AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sondazhi: Shqipėria, vendi i tretė mė i korruptuar nė botė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Sondazhi: Shqipėria, vendi i tretė mė i korruptuar nė botė Empty
MesazhTitulli: Sondazhi: Shqipėria, vendi i tretė mė i korruptuar nė botė   Sondazhi: Shqipėria, vendi i tretė mė i korruptuar nė botė Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:26 pm

Sondazhi: Shqipėria, vendi i tretė mė i korruptuar nė botė

Fakte tronditėse gjatė publikimit tė raportit tė “Transparency International”: Sistemi shėndetėsor klasifikohet si mė i korruptuari, 70% e tė anketuarve pranojnė se kanė dhėnė ryshfet, ndėrkohė qė mė shumė se gjysma e tyre nuk besojnė te qeveria

Fasada e maxhorancės dhe e kryeministrit Berisha pėr tė luftuar korrupsionin nė Shqipėri, ėshtė gėrvishtur keqazi, pas publikimit tė djeshėm tė raportit tė “Transparency International”, qė e klasifikon vendin tonė ndėr tre shtetet me nivelin mė tė lartė tė korrupsionit nė botė. I titulluar “Barometri Global pėr Korrupsionin 2007”, ky raport ka “shumėzuar me zero” tė gjithė propagandėn kryeministrore dhe zotimin e Berishės pėrpara shqiptarėve dhe opinionit publik, pėr tė luftuar deri nė themel korrupsionin nė Shqipėri. Nga ky raport kanė dalė fakte tronditėse, tė cilat nxjerrin nė pah korruptimin e tė gjithė sektorėve, por mbi tė gjitha nxjerrin nė pah mungesėn e shpresės pėr tė luftuar kėtė fenomen shkatėrrues nė vendin tonė. 70% e tė anketuarve nė Shqipėri pranojnė se kanė dhėnė ryshfet, 61% e tyre pohojnė se niveli i lartė i korrupsionit do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen, ndėrkohė qė mė shumė se gjysma e tyre e konsiderojnė qeverinė tė paaftė dhe tolerante nė luftėn ndaj kėtij fenomeni.
Raporti
Raporti i “Transparency International”, i quajtur “Barometri global pėr korrupsionin”, ėshtė realizuar pas anketimeve tė kryera nė tė gjitha vendet e botės, ku tė anketuarit kanė dhėnė pikėpamjet e tyre nė lidhje me nivelin e korrupsionit dhe masat qė kanė marrė qeveritė pėr tė luftuar kėtė fenomen nė vendet e tyre. Raporti thekson se nga ky nivel i lartė korrupsioni, shtresa qė e pėson mė shumė ėshtė shtresa e tė varfėrve.
Shqipėria, pas Kamerunit dhe Kamboxhias
Shqipėria renditet e treta nė listėn e vendeve mė tė korruptuara tė globit. Bėhet fjalė pėr njė fakt tronditės, i cili e rendit Shqipėrinė vetėm pas vendeve tė botės sė tretė dhe tė shkatėrruar nga luftėrat dhe epidemitė, si Kameruni dhe Kamboxhia. Tė pyetur nėse janė detyruar qė tė japin ryshfet ndaj njė shėrbimi qė duhet ta merrnin falas, 71% e tė anketuarve e kanė pohuar njė gjė tė tillė, duke konfirmuar nivelin alarmant tė korrupsionit nė Shqipėri. Pikėrisht ky fakt bėn qė Shqipėria tė jetė shumė larg krahasimit me vendet e Europės Juglindore, apo Lindore, pėr tė mos u krahasuar mė pas me Vendet Skandinave, apo me Gjermaninė, Italinė dhe Poloninė, ku pėrgjigjet pėr dhėnien e ryshfetit janė nė nivel 0.
Shėrbimi shėndetėsor, mė i korruptuari
Raporti i “Transparency International” e klasifikon sistemin shėndetėsor si mė tė korruptuarin nė Shqipėri. Shėndetėsia konsiderohet si “gropa e zezė” e korrupsionit, sipas tė anketuarve, tė cilėt kanė pranuar se janė tė detyruar tė paguajnė nėn dorė, apo se u ėshtė kėrkuar njė gjė e tillė nga mjekėt, nė rastet kur u janė drejtuar dyerve tė spitaleve. Por jo pak shqetėsuese duket gjendja edhe nė sistemin Gjyqėsor, e cila renditet e dyta nė kėtė klasifikim. Renditja vijon mė pas me korrupsionin e lartė nė administratėn publike, nė polici, nė administratėn tatimore dhe nė sistemin arsimor, ku konstatohet sėrish njė koeficient i lartė i korrupsionit nė vend. Koeficienti i lartė i korruptimit, sipas tė anketuarve, ndeshet edhe nė partitė politike dhe nė Parlament, ndėrkohė qė pak mė i ulėt ai gjendet nė sektorin privat, nė media, ushtri dhe organizatat joqeveritare. Sipas tė anketuarve, institucionet fetare kanė nivelin mė tė ulėt tė korrupsionit nė Shqipėri.
Korrupsioni nė Shqipėri, alarmant edhe pėr tė ardhmen
Ana mė e errėt dhe mė pesimiste e kėtij raporti ėshtė se nxjerr nė pah mungesėn e shpresės pėr tė luftuar korrupsionin nė Shqipėri. Madje, si tė mos mjaftonte renditja ndėr tre vendet me nivelin mė tė lartė tė korrupsionit, e keqja pėr Shqipėrinė ėshtė se nė vitet e ardhshme pritet qė njė nivel i tillė tė vazhdojė. Ēka do tė thotė se korrupsioni do tė vazhdojė tė jetė njė “plagė” edhe mė e madhe pėr vendin tonė, duke shkaktuar mungesė stabiliteti ekonomik dhe rritje tė vazhdueshme tė varfėrisė. Duke iu pėrgjigjur pyetjes se si e shikonin nivelin e korrupsionit nė tė ardhmen, 61% e tė anketuarve kanė thėnė se niveli i korrupsionit do tė vazhdojė tė jetė i lartė edhe pėr vitet e ardhshme, 17% mendojnė se ky nivel do tė pėsojė rritje tė mėtejshme, ndėrsa 22% e tė anketuarve shpresojnė qė ai tė pėsojė ulje.
Qeveria, e pafuqishme pėr tė luftuar korrupsionin
Nė pyetjen se sa efektive kanė qenė masat e marra nga qeveria pėr luftimin e fenomenit tė korrupsionit, rezultatet e pėrgjigjeve kanė qenė nė kundėrshtim tė plotė me atė ēka ka propaganduar qeveria “Berisha”. Kėshtu, 20% e tė anketuarve janė pėrgjigjur se masat e ndėrmarra nga qeveria nė luftėn kundėr korrupsionit kanė qenė efektive dhe kanė funksionuar. Ndėrkohė qė 27% pėr qind mendojnė tė kundėrtėn, pra se kėto masa kanė qenė tė dėshtuara, ndėrsa 53% e tė anketuarve i konsiderojnė tė pamjaftueshme dhe joaktive marrjen e kėtyre masave. Pra mė shumė se gjysma e tė anketuarve e kanė konsideruar tė paaftė dhe tolerante qeverinė Berisha nė luftėn ndaj fenomenit tė korrupsionit.



Renditja e dhėnies sė ryshfeteve nė Europėn Juglindore
Shqipėria 71%
Bosnjė-Hercegovina 5%
Kroacia 8%
Kosova 67%
Maqedonia 44%
Serbia 21%
Turqia 6%

Vendet qė besojnė se masat e marra nga qeveria
pėr korrupsionin janė tė paktėn, joefektive

Shqipėria
Argjentina
Bullgaria
Ēekia
Islanda
Japonia
Lituania
Norvegjia
Peruja
Rusia
Ukraina
SHBA

Vlerėsimi ndaj masave tė qeverisė pėr korrupsionin (nė Europėn Juglindore)
Vendi Masa efektive As efektive dhe as joefektive Masa joefektive
Shqipėria 20% 53% 27%
Bosnja 29% 12% 59%
Kroacia 25% 13% 62%
Kosova 34% 4% 62%
Maqedonia 65% 14% 21%
Serbia 27% 17% 56%
Turqia 49% 14% 37%


Korrupsioni nė tė ardhmen nė Europėn Juglindore
Vendi Niveli do tė ulet Do tė jetė i njėjtė Niveli do tė rritet
Shqipėria 22% 61% 17%
Bosnja 18% 13% 69%
Kroacia 28% 32% 40%
Kosova 52% 8% 39%
Maqedonia 53% 23% 25%
Serbia 32% 34% 34%
Turqia 24% 30% 46%


Shkalla mė e lartė e korruptimit sipas sektorėve

Sistemi Shėndetėsor 4.2
Sistemi Gjyqėsor 3.9
Policia 3.7
Administrata Publike 3.7
Administrata Tatimore 3.6
Partitė politike 3.3
Parlamenti 3.2
Sistemi Arsimor 3.8
Sektori privat 2.9
Ushtria 2.4
OJQ 2.4
Media 2.4
Institucionet fetare 2.2
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sondazhi: Shqipėria, vendi i tretė mė i korruptuar nė botė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme Nga Vendi
» Cili mendoni se eshte vendi ideal per ti shprehur dashurine
» Flashe nga Shqiperia ...
» Opozita: "Berisha", e korruptuar
» A ju mungon Shqiperia ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: