ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Rektori i ri, formohen komisionet dhe zbardhen kandidaturat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Rektori i ri, formohen komisionet dhe zbardhen kandidaturat   Fri Dec 07, 2007 11:58 pm

Rektori i ri, formohen komisionet dhe zbardhen kandidaturat

06/12/2007 Komisioni Qendror Zgjedhor dhe ai Apelit pėrfaqėsues studentė dhe staf akademik. Si procedohet pėr konkurrim

UNIVERSITETI

Senati i universitetit “Luigj Gurakuqi” tė qytetit tė Shkodrės nė mbledhjen e saj tė fundit ka miratuar krijimin e komisionit tė zgjedhjeve, qė do tė menaxhojė fushatėn dhe procedurat e zgjedhjes sė rektorit tė kėtij institucioni, si dhe tė dekanėve tė fakulteteve pėrkatėse. Pėrveē Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė Universitetin e Shkodėr, Senati ka miratuar dhe krijimin e komisionit tė Apelit tė kėtyre zgjedhjeve. Tė dy komisionet kanė nė pėrbėrjen e tyre pjesėtarė tė stafit akademik tė kėtij universiteti si dhe pjesėtarė tė stafit jo akademik. Pėr tė bėrė sa mė transparent kėtė proces nė tė dy komisionet janė pėrfshirė dhe pėrfaqėsues tė studentėve. Ndėrkohė janė bėrė publikė dhe 5 konkurrentėt pėr rektorė.

Rektorati, kandidaturat

Kandidatėt konkurrentė pėr postet drejtuese tė Universitetit tė Shkodrės kanė vetėm 6 ditė kohė pėr tė paraqitur pranė komisionit tė zgjedhjeve dosjet me tė dhėnat e tyre. Ndėrkohė kandidatėt qė konkurrojnė pėr pozicionin e rektorit tė universitetit “Lugij Gurakuqi” tė Shkodrės duhet tė mbledhin 20 firma mbėshtetėse nga kolegėt e tyre, ndėrsa konkurrentėt pėr pozicionet e dekanėve pranė fakulteteve pėrkatėse duhet tė mbledhin 5 firma. Zgjedhjet pėr drejtuesit e Universitetit tė Shkodrės do tė zhvillohen mė datė 10 janar tė vitit 2008, ashtu si dhe nė universitetet e tjera tė vendit tonė. Nė listėn e konkurrentėve pėr postin e rektorit tė Universitetit tė Shkodrės deri tani janė regjistruar 5 konkurrentė. Nė kėtė garė janė pėrfshirė ish-kryetari i Bashkisė sė Shkodrės dhe ish-zėvendės rektor i kėtij universiteti, Artan Haxhi si dhe ish-dekanėt, aktualisht pedagogė tė kėtij universiteti, Sadije Bushati, Esmeralda Uruēi, Bardh Sokoli dhe Gėzim Dibra.

Komisionet

Burimet pranė senatit tė universitetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės bėjnė tė ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kėtij institucioni drejtohet nga profesor Fadil Galiqi, ndėrkohė qė nėnkryetare do tė jetė pedagogia Senada Reci. Pjesėtarėt e tjerė nga stafi akademik janė pedagogėt Kujtim Pelinku, Adriana Nėnshati dhe Rrezarta Murati. Nė kėtė komision, nga stafi jo akademik i kėtij universiteti bėn pjesė Genc Borici, ndėrkohė qė nga qeveria e studentėve ėshtė Petrit Sejdia. Tė njėjtat burime theksojnė se Komisioni i Apelit tė zgjedhjeve tė Universitetit tė Shkodrės pėrbėhet nga Idlir Duhanxhi si kryetar, ndėrsa anėtarė nga stafi akademik janė pedagogėt Myfit Serani dhe Rezarta Draēini pjesė e Komisionit tė Apelit tė zgjedhjeve nga stafi jo akademik ėshtė Suzana Gjurgaj, ndėrkohė qė pėrfaqėsuese e studentėve ėshtė Donika Malaj.

PROTESTA/MASH vendosi ta kalojė si pjesė tė Shkencave Shoqėrore

Studentėt e Gjuhėve tė Huaja: Fakulteti ynė, jo departament

Studentėt e Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja pranė universitetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės kanė paralajmėruar grevė pa afat, ndėrkohė qė kanė bojkotuar mėsimin nė shenjė proteste ndaj udhėzimit tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės pėr kalimin e kėtij fakulteti nė departament tė Shkencave Shoqėrore. Protesta e tyre vjen menjėherė pas protestės sė studentėve tė Fakultetit Juridik, tė cilėt arritėn tė kthejnė mbrapsht vendimin e ministrisė nė fjalė pėr kalimin e fakultetit tė tyre si departament i Ekonomikut. Marrja vesh e lajmit se Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja do tė shkrihet ka sjellė reagim jo vetėm tė studentėve tė gjuhėve tė huaja, por tė tė gjitha strukturave pėrfaqėsuese tė studentėve tė Universitetit tė Shkodrės. Studentėt e Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja kanė ndėrprerė mėsimin gjatė gjithė ditės dhe kanė qėndruar para rektoratit pėr orė tė tėra. Pėrfaqėsuesit e tyre kanė theksuar se nuk do tė pranojnė nė asnjė rast qė tė bien poshtė kontratat e nėnshkruara nė fillim tė regjistrimit nė kėtė fakultet. Ndėrkohė ata e kanė quajtur tė padrejtė kėtė lloj reforme nė fakultetin e tyre, pasi Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja nė Universitetin e Shkodrės ka tre departamente: Atė tė italishtes qė ėshtė sė bashku me gjuhėn frėnge, departamentin e anglishtes dhe atė tė gjermanishtes. Ndėrkohė kriteret e tjera janė tė plotėsuara, pasi ky fakultet ka njė numėr tė konsiderueshėm pedagogėsh me grada shkencore, madje dhe tė specializuar nė universitetet perėndimore. Irritimi i studentėve arriti nė atė pikė saqė detyroi pėrfaqėsuesit e unionit tė pavarur studentor dhe qeverisė studentore qė tė deklarojnė se do tė ketė njė protestė masive tė studentėve tė Universitetit tė Shkodrės nė rast se ministria nuk kthen mbrapsht vendimin e marrė nė kuadėr tė reformės sė saj. Kryetari i unionit tė pavarur studentor, Bardh Duraku, dhe i qeverisė sė studentėve, Petrit Sejdia, shprehen se studentėve tė Gjuhėve tė Huaja po u cenohet diploma, ndaj do tė jenė pėrkrah tyre nė protestat qė nuk do tė ndalojnė deri nė plotėsimin e kėrkesave tė parashtruara pėr zgjidhje. Sipas tyre, ēdo tentativė e Ministrisė sė Arsimit ndaj fakulteteve tė Universitetit tė Shkodrės ka si qėllim mbivlerėsimin e Universitetit tė Tiranės, ndėrkohė qė dyshohet se vendimet duan t’i hapin rrugė dhe universiteteve private nė Shkodėr


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Rektori i ri, formohen komisionet dhe zbardhen kandidaturat
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: SoCiaLe-
Kėrce tek: