AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Volejbolli ....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Volejbolli .... Empty
MesazhTitulli: Volejbolli ....   Volejbolli .... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:12 am

Teuta humb betejen e kualifikimit
2 Dhjetor

Ne treguesit e moshes dhe te shtatlartesise skuadra e Teutes kishte epersi ndaj ekipit AEL te Limassolit. Por pervoja dhe kualitetet e lojtareve te huaja bene diferencen deri ne limitetet e kualifikimit. Nga menyra se si u zhvillua takimi, dramaciteti u ruajt deri ne fund. Dy setet e para te fituara nga mikeshat, e ne castet qe mendohej se Teuta do te humbiste thelle, shfaqet rrufeshem kthesa, fale edhe drejtimit profesisonal te trajnerit te njohur Ylli Tomori. Seti i shenoi 10 barazime pikesh, nga 1?1 deri ne 20?20. Nje dukuri aspak e kendshme u verejt tek vendaset, kur kryesonin 20?17 dhe kundershtaret shenuan 8 pike rresht e Teuta asnje. Kjo ne saje te sherbimeve cilesore te rumuneve Dorinela Jaluri dhe Acezara Roksandoju, qe ishin shume te veshtira per t’u kapur nga volejbollistet e Teutes. Polakja Kazmercak u be e pakalueshme ne bllok. Seti i dyte filloi dhe mbaroi me epersine e AEL?it. 6?13, 8?16, 14?20 dhe 18?25 per qipriotet. Edhe kur ekipi qipriot binte ne krize psikologjike, shfaqej dyshja mahnitese suedeze e perbere nga organizatorja Matilda Vikander dhe shuterja Asa Gustafson. Ne setin e trete vajzat durrsake e fillojne me kurajo lojen, kjo edhe nga menyra se si e manaxhonte lojen teknikisht Ylli Tomori. Publiku durrsak ia shperbleu thirrjen trajnerit Tomori, duke krijuar nje prezence prej 1000 shikuesish, por c’e do se, ekipi nuk i gezoi dot me fitore. Megjithate dy setet ne vazhdim, te tretin dhe te katertin, Teuta i fitoi me te njejten rezultat 25?18, duke sjelle ne sallen e pallatit te sportit “Ramazan Njala” entuziazem te papare, si ne traditen e njohur te tifozerise durrsake. Seti final, pas barazimeve 4?4, 6?6, 8?8 nen dirigjimin e dyshes suedeze rivendosi supremacine e qiprioteve ne 9?13. Emocionet kulmuan, pasi rezultati u ngushtua deri ne 13?14. Kapitenia e skuadres qipriote, rumununia Roksandoju, gjuajti fort dhe gjyqtari italian nuk iu bind sinjalizimit te gjyqtarit anesor per dalje jashte te topit, duke i dhene AEL Limasol piken e 15?te. Qipriotet vallzojne per fitoren qe u jep te drejten e kualifikimit per ne turin e dyte te “Challenge Cup”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Volejbolli .... Empty
MesazhTitulli: Re: Volejbolli ....   Volejbolli .... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:13 am

Spanja, Princesha e Europes, dorezohet Rusia!

Spanja konfirmoi statusin e Princeshes se Europes ne volejbollin per meshkuj, duke thyer Rusine ne finalen e turneut kontinental ne Moske 3?2.
Ne prezence te kryebashkiakut te Moskes, Juri Luzhkov, Spanja festoi titullin e saj te pare Europian ne histori, pas vendit te katert ne Europianin e fundit, ne Rome, ne vitin 2005. Spanja, e cila nuk ishte favorite ne kete finale edhe sepse Rusia luante perpara tifozeve te saj, e nisi ndeshjen me shume karakter, duke udh-hequr 13?7 dhe 17?11.
Perpara 9200 spektatoresh ne kryeqytetin rus, vendasit nuk arriten te gjenin formen e tyre me te mire ne fillim, duke bere gabime te pazakonta ne kontrollin e topit dhe te pikeve. Nga ana tjeter, iberiket u mbeshteten ne forcen e tyre kryesore, mbrojtjen me kater pike me bllok, duke fituar setin e pare 25?18. Por Rusia e trajnerit Vladimir Alekno u kthye shpejt ne ndeshje, duke marre kryesimin 8?3 ne fillim te setit te dyte. Spanja rikuperoi dhe mori kryesimin ne 16?14, por MPV?ja e turneut, Semen Poltavskij barazoi ne 17?17 me dy gjuajtje nga vija e dyte. Me pas ruset e fituan setin e dyte fale dy zhytjesh te Aleksander Kosarev dhe Jury Berezhko, duke shkrire gjakun e tifozeve te tyre. Por spanjollet ishin te vendosur ne realizimin e objektivit te tyre, duke marre kryesimin 8?6 ne setin e trete, por ruset u kthyen furishem, duke rikuperuar ne 15?13 dhe me pas duke e mbyllur setin me dy sherbime fituese. Ne setin e katert vendasit ishin gjate gjithe kohes ne kontroll dhe ne avantazhin 21?19 u duk se finalja do te ishte e tyrja, por iberiket nuk u dorezuan dhe pasi seti shkoi pike per pike, ata gjeten rrugen e avantazhit dhe fitores ne rezultatin e ngushte 30?28. Ky ishte edhe casti vendimtar, pasi ruset u shokuan dhe nuk e moren veten as ne setin final (tie?break), duke i lene Spanjes iniciativen deri ne 14?14. Por nje zhytje e Garis?Torresit i dergoi spanjollet ne parajse, duke u dhene atyre titullin e pare Europian te historise, madje ne shtepine e Rusise, finalistes humbese.

Libri i Arte

1948 Cekosllovaki

1950 Bashkimi Sovjetik

1951 Bashkimi Sovjetik

1955 Cekosllovaki

1958 Cekosllovaki

1963 Rumani

1967 Bashkimi Sovjetik

1971 Bashkimi Sovjetik

1975 Bashkimi Sovjetik

1977 Bashkimi Sovjetik

1979 Bashkimi Sovjetik

1981 Bashkimi Sovjetik

1983 Bashkimi Sovjetik

1985 Bashkimi Sovjetik

1987 Bashkimi Sovjetik

1989 Itali

1991 Bashkimi Sovjetik

1993 Itali

1995 Itali

1997 Holande

1999 Itali

2001 Jugosllavi

2003 Itali

2005 Itali

2007 Spanje

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Volejbolli .... Empty
MesazhTitulli: Re: Volejbolli ....   Volejbolli .... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:13 am

Rusia dhe Spanja, pretendentet pėr fronin e Europės!

Skuadra vendase, Rusia, do tė pėrballet me Spanjėn nė finalen e sotme tė Kampionatit Europian tė volejbollit. Nė gjysmėfinalen e parė Spanja mundi “hirushen” Finlandė pas njė tie?breaku dramatik nė setin e pestė. Gjatė tė gjithė setit tė parė Spanja ishte nė ndjekje tė Finlandės qė, kur mori kryesimin 19?15 u duk sikur ky fraksion do tė fitohej nga djemtė e Mauro Berrutos. Por pikėrisht nė kėtė ēast spanjollėt e rritėn nivelin e dytė, duke i barazuar finlandezėt nė 19?19 e mė pas duke fituar setin. Edhe nė setin e dytė ecuria ishte e ngjashme, sėrish me Finlandėn nė avantazh 19?15, por kėsaj here skandinavėt nuk u dorėzuar, duke barazuar nė 1?1. Falė shėrbimeve tė Iban Perez spanjollėt pėr pak e barazuan setin e tretė, por organizatori finlandez Miko Esko gjeti zgjidhjet mė tė mira pėr shokėt e skuadrės, duke fituar 25?23. Nė setin e katėrt spanjollėt humbėn pėrqendrimin, duke shkuar deri nė 7?13, por mė pas iberikėt ditėn tė rikuperonin, duke e mbyllur setin 26?24. Dhe nė setin e pestė ndeshja nuk pati mė histori, pasi Spanja mori kontrollin shumė shpejt, duke mos e kthyer mė kokėn pas dhe duke i dhėnė fund ėndrrės sė Finlandės. Kapiteni finlandez, Tuomas Samelvuo tha: “Luajtėm shumė mirė nė tre setet e para, por nė setin e katėrt humbėm pėrqendrimin dhe kjo na kushtoi fitoren”.Nė gjysmėfinalen e dytė skuadra vendase, Rusia, realizoi ėndrrėn e saj, duke u kualifikuar pėr nė finalen e Europianit pas fitores nė tre sete ndaj Serbisė. Nė fakt, ballkanasit e nisėn takimin me njė avantazh tė lehtė, 8?6 nė setin e parė, por 9000 tifozėt rusė nuk u zhgėnjyen, pasi idhujt e tyre u rikthyen menhėherė, duke e fituar setin 27?25. Nė setin e dytė beteja ishte po kaq e fortė, por ishte sėrish Rusia qė bėri ndryshimin nė fazat finale, duke fituar 25?22 dhe nė tė tretin serbėt thuajse u dorėzuan, duke humbur 25?15. “Kualifikimi pėr nė finale nuk ėshtė njė ėndėrr pėr ne, pasi mund tė kėnaqemi vetėm me titullin, megjithatė mendoj se ishte mjaft e rėndėsishme tė tregonim forcėn tonė njė vit para Olimpiadės”, tha trajneri i Rusisė, Vladimir Alekno. “Ndaj Spanjės nuk do ta kemi tė lehtė, por do tė b-jmė maksimumin pėr tė kėnaqur tifozėt tanė”.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Volejbolli .... Empty
MesazhTitulli: Re: Volejbolli ....   Volejbolli .... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:14 am

Refik Halili, president i volejbollit tė femrave bardheblu

Forma e shkėlqyer sportive e skuadrės sė volejbollit tė femrave Tirana, e demonstruar gjatė sezonit qė pėrfundoi 2006?2007, ka tėrhequr dhe ngacmuar vazhdimisht jo vetėm pasionantėt e sportit tė rrjetės, por edhe ata tė sporteve tė tjera, pėr tė ndjekur shumė prej ndeshjeve mė tė forta tė javėve tė kampionatit dhe ato finale. Tirana udhėhoqi me meritė nga java e parė e deri tek e fundit nė tė dy fazėt dhe nuk mundi tė shpallet kampione, vetėm se u mund 2?1 nga dinamovitet nė takimet finale. Ndėr ndeshjet mė tė forta mund tė pėrmenden pėrballjet Tirana?Teuta, Tirana?Dinamo, Tirana? UMB Volej e ndonjė tjetėr. Por duket se nga kėta pasionantė mė i ēmenduri ka qenė Refik Halili, njė prej katėr donatorėve tė Tiranės nė futboll. Duke shtuar kėtu edhe dobėsinė e tij si tiranas autokton, Halili nė pėrfundim tė sezonit tė kaluar e ndau mendjen pėr tė qenė president i vajzave bardheblu dhe njėherėsh edhe sponsor i tyre. Gjithēka tashmė ėshtė bėrė zyrtare me dėshirėn e miratimin edhe tė drejtuesve tė klubit shumėsportėsh Tirana dhe veēanėrisht tė sekretarit Vladimir Rada. E qė prej muajit qershor e nė vazhdim vajzat bardheblu kanė pasur dhe do tė kenė pėrkujdesjen e presidentit dhe sponsorit tė ri Refik Halili.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Volejbolli .... Empty
MesazhTitulli: Re: Volejbolli ....   Volejbolli .... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Volejbolli ....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: SpoRtE Te TjeRa-
Kėrce tek: