ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 
 Filozofet .....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Filozofet .....   Fri Aug 31, 2007 1:52 am

Filozofet!

ARISTOTELI , filozof grek (384-322 p.e.r.). Lindi nė Stagirė tė Trakisė, nxėnės i Platonit. Me ftesėn e mbretit tė Maqedonisė Filipit bėhet mėsues dhe edukator i Aleksandrit (qė mė vonė u quajt i Madh). Nė kohėn kur Aleksandri filloi pushtimet e veta jashtė Evropės, Aristoteli u kthye nė Athinė dhe kėtu, duke ligjėruar nė Lice, shkroi veprat kryesore tė tij. Ėshtė themelues i shkollės peripatetike nė Athinė. I akuzuar pėr ateizėm ikėn nga Athina nė Haleks («qė athinasit pėr herė tė dytė tė mos e fyejnė filozofinė»), ku sė shpejti edhe vdes.

Aristoteli hyn nė radhėn e filozofėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėve. Ėshtė mendja sintetike mė e rėndėsishme dhe nė pėrgjithėsi gjeniu mė i gjithanshėm i antikės. Duke rishqyrtuar nė mėnyrė kritike filozofinė e mėsuesit tė vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi nė njė sėrė veprash kapitale filozofinė e re origjinale dhe grumbulloi njėkohėsisht nė mėnyrė enciklopedike tė gjitha rezultatet e rėndėsishme tė filozofisė sė vjetėr greke dhe tė shkencave tė veēanta. Tė gjitha fushat deri atėherė tė njohura si dhe njė sėrė fushash tė reja tė aktivitetit mendor dhe tė njohurive njerėzore tė disiplinave filozofike (logjika, metafizika, fizika, psikologjia, etika, politika, astronomia, meteorologjia, zoologjia, poetika e tjera) janė objekt i hulumtimeve gjeniale tė Aristotelit.

ABELAR, Pjer

ABELAR, Pjer (ABÉLARD, Pierre), filozof france z (1079-1142). Nė Paris dhe Kompjenj dėgjoi ligjeratat e realistit Gijom dė Shampo dhe tė nominalistit Roscelini. Herėt hapi shkollėn e vet dhe nė ligjėratat brilante tė tij grumbulloheshin nxėnėsit nga tė gjitha viset e Evropės. Duke luftuar nė mėnyrė tė pasionuar kundėr irracionalizmit dhe misticizmit (kundėrshtari mė i ashpėr i tij ishte Bernari i Klervosė), pėrkrah tezėn se feja duhet tė bazohet para sė gjithash nė kuptimin racional, se dituria ėshtė para religjionit, arsyeja para autoritetit. Nė debatin e njohur rreth universalieve mori qėndrim ndėrmjetės, duke i konsideruar tė njėanshme si tezat e realizmit ashtu edhe tė nominalizmit. Diēka universale, e pėrgjithshme nuk ekziston si reale nė vetvete (realizmi), mirėpo nuk ėshtė as fjalė boshe; ajo ekziston si koncept (konceptues - dhe pėr kėtė arsye pikėpamja e tij quhet konceptualizėm) para gjėrave tė veēanta nė intelektin hyjnor, pastaj nė kėto g j ė r a si grumbull i cilėsive tė tyre tė qenėsishme dhe pas gjėrave si koncept nė arsyen njerėzore. Natyra e sė pėrgjithshmes, pra, nuk qėndron nė fjalė (voces) por nė kuptimin, nė domethėnien e tyre, nė thėnien (sermo - kėshtu qė pikėpamja e Abelarit herėherė quhet edhe sermonizėm).

Nė planin etik A., para sė gjithash, u pėrpoq tė caktonte ēka e formon esencėn e sė mirės, pėrkatėsisht sė keqes. Nė kėtė gjė konsideron se epėrsitė ose tė metat trupore nuk duhet tė jenė relevante nga aspekti etik, mirėpo edhe shpirti ka disa kualitete tė caktuara tė cilat, meqė ekzistojnė qė nga lindja, gjithashtu nuk janė tė qenėsishme pėr moralin. As vetė dėshira pėr tė palejueshmen nuk ėshtė mėkatare, por vetėm pėlqim qė ajo tė realizohet. Kriteret vendimtare pėr tė mirėn, pėrkatėsisht tė keqen janė qėllimi, pėlqimi dhe vetėdija.

Nė veprėn Sic et non A. i vė ballė pėr ballė doktrinat e ndryshme tė autoriteteve kishtare dhe tregon guximshėm kundėrthėniet e tyre reciproke.

Abelari theksoi edhe kėrkesėn pėr drejtėsinė sociale dhe u kėrcėnohet njerėzve tė fuqishėm shoqėrorė me dėnime dhe mundime ferri. Kėrkoi gjithashtu reformėn e shoqėrisė, foli pėr shfrytėzimin dhe padrejtėsitė, pėr nevojėn e mbrojtjes sė tė varferve. «Nė interpretimin e ndėrgjegjes si mbėshtetje mė tė qenėsishme tė njeriut A. mbrojti tė drejtėn e individualitetit tė njeriut dhe me kėtė theksoi kėrkesėn se megjjthatė tė menduarit lirisht vendos mbi thelbin dhe kuptimin e jetės» (B.Boshnjak). Koncili nė Soason vendosi mė 1121 tė digjet vepra e tij Teo-logjia e krishterė, kurse Koncili nė Sans nė vitin 1141 dėnoi tėrė doktrinėn e tij. Abelari pėr shkak tė dashurisė ndaj Eloizės (ėshtė e njohur korrespondeca e tyre) ėshtė tredhur dhe ėshtė detyruar tė tėrhiqet nė manastirin e St.Denis.

Veprat kryesore: De unitate et trinitate divina; Theologia Christiania (1353, shpesh e ripunuar, botuar edhe me titullin Theologia, por mė vonė u pėrdor titulli Hyrje nė teologji - introductio - nuk ekziston te Abelari); Sic et non; Scito te ipsum, pėrkatėsisht Etika; Historia calamitatum; Dialogus inter Judaem; Philosophutn et christianum; Epistolae. Te gjitha vep-rat i botoi V. Kuzeni nė Paris (1849-1859).

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Filozofet .....   Fri Aug 31, 2007 1:55 am

ABENDROT, Volfgang

ABENDROT, Volfgang (ABENDROTH, Wolfgang), filozof gjerm., sociolog dhe politolog (1906 -) U doktorua nė Berlin mė 1935, ndėrsa nga viti 1937 deri 1941 pėr shkak tė veprimtarisė antifashiste qe internuar nė njė kamp pėrqėndrimi. Pas luftės docent nė Hale, prof. nė Lajpcig, Jenė dhe Marburg. Me orientim marksist, kurse punimet kryesore kanė pėrmbajtje kritike ndaj kundėrthėnieve tė shoqėrisė qytetare.

Veprat kryesore: Wirtschaft, Geselschaft und Demokratie in der Bundesrepublik (1965); Das Grundgesetz (1966); Antagonistische Geselschaft und politische Demokratie (1967).

AJNSHTAJN, Albert

AJNSHTAJN, Albert (EINSTEIN, Albert), fizikan gjerman (1879-1955). Profesor nė Cyrih, Pragė dhe Berlin, nga viti 1933 jetoi nė SHBA, meqė pėr shkak tė sundimit tė tmerrshėm tė Hitlerit hoqi dorė nga shtetėsia gjermane. Nė vitin 1921 fiton Shpėrblimin Nobel pėr fizikė.

Ishte fizikani teorik mė i madh i kohės sonė, autor i teorisė sė njohur tė relativitetit tė pėrgjithshėm dhe special, njeri me koncepte tė gjera, pacifist radikal, liberal me pikėpamjet e veta tė pėrgjithshme jetėsore. Ajnshtajni dha edhe kritikėn mė tė themeltė dhe mė komplete tė pėrfytyrimeve klasike mbi hapėsirėn dhe kohėn (kontraksioni i gjatėsisė dhe diletacioni i kohės) dhe me kėtė hapi njė epokė tė re nė studimet fizike dhe natyrore-shkencore nė pėrgjithėsi.

Duke folur nė skicėn e vet autobiografike pėr disa ēėshtje metodologjike dhe parimore tė teorisė sė relativitetit, A. midis tė tjerave, shkruan: «Teoritė konstruktive kanė, pėrveē aftėsisė sė adaptimit dhe konkretizimit dhe epėrsine se janė tė plota; epėrsia e teorive tė principeve ėshtė pėrsosmėria dhe siguria e bazės. Teoria e relativitetit i takon kėsaj kategorie tė dytė».

Njė varg i tėrė i zbulimeve dhe i hipotezave fundamentale tė A. Ajnshtajnit kanė rėndėsi themelore jo vetėm pėr zhvillimin e fizikės teorike, por edhe pėr kozmologjinė dhe kozmogoninė e pėrgjithshme, ndėrsa shumė teza tė tij (sidomos pėr hapėsirėn dhe kohėn) u bėnė objekt edhe i diskutimeve tė shumta tė filozofeve nė gjithė botėn.

Veprat kryesore : Zur Elektrodynamik bewegter Korper (1905); Grundlage der allgemeinen Relativitatstheorie (1916); The Meaning of Relativiity (1953)

BUDA (Buddha

BUDA (Buddha), ofiq pėr Siddhartu ose Gantamu (rreth 560 p.e.r. deri 480 p.e.r.). Prijės dhe filozof religjioz. Duke iu pėrkushtuar meditimit religjioz, hpqi dorė nga pasuria dhe familja dhe vizitoi vendin duke predikuar mėsimin e vet. Emrin «Buddha», qė do tė thotė «i zgjuar», e mori si shenjė tė ndriēimit tė cilin e pėrjetoi dhe me tė cilin, pasi kuptoi domethėnien e realitetit, u zgjua nga ėndrra pėr jetėn. B. nuk shkroi libra pėr ēka ekziston njė pasiguri e caktuar lidhur me mėsimin etij.
Tezat themelore tė mėsimit burimor tė Budes (tė cilat janė ruajtur nė formė tė tė folurit dhe tė dialogėve tė quajtur sutta) pėrmbajnė «katėr tė vėrteta fisnike: mbi dhembjen, mbi lindjen e dhembjes, mbi mbarimin e dhembjes dhe mbi rrugėn tetėantarėshe qė tė shpie deri te mbarimi i dhembjes. Sipas Budės, njeriu ėshtė «trashėgimtar i veprės sė vet», ndėrsa qėllim pėrfundimtar i njohjes ėshtė tė qetėsuarit e dhembjes me anėn e ēlirimit nga prangat e tė ndodhurit. Nirvana (ose nibbaba, mpirje) ėshtė mohim i ēdo vullneti pėr jetė, heqje dorė nga tė gjitha kėnaqėsitė (sepse medoemos janė tė lidhura me vuajtjet) e cila arri-het nėpėrmjet orvajtjes morale «tė notimit kundėr rrymės». Nirvana ėshtė gjendje e shkallės mė tė lartė tė pėrsosurisė, gjendje pa dėshira, kurse Buda e karakterizon si «as qenie as mosqenie, as qenie dhe mosqenie, as jo- qenie jo - mosqenie». Filozofia e tij pesimiste pati jehonė edhe nė rrethin mendor evropien (Shopenhaueri, Dojseni).
Nė planin socialetik Buda predikon barazinė e njerėzve dhe ēohet kundėr kastave tė vjetra brahmane. Ai i refuzon edhe ceremonitė fetare dhe askesėn religjioze dhe thekson si virtyt para sė gjithash mėshirėn dhe vetėmo-himin.
Sipas Hirianit (Bazat e filozoflsė indiane) ekzistojnė tri karakteristika qenėsore tė mendimit budist: 1. Ai ėshtė pesimist ngase thelbi i kėtij mė-simi ėshtė se ēdo gjė ėshtė vuajtje. Njėkohėsisht kjo nuk ėshtė besim nė dėghprimin, meqė ky mendrēn lejon mundėsinė qė paqja tė arribet kėtu dhe tani, me ēka njeriu nė vend qė tė bėhet viktimė e mjerimit, bėhet fitues i tij. 2. Ai ėshtė pozitivist, nė atė kuptim se e kundėrshton spekulativitetin e pafrenuar i cili para Budės sundonte nė lėvizjet shpirtėrore tė Indisė. Ky mėsim nė themel pėrjashton ēdo gjė qė pozitivisht nuk dihet, kurse hedh poshtė edhe autoritetin e traditės sė vedės. 3. Ai ėshtė pragmatik, sepse Buda mėsonte vetėm atė qė ishte e domosdoshme pėr tejkalimin e mynxyrės, e cila, sipas kuptimit tė tij, domi-non nė jetė dhe paraqet karakteristi-kėn kryesore tė tij.
Mėsimi i Budes gjatė kohės u pėrhap shumė dhe nė fund u bė religjion botėror. B. hyn nė radhėn e personaliteteve mė tė mėdha tė jetės shpirtėro-re, madje jo vetėm tė kulturės indiane, kurse pasardhėsit e tij mund tė gjenden nė pjesėt mė tė largėta tė konti-nentit aziatik. Pėr kėtė arsye shumė njerėz konsiderojnė se «pėr pjesėn mė tė madhe tė Lindjes budizmi nuk ka qenė asgjė mė pak fuqi shtytėse tė kul-turės se krishterimi nė Perėndim».
Shpeshherė, nė kundėrshtim me mėsimin e Budės, sekte tė ndryshme budiste humbisnin mė vonė nė asketi-zėm, misticizėm dhe nė njė formalizėm religjioz ceremonial. Kėshtu braktiset fryma filozofike dhe sociale e mėsimit tė tij, kurse nė plan tė parė theksohet besimi i vėrbėt nė «zotėri Budėn», i cili arrin kulmin nė Diviavadanė: «Qielli do tė bjerė me hėnėn dhe me yjet, toka mund tė ngrihet me malet dhe pyjet e veta, oqeanet do tė thahen, mirėpo fjalėt e Budes nuk mund tė jenė tė gabueshme» (sipas S.Radakrishnanit: Filozofia indiase I.).

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Filozofet .....   Fri Aug 31, 2007 1:56 am

FEHNER Gustav Teodor

FEHNER,Gustav Teodor (FECHNER, Gustav Theodor), psikolog, filozof, fizikan dhe estet gjerm. (1801-1887). Profesor nė Lajpcig. Orientimi themelor i filozofimit tė tij ėshtė drejtuar pėr themelimin e njė koncepcioni shkencor-natyror dhe filozofik.Ndonėse kryesisht qėndron nė pozitat e botėkuptimit atomistme-kanik tė natyrės, konsideronte se materia ėshtė vetėm «njė anė e njėmendėsisė» dhe se pranė saj dhe paralelisht me tė ekziston «gjithashtu ana e zgjeruar shpirtėrore». Nė kėtė aspekt mbron tezėn sesi ēdo gjė ekzistuese posedon shpirtin (jo vetėm kafshėt por edhe bimėt, madje edhe bota inorganike), mirėpo jo nė kuptimin indivi-dual tė sistemeve trupore-shpirtėrore tė mbyllura, por nė atė mėnyrė qė shpirtrat e ulėt janė vetėm momente tė shpirtit tė lartė.Andaj edhe pikpamja e pėrgjithshme e Fehnerit, me prezencėn evidente tė tendencės pozitiviste, mund tė cilėsohet edhe si panteiste. Nė fushėn e estetikės ai ėshtė themelues i sė ashtuquajturės estetikė psikologjike, eksperimentale dhe tė ashtuquajturėn «estetikė nga lartė» spekulative (e cila premisat fillestare i gjen nė disa parime mė tė larta apriore) i kundėrvė tė ashtuquajturės «estetikė nga poshtė» tė tij,e cila niset nga pėrvoja estetike e veēantė. Nė kėtė drejtim ndikoi shumė nė tėrė shkollėn e estetėve tė orientuar nė mėnyrė empirike dhe eksperimentale (Mojmani, Koni, Bekeri, Kirhmani e tė tjerė), mirėpo rezultatet e kėtij drejtimi - qė ka ithtarėt e vet edhe nė kohėn tonė -disproporcionalisht janė mė tė vogla se ambiciet e vėrteta tė kėsaj rryme, e cila mendoi tė shkaktonte revolucion nė estetikė. Ky themelues dhe «babai i estetikės sė kohės sė re», i cili me gjithė «diturinė» dhe «ekzaktėsinė» e hulumtimeve tė veta eksperimentale (nga tė cilat u pėrpoq tė zbulonte ligjet e tė pėlqyerit) ishte edhe fetar dhe pohoi se bukuria «del medoemos nga perėndia», nuk ishte as nė nivelin e atyre sistemeve tė tij bashkėkohore «nga lart», tė cilat mendonte t'i hedhė poshtė definitivisht si vjetėrsirė idealiste-filozofike dhe spekulative. Kritikėn e suksesshme tė disa tezave tė tij e dha B. Kroēe.
Nė fushėn e psikologjisė ėshtė i njohur formulimi i tij i eksperimenteve tė Veberit mbi rapartin ndėrmjet cytjes dhe ndijimit. Ky ligj qė ėshtė i njohur me emrin e ligjit tė Veber-Fehnerit - thotė: Pėr t'u shtuar ndijimet me progresion aritmetik, cytjet e tyre pėrkatėse duhet tė rriten me progresion gjeometrik.

Veprat kryesore: Ober das hochste Gut (1846); Uber die physikalische und philosophische Atomenlehre (1855); Elemente der Psychophysic (1 vėll. 1860); Ober die Seelenfrage (1861); Zur experimentalen Asthetik ( 1 87 1 ) ; Vorschule der Asthetik (2 vėll. 1876); Uber die psychischen Massprinzipien und das Webersche Gese/z(1887).

FROJD, Zigmund

FROJD, Zigmund (FREUD, Sigmund), psikolog dhe psikiatėr austriak. Themelues i psikanalizės. Nga viti 1932 profesor nė Vjenė, kurse nė vitin 1928 pėr shkak tė hitlerianėve emigroi. Teoria e tij mbi jetėn psikike ndi-koi jo vetėm nė zhvillimin e psikologjisė (Adleri, Jungu e tjerė), por me modifikime tė ndryshme dhe korrektura tė shumta ėshtė e pranishme edhe nė disa teza filozofike deri nė kohėn tonė (E. Fromi, H. Markuze e tjerė), ndonėse vetė Frojdi refuzonte vendosmėrtisht qė t'i atribuohet ēfarėdo intence filozofike koncepcionit tė tij «natyror-shkencor». Nocioni i nėnvetėdijes ėshtė kategori fundamentale e psikanalizės sė tij. Duke konsideruar se baza e tėrė jetės ėshtė nė sferėn e cila ėshtė krijuar duke prapsur instinktin (para sė gjithash ate libidino nė sferėn e nėnvetėdijes, ai pohon se pikėrisht kjo sferė qenėsisht pėrcakton tė gjitha aktet tona tė vetėdijshme. Tė prapsurit, mosplotėsimi i kėnaqėsisė sė plotė tė instinkteve seksuale rezulton me neuroza tė ndryshme, ekscese patologjike, gabime nė shkrim dhe nė tė folur e tjera. Zbulimi i sferės sė nėnvetėdijshme, qė i takon Frojdit, pa-raqet njė zbulim jashtėzakonisht tė rėndėsishėm, relevant sidomos pėr shpjegimin mė tė thellė tė disa feno-meneve jo vetėm psikike por edhe tė pėrgjithshme kulturore.
Me zmbrapsjen e instinktit libidinoz nė tė vėrtetė nuk krijohen medoemos neurozat: nė manifestimet e sub-limuara tė instinktit tė paplotėsuar shfaqet pėr shembull arti. Artisti kryesisht, pėr shkak tė nevojave tė fuqishme instinktive ėshtė i paaftė tė gjendet nė realitetin praktik: andaj i drejtohet botės sė imagjinatės dbe nė tė gjen kompensimin pėr plotėsimin e drejtpėrdrejtė tė dėshirave tė veta. Nga kjo botė fiktive e artit nuk ėshtė larg shpeshherė rruga deri te neurozat. Mirėpo artisti me anėn e mekanizmit mbrojtės, domethėnė rne anėn e aftėsive tė sublimimit - ndonėse ka pėsuar disfatė nė jetė dhe e ndien veten tė vetmuar - prapėseprapė gjen ngushėllim nė faktin se u ofron ngushėllim joartistėve. Ndėrkaq, bukuria nė vetvete nuk u takon qėllimeve tė drejtpėrdrejta tė artistit: pėr tė pikėrisht janė tė rėndėsishme problemet jetėsore; bukuria i shėrben vetėm si armė pėr mbrotje dhe pėr lehtėsimin e vėshtėrsive. Neurotikėt nuk e kanė kėtė armė, kėshtu qė u bėhet «e pamundur rruga nė realitet».
Nė ėndrrat si dhe nė religjionet dhe mitet manifestohet gjithashtu bota e dėshirave tė parealizueshme, tė prapsura. Gjithė simbolika qė krijohet pikėrisht pėr shkak tė censurės dhe tė pamundėsisė qė tė shfaqen drejtpėr-drejt impulset libidinoze (kėta censorė nuk flenė as nė kohėn e ėndrrave) mund tė kuptohet duke i reduktuar nė format e veta tė pacensuara. Shpjegimet e ėndrrave zbulojnė dėshirat dhe qėllimet sekrete, madje edhe atėherė kur iluzorisht duken se janė,tė karakterit tė kundėrt.
Impulsi themelor dhe thelbi i gjithė mėsimit tė Frojdit si dhe i njė serie veprash teorike tė jashtėzakonshme tė tij qėndron nė synimin e tij qė sa mė shumė tė eliminohet censura e pėrhershme, e cila pengon tė shprehurit e lirė tė impulseve, qė kėta tė depėrtojnė pa pengesa nga burgjet e tyre, qė tė shprehet nė mėnyrė autentike njeriu i vėrtetė, burimor dhe jo i rremė dhe hipokrit, qė nė asociacionin e drejtpėrdrejtė tė zbulohen gjurmat e veprimeve jonjerėzore tė njeriut. Andaj metoda fundamentale e shėrimit psikanalitik qėndron nė faktin qė duke i bėrė tė vetėdijshme elementet e ndryshme nga nėnvetėdija qė shfaqen te pacienti (shpesh pėr shembull edhe nė format simbolike nė ėndrra), tė zbulohen shkaqet e vėrteta tė neurozave me anėn e asociacioneve tė lira dhe nėpėrmjet bisedave. Teoria e tij mbi Egon, mbi kompleksin e Edipit, mbi ėndrrat, mbi shkaqet e ndryshme tė pervezioneve, mbi krijimin dhe pėrjetimin e artit, shpjegimi i tij i totemit dhe i tabusė, si dhe njė seri e tėrė tezash mbi strukturėn psikike dhe sociale tė popujve primitivė, patėn (dhe nė njė masė tė caktuar kanė edhe sot) ndikim jashtėzakonisht tė madh nė shumė vazhdues dhe popullarizatorė tė psikanalizės nė gjithė botėn dhe nė fusha tė ndryshme shkencore (nga psikologjia, psikiatria deri te sociologjia, estetika dhe filozofia e kulturės). Ndėrkaq, sot njėkohėsisht provohet edhe njė seri e tėrė e njėanshmėrive dhe i tezave joshkencore, tė ndera dhe tė pavėrtetuara dhe i teprimeve plauzibile me tė cilat, duke reduktuar tėrė jetėn nė elementet e instinkteve libidi-noze, janė tė pasura veprat e Frojdit. Tė gjitha kryeveprat e Frojdit janė pėrkthyer nė serbokroatishte, sidomos nė «Odabrana dela Sigmunda Frojda», Matica Srpska, nė VIII vėll.: I Psihopatologija svakodnevnog zivota; II Lfvod u psihoanaJizu; III Dosetka i njen odnos prema nesvesnom; IV O seksuainoj teoriji; Totem i tabu; V Iz kulture i umetnosti(Sumanutost i snovi u Gradivi V. Jensena; Jedna uspomena iz detinjstva Leonarda da Vinci-ja; Mikelandelov Mojsije; Dostojev-ski i oceubistvo; Nelagodnost u kultu-ri); VI Tumaėenje snova I; VII Tuma-denje snova II; VIII Autobiografija; Nova predavanja za uvodenje u psi-hoanalizu.

MesazhTitulli: Re: Filozofet .....   Fri Aug 31, 2007 1:59 am

DARVIN, Ēarls (DARWIN, Charles)

DARVIN, Ēarls (DARWIN, Charles), natyralist anglez (1809-1882). Ndikoi shumė nė gjithė botėkuptimin e ri natyror dhe shkencor me teorinė e njohur dhe epokale tė tij mbi lindjen dhe ndryshimin e llojeve, me tė cilėn tre-goi evolucionin organik dhe shpjegoi historinė e qenieve tė gjalla nga format mė tė thjeshta tė jetės. Nga faktet e ndryshimeve tė jetės organike dhe tė kushteve tė vėshtira tė ruajtjes sė llojeve, Darvini paraqiti edhe parimin e seleksionit, tė zgjedhjes sė mė tė fuqishėmve nė luftė pėr jetė dhe pėr ekzistencė (struggle for life). Ky parim, i bartur nė mėnyrė jokritike nė tė gjitha fenomenet, dhe sidomos nė shoqėri, pati nė shumė koncepte evolucioniste dhe filozofike, para sė gjithash, nė koncepcionet sociologjike (i ashtuquajturi darvinizėm social) shumė ithtarė, madje dhe disa «teoricienė» racistė.
Me problemin e tė bukurit Darvini u mor para sė gjithash nga aspekti i biologjisė. Njėkohėsisht ai theksoi sesi ndenja pėr tė bukurėn ėshtė jashtėzakonisht e fuqishme edhe te popujt primitivė, dhe kėshtu ėshtė e mbicaktuar edhe ndaj disa nevojave madje edhe themelore vituale. Kėshtu, te kėta edhe rrobat punohen mė tepėr pėr shkak tė stolisjes sesa pėr arsye tė mbrojtjes dhe nxehtėsisė.

Veprat kryesore: On the Origin of Species by Means of Natural Selection (1839); The Variation of Animals and Plants under Domestication (1866); The Descent of Man and Selection in Relation to Sex (1871); The expression ofthe Emotion (1872).

ABUBAKĖR

ABUBAKĖR (emri i vėrtet Ibn Tofal), filozof arab (rreth 1100-1185). Ithtar i Avempases. Autor i romanit filozofik I gjalli, i biri i tė Zgjuarit, nė tė cilin paraqet zhvillimin intelektual tė njeriut qė ėshtė internuar nė njė ishull tė vetmuar dhe gjendet jashtė tė gjitha marrėdhėnieve historiko-shoqėrore. Nė ekstazė, sipas Abubakėrit, njeriu bashkohet me perėndinė dhe kėshtu zhduket ndryshueshmėria dhe shumėkuptimėsia e gjėrave, gjithēka bėhet njė. Bashkimi me perėndinė sjell lumturi ndėrsa largimi nga ajo vetėm mundime.

Veprat (ndėr tė cilat edhe I gjalli, i biri i tė Zgjuarit) i botoi dhe i pėrktheu nga arabishtja Pons Boigues nė Saragosė (1900).

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content

MesazhTitulli: Re: Filozofet .....   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Filozofet .....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: FiLoZoFia-
Kėrce tek: