ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Cfare po ndodh ne “ Ishullin e Thesarit”?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Cfare po ndodh ne “ Ishullin e Thesarit”?   Fri Dec 07, 2007 11:16 pm

Cfare po ndodh ne “ Ishullin e Thesarit”?
Djetor 2007

Zvicra, ishulli i lumtur ne mes te Evropes, simboli i multikulturalizmit, i bashkejeteses se njezetegjashte kantoneve, i kater gjuheve zyrtare, i qendres se kapitaleve financiare nga e gjithe bota, po kalon nje periudhe politiko-historike te cuditshme. Zgjedhjet elektorale te fund-tetorit te ketij viti i dhane Partise Popullore Zvicerane (UDC), nje partie te ekstremit te djathte te cilesuar si ksenofobe dhe raciste, rreth 30% te votave, duke e pozicionuar automatikisht kete parti si partine me te madhe ne koalicionin fitues ne parlament. Ndersa kryetari i kesaj partie, biznesmeni milioner, Christoph Blocher, i cilesuar nga te majtet si Ducja apo Fidel Kastro per idete e tij nacional-populiste, mban jo me pak, por pozicionin e kryetarit te Departamentit te Drejtesise e Policise ne gjirin e Keshillit Federal Zviceran te perbere prej shtate departamentesh. Me pak fjale, ministri i Drejtesise zvicerane.

Qe Blocher eshte ne krye te industrise kimike me korporaten e tij EMS-CHEMIE nuk do te thote asgje negative. Ne pergjithesi, lideret pasanike te kalibrit te Berluskonit preferohen nga masat votuese, pasi percojne idene e te me pak-korruptuarit. Qe i perket klanit te ekstremit te djathte evropiane me ne krye Jean-Marie Le Pen dhe Jörg Heider, as deri ketu nuk ka asgje te cuditshme. Ajo qe nuk shkon ishte fushata elektorale me shume elemente diskriminues qe i parapriu zgjedhjeve te tetorit.

Fushata bazohej ne nje filozofi tipike te djathte, ku spikaste ideja e nje ekonomie te tregut te lire mbi modelin e SHBA-se dhe minimizimi i politikave sociale. Blocher thoshte: “Une jam kunder te majtes. Socializmi u ben keq te gjitha vendeve!”. Fjalimet e tij karakterizoheshin nga nje lufte e hapur ndaj Bashkimit Evropian si institucion, madje theksonte edhe daljen e Zvicres nga OKB-ja. Megjithate, pika me e forte e fushates se tij elektorale dukej te kishte qene emigracioni me i kontrolluar, i bazuar ne ekspulsen e te gjithe atyre emigranteve, te cilet kerkojne azil politik ne Zvicer.

Kohe me pare, kishte krijuar shume polemika fjalimi i mbajtur nga Blocher ne janar te vitit 2006 ne takimin e Albisgüetli-t ne Zyrih. Gjate shpalosjes se politikes se partise se tij mbi emigracionin, ai i cilesoi si “kriminele” dy shqiptare (emrat e te cileve nuk behen te ditur nga mediat) qe kishin kerkuar dhe marre azil politik ne Zvicer. Fillimisht Blocher u justifikua duke thene se kishte qene nje lapsus nga ana e tij. Pas presioneve te mediave e akuzave te dy shqiptareve ne fjale, te cilet me pas u terhoqen ne menyre enigmatike nga akuzimi zyrtar i Blocher-it, ky i fundit kerkoi falje publikisht. Ne komunikaten per shtyp te Parlamentit zviceran te publikuar edhe ne internet ne website-in e Parlamentit, shpjegohen shume qarte te gjitha hallkat e ngjarjes dhe akuzat e leshuara nga Keshilli i Shtetit zviceran dhe Gjykata Federale ndaj fjalimit te papergjegjshem te Blocher. Cuditerisht, vetem ne Shqiperi kjo ngjarje nuk pati jehonen e duhur.

Lideri karizmatik i UDC-se vazhdonte te ushqente friken ndaj te huajit ne elektoratin zviceran, duke deklaruar se “emigrantet perbejne rreth 20 per qind te popullsise, por 50 per qind te kriminalitetit”. Rasti i perdhunimit te nje vogelusheje 5-vjecare nga dy te rinj kosovare ne Grisons te Zvicres i dha benzine zjarrit te propagandes dhe te mediave.

Imazhi i posterit qendror te fushates elektorale se Partise Popullore Zvicerane me tre dele te bardha, te cilat po shkelmojne nje dele te zeze mori dhene. Slogani i tij ishte akoma me domethenes: “Per nje siguri me te larte, cilesi zvicerane”. Nuk vlejti as indinjimi i politikaneve te tjere zvicerane, te cilet e denuan mesazhin e posterit si te paperkueshem me karakterin multikulturor te Zvicres dhe as denimi qe i beri fushates UNHCR-ja (Komisioni i Larte i Kombeve te Bashkuara per Refugjatet). Nuk pati asnje ndikim as protesta ne shtator te ketij viti i mijera njerezve kundra ardhjes se Blocher ne Lozane. Parullat e manifestuesve “As dele e zeze, as dele e bardhe: racizmi nuk kalon nga ne”, nuk arriten ta ndalojne efektin e asaj fushate elektorale ksenofobe, nje fije larg racizmit. Partia Popullore Zvicerane arriti te fitonte 27 per qind te votave te pergjithshme duke u konfirmuar me 55 vende ne Dhomen e Ulet ndaj 200 vendeve gjithsej, pa llogaritur vendet e partive te tjera te koalicionit te djathte.

Aktualisht, populli zviceran nuk duket sikur ka ndonje problem me rezultatin e zgjedhjeve dhe rritjen e dominimit te Blocher. Nderkohe, partia e tij po merret me mbledhjen e 100000 firmave, me qellim vendosjen ne referendum te nje ligji, i cili ndalon ndertimin ne territorin zviceran te xhamive dhe minareve. Sipermarrja nuk duket e veshtire, pasi vetem ne nje jave ata deklaruan se mblodhen rreth 10000 firma.

Nje pjese e mire zviceraneve e duan Blocher dhe akoma nuk eshte plotesisht i shpjegueshem efikasiteti i nje fushate kaq agresive ne nje popull me tradite te lashte kulturore e paqesore si ai zviceran. Behet fjale per nje reagim normal te fazes se post-globalizimit, ne te cilen te gjithe shohin si armik cdo element globalizues? Apo ne nje vend me prosperitet ekonomik, ku rritja e prodhimit te brendshem eshte e krahasueshme me ate kineze (rreth 3 per qind), principet e demokracise dhe te te drejtave te njeriut nuk kane me dhe aq shume rendesi?


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Cfare po ndodh ne “ Ishullin e Thesarit”?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: AkTuaLiteTi BoTėroR-
Kėrce tek: