ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 "Politika, larg reformes ne drejtesi"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: "Politika, larg reformes ne drejtesi"   Sat Dec 08, 2007 6:22 pm

"Politika, larg reformes ne drejtesi"
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, kerkon qe politika te mos nderhyje ne punet e drejtesise dhe reforma te behet nga vete gjyqtaret, qe jane pjese e ketij sistemi. Deklarata eshte bere gjate dites se dyte te Konferences se Gjyqesorit ne Tirane, ku eshte zhvilluar dhe votimi per dy anetaret e rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise. "As pozita dhe as opozita nuk mund te bejne reforme ne drejtesi, nese gjyqtaret nuk jane ata te paret qe duhet te nisin reformen", tha kreu i Drejtesise ne fjalen e tij, dje, ndersa prezent ishte dhe Presidenti Bamir Topi. Alibeaj u ka bere thirrje togave te zeza se menyra e vetme, qe te mos etiketohen me si udheheqes te korrupsionit, duhet te nisin reformimin. Ne raportin e korrupsionit per Shqiperine, sistemi gjyqesor renditet ne vend te dyte, pas shendetesise. Gjate fjales se tij, ministri ka kerkuar qe vete sistemi gjyqesor dhe njerezit qe e perbejne ate te prodhojne ide dhe iniciativa qe te luftohen elementet e korruptuar, e ne menyre te pavarur nga politika.

"Reforma ne sistemin e drejtesise nuk eshte vetem ndryshim ne legjislacion, nuk eshte thjesht dhe vetem ndryshim ne strukturat dhe kapacitetet njerezore, por ndryshim ne mentalitet", tha ministri i Drejtesise. Ndersa ka theksuar faktin se reformimi nuk mund te kryhet nga politika, ai kerkoi bashkepunimin e te gjitha paleve dhe ofroi mbeshtetjen e tij. "Eshte momenti te tregoni se si ju, si Konference Gjyqesore dhe si gjyqtare, do te mund te beni e te prodhoni antikorpe per elementet e korruptuar, qe kane krijuar paradigmen e sistemit gjyqesor", u shpreh Alibeaj.

Kreu i Drejtesise nuk ka qene dakord me mendimet e nje pjese te gjyqtareve pjesemarres ne konference, se reforma eshte bere dhe po behet nga politika. Ankesave, ministri u eshte pergjigjur duke thene se "eshte koha qe ju te merrni pjese aktive ne reforme. Sillni propozime per ndryshimin e mentalitetit te gjyqesorit". Ai mohoi qe kjo reforme te behet nga opozita dhe pozita, ndersa nenvizoi se eshte momenti qe gjyqtaret te perfitojne per te realizuar kete mision ne sistemin e drejtesise. "Gjyqtare te korruptuar nuk duhet te njollosin emrin e te gjitheve", perfundoi Alibeaj.

Shkelqim Miri: "KLD te realizoje reformen"

Menjehere pas votimit te raundit te dyte, njeri nga fituesit si anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, Shkelqim Miri, ka falenderuar koleget per votimin dhe besimin qe i kane dhene duke e shpallur fitues. I pyetur per reformen, anetari i ri i KLD-se deklaroi se "kjo reforme duhet te ndermerret duke marre mendimet e specialisteve dhe te Keshillit te Larte te Drejtesise, si organi me i larte i vendimmarrjes". Ky institucion, sipas Mirit, duhet te marre rolin e iniciatorit per reformen ne drejtesi.

I perjashtuari nga gara, fiton ne votim

Konferenca Gjyqesore Kombetare zgjedh dy anetaret e rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise. Kandidati, qe dy dite me pare kerkoi qe te hynte ne votim, pasi ishte perjashtuar padrejtesisht, Shkelqim Miri dhe Dhurata Haveri, jane dy anetaret e zgjedhur, pas dy raundesh votimi. Balotazhi ka bere qe dy gjyqtaret e mesiperm, njeri ne Apelin e Durresit dhe tjetra ne Apelin e Tiranes, te votohen me mbi 50 per qind te votave, si perfaqesues te KLD-se, pas perfundimit te mandatit te dy prej anetareve. Miri ka marre 99 vota nga 130 gjyqtare qe ishin te pranishem ne konference. Nderkohe qe anetarja tjeter, Dhurata Haveri, mori 56 vota, nje me shume se kandidati tjeter, Medi Bici. Nga dje, Miri dhe Haveri, jane anetaret me te rinj te KLD-se. Njeri nga kandidatet per anetar i KLD-se, eshte terhequr nga gara, pasi kishte bere nje premtim koleges Marina Rroboshta, se nuk do te kandidonin perballe njeri-tjetrit.

Fitues

SHKELQIM MIRI, gjyqtar i Apelit Durres, 99 vota

DHURATA HAVERI, gjyqtare e Apelit ne Krimet e Renda Tirane, 56 vota

Raundi i I

Shkelqim Miri, me 62 vota

Dhurata Haveri, 45 vota

Medi Bici, gjyqtar i Apelit ne Krimet e Renda, 55 vota

Vasil Hanxhari, gjyqtar i Apelit Vlore, 44 vota

Stavri Kallco, gjyqtar i Apelit Korce, 28 vota

Maria Qiriazi, gjyqtare e Apelit Gjirokaster, 21 vota

Marina Rroboshta, gjyqtare e Apelit Shkoder, 14 vota

Valentina Sadiraj, gjyqtare e Apelit Durres, 10 vota


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
"Politika, larg reformes ne drejtesi"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: