AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Flashe te ngryshme nga bota :

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe te ngryshme nga bota : Empty
MesazhTitulli: Flashe te ngryshme nga bota :   Flashe te ngryshme nga bota : Icon_minitimeSat Nov 24, 2007 3:54 pm

24 nentor 2007:

BE. Qė prej datės 21 dhjetor, e ashtuquajtura Zonė e Shengenit do tė zgjerohet me shtetet e Evropės Lindore, anėtare tė BE, si dhe me Maltėn. Kėshtu, edhe nė kufirin me Poloninė liria e re e lėvizjes bėhet realitet- e nė kėtė mėnyrė kufiri perėndimor polak kthehet nė kufi tė jashtėm tė BE. Por Gjermania e pret me pasiguri kėtė ndryshime tė ri qė do tu japė mundėsi polakėve tė hyjnė pa viza nė territorin gjerman

--------------------------------------------------------------------------------

KROACI. Tė dielėn vendi do tė zhvillojė zgjedhje parlamentare. Kryeministri aktual Ivo Sanader, drejtues i Bashkėsisė Demokratike Kroate, do tė ketė pėrballė Zoran Milanovicin, nga partia socialdemokrate. Lufta pėr vendet nė parlamentin kroat kėtė herė karakterizohet para sė gjithash nga grindjet midis kundėrshtarėve politikė. Bėhet fjalė pėr tė drejtėn e zgjedhjes se kroatėve tė diasporės, pėr vjedhjen e ideve pėr fushatėn elektorale ose pėr angazhimin e sportistėve tė shquar nė shėrbim tė partisė konservatore qeveritare . Nga ana tjetėr, kėrkesės sė qytetarėve dhe e analistėve politikė pėr tė dhėnė mė shumė informacion pėr programet politike dhe pėr tė respektuar kritikat e BE, nuk i kushtohet shumė vėmendje.

--------------------------------------------------------------------------------

AUSTRALI. Kanė pėrfunduar votimet nė nė vend pėr zgjedhjen e parlamentit te ri. Njė exit poll i Sky News ka nxjerrė njė rezultat paraprak ku nė krye tė rezultateve ka venė Partinė Laburiste dhe e cilėson njė fitore historike tė saj me 53% tė votave ndaj 47 % qė ka arritur tė marrin konservatorėt e kryeministrit aktual Xhon Hauard.

--------------------------------------------------------------------------------

BE. Megjithė pėrēarjet e BE pėrsa i takon ēėshtjes sė statusit tė Kosovės, shefi i diplomacisė europiane, Solana ende shpreson pėr njė kompromis mes Prishtinės e Beogradit, para 10 dhjetorit. Sipas tij ende ka gjasa se mund tė arrihet njė marrėveshje mes palėve, para skadimit tė afatit tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės.

--------------------------------------------------------------------------------

BOSNJE. Pas nje pune nje mujore, ekspertet mjeko ligjore kane zbuluar nje varreze masive ne lindje te Bosnjes dhe pikerisht ne fshatin Kamenice ku mendohet se ndodhen eshtrat e 616 myslimaneve te vrare gjate masakres se Srebrenices. Me shume se 8000 myslimane, mes tyre edhe femije, u vrane kur enklava e mbrojtur nga paqeruajtesit e Kombeve te Bashkuara ra ne duart e serbeve te Bosnjes dhe ushtrise se drejtuar nga gjenerali Ratko Mlladic, i cili ende vazhdon te jete i lire.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat Nov 24, 2007 3:56 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe te ngryshme nga bota : Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe te ngryshme nga bota :   Flashe te ngryshme nga bota : Icon_minitimeSat Nov 24, 2007 3:56 pm

24 nentor 2007:

PAKISTAN. Gjykata e Lartė e Pakistanit hodhi poshtė rekursin e fundit qė ishte bėrė kundėr rizgjedhjes sė presidentit, Pervez Musharraf, mė 6 tetor, duke i hapur nė kėtė mėnyrė rrugėn shpalljes zyrtare tė mandatit tė tij tė dytė dhe dorėheqjes sė premtuar nga funksionet e shefit tė shtabit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė, njoftoi njė zėdhėnės i Gjykatės.

--------------------------------------------------------------------------------

KOLUMBI. Presidenti Alvaro Uribe, kėrkoi ndalimin e pėrpjekjeve nga ana e liderit venezuelian, Hugo Chavez pėr tė ndėrmjetėsuar pėr lirimin e pengjeve, tė cilėt mbahen nga rebelėt e FARC-it. 'Presidenti i dha fund ndėrmjetėsimit', thuhet nė deklaratėn e rastit tė zyrės sė shtypit tė Uribes. Gushtin e kaluar, Chavez mori njė ftesė nga qeveria kolumbiane pėr tė ndėrmjetėsuar nė njė marrėveshje, sipas sė cilės pengjet, pėrfshirė politikanen franko-kolumbiane, Ingrid Betancourt, do tė shkėmbeheshin me gueriljet e burgosur.

--------------------------------------------------------------------------------

Nje fushate e mir kordinuar sabotazhesh godet rrjetin hekurudhor te shpejtesis se larte ne Francė. SNFC operatori shtetėror I hekurudhave franceze deklaroi se : Aktet sabotazhit kane ndodhur gjat nates te se martes ,duke shkaktuar deme te medha ne sistemin e transportit hekurudhor. I menjehershėm ka qenė reagimi I Presidentit francez Sarkozy ,I cili deklaroi se sabotatorėt do te ndeshkohen nė mėnyrė tė rreptė.

--------------------------------------------------------------------------------

Kane deshtuar serish bisedimet ne Bruksel lidhur me ceshtjen e te ardhmes se kosoves Anetaret grupit Kosovar te negocimit te pavarėsis hodhen poshte serish propozimin e pales serbe,te cilet propozojne dhenie e nje autonomie te gjere por jo pavarėsi. Bisedimet te cilat drejtohen nga Trojka ,Bashkimi Europiane,Shetet e Bashkuara dhe Rusia ,duhet te pėrfundojnė mbas tre javėsh.Por te dyja palet kane rėnė dakort qe takohen javėn qė vijon ne Austri per nje raund bisedimesh te fundit lidhur me te ardhmen e Kosoves.

--------------------------------------------------------------------------------

IRAK. Shpėrthimi i njė autobombe sot shkaktoi vdekjen e tė paktėn gjashtė personave dhe plagosjen e disa tė tjerėve nė qytetin irakian tė Ramadit, deklaroi njė zyrtar i policisė nga vendi i ngjarjes. Majori Muhamed Arak deklaroi se autobomba shpėrtheu jashtė godinės sė njė gjykate qė ruhej nga policia. Njėri prej tė vdekurve ishte polic.

--------------------------------------------------------------------------------

ISLAMABAD. Presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf, pritet tė japė dorėheqjen kėtė fundjavė nga funksioni i tij si shef i ushtrisė, pikėrisht pėrpara se tė bėjė betimin pėr njė mandat tė ri si kryetar i shtetit.

--------------------------------------------------------------------------------

BANGLADESH. Marina amerikane vendosi tė dėrgojė anije qė transportojnė afro 3 500 ushtarakė dhe mė shumė se 30 helikopterė pėr tė ndihmuar Bangladeshin pas kalimit tė ciklonit 'Sidr' qė shkaktoi disa mijėra tė vdekur, njoftuan zyrtarė amerikanė. Autoritetet e Bangladeshit nuk e kanė kėrkuar ende kėtė ndihmė, por anijeve luftarake 'USS Kearsarge' dhe 'USS Essex' iu kėrkua tė shkonin nė vendngjarje pėr tė kontribuuar nė ndihmėn ndaj miliona tė dėmtuarve nga cikloni. 'USS Kearsarge' qė ndodhej nė rajonin e Gjirit Persik kur u dha urdhėri, pritet tė mbėrrijė nė brigjet e Bangladeshit nė fund tė javės, njoftoi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe te ngryshme nga bota : Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe te ngryshme nga bota :   Flashe te ngryshme nga bota : Icon_minitimeSun Nov 25, 2007 3:30 pm

25 nentor 2007

5.000 trupa amerikane, me mision ne Irak, brenda muajit do te largohen, ne kuader te planit te terheqjes, te shpallur nga presidenti Bush. Nje zyrtar i larte i ushtrise, iu tha gazetareve ne Bagdad, se kthimi fillon mė 27 nentor. Kunder-admirali Gregori Smith, la te kuptohet se gjendja e sigurise eshte permiresuar dhe forcat irakene, po aftesohen dita - dites.

Sport.
Ne eleminatoret e boterorit te futbollit 2010, qe mbahet ne Afriken e Jugut, marrin pjese 191 skuadra, mes te cilave perzgjidhen 31, veē organizatoreve. Seleksionimi, behet ne grupet eleminatore, tė tė 6 kontinenteve. Shorti per Europen e perfaqesuar me 53 ekipe, hidhet ne oren 16-te.

Perfaqėsuesi rus, ne trojken qe ndermjeteson bisedimet Prishtine – Beograd, per statusin e Kosoves, Aleksander Botsan Karēenko, parashikon mbylljen e takimeve, pa zgjidhje kompromisi. Duke mbajtur anen e serbeve, idete e te cileve i pershkruan si konstruktive, diplomati i Moskes, thote se nuk ka mundesi konsensusi. Kharēenko, konfirmon se Rusia do te kembengul qe bisedimet, te vazhdojne edhe pas dates 10 dhjetor.

Protestat e opozites ruse, kunder presidentit Putin, tensionojne gjendjen, ne Shen Pjeterburg. Rreth 50 manifestues, mes tyre nje politikan, jane rrahur dhe arrestuar nga policia. Edhe dje, forcat e sigurise, nderhyne ne Moske, per te shperndare turmat anti-Putin. Gjate perleshjeve, u prangosen mbi 20 vete, ndermjet te cileve, edhe ish kampioni i botes ne shah Kasparov, drejtues i levizjes “Rusia Tjeter”.

Presidenti palestinez, Abu Mazen ka mberritur ne Amerike, per konferencen nderkombetare kushtuar Lindjes se Mesme, qe mbahet te marten, ne Anapolis. I pranishem do te jete edhe kryeministri izraelit Ehud Olmert. Nderkaq, ushtria e Tel Avivit njoftoi sot vrasjen e dy aktivisteve palestineze, ne qender te Rripit te Gazes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe te ngryshme nga bota : Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe te ngryshme nga bota :   Flashe te ngryshme nga bota : Icon_minitimeSun Nov 25, 2007 5:15 pm


Kroatėt votojnė nė zgjedhjet parlamentare
e diel . 25 nėntor 2007

Nė Kroaci sot votohet pėr zgjedhjet parlamentare.. Gara mė e madhe pritet nė mes tė partisė qeveritare konservative tė kryeministrit Ivo Sanader, dhe socialdemokratėve nė opozitė me kandidatin Zoran Milanoviq.

Qė tė dy kandidatėt kanė premtuar se do tė zhdukin korrupsionin, tė pėrmirėsojnė gjendjen ekonomike dhe tė anėtarėsojnė Kroacinė nė Bashkimin Evropian, para pėrfundimit tė periudhės katėrvjeēare legjislative. Monitoruesit kanė thėnė se asnjėra parti si duket nuk do tė fitojė vota tė mjaftueshme pėr tė qeverisur e vetme dhe kjo do tė i marrė pak kohė fituesit pėr tė formuar koalicionin. Nė sondazhet e fundit socialdemokratėt nė opozitė prijnė me njė avantazh tė vogėl.

************************************************************

Rudd i vendosur pėr t'i tėrhequr trupat australiane nga Iraku
e diel . 25 nėntor 2007

Kryeministri i sapozgjedhur australian, Kevin Rud, i ka bėrė publike prioritete e tij pas fitores nė zgjedhjet e pėrgjithshme ndaj John Hoėardit. Rud paralajmėroi njė kthesė radikale nė politikėn e klimės dhe tha se do t'i tėrheqė tė gjitha trupat australiane nga Iraku. Ai premtoi se do tė marrė pjesė nė samitin e Kombeve tė Bashkuara pėr ndryshimet klimatike muajin e ardhshėm nė Bali. Sipas tė dhėnave jopėrfundimtare partia opozitare e Rudit ėshtė fituese e zgjedhjeve tė sė shtunės. Pas numėrimit tė mbi 75 % tė votave, rezultatet tregojnė se ata kanė fituar 53 % tė votave.

**********************************************************

Pėrleshje mes policisė e protestuesve nė Kuala Lumpur
e diel . 25 nėntor 2007

Policia e Malajzisė ėshtė pėrleshur me protestuesit indianė nė kryeqytetin Kuala Lumpur. Policia ka pėrdorur gaz lotsjellės si dhe ujė pėr tė shpėrndarė protestuesit indianė, tė cilėt ishin tubuar para ndėrtesės sė komisionit tė lartė britanik. Diku rreth 5000 indianė ishin mbledhur pėr tė bėrė thirrje pėr dėmshpėrblim nga ana e Britanisė sė Madhe pėr dėrgimin e indianėve pėr nė Malajzi si punėtorė para njė shekulli. Aktivistėt, gjithashtu, kanė kėrkuar qė tė pėrmirėsohet standardi i jetesės sė hindusve.

***********************************************************

Nis javėn e ardhshme "Konferenca e paqes" pėr Lindjen e Mesme
e diel . 25 nėntor 2007

Liderėt izraelitė dhe palestinezė kanė udhėtuar pėr nė SHBA pėr tė marrė pjesė nė konferencėn pėr paqe nė Lindjen e Mesme, qė do tė mbahet javėn e ardhshme nė Meryland. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka mbėrritur nė njė bazė ajrore afėr Uashingtonit, ndėrkaq kryeministri Ehud Olmert ėshtė nisur nga Tel-Avivi. Para se tė largohet me avionin e tij, Olmert tha se ai pret negociata serioze. Mė parė, gjatė vizitės nė Egjipt, Abas ka nxitur ministrin e jashtėm arab, qė tė zė atė qė ai e quajti shans historik. Procesi paqėsor pėr Lindjen e Mesme ėshtė ndėrprerė shtatė vjet mė parė, mirėpo tash ka filluar pėrsėri pas fitores sė Hamasit nė Gaza, vitin e kaluar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Flashe te ngryshme nga bota : Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe te ngryshme nga bota :   Flashe te ngryshme nga bota : Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:38 pm

Vendosur: 12/01/2008• BOTA & RAJON

Konfiskohen pasaportat e familjes sė Karaxhiēit

Dje nė Sarajevė janė konfiskuar pasaportat e katėr pjesėtarėve tė familjes sė shumė tė kėrkuarit pėr krime lufte, Radovan Karaxhiē. Sipas policisė boshnjake, pasaportat dhe dokumente tė tjera tė udhėtimit tė bashkėshortes, djalit, vajzės dhe dhėndrit tė Karaxhiēit, u konfiskuan me urdhėr tė pėrfaqėsuesit tė komunitetit ndėrkombėtar nė Bosnjė. Karaxhiē, udhėheqės i serbėve tė Bosnjės gjatė konfliktit tė viteve 1992-1995 nė Bosnjė, akuzohet pėr gjenocid nga Gjykata e Hagės dhe ėshtė ende nė kėrkim.
**************************************************
Bush mbyll vizitėn nė Izrael me homazhet pėr Holokaustin

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, mbylli dje vizitėn nė Izrael dhe Bregun Perėndimor me homazhet drejtuar viktimave tė Holokaustit nė memorialin Yad Vashem nė Jerusalem. “Do tė shpresoja qė sa mė shumė njerėz nė botė ta vizitonin kėtė vend, i cili tė pėrkujton se e keqja ekziston dhe bėn thirrje, se kur ta gjejmė tė keqen, duhet t’i rezistojmė”, tha presidenti Bush. Vizita nė Izrael dhe Bregun Perėndimor ishte ndalesa e tij e parė nė turneun nė Lindjen e Mesme, i cili ka synim arritjen e njė marrėveshjeje paqėsore deri nė fund tė mandatit tė tij presidencial. Pas vizitės sė tij tė parė presidenciale nė Izrael dhe Lindjen e Mesme, presidenti amerikan po qėndron sot nė Kuvajt.
****************************************************
OKB, hetim i brendshėm pėr njė numėr mashtrimesh

Skandal nė OKB, zyrtarėt, tė cilėve u janė besuar misionet mė tė rėndėsishme si ruajtja e paqes, janė ata qė abuzojnė mė shumė me fondet kushtuar kėtyre misioneve nė tė gjithė botėn. Nė Kombet e Bashkuara, kohė mė parė nisi njė hetim i brendshėm pėr abuzime dhe mashtrime, nga i cili janė zbuluar njė numėr i papritur shkeljesh, ndėrkohė qė 250 raste tjera janė nė hetim e sipėr. Shefja e Zyrės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Kontrollin e brendshėm, Inga-Brit Ahlenius, tha se dy tė tretat e rasteve qė po shqyrtohen janė tė lidhura me misionet paqeruajtėse.
**************************************************
Avionėt turq bombardojnė kurdėt nė Irak

Avionėt luftarakė turq kanė hyrė dje nė territorin e Irakut dhe kanė bombarduar fshatrat kufitare tė banuara nga kurdėt nė veriun irakian. Kėta fshatra janė kryesisht tė kontrolluara nga rebelėt kurdė, ka bėrė tė ditur televizioni kurd-irakian. Sipas agjencisė sė lajmeve “Reuters”, TV i Kurdistanit, i kontrolluar nga pėrkrahėsit e presidentit provincial, Masud Barzani, nuk ka dhėnė detaje pėr tė plagosur dhe dėme materiale. Komente nuk ka pasur as nga zyrtarėt kurdė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Flashe te ngryshme nga bota : Empty
MesazhTitulli: Re: Flashe te ngryshme nga bota :   Flashe te ngryshme nga bota : Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Flashe te ngryshme nga bota :
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flashe .....
» Flashe nga Shqiperia ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: AkTuaLiteTi BoTėroR-
Kėrce tek: