ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Policia, tortura ne paraburgim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Policia, tortura ne paraburgim   Sat Dec 08, 2007 6:33 pm

Policia, tortura ne paraburgim
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Policet e paraburgimit te Vlores rrahin barbarisht ne qeli nje te arrestuar pas kontrollit te ambienteve. Ilirian Malaj ka rene pre e dhunes se punonjesve te paraburgimit me 23 nentor te ketij viti, ne kohen qe nje grup kontrolli i Avokatit te Popullit, si per ironi te fatit, kryente inspektim ne keto qeli. Lajmi eshte bere i ditur nga vete zyra e AP-se, qe deklaroi dje se eshte kerkuar hetim dhe ndjekje penale per vepren penale te "tortures" ndaj kater efektiveve, Afrim Shameti, Myfit Hyseni, Erion Malaj dhe Ilir Jaupi. Ne perfundim te inspektimit, ekspertet e Avokatit te Popullit i kane derguar nje rekomandim Kryeprokurores Ina Rama, ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj dhe organeve te tjera kompetente.

Edhe nje here dhuna ne qeli nga gardianet apo punonjesit e policise ne paraburgime behet me teper se evidente. Precedenti me i fundit ka ndodhur gjate kohes kur nje grup ekspertesh te Avokatit te Popullit, inspektonin ambientet e paraburgimit Vlore, per te vleresuar kushtet dhe trajtimin e te izoluarve. Kontrolli ka ardhur menjehere pas nje raporti te Komitetit Shqiptar te Helsinkit per kete paraburgim, qe kritikonte per kushtet mizerabel autoritetet e institucionit. Por, gjate inspektimit te urdheruar nga kreu i AP-se, Ermir Dobjani, nje prej te paraburgosurve ka denoncuar dhunen policore dhe torturen ne qeli. Ilirian Malaj eshte gjetur me syrin e nxire dhe hematoma ne fytyre. Gjate pyetjes se deshmitareve dhe vete te demtuarit, eshte mesuar se kater efektive kane vajtur 23 nentorin qe shkoi, per kontroll ne qeline e Malajt dhe kane permbysur gjithcka. Ankeses se vete te paraburgosurit punonjesit i jane pergjigjur me goditje pellembesh e grushtesh.

Tri dite me pare, Avokati i Popullit, Emir Dobjani, ka denoncuar kete rast ne Prokurorine e Pergjithshme dhe Ministrine e Drejtesise nen akuzen e "tortures", kryer ne bashkepunim nga punonjesit e policise ne institucionin e paraburgimit Vlore, Afrim Shameti, Myfit Hyseni, Erion Malaj dhe Ilir Jaupi. Ka qene pikerisht i paraburgosuri Arian Lamaj, i cili pasi ka pare inspektoret e Avokatit te Popullit qe inspektonin kushtet, u eshte drejtuar ketyre te fundit, duke denoncuar dhunen e ushtruar ndaj nje prej te paraburgosurve. "Me kot inspektoni kushtet ne ajrim, kur para se te vinit ju, punonjesit e policise kane keqtrajtuar te paraburgosurin Ilirian Malaj, i cili ndodhet te dhoma nr. 1", i ka bere te ditur ai inspektoreve.

"Me masakruan pa pushim"

I paraburgosuri Arian Lamaj i irrituar i tregoi inspektoreve te AP me 23 nentor se policia ka rrahur te burgosurin tjeter Ilirjan Malaj. Ky i fundit tregoi se ne kontroll e siper u qellua nga gardianet "me grusht ne syrin e djathte, me shkop gome nga kurrizi, me lidhen me hekura dhe me cuan ne dhomen e mjekut duke me qelluar perseri me shkop ne pjese te ndryshme te trupit". "Me lidhen me hekura dhe me cuan ne dhomen e mjekut, duke me qelluar perseri me shkop ne pjese te ndryshme te trupit", ka deklaruar Ilirian Malaj perpara inspektoreve te AP, pasi u intervistua prej tyre. Nderkohe qe deshmitare te kesaj ngjarjeje kane qene te paraburgosurit e tjere Festim Shemollari, Edison Hamiti, Eugen Hysenaj dhe Arian Lamaj. Ne fund te raportit, inspektoret kane nxjerre konkluzionet duke kerkuar masa ndeshkuese.

"Degjova zhurma ne korridor dhe ulerima"

Festim Shemollari, i cili ishte nje tjeter deshmitar, beri te ditur per inspektoret e AP-se, se teksa ishte ne fund te korridorit per ajrim, degjoi zhurme dhe u rikthye perseri ne qeli, ku me pas ka pare policet Shameti, Jaupi dhe Malaj, te cilet po rrihnin me shkelma dhe grushte ne korridor te burgosurin Ilirian Malaj. Nderkohe qe, sipas tij, prezent ishte shefi i regjimit, Myfit Hyseni dhe shefi i policise, me emrin Lefter.

Te denoncuarit:

AFRIM SHAMETI
MYFIT HYSENI
ERION MALAJ
ILIR JAUPI

Denoncuesi:

ARIAN LAMAJ, 31 vjec nga Vlora

Deshmitari:

FESTIM SHEMOLLARI, 18 vjec

I demtuar:

ILIRIAN MALAJ, 21 vjec nga fshati Lubonje, Vlore, i dyshuar per vrasje

Ankesat, nga:

EUGEN HYSENAJ, 22 vjec, nga Vlora
FESTIM SHEMOLLARI
EDISON HAMITI

Provat e paraqitura ne prokurori :

1. Procesverbal i pyetjes se te demtuarit Ilirian Malaj, date 23.11.2007

2. Procesverbal i pyetjes se Arian Lamaj, date 23.11.2007

3. Ankese e Festim Shemollarit, date 23.11.2007

4. Ankese e Edison Hamitit, date 23.11.2007

5. Ankese e Eugen Hysenaj, date 23.11.2007

6. Raport sherbimi, date 23.11.2007

7. Vendim per kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor, date 23.11.2007

8. Akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr. 327, date 23. 11.2007.

9. Fotografi e pamjes se fytyres te paraburgosurit Ilirian Malaj, date 23.11.2007

10. Fotografi e pamjes se jashtme te dhomes se paraburgimit, date 23.11.2007

11. Fotografi e pamjes se brendshme te dhomes se paraburgimit, ku dallohen ushqimet e vendosura ne qese plastmasi te varura ne mur

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Policia, tortura ne paraburgim
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: