ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Historia e fisit Bare, shpėrngulja nga Voskopoja, vendosja..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Historia e fisit Bare, shpėrngulja nga Voskopoja, vendosja..   Sat Dec 08, 2007 12:02 am

Historia e fisit Bare, shpėrngulja nga Voskopoja, vendosja te "Driza e Mitrės"
Dhjetor 2007

Gjeneza e fisit tė madh qė ka pemėn gjenealogjike nė Fier

Ashtu si disa familje, tė cilat pas shpėrbėrjes sė Voskopojės u vendosėn nė Fier, nė kėtė qytet tė sapongritur nga Vrionasit, edhe familja Bare dhe tė parėt e tyre, menduan tė ngrenė “themelet” nė qytetin fushor, aty ku kullotat, arat dhe pyjet ishin jo vetėm tė mrekullueshme, por edhe pasuri tė mira, si kullota.

Shpėrngulja nga Voskopoja

Sipas tė moshuarės Ollga Bare, njė nga nuset e familjes Bare, mėsohet se ky fis i hershėm ėshtė shpėrngulur nė Fier rreth viteve 1770, nė atė periudhė kur u shkatėrrua Voskopoja.

“Atėherė, sipas rrėfimeve tė tė parėve tanė, kanė qenė tre vėllezėr dhe gratė e tyre qė kanė ardhur nė Fier nė kohėn e pushtimit turk, Mitre, Toto dhe Koliēi", fillon rrėfimin plaka 75-vjeēare Ollga Bare, banore e lagjes “29 Nėntori” nė qytetin e Fierit.

Nė ballkonin e shtėpisė sė saj njėkatėshe, tė ngritur me binca dhe rrethuar me lule, tipike e atyre familjeve tė vjetra qė vala e ndėrtimeve tė reja nuk i shkatėrron dot, nėnė Ollga tregon nė dhomėn e gjumit njė kornizė me pemėn gjenealogjike tė fisit Bare.

"Kėtu jam unė, thotė ajo tė vjetrit, tė rinjtė dhe fėmijėt. Kėtu janė vajzat dhe nuset e fisit Bare qė tashmė pėrbėjnė mė shumė se 600 persona. Vetėm gjinia mashkullore e fisit Bare, pėrbėjnė 227 burra dhe djem", thotė Ollga, duke treguar edhe njė libėr “Fisi

Bare” tė shkruar nga Thimo (Themi) Bare, njė ish-pedagog, i cili ka mbaruar studimet e larta pėr jurisprudencė nė Moskė...

Ngulimi nė Drizė

Tė parėt e fisit Bare, tri vėllezėrit Mitre, Toto dhe Koliēi sė bashku me gratė dhe familjet e tyre u vendosėn nė Fier ku blenė tokėn belik Drizė (sot afėr Azotikut).

Mitre ka qenė mė i madhi kryefamiljar nė gjendje shumė tė mirė ekonomike me rreth 2000 krerė bagėti tė imta, 300 kafshė ngarkesė dhe nė Fier, bleu 1500 ha tokė, dikur mbushur me driza, nga e cila edhe sot e kėsaj dite quhet nga tė vjetrit "Driza e Mitres".

Baret kanė qenė blegtorė, bujq dhe tregtarė shumė tė mirė, punėtorė dhe besnikė.

Fushėn me driza e shkurre ata e mbushėn me pemėtari, kopshtari dhe pyje gjithfarėllojesh.

Dalėngadalė nė mesin e shekullit XVII, ata u ndanė nė tri familje, duke ndarė fushėn, nga ku morėn nga njė parcelė, ndėrsa pasuritė e tjera i kishin bashkė. Jo vetėm kaq, por ata ndėrtuan edhe tri shtėpi tė gurta, tė forta e tė mira pėr kohėn dhe harmonia ekzistonte nė vitet qė pasuan te ky fis i mirė dhe punėtor.

Shtimi i fisit

Zhvillimi me kalimin e kohės, atėherė kur punėt e bujqėsisė, blegtorisė dhe tregtisė shkonin mbarė fisi Bare po shtohej dhe fuqizohej.

Toka punohej me argatė, kopetė e mėdha tė bagėtive ruheshin me barinj me pagė mujore.

Karakteristikė e grave tė fisit Bare ka qenė pėrpunimi i leshit nė tezgjah, furka dhe shtiza me tė cilat bėnin veshje tė leshta dhe tė pambukta.

Pas vdekjes sė Mitres, Totos dhe Koliēit, pasuria kaloi brez pas brezi te pasardhėsit e gjinisė mashkullore.

Mė vonė pleqėsia kaloi te pleqtė e tjerė Tezho, Dhamo, Kito, Miho dhe Aleks Bare, tė cilėt me urtėsi bėnė parcelizimin e truallit nė bazė tė degėzimeve, pa prekur parcelizimin e tė parėve tė tyre.

Brezat e fisit Bare

Sipas gjenezės sė kėtij fisi, i cili ndahet nė bazė tė periudhave kohore, moshave dhe kalimit tė trashėgimisė pasurore.

Gjashtė breza deri nė ditėt e sotme pėrbėjnė kėtė fis tė stėrlashtė.

Brezi i parė pėrbėhej nga tri vėllezėrit, Mitre, Toto, Koliēi
Brezi i dytė pėrbėhej nga 5 familje
Brezi i tretė pėrbėhej nga 19 familje
Brezi i katėrt u shumua me 44 familje
Brezi i pestė pėrbehej nga 54 familje
Brezi i gjashtė pėrbehet nga 91 familje

Lufta kundėr shtypjes, shfrytėzimit dhe pėrqafimi i kapitalizmit

Baret, dje atdhetarė, sot biznesmenė tė suksesshėm

Fisi Bare ishte shumė i ndjeshėm dhe nuk e duronte dot shtypjen dhe shfrytėzimin e rendit feudalo-borgjez. Jo vetėm kaq, por familja Bare u rreshtua edhe pėrkrah formacioneve antifashiste nacionalēlirimtare, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Antifeudalėt

Pas shpalljes sė pavarėsisė, me ngritjen e flamurit nė vitin 1912, Shqipėria rilindi.

Mė 1920 u thirr Kongresi i Lushnjės me delegatė pėrfaqėsues nga populli. Ndėr delegatėt qė zgjodhi populli pėr Kongresin e Lushnjės ishte Uan Bare, i cili megjithėse i ri shquhej jo vetėm pėr pasurinė e tij tė vėnė me djersė, por edhe pėr atdhetarizėm.

Djaloshi tjetėr, Soto Bare ka qenė djaloshi “rebel”, i cili iu kundėrvu ballas, feudalit dhe ēifligarit mė tė madh tė kohės Qemal Vrioni, duke e demaskuar para popullit ditėn e martė tė muajit gusht nė 1922, e cila ka qenė edhe ditė pazari.

“Njėra nga kėto padrejtėsi ėshtė edhe problemi i pazarit tė qytetit, tha Soto. Vendi qė kėrkoni tė vendosni ju bej nuk ėshtė se i bėn mirė popullit, por ju bėhet mirė juve pėr t'i vjelur, grabitur taksat e popullit fukara”.

Populli e ndėrpreu Soton me duartrokitje, ndėrsa beu u largua i nervozuar.

Pas njė jave, kur Soto kthehej nga pazari nė shtėpi, njeriu i paguar nga Qemal bej Vrioni e vrau nė pusi te Qafa e Koshovicės, kur Soto u ul nė burim tė pinte ujė.

Nė kujtim tė tij, fisi Bare ka ndėrtuar njė ēezmė lapidar me mbishkrimin e gurtė “Ēezma e Soto Bares”.

Antifashistėt

Gjatė Luftės Nacional Ēlirimtare, fisi Bare ka qenė shumė i lidhur me luftėn kundėr pushtuesve dhe tė huajve.

Gratė merreshin me veshmbathje tė partizanėve, ndėrsa burrat merrnin pjesė legalisht dhe ilegalisht nė luftė.

Njė ndėr ata ka qenė edhe Kozma Bare, kryetar i Kėshillit tė Luftės Nacional Ēlirimtare.

Djem e vajza tė fisit Bare kaluan nė Brigadėn e XI Sulmuese.

Ndėr ta kanė qenė Nasi, Loni, Dhora, Melpomeni dhe Timo Bare.

Biznesmenėt

Tashėm fisi Bare merret me biznes.

Njėri prej tyre Lili Bare ėshtė ndėr biznesmenėt e parė tė mobilieve greke nė Shqipėri dhe aktualisht nė Fier.

Biznesi i tij ėshtė i njohur jo vetėm nė Fier.

Vėllai i tij Jorgji Bare merret me shitjen e fidanėve, vreshtari,

ullishte, pemėtari e lule, por edhe mobilie luksoze.

Tė dy vėllezėrit jetojnė nė vilat e tyre luksoze nė vendin e quajtur “Rrepet” nė tė dalė tė Fierit drejt aksit rrugor Fier-Vlorė.

Artur Bare, tashmė merret me ruajtjen e rendit, me policinė private qė ka organizuar. Ai ėshtė president i firmės sė vet “Policia private Bare”

Pėrpjekjet dhe pengesat pėr mė shumė dije

Baret, edhe shkencėtarė e njerėz arsimdashės

Tashmė fisi Bare ėshtė shtuar dhe shumuar. Djemtė e vajzat janė shpėrndarė anekėnd atdheut. Njė pjesė e madhe e familjes Bare ka shkuar nė Tiranė, njė pjesė edhe kjo jo e vogėl jeton kryesisht nė Greqi, por edhe nė vende tė tjera.

Ka edhe shumė nga ata qė kanė mbetur autokton dhe besnik paraardhėsve tė tyre, trungut tė lashtė tė fisit tė nderuar Bare, atje ku dikur quhej “Driza e Mitres”...

Ndėr pinjollėt e fisit Bare, nuk mungojnė edhe njerėzit e shkencės apo edhe mėsuesit.

Vilson Bare

Nė fushėn e dijes nga fisi Bare, kanė shkėlqyer Vilson Bare, tashmė me titullin fizikant. Ai ka punuar nė ekspedita sizmike nė rajonet e Sqepur, Fratar, Cakran, Vlorė, Tiranė, Durrės, etj.

Ai ėshtė autor kryesor i pusit "Povelca 1", ku u zbulua vendburimi i gazit.

Nė vitin 1989 mbrojti gradėn shkencore “Doktor i Shkencave", ndėrsa ka vazhduar kualifikimin e lartė nė SHBA.

Nė vitin 2000 iu dha titulli "Profesor".

Vilson Bare njihet si personalitet nė fushėn e shkencės sė naftės. Ka marrė pjesė nė mbi 120 studime shkencore, referenca brenda dhe jashtė vendit.

Ai ėshtė anėtar i shoqatės sė Gjeo-shkencėtarėve tė Nju Jorkut, si dhe laurat i "Ēmimit tė Republikės".

Aktualisht punon nė Agjencinė kombėtare tė Hidrokarbureve nė Tiranė.

Nikollaq Bare

Njė tjetėr figurė e shquar e kėtij fisi tė madh ėshtė edhe Nikollaq Bare, diplomuar po pėr matematikė-fizikė.

Tashmė nėndrejtor i shkollės sė fshatit Zhupan nė Fier, ai ėshtė edhe anėtar i Kėshillit tė Komunės Qendėr, anėtar i Kėshillit tė Prefekturės sė Fierit dhe kryeplak i fshatit Drizė.

Ata qė e njohin, tregojnė se ai ėshtė njeri korrekt, i sjellshėm dhe aktivist i shquar nė mbarė zonėn.

Leonora Bare

Leonora Bare ka mbaruar shkėlqyeshėm dy fakultete pėr filologji dhe juridikė dhe pas shumė peripecish nė jetė nė kohėn e diktaturės, ajo u denigrua, por kėmbėngulja e saj dhe gjyqet e njė pas njėshme pėr vendin qė i takonte nė jetė dhe shoqėri, bėri tė shkėlqente e vėrteta

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Historia e fisit Bare, shpėrngulja nga Voskopoja, vendosja..
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: