AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 GNK: BE-ja dhe OKB-ja duhet tė vendosin shpejt pėr Kosovėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

GNK: BE-ja dhe OKB-ja duhet tė vendosin shpejt pėr Kosovėn Empty
MesazhTitulli: GNK: BE-ja dhe OKB-ja duhet tė vendosin shpejt pėr Kosovėn   GNK: BE-ja dhe OKB-ja duhet tė vendosin shpejt pėr Kosovėn Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:30 pm

GNK: BE-ja dhe OKB-ja duhet tė vendosin shpejt pėr Kosovėn

Kosova do tė bėhet e pavarur nė Maj tė 2008, nėse SHBA-tė dhe vendet kryesore tė BE-sė do ta mbėshtesin, ka vėnė nė dukje Grupi Ndėrkombėtar i Krizave nė raportin e saj tė publikuar dje nė Bruksel. “ Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA-tė pavarėsisht kundėrshtimit tė Serbisė dhe tė Rusisė, do tė nisin zbatimin e njė plani pėr drejtimin e tranzicionit paqėsor pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar tė Kosovės nė maj tė 2008”, ka theksuar Grupi Ndėrkombėtar i Krizave. Ky grup njėkohėsisht ka paralajmėruar Bashkimin Europian pėr rrezikun “e njė konflikti tė pėrgjakshėm dhe destabilizues” nė Kosovė, nė rast se nuk njihet pavarėsia. “BE-ja ka njė minė me sahat nė prag tė portės sė saj”, u shpreh Aleksandėr Anderson, drejtor projekti i ICG-sė. “ Ky vlerėsim i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave vjen pas dėshtimit tė bisedimeve tė fundit mes Beogradit dhe Prishtinės vetėm pak kohė pėrpara 10 dhjetorit, kur treshja ndėrmjetėsuese duhet t“i paraqesė raportin Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun. Grupi Ndėrkombėtar i Krizave ėshtė shprehur se “BE-ja mė 14 dhjetor nė mbledhjen e kėshillit tė kryetarėve tė shteteve dhe tė qeverive duhet tė thotė zyrtarisht se i konsideron tė mbyllura bisedimet mes Serbisė dhe Kosovės dhe se plani i Ahtisarit ėshtė rruga mė ė mirė pėr tė ardhmen. Gjithashtu BE-ja duhet tė shprehė zyrtarisht, se ėshtė e gatshme tė nisė misionin nė Kosovė”. Plani i Marti Ahtisarit parashikon qė njė mision i BE-sė tė zėvendėsojė misionin e OKB-sė nė Kosovė me njė forcė civile tė pėrbėrė nga 1.800 pjesėmarrės duke pėrfshirė edhe 1.400 forca tė policisė. Ky mision parashikohet tė kushtojė rreth 150 milionė euro nė vit. Misioni i BE-sė duhet tė nisė nė fillim tė vitit tė ardhshėm pasi tė jetė aprovuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė Ban Ki Mon. Po sipas Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave “SHBA-tė, Britania e Madhe dhe Franca duhet tė pėrpiqen intensivisht nė Nju Jork, duke marrė parasysh edhe ndonjė cėnim tė marrėdhėnieve me Moskėn, pėr tė siguruar qė shumica nė Kėshillin e Sigurimit do ta mbėshtesė kėtė kurs”, u tha nė raportin e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave.



Shtypi i huaj jep skenarėt pas pavarėsisė sė Kosovės
Tė pėrditshmet britanike “The Times” dhe “The Guardian vazhdojnė tė kenė Kosovėn nė qendėr tė vėmendjes. “The Times” jep alternativat e pasojave qė mund tė vijnė pas shpalljes sė pavarėsisė. Sipas tė pėrditshmes kjo pavarėsi mund tė nxisė luftime tė reja, por mund tė jetė edhe frymėzim pėr rajone tė tjera qė tė shndėrrohen nė mikro shtete. Gazeta konsideron se ndarja e Kosovės nga Serbia mund tė ēlirojė grupe mė tė vogla qė tė qeverisin veten. Pėrfitimet e tė qenit pjesė e njė vendi mė tė madh aktualisht janė shumė mė tė vogla se sa kanė qenė mė parė pohohet nė kėtė shkrim. "Pavarėsia ėshtė e vetmja e ardhme qė shqiptarėt e Kosovės e konsiderojnė pas konfliktit tė vitit 1999 kur forcat serbe u pėrpoqėn qė tė dėbojnė shumicėn e tyre nga Kosova”, shkruan “ The Times”. Sipas gazetės, ndarja nuk ėshtė vetėm rezultat i njė konflikti mes grupeve etnike, por ėshtė mė shumė dėshira e njė populli qė tė realizojė karakterin e vet kombėtar pėrmes liderėve tė vet. Ndėrkaq “The Guardian” shkruan pėr vėshtirėsitė qė do t’i duhen tė kalojė qeverisė sė re tė Kosovės deri nė arritjen e njė shteti tė pavarur nė rastin e udhėheqjes sė procesit nga BE-ja dhe partnerėt ndėrkombėtarė. Liderėt e Kosovės shkruan “The Times” duhen bindur qė tė presin shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės deri mė 3 shkurt, datė eventuale e mbajtjes sė raundit tė dytė tė zgjedhjeve presidenciale nė Serbi, pėr tė penguar qė nė krye tė Serbisė tė vijnė nacionalistėt ekstremistė. “Shumica e serbėve tashmė e dinė se Kosova pėr Serbinė ėshtė e humbur, por shumė pak prej tyre dėshirojnė ta pranojnė publikisht kėtė” shkruan gazeta. Sipas shkrimit, Serbia do tė hyjė nė BE nė dhjetė vitet e ardhshme. “Do tė jetė kjo Serbia e mundur dhe e thyer, hije e vetvetes, sikur Austria nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore”, thekson autori i shkrimit Timoti Garton Esh. "Humbja e Kosovės pėr Serbinė do tė jetė shumė i dhimbshėm, mirėpo nė mjekėsinė e shekullit 21 dominon qėndrimi se heqja e ekstremitetit tė dėrmuar dhe tė pėrfshirė nga gangrena, gjithmonė ėshtė nė interesin e pacientit”, pėrfundon shkrimi.

Ministri serb i mbrojtjes: Lufta nuk ėshtė zgjidhje
BEOGRAD- Pas deklaratave tė fundit tė kėshilltarit tė kryeministrit serb Vojislav Koshtunica pėr mbrojtje tė territorit serb me luftė ka reaguar ministri serb i Mbrojtjes Dragan Shutanovac. Ai ėshtė shprehur kundėr luftės dhe ka theksuar se ėshtė e papranueshme ēfarėdo zgjidhje me luftė nė pėrcaktimin e statusit tė Kosovės. Shutanovac ėshtė shprehur nė parlamentin e Serbisė se qėndrimi i Aleksandar Simiqit, kėshilltar i kryeministrit tė qeverisė serbe pėr mundėsinė e zgjidhjes pėr Kosovėn me luftė nuk ėshtė qėndrim zyrtar i qeverisė, as i Ministrisė sė Mbrojtjes. Shutanovac ka kujtuar se pėr njė zgjidhje me luftė nė tė kaluarėn “e dimė sesi ka kaluar atėherė Serbia”.

Wizner: Pėr Kosovėn tė zbatohet plani Ahtisari
SOFJE- I dėrguari amerikan nė Treshen ndėrkombėtare, Frenk Wizner ėshtė shprehur se pas dėshtimit tė bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit, duhet tė vihet nė jetė propozimi pėr pavarėsinė e mbikqyrur tė Kosovės. “Pas shterimit tė procesit negociator, nė tryezė ėshtė propozimi i ofruar nga ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari dhe ai meriton tė zbatohet”, ėshtė shprehur Wizner. “Pikėpamja ime ėshtė se autoritetet nė Kosovė janė njerėz qė gjykojnė dhe e kuptojnė se pėr tė ardhmen e tyre nevojitet konsensusi, prandaj ata do tė jenė tė kujdesshėm. Jam i bindur se ata do tė ushtrojnė pėrgjegjėsi”, tha Wizner pas takimit me ministrin e Jashtėm tė Bullgarisė, Ivajlo Kalfin.

7 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
GNK: BE-ja dhe OKB-ja duhet tė vendosin shpejt pėr Kosovėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse duhet te hani mengjes
» Mediu: E djathta duhet riformatuar
» Alergjite, si duhet te trajtohen te femijet
» Si duhet te jete nje lidhje dashurie ????

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: