AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Caushajt, 8 varre ne 10 metra katrore

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Caushajt, 8 varre ne 10 metra katrore Empty
MesazhTitulli: Caushajt, 8 varre ne 10 metra katrore   Caushajt, 8 varre ne 10 metra katrore Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:58 pm

Caushajt, 8 varre ne 10 metra katrore
Dhjetor 2007

Nena e Zani Caushit eshte percjelle dje per ne banesen e fundit. I munguari i madh, personazhi i famshem i lagjes “Cole”, nuk ka mberritur ne funeral, ndonese familjaret e kane pritur deri ne minuten e fundit. E perfolur dhe e shumediskutuar prania e Zani Caushit, i cili vuan denimin ne burgun e sigurise se larte ne Burrel, duket se ka qene e pamundur te realizohet. Ne vend te tij, ne ceremoni ka qene i pranishem avokati qe e ka mbrojtur ne perballjen me drejtesine.

Ne ceremonine e djeshme mungonin edhe femije te tjere te 75-vjecares, e cila vdiq dy dite me pare per shkaqe natyrore. Ndersa Zani Caushi, i denuar me burgim te perjetshem, nuk u lejua te merrte pjese ne funeral, nuk munden te vinin ne Shqiperi edhe dy motrat e tij, te cilat jane ne emigracion. Per te varrosur nenen kane ardhur nga Italia vetem dy nga femijet, Agroni me bashkeshorten dhe Drita, motra e madhe. Te dy femijet kane mberritur ne oret e para te mengjesit per te shoqeruar nenen e tyre per ne banesen e fundit. Ndersa ne kortezhin mortor, qe shoqeroi te ndjeren, kane qene shume te aferm e fqinje.

Asgje per t’u shenuar nuk ka ndodhur gjate funeralit te nenes se personit te denuar me burgim te perjetshem. Uniformat blu kane ndjekur ne distance ceremonine funebre, duke marre masat qe te mos ndodhnin incidente. Furgoni i grupit te gatshem ka kaluar vetem nje here ne rrugicen e baneses se Caushajve, e cila eshte perballe shkolles “15 Tetori” ne Vlore. Edhe varrezat publike te qytetit te Vlores kane qene nen mbikeqyrjen e punonjesve te policise kriminale, te veshur civile. Me pas gjithcka ka vazhduar sipas programit, derisa familja Caushaj eshte rikthyer ne banese per te pritur vizitat.

Si nderroi jete 75-vjecarja

Venedike Caushi ka nderruar jete dy dite me pare. E moshuara vuante nga zemra dhe tensioni. Ajo ka qene ne shtepi vetem me bashkeshortin e saj, Shemedinin, i cili ka vene re qe 75-vjecarja nuk po i pergjigjej. Ai tregon se bashkeshortja ishte shtrire ne divan, na banesen e tyre, kur i ishte afruar dhe i kishte folur. “Venedikja nuk m’u pergjigj, tregon ai. U afrova i preka fytyren dhe ballin. Ishte e ngrohte, por kur i preka kembet dhe duart, kuptova qe kishte vdekur”. Me pas, Shemshedini ka njoftuar te afermit, pasi femijet nuk jetojne ne Shqiperi. Tre vajzat dhe djali Agroni, jetojne ne Itali prej vitesh se bashku me familjet e tyre, Zani eshte ne burg, ndersa tre djem te tjere te familjes Caushi jane vrare.

Venedikja, me prinderit dhe djemte

Trupi i 75-vjecares eshte sistemuar prane djemve. Ata kane pasur nje hapesire ne pjesen hyrese te varrezave te qytetit te Vlores, ne krah te djathte. Ne hapesiren e rrethuar jane te sistemuar tashme ne rresht kater varre, qe fillojne me varrin e Luanit, e me pas Lefteri, e pas tij Balili, tre vellezerit e vrare te Zanit. Ata jane ekzekutuar ne vitet 1997-2000. Per te sistemuar vendin per Venediken, jane spostuar eshtrat e dy prinderve te saj, qe ishin brenda te njejtes hapesire, dhe ne nje varr tashme jane te vendosur tre persona, Venedikja dhe dy prinderit e saj, ndersa ne krah te djathte te saj jane te sistemuar tre djemte, dhe dy niper, te cilet kane humbur jeten ne moshe te vogel per shkaqe natyrore. Ne total ne hapesiren prej 10 m2, jane te varrosur 8 anetare te familjes se Zani Caushit.

Cfare ka ndodhur me “te fortin” e Coles

Familjaret kane pritur dje per ore te tera ardhjen e Zani Caushit. Fillimisht u tha se atij do t’i jepej nje leje prej dy oresh. Avokati i tij tha rreth ores 09:30 se ende nuk kishte konfirmim nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve per kerkesen e depozituar. Nga pasditja, u tha se Zani do te vinte, por vetem per gjysme ore. Familjaret kane pritur me shprese deri ne oret e vona te pasdites, ndonese ceremonia funebre kishte perfunduar. Nga fundi i dites se djeshme, ne lagjen Cole filloi te qarkullonte nje tjeter version, sipas te cilit Zani ka ardhur ne Vlore dhe eshte larguar serish. Ai nuk ka mberritur me automjete policore, por civile. Zerat nuk kane gjetur konfirmim ne rruge zyrtare, por banoret e lagjes flasin per nje vizite “incognito” te te shumeperfolurit te Coles. Me sa duket, edhe ne burg Zani Caushi vazhdon te ushqeje legjendat qytetese.

Mirgen Laco: “Nuk morem asnje kerkese nga Zani”

Drejtoria e Burgjeve mohon qe ish-i forti i Vlores, Myrteza Caushi, te kete kerkuar leje per varrimin e nenes se tij, Venedike Caushit, gjate paradites se djeshme. Mirgen Laco, drejtori juridik i institucionit, beri te ditur dje, per gazeten “Koha Jone”, se nga ana e te denuarit me burgim te perjetshem apo perfaqesuesit te tij ligjor, nuk eshte dorezuar asnje kerkese per pjesemarrje ne ceremonine mortore te se emes ne Vlore. “Nuk kemi pasur asnje kerkese as gjate pasdites se marte dhe as gjate dites se djeshme”, tha Laco, duke rrezuar deklaratat se kerkesa ishte dorezuar ne institucion dhe Burgun e Burrelit, ku 37-vjecari vuan denimin. “Nese Myrteza Caushi do te kishte bere nje kerkese per leje, ne do e kishim miratuar, pasi nuk kishte arsye refuzimi, por deri sot (dje), ne oren 16:00 nuk ka pasur nje te tille”, shtoi Laco.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Caushajt, 8 varre ne 10 metra katrore
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: