ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Kapet superhajdudi, vodhi objektet e kultit dhe banesat ...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Kapet superhajdudi, vodhi objektet e kultit dhe banesat ...   Fri Dec 07, 2007 11:31 pm

Kapet superhajdudi, vodhi objektet e kultit dhe banesat gati ēdo ditė

GJIROKASTĖR – Ishte bėrė tmerri i tė gjithė Gjirokastrės, pasi thuajse ēdo natė realizonte njė vjedhje, ku “viktima” ishin qytetarė tė ndryshėm, por edhe kishat dhe teqetė e zonės. Burime zyrtare tė policisė bėjnė tė ditur se mbrėmjen e sė mėrkurės, rreth orės 21, ėshtė arrestuar shtetasi Hasan Bezhani, 28 vjeē, lindur dhe banues nė lagjen “Punėtori” tė Gjirokastrės. Prej tre muajsh Bezhani ishte nėn hetimin e strukturave policore, pasi dyshohej se ishte autor i njė sėrė vjedhjesh tė kryer nė vende tė shenjta tė Gjirokastėrs dhe banesa tė ndryshme. Uniformat blu, pas njė pune paraprake disa-mujore, kanė arritur tė sigurojnė prova tė mjaftueshme, sipas tė cilave Bezhani ėshtė autor i veprave tė tilla penale tė ndodhura nė qytet dhe nė fshatrat e rrethit jugor. Menjėherė pas sigurimit tė provave, nė muajin nėntor tė kėtij viti, policia e Gjirokastrės e shpalli atė person nė kėrkim. Zėdhėnėsi i Drejtorisė sė Policisė sė Gjirokastrės, Gentian Mullai, shprehet se autori ėshtė protagonist i 15 vjedhjeve tė ndryshme. Mėsohet se pas arrestimit tė Bezhanit, uniformat blu kanė prangosur edhe Martin Koēiun, banor i fshatit Arshi Lengo nė Gjirokastėr Arrestimi i Koēiut ėshtė bėrė pas deklarimit tė Bezhanit, sipas tė cilit, ata kanė vjedhur sė bashku banesėn e shtetasit Miho Caca nga fshati Qestarat. Nė bazė tė dėshmisė, ata kanė marrė dy gjeneratorė, njė ēifte si dhe materiale e sende tė tjera. Gjatė veprimeve procedurale tė kryera nga specialistėt e Policisė Kriminale, 28-vjeēari ka pranuar dhe ka treguar mekanizmin e vjedhjeve te kryera nga ana e tij dhe konkretisht: Shumica e vjedhjeve, sipas tė arrestuarit, janė bėrė gjatė natės. Ndalimi i tyre u bė pėr veprėn penale tė “vjedhjes mė shumė se njė herė” dhe “vjedhje nė bashkėpunim”.

VJEDHJET E HASAN BEZHANIT

- Mė datė 25/09/2007, nė lagjen “Manalat i Dytė” vjedh banesėn e Lubiana Gonxės, ku ka marrė njė aparat satelitor Digit-alb.

-Nė datė 08/10/2007, ka vjedhur kishėn e lagjes “18 Shatori” mbrapa Gjimnazit “Siri Shapllo”, ku ka marrė njė shumė prej 40 000 (dyzet mijė) lekėsh.

-Mė datė 10/10/2007 ka vjedhur njė telefon celular tip “Nokia” shtetasit Jaho Mezini, nxėnės nė Shkollėn Industriale.

-Mė datė 11/10/2007, nė fshatin Goranxi, vjedh kishėn e kėtij fshati duke marrė njė shumė prej 3000 (tre mijė) lekėsh.

-Mė datė 15/10/2007, nė lagjen “Pllakė” ka vjedhur shkollėn 9-vjeēare “A. Z. Ēajupi”, ku ka marrė rreth 180 mijė lekė dhe njė trapan dhe disa materiale hidraulike.

-Mė datė 17/10/2007 nė lagjen “Punėtore”, vjedh lokalin e shtetasit Lavdar Aliko, ku mori rreth 15000 (pesėmbėdhjetė mijė).

-Mė datėn 04/11/2007, nė fshatin Arshilengo vjedh banesėn e Gramoz Hysenbelliu, ku ka marrė njė celular “Nokia” dhe 1000 (njė mijė) lekė tė reja.

-Mė datėn 07/11/2007, nė lagjen “Dunavat” vjedh banesėn e shtetasit Vilson Loloci, ku ka marrė rreth 300 000 (treqind mijė) lekė.

-Mė datė 11/11/2007, nė fshatin Qesorat vjedh banesėn e Miho Cacės, ku merr 2 gjeneratorė 40 dhe 120 vat si dhe njė armė gjahu.

-Mė datė 14/11/2007, nė fshatin Dervicjan, ka hapur kishėn e kėtij fshati, por nuk ka vjedhur, gjė pasi nuk ka gjetur lekė nė arkėn e kishės.

-Gjatė tetorit ka vjedhur teqenė nė fshatin Kodra e Shtufit, ku ka marrė 25000 lekė dhe teqenė nė lagjen Dunavat, ku mori 1500 lekė.

-Nė tetor vodhi kishat e fshatrave Dhuvjan dhe Zervat, ku ka marrė sasi tė vogla lekėsh, por nė kėto raste ėshtė denoncuar


Prangosen dy tė miturit, vidhnin kabllot e shėtitores

DURRĖS - Policia kap nė flagrancė 2 fėmijėt e tmerrshėm qė vidhnin kabllot e rrjetit tė ndriēimit nė njė nga shėtitoret kryesore tė qytetit tė Durrėsit. “Tė mėrkurėn nė mesnatė policėt e shėrbimit nė Durrės pas njė pune tė gjatė mundėn qė tė arrestonin Xh. K., 12 vjeē, lindur e banues nė lagjen nr. 16 tė qytetit tė Durrėsit dhe A. B., po 12 vjeē, lindur nė Lezhė e banor nė lagjen nr. 16”, - bėjnė tė ditura burimet policore nė Drejtorinė e Qarkut tė Durrėsit. Ata u ndaluan teksa po prisnin kabllin e ndriēimit tė shėtitores “Taulantia” buzė detit. Pėrpara uniformave blu ata kanė treguar se janė autorėt e 12 vjedhjeve tė kabllove elektrikė nė rrugėt e bulevardet e Durrėsit, tė cilėt mė pas i copėtonin dhe i shisnin pėr skrap nėpėr pikat e grumbullimit. Ata ishin specializuar nė kėtė vjedhje aq sa dinin t’i shmangeshin rrymės elektrike. Qė tė dy e kishin braktisur shkollėn dhe merreshin me vjedhjen e rrjetit elektrik nė qytetin bregdetar.

E zė gjumi, qiriri i ndezur e djeg atė dhe gjithė shtėpinė

LUSHNJĖ – Harroi qiririn ndezur, pasi nuk kishte drita, dhe gjatė natės shtėpia ėshtė pėrfshirė nga flakėt, duke u djegur edhe vetė brenda saj. “Vera Gopi, 52 vjeēe, banore e fshatit Lipaj, ėshtė bėrė mesnatėn e sė mėrkurės viktima e njė djegieje”, - bėjnė tė ditur burimet policore nė Komisariatin e Lushnjės. Sipas tyre, “52-vjeēarja ėshtė shkrumbuar sė bashku me banesėn e saj si shkak i flakės sė njė qiriri. Ngjarja ndodhi rreth mesnatės sė ditės sė mėrkurė. Vera Gopi, e ve, jetonte prej kohėsh e vetme nė banesėn e saj nė fshatin Lipaj, ndėrsa fėmijėt e saj ndodheshin nė emigracion. Tė mėrkurėn nė mbrėmje, nė banesėn e 52-vjeēares nuk kishte drita. Pėr t’u ndriēuar ka pėrdorur qiririn, tė cilin e kishte vendosur nė tavolinėn qė kishte sipėr saj njė mbulesė, por pa kaluar ora 21.30 atė e ka zėnė gjumi. Pasi ėshtė djegur tėrėsisht, flakėt kanė pėrfshirė mbulesėn, tavolinėn dhe mė pas tė gjitha orenditė e dhomės ku ndodhej Vera. Aty rreth mesnatės zjarri ka pėrpirė gjithēka, duke djegur edhe tė zonjėn e shtėpisė, e cila nuk ka ndjerė asgjė gjatė kėsaj kohe. Nuk dihet nėse ajo ka luftuar me flakėt apo jo, pasi askush nuk ka qenė dėshmitarė nė kėtė fatkeqėsi. Fqinjėt kanė qenė tė parėt qė kanė parė shtėpinė e pėrfshirė nga flakėt dhe kanė njoftuar policinė, por ka qenė tepėr vonė, pasi 52-vjeēarja kishte gjetur vdekjen. Pak javė mė parė njė ngjarje e tillė ndodhi nė Shkodėr, ku flakėt pėrfshinė njė pallat, tė cilat mė pas dogjėn edhe njė grua tė paralizuar.

7 Dhjetor 2007

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kapet superhajdudi, vodhi objektet e kultit dhe banesat ...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: