohesisht ishte i martuar dhe i padivorcuar, ajo i ka kercenuar me jete te pragu i deres. Kane qene pikerisht Eriola dhe Ina, dy vajzat e Gezimit, qe denoncuan me 7 shtator te ketij viti ne Komisariatin e Vores, 22 vjecaren agresive. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 13:00, ne fshatin Marqinet dhe pas tre muajsh hetime, prokuroria e Tiranes ka mbyllur investigimin dhe ka derguar kerkesen per gjykim ne Gjykaten e Tiranes diten e djeshme. Vepra penale, per te cilen akuzohet ne mungese Donika Gjura, eshte ajo e "kanosjes", por vajza ka perfituar nga masa e lehte e sigurise "detyrim paraqitjeje" pas arrestimit, duke mos shkuar me ne organin e akuzes.

Rivaliteti nuk e ka penguar aspak 22-vjecaren te luftoje per dashurine e dy viteve te fundit. Donika Gjura, e pakenaqur per rikthimin e te dashurit te saj prane bashkeshortes se tij dhe dy vajzave, i ka shkuar ne banese me nje thike ne dore, dhe aty ka kanosur dy 18-vjecaret qe gjendeshin ne shtepi. "Nese ai nuk kthehet tek une, une do t'ju vras", mesohet t'i kete thene 22-vjecarja Ines dhe Erioles, dy vajzave te Gezim P., e me pas eshte larguar. Ngjarja eshte hetuar nga prokuroria per tre muaj me radhe dhe ka ndodhur ne fshatin Marqinet, bashkia e Vores, me 7 shtator te ketij viti. Burime te organit te akuzes thane dje se kane mbyllur hetimet, nderkohe qe e dyshuara per "kanosje" nuk eshte paraqitur asnjehere sipas vendimit te gjykates pas mases se sigurise. Diten e djeshme ceshtja eshte derguar per gjykim ne Shkallen e Pare.

Sipas dosjes se prokurorise, dy vjet me pare, Donika Gjura ishte njohur me Gezimin ne Marqinet dhe kishin vendosur te lidheshin se bashku, megjithese 42-vjecari ishte i martuar. Lidhja ishte forcuar se tepermi, aq sa Gezimi nje dite ka vendosur te largohet nga banesa dhe te jetoje me 22-vjecaren. Dy vajzat e ciftit nuk jane pajtuar me kete situate, duke i mbushur mendjen te atit qe te rikthehej prane familjes dhe te bashkohej me gruan e tij, Myzejenin. Por fundjaven e pare te muajit shtator, Donika e irrituar nga vendimi i te dashurit te saj per t'u rikthyer prane familjes, vendos t'i shkoje ne banese dhe te kercenoje dy vajzat e ciftit.

"Hetimi dhe gjykimi, ne mungese"

E pandehura Donika Gjura, edhe pse eshte thirrur disa here ne organin e akuzes, nuk eshte paraqitur per te dhene shpjegimet e saj ne lidhje me ngjarjen e tre muajve me pare. Burime zyrtare te prokurorise thane se 22-vjecarja eshte hetuar ne mungese dhe pritet qe gjykimi te kryhet po ne kete menyre. Sipas akuzes, vepra penale, per te cilen akuzohet Gjura, "perben rrezik per shoqerine, sepse iu drejtohet atyre marredhenieve shoqerore qe jane vendosur per mbrojtjen e jetes se personit".

Deshmite e vajzave per kercenimin

Prokuroria e Tiranes ka si prova kunder 22-vjecares Donika Gjura, procesverbalin e kallezimit te krimit nga vajza e madhe e Gezim P., Eriola, me daten 7 shtator te ketij viti. Gjithashtu disponohen deklaratat e dhena nga vajza tjeter, Ina dhe fqinja e tyre, Bukuroshe L., po diten e ngjarjes. Gjyqi pritet te zhvillohet mbi bazen e dosjes hetimore. Gjykata do te vendose daten e nisjes se procesit dhe gjyqtarin qe do te jape vendimin.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
I prishen lidhjen, kercenon 2 vajzat e te dashurit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: