AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si ta dalloni shfaqjen e apendicitit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Si ta dalloni shfaqjen e apendicitit Empty
MesazhTitulli: Si ta dalloni shfaqjen e apendicitit   Si ta dalloni shfaqjen e apendicitit Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:44 pm

Si ta dalloni shfaqjen e apendicitit

Hudhra, nje nga kurat popullore qe qeteson dhimbjet e kesaj semundjeje

Apendiciti nuk kurohet, por mund te hiqet. Gjithsesi, mjekesia alternative vjen ne ndihme me nje menyre per parandalimin e dhimbjeve te shkaktuara prej tij. Mjeket specialiste rekomandojne nje kure krejtesisht te veēante me hudher. Hudhra eshte nje nga bimet qe rekomandojne mjeket popullore per te qetesuar dhimbjet e apendicitit. Kater kokrra hudhra, pasi shtypen mire, u shtohen 2 luge miell dhe uthull. Kjo mase perzihet mire derisa behet ne forme brumi. Gjate kohes se dhimbjeve te apendicitit, brumi vendoset ne anen e djathte, ne vendin ku ndodhet apendiciti. Kjo me pas do te evitonte ne menyre te shpejte dhimbjet, por gjithsesi kjo eshte e perkohshme, pasi per kurimin e tij duhet ndihma e mjekut.

Shkaqet :
Disa nga shkaqet e shfaqjes se apendicitit jane bllokimi i hapesires brenda apendiksit dhe rritja e presionit ne te nga jashteqitjet, zmadhimi i gjendrave limfatike ne te, farerat e ndryshme bimore si dhe krimbat qe gjenden ne zorre.

Zhvillimi :
Sipas mjekeve, mekanizmi i zhvillimit te kesaj semundjeje kalon ne disa faza, duke filluar nga bllokimi i hapesires brenda apendiksit, qe ēon ne shumezim te shpejte te mikrobeve te tij. Pas kesaj faze, tendosja e apendiksit ēon ne rritje te presionit venoz ne te dhe komprometimi i furnizimit me gjak ēon ne edeme (fryrje) te mukozes. Nga prishja e mukozes behet vershimi i baktereve dhe trashjes se pareteve te apendiksit. Faza perfundimtare e zhvillimit te apendiksit eshte kur ai shfaqet tejet i fryre e i zmadhuar, ēahet dhe permbajtja e tij me qelb derdhet e lire ne hapesiren e barkut.

Si dallohet :
Nje nder shenjat qe sinjalizon shfaqjen e apendiksit eshte dhimbja, e cila per 4 deri ne 6 ore leviz nga zona rreth kerthizes drejt zones se djathte, duke u ulur poshte. Kjo dhembje ne kuadratin e poshtem te djathte shtohet nga kolla, levizjet dhe goditja ne anen e kundert. Nje shenje tjeter qe vihet re ne rastet kur i semuri eshte i prekur nga apendiciti jane edhe te vjellat ose te perzierat. Shpesh keta njerez kane mungese te oreksit si dhe temperature deri ne 37,4 grade. Megjithate, zona me e dhimbshme varion shume nga vete vendosja e apendiksit. Per shembull, pacienti paraqitet vetem me probleme te dizurise, ne qofte se apendiksi eshte i vendosur poshte, duke ngacmuar fshikezen e urines. Te prekurit nga apendiciti kane rritje te rruazave te bardha te gjakut nga 10 mije ne 20 mije.
Njerezit qe vuajne nga apendiciti shpesh kane nderlikime te ndryshme. Nder me te rrezikshmet eshte ēarja e apendiksit, i cili ēon ne infektim masiv te organeve te barkut, per shkak te qelbit qe ai permban. Nje rrezik eshte edhe infektimi i cipes se barkut, per shkak te qelbit si dhe zona rreth tij.

Simptomat :
Apendiciti shfaqet me simptoma qe ndryshojne nga personi ne person. Ai mund te shfaqet, per shembull, me dhimbje barku, me probleme jashteqitje, me te vjella, temperature. Kur mjeku dyshon per apendicit, ja se ē’mund te beje aty per aty gjate ekzaminimit fizik: Dhimbja fillon zakonisht nga kerthiza dhe shkon drejt kockes se djathte te legenit. Per ta dalluar pacienti duhet te kollitet dhe dhimbja shtohet me kollitjen. E prek pacientin me dore te apendiciti per disa sekonda dhe me pas, kur ai e heq doren, pacienti renkon. E prek pacientin ne anen e majte te barkut me pak force dhe kjo shkakton dhimbje ne anen e djathte. I vendos doren pacientit mbi gju, i cili duhet ta perthyeje kofshen kunder rezistences dhe ka shume dhimbje. Me gjurin e perthyer, pacienti shfaq prape dhimbje. Mjeket specialiste e dallojne menjehere apendicitin edhe nga nje test. Nese testi mbushet me boje, atehere jeni normal. Nese jo, kjo tregon se keni apendicit.

Menyrat per ta dalluar :
Te dallosh apendicitin sa me pare eshte shume e rendesishme, sepse nese ai plas, permbajtja e tij shperndahet ne nje membrane qe mban organet ne pozicione. Metodat per ta pastruar apendicitin eshte te hapet zona dhe te pastrohet me antibiotike. Por, po te marrim rastin e nje bakteri qe eshte rezistent kunder atij antibiotiku qe eshte perdorur, pasi mbyllet plaga, ai vazhdon te shumohet dhe mund te shkoje deri ne piken qe te bllokoje zorret, qe mund te shkaktoje edhe vdekjen. Duke pasur parasysh se apendiciti formohet ne pjesen e pare te zorres se trashe, te pjesa si cilinder e quajtur apendiks, ne te djathte, ne lartesine e kockes se legenit (po te prekni ne te djathte, anash, do te dalloni nje kocke). Shtypni me dore ne anen e majte te barkut, paralel me vendin ku ndodhet apendiciti, ne te djathte. Duke qene se zorra eshte e mbushur, permbajtja e saj kthehet pas dhe ushtron presion mbi apendiksin dhe shkakton dhimbje. Mjeket eksperte, per te dalluar apendicitin, perdorin kete menyre: Vendosin gishtin tregues te njeres dore ne pozicionin e apendiksit dhe duke e goditur me gishtin tregues te dores tjeter, mbi te ndihet nje zhurme qe ndryshon nese ka ajer ose eshte e mbushur.
Nese i thua nje personi te hidhet nga nje lartesi sa nje shkalle me kemben e djathte, ne mbi 90 per qind te rasteve ai person bie ne toke nga dhimbja nese eshte i prekur nga apendiciti.

Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si ta dalloni shfaqjen e apendicitit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: MjeKeSi-
Kėrce tek: