AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 “Unė nuk kam frikė”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

“Unė nuk kam frikė” Empty
MesazhTitulli: “Unė nuk kam frikė”   “Unė nuk kam frikė” Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 12:09 am

“Unė nuk kam frikė”

07/12/2007 ITALI/Krimi i organizuar

Pasi shkroi njė libėr best-seller mbi mafien napolitane, Roberto Saviano u detyrua tė fshihet. Ndėrkohė qė policia italiane po arreston dhjetėra tė dyshuar si anėtarė tė mafies, ai ridel nė skenė dhe flet nė lidhje me luftėn kundėr krimit tė organizuar nė vendin e tij

Romani best-seller i Roberto Savianos, “Gomorra”, njė lojė fjalėsh kjo mbi Kamorran napolitane e ka shpėrblyer atė me shumė mė tepėr se sa tituj nderi apo ēmime letrarė. Ai ka marrė gjithashtu kėrcėnime me vdekje nga Kamorra, njė prej grupeve kriminalė mė pėrgjakėde nė planet. Saviano studioi vėllime tė tėra dokumentesh gjykate dhe infiltroi nė mafien napolitane, duke bėrė punė tė ēuditshme, tė gjitha kėto pėr qėllime kėrkimore pėr librin e tij. Tani, ai jeton i fshehur dhe roje tė armatosur e ruajnė 24 orė nė ditė. Libri i tij ka shitur 900 000 kopje nė Itali dhe ai sapo ėshtė botuar nė anglisht nė Shtetet e Bashkuara dhe shumė shpejtė do tė botohet edhe nė Britani, Francė dhe Gjermani. Saviano, 28 vjeē doli nga vendi ku qe fshehur dhe i rrethuar nga truprojat e tij dha kėtė intervistė, duke bėrė ecejake pėrgjatė Villa Borghese nė Romė.

Kamorra napolitane thotė se do t’ju vrasė. A keni frikė?

Jo, nuk kam frikė. Ėshtė thjeshtė diēka qė mė duhet tė pėrballem. Kam disa kufizime dhe sigurisht disa gjėra duhet t’i bėj ndryshe nga mė parė. Mė duhet tė lėviz me truproja. Ndoshta dikush tjetėr do tė qe i frikėsuar, por unė e kuptoj qartė se kjo ndodh pėr shkak tė asaj qė jam duke bėrė.

Ju jetoni i fshehur, ndryshoni shpesh banesat. Si ėshtė?

E ēuditshme. Ėshtė absolutisht e ēuditshme. Ēdo ditė ėshtė ndryshe. Mė kujtohet kur filloi; 13 tetori i vitit qė kaloi ishte dita qė mė ndryshoi jetėn. Krejt papritur, mu desh tė shoqėrohem me truproja, me makina tė blinduara. Mė bėri gjithashtu tė kuptoj se njerėzit qė mund tė takoj, ndoshta duan tė mė bėjnė keq. Isha me fat qė pati shumė solidaritet me mua. Shumė njerėz e mbėshtetėn punėn time dhe besuan nė atė qė bėja.

Pėrse ju duan tė vdekur?

Ndodhi kur ishin shitur tashmė 100 000 kopje nga libri im. Kjo gjė e shqetėsoi shumė klanin (Kamorrėn), qė preferon ta shpėrndajė informacionin e tij si do vetė, dhe jo tė jenė tė tjerė qė ta bėjnė. Kėta grupe nuk kushtojnė shumė vėmendje kur dikush thotė diēka. Klani nuk ka ndonjė problem tė madh me lirinė e shprehjes. Kur vendosėn qė duhej tė mė eliminonin, ndodhi sepse unė jo vetėm e thashė, por edhe e shkrova, dhe kur libri nisi tė shesė mė shumė kopje, kjo i zemėroi sepse historia e tyre do tė zbulohej nga njė audiencė edhe mė e gjerė. Tradicionalisht historia e klanit nuk dėgjohet asnjėherė. Historia e tyre njihet vetėm nė qarqe lokale. E dini, mes Kamorrės, norma e vdekjeve ėshtė njė ose dy nė ditė. Vdekjet nuk janė as pėr lajm, nėse nuk arrijnė nė gjashtė apo shtatė nė ditė. Por pėr mua, dukshmėria qė rrethon librin ėshtė njė formė mbrojtjeje. Sa mė i famshėm qė mund tė bėhem unė, aq mė pak gjasa ka qė ata tė krijojnė njė skandal mbi gjakun tim. Por nga ana tjetėr, ata nuk do tė harrojnė kurrė.

A pendoheni ndonjėherė qė e keni shkruar kėtė libėr?

Jo. E vetmja gjė pėr tė cilėn pendohem ėshtė se kėto kėrcėnime kanė ndikuar gjithashtu nė familjen time. Por pozicioni im mbetet i palėkundur, po kėshtu edhe besimi nė atė qė po pėrpiqem tė bėj.

Ēfarė lloj kėrcėnimesh me vdekje ju kanė bėrė?

Nė tė vėrtetė, rreziku mė i madh ishte kur karabinierėt e Napolit zbuluan njė plan pėr tė mė eliminuar pėrmes njė informatori. Atėherė, mė ofruan eskortėn policore. Unė nuk e kėrkova, por bazuar nė kėrcėnimet qė mė vijnė, e kuptoj pėrse mė duhet.

A mendoni se shumė anėtarė tė Kamorras e kanė lexuar librin?

Nė fakt, kohėt e fundit karabinierėt kanė pėrgjuar njė bisedė telefonike, ku njėri prej bosėve i thotė tjetrit: “A e ke lexuar ‘Gomorran’? Shpresojmė tė mos e lexojnė gjykatėsit”.

Jeni pėrgėzuar se keni bėrė mė shumė dėm Kamorrės, se sa vite tė tėrė lufte antimafie. A e kuptoni plotėsisht atė qė keni bėrė pėr tė shkundur Kamorrėn?

Mendoj se kryesorja qė unė kam bėrė ėshtė jo brenda organizatės, por mėnyra se si ata perceptohen nė botėn e jashtme. Kur njerėzit lexojnė kėtė libėr nė Angli, Finlandė, Amerikė, ata kuptojnė mė mirė veprimtarinė dhe mėnyrėn si klani mban peng popullsinė. Ky informacion ėshtė diēka qė Kamorra nuk e dėshiron. Nė ēdo vend tjetėr flasin pėr mafien, por jo nė Itali. Nė Itali, ne nuk flasim pėr problemin. Ekziston perceptimi se nėse flet pėr mafien, do tė ndodhė diēka e keqe. Ēdo vend tjetėr e lidh Italinė me mafien, por jo Italia.

A ka sjellė libri ndonjė ndryshim nė Itali?

Ende nuk e di. Mendoj se kam ofruar instrumentin pėr tė ndryshuar, por nuk e di nė do tė rezultojė nė ndryshim. Shpresoj, por nuk mund tė them qė do tė ndodhė.

A mendoni se do tė pengojė njerėz qė tė hyjnė nė grupe tė krimit tė organizuar?

Mendoj se kam pėrshkruar atė qė ndodh nėse hyjnė. Por kur hyn nė mafie, kur i bashkohesh klanit, nuk e di ēfarė tė pret. Ēdo gjė ėshtė e bukur; ēdo gjė e pastėr. Vetėm kur ke hyrė me tė dy kėmbėt e kupton si ėshtė vėrtetė, dhe atėherė ėshtė shumė vonė. Tė pashpresėt dhe kuriozėt shpesh herė bashkohen pėr tė njėjtat arsye. Por nė njė pikė, ata fillojnė e dėshirojnė qė tė vdesin. Jo sepse janė tė lodhur duke jetuar kėtė jetė, por sepse janė tė bindur se ėshtė pjesė e pėrgjegjėsisė sė tė qenurit nė organizatė. Vdekja pėr ta nuk ėshtė risk, por pjesė e tė qenurit nė klan.

A po bėn progres Italia nė luftėn kundėr mafies?

Ka shumė nisma, por janė tė vogla. Kėshtu qė edhe progresi ėshtė i vogėl. Mentaliteti i njerėzve ndryshon ngadalė, por duhen ndryshime nė nivel institucional. Dhe jo vetėm nė Itali, por nė gjithė Evropėn. A e dini qė nuk ka shoqatė antimafie jashtė Italisė? Nuk ka njė tė tillė nė Angli, Finlandė, Francė apo Gjermani. Tė gjithė prokurorėt italianė antimafie bashkėpunojnė me forcat e policisė nė vende tė tjerė, por kėta nuk kanė ligje antimafie qė tė korrespondojnė me ligjet antimafie kėtu tek ne. Nuk ka rregulla evropiane antimafie qė tė lejojnė llojin e hetimit, ekstradimit dhe marrjes nė pyetje qė kėrkohet nė ēėshtjet e mafies. Paradoksi ėshtė qė nuk ka patur asnjė hetim antimafie nė Gjermani, pėrpara incidentit nė Duisburg verėn qė kaloi. Kjo i hapi sytė Gjermanisė, por edhe Evropės. Ndoshta ky ėshtė hapi pėr fazėn tjetėr. Pas Duisburgut, krimi i organizuar mund tė pėrcaktohet si problem evropian, jo vetėm italian. Mafia e kupton kėtė mė mirė se ēdo gjė tjetėr. Cosa Nostra siēiliane nuk ėshtė aq e fortė sa Kamorra dhe Ndraghetta, por ata kanė njė shtrirje globale tė madhe dhe kanė infiltruar nė shumė industri globale. Nė fakt, mafia kuptoi dobinė e globalizimit dhjetė vjet para pjesės tjetėr tė botės.

A ka ndonjė mėnyrė pėr tė ndalur mafien?

Duhet nisur me ndryshimin e mendjeve tė njerėzve qė bėjnė marrėveshje tė fshehta me mafien, por duhet ndryshuar edhe struktura politike si dhe tė ndryshohen rregullat ekonomike nė Evropė. Mafia hyn nė vende tė ndryshme duke investuar nė sipėrmarrje pa risk, si restorante e hotele. Mė pas zhvendoset drejt kompanive tė naftės etj. Por ata bėjnė zigzage mes aktiviteteve ligjore dhe joligjore, gjithnjė duke mbajtur njė pjesė tė ligjshme. Ata madje e kryejnė kėtė edhe nė njė nivel social. Anėtarė tė klanit mund tė investojnė nė Kinė apo kontrollojnė industrinė e mbeturinave toksike, por nga ana tjetėr nuk lejojnė gratė tė lyejnė flokėt sepse kjo ėshtė shumė erotike. Ata mund tė urdhėrojnė tė vritet bija e dikujt, por nuk lejojnė qė bijat e tyre tė humbasin virgjėrinė. Ata mund tė shesin drogė nėpėr botė, por nuk lejojnė askėnd tė tymosė njė cigare marijuanė nė shtėpinė e tyre. Ka gjithmonė njė element pastėrtie nė kontrast.

A besoni se njė ditė Italia do tė ēlirohet nga krimi i organizuar?

Ėshtė e mundur, por jo nėse mundohesh ta ndalėsh vetėm nė Itali. Duhet tė ketė njė fokusim nė tė gjithė Evropėn. Kufiri i ri pėr mafien ėshtė Afrika; atje duhet tė bėhen pėrpjekje. Kjo Qeveri ka bėrė disa veprime, por tani jemi vetėm nė ground zero.

Sa gjatė mendoni se do tė jetoni?

Mė duhet tė rrėfej, nuk ėshtė se kam ndjesinė se do tė jetoj njė jetė tė gjatė. Por shpresoj. Mė pėlqen me tė vėrtetė jeta.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
“Unė nuk kam frikė”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Keni frike nga vdekja?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: