ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Reinhold Fanz kerkon stolin e Kombetares tone

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Reinhold Fanz kerkon stolin e Kombetares tone   Sat Dec 08, 2007 3:29 am

Reinhold Fanz kerkon stolin e Kombetares tone

Reinhold Fanz, ish trjaneri i Hanoverit te Lales dhe Karlsruhes se Edmond Kapllanit i eshte ofruar vete perfaqesueses shqiptare te futbollit ne mengjesin e djeshem. Tekniku ka telefonuar personalisht bashkepunetorin e Dukes ne fushaten e zgjedhjes se trajnerit kuqezi, Ajet Xeka, duke i kerkuar ketij te fundit nje shans per te drejtuar skuadren: - Eshte nje trajner cilesor, megjithate eshte presidenti ai qe do te vendose - ka thene Xeka - eshte trajner i lire, megjithese nuk ka fituar shume tituj ne karrieren e tij. Mesohet nga burime prane FSHF-se qe edhe Altin Lala ka qene pro kandidatures se Fanz.

Si futbollist:
Tanime 53 vjec, Fanz ka nje karriere te pasur si lojtar dhe si trajner. Ka filluar te luaje futboll me skuadren Viernheim dhe me pas ka kaluar te skuadra e Sandhauzen me te cilen ka luajtur ne kategorine e trete. Me pas ai arriti te luante me disa skuadra te kategorise se dyte gjermane pa arritur asnjehere ndonje sukses madhor me to.

Ne vitin 1977 Fanz arriti te siguronte nje kontrate me skuadren Fortuna Dyserdorf dhe keshtu gjeti vetveten ne Bundesliga 1 mes 5 skuadrave me te mira te keitj kompeticioni. Ne vitin 1979 me kete skuader arriti te fitonte kupen e Gjermanise duke mundur ne finale Herta Berlinin me rezultatin 1-0. Karriera e tij pesoi nje renie ne kete periudhe sepse menjehere shkoi ne Bundelsiga 2 serish me skuadren e Frajburgut. Pasi kaloi 6 muaj ne keto nivele u rikthye ne Bundeslige kete radhe me skuadren e Karlsruhes. Ne dhjete ndeshjet e para ka qene ne formacionin baze, por me pas pesoi nje demtim te rende ne ndeshjen kunder Bielefeld dhe karriera e tij morri nje goditje negative. La klubin ne vitin 1983 pasi nuk arriti me te rekuperonte problemin fizik duke lene praktikisht ne kete periudhe edhe futbollin. U rikthye per te luajtur disa ndeshje me Sandhauzen ne Oberlige, ne 1984, dhe me pas tha zyrtarisht stop.

Si trajner:
Fanz ne vitin 1985 filloi te trajnoje nje skuader futbolli, pikerisht klubin me te cilin ka nisur karrieren si futbollist. Vienheim. Pas tre vitesh pune ne kete klub morri drejtim kryesor ne klubin e Esenit. Deri ne vitin 1995 arriti suksese te medha me skuadrat e moshave te Esenit. Ne veren e vitit 1996 morri drejtimin e skuadres se Hanoverit qe ne ate kohe luante ne ligen rajonale. Menjehere fitoi titullin ne kete divizion, por me pas humbi playoff-in me Kotbus nga Bundesliga 2 dhe nuk arriti te ngjitej me lart. Ne 1997/98 skuadra e tij, Hanover, dominoi gjithe Ligen Rajonale duke arritur te shenoje gati 100 gola dhe me pas kaluan ne Bundesligen 2 pasi munden ne ndeshjen e shtese me penallti Borusian e Berlinit. Ne dhjetor te vitit 1998 mori drejtimin e Frankfurtit duke e lene Hanoverin e Lales ne Bundesligen 2. Ka qene i pafat ne kete aventure, sepse pas 9 ndeshjesh ne vitin 1998 u largua nga skuadra ne formen e shkarkimit pasi arriti t` siguronte vetem nje fitore. Karriera e tij pesoi nje renie si trajner pasi u rikthye ne nje lige amatore, Rajonal Lige per te luajtur me skuadren e Branshvajgut. Ka pasur shume raste ne vitet pasardhese qe ne drejtimin e Fanz kjo skuader mund te kualifikohej per ne Bundesliga 2 por asnjehere nuk kapte dot zonen play off duke shkuar maksimumi ne vendin e trete. Ne maj te vitit 2001 u largua nga skuadra sepse nuk shkoi me shume se vendi i tete dhe filloi nje tjeter aventure me Shtutgart II. Ne kete aventure punoi edhe perkrah trajnerit Magath deri ne vitin 2005. Ne fund te dhjetorit 2004 morri drejtimin e skuadres Karlsruhe, teksa ne ate periudhe me kete ekip luante edhe Kapllani, futbollisti shqiptar. Nje konflikt me sponsorin e skuadres beri qe te largohej nga skuadra shume shpejt. Pas kesaj eksperience u rikthye per te drejtuar ne Oberlige me skuadren e Bonit, aty ku vazhdon te punoje edhe sot e kesaj dite. Karriera e tij me stacione te shumta nuk krijon nje garanci per FSHF-ne, por, suksesi i tij ne kohen qe drejtonte Hanoverin eshte grishese per drejtuesit e futbollit shqiptar.

Reinhold Fanz
Datelindja: 16 Janar 1954
Pozicioni si lojtar: Mesfushor

Skuadra qe ka drejtuar
1985-1987 FV 09 Weinheim
1996-1998 Hannover 96
1998-1999 Eintracht Frankfurt
1999-2001 Eintracht Braunschweig
2001-2001 VfB Stuttgart II
2003-2004 VfB Stuttgart II
2004-2005 Karlsruher SC
2005-2006 Bonner SC


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Reinhold Fanz kerkon stolin e Kombetares tone
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: FuTboLL-
Kėrce tek: