AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Cmimet e energjise, FMN gozhdon qeverine

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Cmimet e energjise, FMN gozhdon qeverine Empty
MesazhTitulli: Cmimet e energjise, FMN gozhdon qeverine   Cmimet e energjise, FMN gozhdon qeverine Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:17 pm

Cmimet e energjise, FMN gozhdon qeverine 20071211


Cmimet e energjise, FMN gozhdon qeverine

E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Fondi Monetar Nderkombetar vendos me shpatulla pas muri qeverine shqiptare per bllokimin e rritjes se cmimit te energjise elektrike. Pas publikimit nga Enti Rregullator i Energjise se do te vendose per rritjen e cmimeve te energjise ne muajin mars te vitit te ardhshem, i menjehershem ka qene reagimi i institucioneve financiare nderkombetare. Perfaqesuesja e perhershme e FMN ne Shqiperi, Ann Margaret Westin, i cilesoi dje si te pabaza arsyet e dhene nga ERE, per shtytjen e vendimit dhe i kerkon qeverise te nderhyje menjehere, ne te kunderten, FMN do te propozoje nje zgjidhje tjeter. "Te mos rrisesh cmimin e energjise nga frika e inflacionit, mua me duket krejtesisht jo logjike. Nuk eshte detyra e entit te shqetesohet per inflacionin, por eshte Banka e Shqiperise ajo qe merret me kete dhe qe eshte duke e bere shume mire punen e saj", deklaroi dje per Top Channel, Westin. Ashtu sic ishte perfolur edhe me pare, si FMN-ja ashtu edhe Banka Boterore po prisnin qe ERE te jepte nje vendim shume te shpejte per te miratuar cmimet e reja te energjise qe jane propozuar nga KESH, por reagimi ka qene krejt i kundert. "Nese ky vend do te vazhdoje te subvencionoje cmimin e energjise dhe nuk do t'i behet vone per vjedhjet e saj, ne nuk jemi te kenaqur nga kjo. Por nese kembengulet, atehere do te duhet te rishikohet buxheti per te rritur taksat, me qellim qe te financohen humbjet e KESH", vazhdoi shefja e misionit, Westin.

Tashme qeverise i duhet te perballet edhe me ndryshimin e kufirit te konsumit te energjise per shtresat ne nevoje. Duket se propozimi i bere nga Kryeministri Berisha per te ndihmuar familjen ne nevoje, duke vendosur nje tavan konsumi deri ne 400 kwh ne muaj nuk ka gjetur aspak mbeshtetjen e FMN-se. Perkundrazi, Westin e ka kundershtuar kete tavan konsumi, duke e vleresuar si shume te larte dhe abuziv. "Le te mbajme cmime te uleta energjie per shtresat e varfra qe konsumojne pak. Por, nese vendoset nje kufi konsumi i tille, atehere perfitojne te gjithe. Per te ndihmuar te varfrit duhet te paguajne te pasurit dhe shtresa e mesme, ndaj kufiri duhet te jete poshte ketij niveli. Banka Boterore ka propozuar 200 maksimumi deri ne 300 kwh ne muaj, prandaj mbi kete nivel duhet te rriten cmimet", perfundoi ajo, lidhur me tarifat e reja te energjise elektrike. Tashme i takon qeverise si dhe Entit Rregullator qe te ndermarre masa te menjehershme per te mos lejuar nderhyrjen e FMN per te rritur taksat.

Paralajmerimi, kujdes me inflacionin

Vec krizes se KESH, nje tjeter shqetesim per FMN mbetet edhe inflacioni i larte. Shefja e Misionit paralajmeroi dje per efektin zinxhir te rritjes se cmimeve. "Shqetesimi yne kryesor jane efektet e raundit te dyte, me rritjen e kostove te prodhimit do te rriten cmimet ne treg. Njerezit do te paguajne me shume per te blere gjerat e nevojshme dhe si pasoje do te behen me te varfer, ndaj ata do te fillojne te kerkojne rroga me te larta. Ky eshte nje rrezik i madh per Shqiperine, nje vend me inflacion te larte dhe te paqendrueshem i tremb investitoret e huaj. Shqiperia nuk mund t'ia lejoje vetes kete dhe duhet te filloje te shqetesohet shume seriozisht per inflacionin.

Akuza dhe mbeshtetje per cmime te uleta te energjise

Vetem nje jave me pare, ishte vete Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili akuzoi se ne Korporaten Elektroenergjetike Shqiptare kishte korrupsion faturimin e energjise per biznesin, duke e kaluar ate ne kurriz te konsumatoreve familjare. Kete paralajmerim Berisha e dha ne nje takim qe zhvilloi me drejtues te larte te KESH-it. Kryeministri Berisha theksoi se nuk mund te pajtohet me nje situate ku raportet e konsumit te energjise midis sektorit privat te biznesit dhe sektorit privat te konsumit nga familjet, te jete i tille, ku sektori privat nga bizneset mbart vetem 29 per qind te konsumit te energjise, nderkohe qe familjet rreth 60 per qind te ketij konsumi. Duke pasur ne konsiderate strukturen ekonomike te vendit, peshen e saj ne prodhimin kombetar, dinamiken e saj rritese me 6 per qind rritje ekonomike dhe me 30 per qind rritje te eksportit, Kryeministri Berisha vleresoi se kjo strukture konsumi maskon brenda saj korrupsionin e segmenteve te caktuara te punonjesve te ketij sektori, gje kjo qe bie teresisht ndesh me prioritetin e kesaj qeverie, luften kundra korrupsionit dhe informalitetit ekonomik. Nga ana tjeter, ne mbledhjen e kaluar te qeverise, Berisha theksoi edhe njehere se i qendronte idese per diferencimin e cmimeve te energjise per kategorite ne nevoje, duke lene ne fuqi konsumin me cmim te ulet te sasise deri ne 400 kwh ne muaj.

Energjia, cmimi rritje mesatare 37 per qind

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare propozoi nje rritje mesatare ne masen 37 per qind te cmimeve te energjise elektrike per vitin 2008. Ne seancen degjimore te organizuar nga ERE per cmimet e reja te energjise per vitin e ardhshem, KESH-i propozoi tre variante per aplikimin e cmimeve te reja, mbi te cilat ka perllogaritur te gjithe efektet negative dhe pozitive per konsumatoret. Keshtu, per vitin e ardhshem per vitin 2008 eshte propozuar nje tarife mesatare prej 9,78 leke/kwh. E ndare ne kategorite perkatese, ne rast te miratimit te ketyre tarifave nga Enti Rregullator i Energjise, konsumatoret familjare do te paguajne rreth 20 per qind me shtrenjte nje kwh energji. Ndersa biznesi do te jete ai qe do te kete edhe koston me te larte, duke paguar rreth 57 per qind me shume nje kwh energji. Per kategorine familjar, eshte propozuar qe nga 7 leke, nje kilovat ore ne 2008 te shitet me 8,40 leke, ose 20 per qind me shume. Rritja me te madhe propozohet per kategorite e tjera te tensionit te ulet, si bizneset, ku nga 8 leke kerkohet cmim 12,7 leke per kilovat/ ore. Te konsumatoret e tensionit te ulet, do te jene furrat e bukes qe mund te perballen me rritje me te madhe, pasi aktualisht ata paguajne 7,5 leke per nje kilovat/ore, ne nje kohe, kur per 2008 kerkohet cmim 12,7 leke, pra rreth 69 per qind me shume. Nderkohe, bleresit e energjise ne tensionin e mesem, mund ta paguajne 10,8 leke nje kilovat/ore, nga 7 leke qe e paguajne aktualisht. Rritja me e madhe per vitin e ardhshem eshte kerkuar per konsumatoret e tensionit te larte, sic jane industrite e renda. Nga 4,5 leke, KESH kerkon per vitin e ardhshem nje cmim prej 8,7 leke, qe e perkthyer ne perqindje do te thote rreth 93 per qind me shume.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Cmimet e energjise, FMN gozhdon qeverine
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: