ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 “Ju tregoj se si mė detyruan tė falsifikoja me dorėn time...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: “Ju tregoj se si mė detyruan tė falsifikoja me dorėn time...   Fri Dec 07, 2007 11:27 pm

“Ju tregoj se si mė detyruan tė falsifikoja me dorėn time biletat e teatrit”

Flet ish-asistentja e drejtorit tė Teatrit Kombėtar, Gentiana Nelaj

Pėr njė vit ka punuar si specialiste pranė drejtorit tė Teatrit Kombėtar Kristaq Skrami dhe me njė urdhėr tė posaēėm ėshtė shkarkuar nga puna. Gentiana Nelaj ka pohuar gjatė njė interviste ekskluzive pėr gazetėn se ka qenė njė nga punonjėset qė ka ndryshuar ēmimin e biletės sė teatrit, fakt ky i bėrė publik vetėm nga denoncimi nė media njė javė mė parė nga regjisori Hervin Ēuli. Nelaj ka pėrshkruar tė gjithė situatėn kur krerėt mė tė lartė tė Teatrit Kombėtar kanė vendosur tė trukojnė biletat dhe mė pas ka hedhur dritė pėr herė tė parė lidhur me fatin e biletave qė nuk u shitėn, tė cilat nuk dihet se ku janė mbajtur pėr njė kohė tė gjatė. Gjithashtu, Nelaj, pėr herė tė parė hedh dritė dhe mbi njė ambient mbytės dhe tejet klanor tė krijuar nė Teatrin Kombėtar, ku sipas saj, profesionalizmi dhe arti janė gjėrat e fundit pėr tė cilat mendojnė krerėt e Teatrit, ndėrsa kriteri i vetėm pėr tė bėrė karrierė nė Teatrin Kombėtar duket se ėshtė vetėm besnikėria dhe devotshmėria ndaj urdhrave tė “Njėsh”-it.

Zonja Nelaj, ju keni qenė specialiste pranė zyrės sė drejtorit tė Teatrit Kombėtar. Sė fundi ka pasur denoncime publike pėr trukime biletash apo dhe skandale tė tjera tė natyrės financiare. Ju vetė keni dijeni pėr kėto zhvillime?
Skandali i biletave ėshtė bėrė publik vetėm njė javė mė parė. Dua tė them se historia e trukimit tė biletave ėshtė denoncuar publikisht, por shumė gjėra ende nuk janė thėnė.
Ēfarė gjėrash ngelen pėr t’u thėnė, sipas jush?
Kjo histori ka ndodhur nė muajin mars dhe ka ndodhur pak kohė para se tė vihej nė skenė premiera e shfaqjes “Korbi i bardhė”. Ky ka qenė momenti nė tė cilin u ideua dhe u ekzekutua trukimi dhe shitja e biletave me ēmim tė dyfishuar. Me thėnė tė drejtėn, nė atė moment Teatri nuk dispononte bileta me vlerėn e 300 lekėve dhe koha po na shtrėngonte. Kam dėshirė tė them se para se tė vendosej qė tė trukohej ēmimi i biletave ekzistuese, ka pasur njė debat dhe sherr tė madh pėr tė gjetur pėrgjegjėsit apo personat qė duhej tė kishin garantuar praninė e biletave (me ēmim 300 lekė nė institucion). Nė momentin pėr tė cilin po flasim kishte vetėm bileta me ēmim 150 lekė dhe pasi drejtuesit e Teatrit u konsultuan, vendosėn qė tė trukohej ēmimi me stilolaps dhe tė vendosej njė vulė mbi biletė pėr tė bėrė ēmimin 300 lekė.
Cila ishte arsyeja qė nuk kishte bileta me ēmimin 300 lekė? Pėrse Teatri nuk i kishte paraprirė kėsaj situate?
Unė kam dijeni dhe jam njohur me njė kėrkesė tė bėrė nga njė departament i institucionit qė gjashtė muaj para se tė ndodhte trukimi, me anė tė sė cilės drejtori Skrami dhe gjithė personat e tjerė tė lidhur me kėtė fakt viheshin nė dijeni pėr mungesėn e biletave. Kėtė gjė e di me siguri, por mendoj se mund tė jetė thjesht dhe mungesė vigjilence, apo mungesė e njė koncepti efektiv menaxhimi.
Ndodh shpesh qė nė Teatėr mungojnė biletat e duhura?
Unė kam punuar njė vit nė atė institucion dhe rasti pėr tė cilin po ju flas ishte hera e parė dhe e fundit qė unė kam konstatuar.
Gjithsesi, si vepruat pėr tė tėrhequr biletat, tė cilat mė pas u trukuan?
Pasi u vendos qė tė operohej duke marrė bileta me ēmim 150 lekė (tė cilat ndodheshin nė magazinė) iu kėrkua zyrtarisht magazinieres Luljeta Doko qė tė bėnte fletė-daljen e 800 copė biletave. Nisur nga fakti se ishim shumė pranė fillimit tė premierės, njė pjesė e biletave sapo trukoheshin ēoheshin nė biletari dhe mė pas shiteshin. Biletat u morėn dhe ēmimi u ndryshua ngjitur me zyrėn e drejtorit dhe biletat e para u ndryshuan nga vetė biletashitėsja, nė praninė e disa drejtuesve tė Teatrit. Mė pas drejtori Skrami shkoi nė zyrė dhe trukimin e biletave e vazhdova unė, bashkė me juristen e institucionit, tė ulura tė dyja nė tė njėjtėn tavolinė. Dua tė them se pjesa dėrrmuese e biletave u shit dhe njė pjesė prej 50-100 copė nuk arritėn tė shiteshin.
Kishit njė urdhėr me shkrim ju zonja Nelaj, qė ju autorizonte nga eprorėt tuaj pėr tė kryer kėtė manovėr?
Urdhėr me shkrim nuk pati, por kjo ēėshtje u diskutua nė tė gjithė stafin drejtues tė institucionit dhe tė gjithė ishin nė dijeni tė asaj qė po ndodhte.
A e dinit ju zonja Nelaj se po kryenit njė veprim, i cili mund tė ishte nė kundėrshtim me ligjin?
Pyetja ėshtė e drejtė dhe unė kėtu dua tė ndalem. Procesi i trukimit kishte filluar dhe ndėrkohė drejtori na njoftoi se do tė hartonte njė urdhėr tė posaēėm pėr justifikimin e veprimit. Por pasi ishte shitur pjesa mė e madhe e biletave, ai erdhi nė zyrė dhe na kėrkoi qė tė ndėrpritej urgjentisht shitja e biletave. Sipas asaj qė na u tha, arsyeja ishte se njė gazetare e Top Channel-it ishte interesuar pėr ēmimin e ndryshuar tė biletave, kėshtu qė Teatri mund tė rrezikonte imazhin. Zyrtarisht kjo ishte arsyeja qė u pėrdor pėr ndėrprerjen e shitjeve tė kėtyre biletave. Gjithsesi, e theksoj se pjesa mė e madhe ishte shitur, ndėrkohė qė pėr tė mos rėnė nė sy, nė dyert e Teatrit u caktuan dy vajza, tė cilat prisnin biletat e spektatorėve, me detyrėn e vetme qė t’i grisnin nė mėnyrė tė sigurt kėto bileta.
Po me biletat e mbetura ēfarė ndodhi?
Kėtu filloi problemi. Si rregull ato bileta duhej tė ishin kthyer nė magazinė, por magazinierja nuk mund tė pranonte njė mall me vlerėn reale 150 lekė tė futej me vlerėn e trukimit, qė shkonte 300 lekė. Nga drejtuesit e Teatrit u kėrkua me ngulm qė ky mall tė futej nė magazinė, por magazinierja nuk pranoi dhe argumentoi se biletat ishin letra me vlerė, tė cilat e kishin tė emetuar vlerėn nė bazė tė ligjit dhe ndryshimi i vlerės ishte njė shkelje e hapur e rregullave financiare.
Pra biletat nuk u depozituan nė magazinė...
Jo, nuk u depozituan aty dhe unė nuk mund tė them me ekzaktėsi vendin se ku janė mbajtur. Kėtė nuk di ta them. Por kur erdhi kontrolli, problemi u bė shumė urgjent dhe mungesa e biletave nė magazinė e ka detyruar drejtorin Ekonomik qė tė pranonte trukimin dhe tė deklaronte se tė gjithė pjesėn e mbetur e kishte blerė vetė. E pėr kėtė ėshtė paguar dhe sasia e caktuar e lekėve dhe ėshtė arkėtuar rregullisht.
Ju vetė si mendoni, ka qenė njė mėnyrė e rregullt kjo? A ėshtė vepruar siē duhet?
Nuk do shumė mend qė trukimi i biletave ėshtė njė shkelje, pasi siē e thashė mė lart, bileta ėshtė njė letėr me vlerė. Pra ėshtė njėsoj si tė marrėsh njė kartėmonedhė 100 lekėshe dhe me stilolaps ta kthesh nė 200 lekėshe. Por pėr momentin personalisht mendova se pėr kėtė veprim eprorėt e mi mund tė kishin bėrė njė njoftim paraprak nė ministri pėr tė kaluar situatėn e ngutshme. Por rezultoi se nuk ishte kėshtu, sepse kur erdhi kontrolli, u duk qartė se gjithēka ishte ideuar vetėm nga krerėt e Teatrit dhe se ky ishte njė vendim i njė grushti njerėzish.
Po biletat e shitura me ēfarė ēmimi u pėrllogaritėn? Pyes sepse kam pėrshtypjen se kundėr-biletat kishin njė vlerė prej 150 lekėsh, kėshtu qė i bie qė ligjėrisht tė arkėtohej vetėm gjysma e shumės....
Patjetėr, nė bazė tė kundėr-biletave shuma qė do tė arkėtohej ishte 150 lekė, edhe pse biletat ishin shitur dyfish mė shtrenjtė.
Gjatė njė viti qė keni punuar nė Teatrin Kombėtar, si e keni parė ambientin aty? Sepse duket se ka njė ēorganizim tė institucionit nga sa ju thoni. Ēfarė ndodh realisht aty?
Unė mendoj se Teatri ka njė imazh prej njė institucioni tė qetė nė dukje, ku normalisht mund tė ketė dhe ato problemet klasike qė karakterizojnė institucionet. Nė tė vėrtetė unė mendoj se ka shumė pėr tė bėrė dhe shumė pėr t’u thėnė. Nga pikėpamja ime, nė kushtet aktuale artistėt shqiptarė janė tė varur nga njė ligj pėr Teatrin, i cili mėnyrėn e zgjedhjes sė titullarit e ka pėrcaktuar me njė frymė tė theksuar politike. Ndėrkohė qė vetė organizimi i brendshėm i institucionit ka njė rregullsi tėrėsisht vertikale, ku drejtori mund tė vendosė pėr gjithēka. Ky terren ka krijuar njė klimė klientelizmi dhe mbytėse, ku njė grusht njerėzish afėr titullarit privilegjohen dhe njė pjesė tjetėr trajtohen sipas normave subjektive dhe jo sipas rregullave apo konkurrencės.
Ju jeni pushuar nga puna me njė urdhėr tė posaēėm, pėrse mendoni se ka ndodhur kjo?
Kur kujtoj se jam pushuar nga puna nė tė njėjtėn ditė me magazinieren e institucionit, mendoj se nuk ėshtė e vėshtirė pėr mua tė them se arsyeja lidhet drejtpėrdrejt me telashet qė erdhėn pas trukimit tė kėtyre biletave.


Largimi nga puna, Skrami “sfidoi” kryeministrin Berisha

E kanė pushuar nga puna mė 22 qershor tė vitit 2007, me motivacionin e shkurtimit tė vendit tė punės dhe ristrukturimit tė institucionit, por vetėm njė muaj mė vonė (26 korrik 2007) kryeministri Berisha ka firmosur strukturėn e re tė organizimit tė Teatrit Kombėtar. Gentiana Nelaj i ka deklaruar “Albania”-s se motivacioni i paraqitur nga drejtori Skrami ėshtė antiligjor dhe pėr kėtė arsye ajo ėshtė shprehur se ka hedhur nė gjyq institucionin. “Me ligj mė takonte tė merrja edhe rrogėn e korrikut, por, me sa duket, aty askush nuk dinte se si duhet tė vepronte. Askush nuk donte t’ia dinte pėr rregullore apo pėr ligj. Unė kam punuar si menaxhere para se tė filloja punė nė Teatėr dhe mund tė them se nga pikėpamja e menaxhimit nė Teatrin Kombėtar ēdo gjė ėshtė e paralizuar. Kjo vlen edhe pėr raste klasike tė veprimit, siē ėshtė dhėnia e rrogės sipas afateve ligjore”, - deklaron Nelaj. Ajo ėshtė shprehur e sigurt se do tė arrijė tė fitojė tė drejtėn nė gjykatė, duke shtuar se kjo ėshtė njė betejė morale tashmė pėr tė. Nelaj ėshtė shprehur e sigurt se vetėm menaxhim dhe respekt ndaj artit nuk tregohet nė Teatrin Kombėtar.


7 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
“Ju tregoj se si mė detyruan tė falsifikoja me dorėn time...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: