AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Qeveria, e kapur nga korrupsioni"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

"Qeveria, e kapur nga korrupsioni" Empty
MesazhTitulli: "Qeveria, e kapur nga korrupsioni"   "Qeveria, e kapur nga korrupsioni" Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:24 pm

"Qeveria, e kapur nga korrupsioni"
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Ligjvenesit socialiste jane me se te bindur se qeveria "Berisha" eshte e kapur nga korrupsioni ne cdo sektor te saj. Bindjes se tyre i erdhi per shtat dhe raporti me i fundit i "Transparancy International", ku Shqiperia renditej e treta ne listen e vendeve me te korruptuara ne bote. Nenkryetari i Grupit kuvendor socialist, Erion Brace, duke dhene qendrimin e ketij grupi mbi kete raport, akuzoi qeverisjen aktuale se po perkrah korrupsionin. Madje, per te hedhur poshte pretendimin e kabinetit "Berisha" se jane institucionet e tjera ato qe pengojne qeverine ne luften kunder ketij fenomeni, Brace solli nje sere argumentesh mbi kete ceshtje. "Kemi prova te pakundershtueshme, qe pretendimi i qeverise per bllokim te luftes kunder korrupsionit, qe kjo qeveri po ben nga institucionet e tjera eshte thellesisht i pavertete. Perkundrazi eshte qeveria ajo, qe ka penguar ne vijimesi punen e nje sere institucionesh te tjera per te luftuar korrupsionin", theksoi deputeti socialist, Brace, gjate fjales se tij. Brace ve ne krye te radhes demin e shkaktuar nga qeveria per rrugen Durres-Kukes. Sipas tij, demi prej 285 milione euro, eshte tregues i qarte i korrupsionit ne vend. "Qeveria udhehoqi edhe korrupsionin si dhe pengoi hetimin per marredheniet e Albtelekomit dhe te ushtrimit te biznesit te tij me operatoret rurale", u shpreh Brace. Shtuar ne kete liste dhe tenderet per blerjen e energjise elektrike, qe, sipas socialisteve, deri tani nuk eshte kryer absolutisht asnje tender i hapur nderkombetar.

Brace nuk kishte si te mos sillte ne kujtese dhe "pengimin nga qeveria te hetimit per pasurite e ministrave, madje qeveria pengoi hetimin per Kryeministrin dhe familjaret e tij, ashtu sic pengoi hetimin per pasurine e deklaruar tashme te ministrit te Jashtem". Por listes se pafund te aferave korruptive te kesaj qeverie, Partia Socialiste do t'i pergjigjet vetem me protesta popullore. E kjo pasi, sipas Braces, mundesia per nje mocion mosbesimi ndaj qeverise "Berisha" nuk do te jepte rezultat, nisur nga mungesa e votave. Per kete arsye, socialisti Brace vuri ne dukje se "mazhoranca pas zgjedhjes korruptive te Presidentit ka kaluar cdo kufi dhe eshte sot me 85, pra do te thote qe cfaredolloj mocioni qe do te bejme me keto 85 vota qe ka ajo eshte e pamundur te arrihet zgjidhja".

Institucionet

"Nuk jane institucionet e tjera qe kane penguar Qeverine per te luftuar korrupsionin. Perkundrazi, qeveria eshte korrupsioni dhe sepse qeveria eshte korrupsioni, eshte qeveria ajo qe po pengon institucionet e tjera te hetojne korrupsionin ne Shqiperi. Qeveria ka penguar qellimisht hetimin ligjor nga ana e organit te Prokurorise per segmentin Rreshen -Kalimash. Dhe vlera maksimale e demit e kalon 285 milione euro".

Ministra te pasur

"Ne ILDKP, qe kur kane ardhur te djathtet ne pushtet, jane vene nen hetim dhe asnjehere nuk eshte lejuar dalja e konkluzioneve per pasurite e tyre. Mjafton t'ju them, qe sot shqiptaret kane qeverine me te pasur, qe nga 1912. Vetem pasurite e deklaruara te qeverise llogariten ne 20 milione euro. Ne dy vite e gjysme te qeverisjes se Kryeministrit Berisha jane shpenzuar 410 milione euro per te blere energji elektrike".

Brace

"Lejla Saraci, person i vene nen hetim, pa lejen e qeverise nga organi i prokurorise, u riemerua ne detyre ne vendin e krimit, ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve. Teliti i mbrojtur denjesisht nga Kryeministri i vendit, u emerua ne detyre ne Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile, Gazmend Dibra, per te cilin ende s'ka nje vendim te formes se prere nga gjykata, eshte emeruar sekretar i Pergjithshem i MPJ, prane Bashes".


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Qeveria, e kapur nga korrupsioni"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "New York Times ": Si hoqi Berisha qindra oficere
» "Politika, larg reformes ne drejtesi"
» Prinderit ne panik:"Larg mostren nga shkolla... "
» Themelohet cmimi pagezuar "Niko Nikolla"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: