ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 "Zyrtari" i bashkise mashtron taksistet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: "Zyrtari" i bashkise mashtron taksistet   Sat Dec 08, 2007 6:37 pm

"Zyrtari" i bashkise mashtron taksistet
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Premtonte se nxirrte leje per sherbimin taksi, nen petkun e "zyrtarit" te Bashkise se Tiranes dhe si "keshilltar" i ministrave te ndryshem, kundrejt shumes 60 mije leke, por ka rene ne prangat e policise, pas nje denoncimi per mashtrim. Elton Tozaj, 29 vjec, u ndalua ne oret e para te mengjesit te djeshem, ndersa hiqej si punonjes i bashkise se kryeqytetit dhe se kishte kompetenca per te nxjerre licenca per taksi. I dyshuari, sipas hetimeve te agjenteve te krimit ekonomiko-financiar, ka arritur te mashtroje te pakten dhjete persona, qe ushtronin profesionin e shoferit dhe pretendonin leje per taksi. Ndaj Tozajt ka nisur edhe nje hetim per vepren penale te "falsifikimit", pasi ne banese iu gjeten nje sasi materialesh e dokumentesh qe mendohet te jene false.

Ka mjaftuar nje denoncim i dy shofereve se u ishin marre nga 60 mije leke nga nje punonjes i bashkise, qe u kishte premtuar licence per taksi, qe Antikrimi Ekonomik te niste hetimet nje jave me pare. Elton Tozaj eshte vene ne pranga nen akuzen e "mashtrimit" dhe "falsifikim te dokumenteve". Burime policore thane se gjate hetimit jane perdorur metoda speciale per te ndaluar 29-vjecarin. Arrestimi eshte bere ne banesen e tij, ne rrugen "Mihal Grameno" ne Tirane. Prej disa ditesh, agjentet vezhgonin levizjet e te dyshuarit dhe pas provave te shumta, duke u gdhire dita e djeshme, kane ndermarre dhe operacionin per arrestimin e tij. Policia tha se 29-vjecari dyshohet se ka mashtruar mbi 10 shofere, duke u paraqitur si punonjes i Bashkise se Tiranes, apo keshilltar i ministrave te ndryshem.

Vonesat per marrjen e licences se premtuar, ka bere qe keta te fundit te dyshonin te "punonjesi i bashkise". Shuma e perfituar nepermjet mashtrimit shkonte ne 600 mije leke per dhjete drejtuesit e mjeteve qe pretendonin licence. Por gjate kontrollit te baneses, uniformat blu gjeten dhe sekuestruan 66 flete aplikimi per viza, 7 certifikata te deklarimit te aktivitetit, 6 flete kerkesa per viza Shengen, 6 autorizime per aktivitet si shofer, formulare te gjuheve te huaja, kerkesa per viza, libreza pune bosh, deftesa, leje nderkombetare per drejtim mjeti e 8 karta adrese si keshilltar, bashke me nje flete-hyrje si keshilltar ministri.

Sekuestruar :

66 flete aplikimi per viza
4 flete regjistrim fillestar te personit fizik
7 certifikatave te deklarimit te aktivitetit te ISHP
6 flete kerkesa per vize Shengen
6 autorizime per ushtrim te aktivitetit per drejtim te automjeteve
Formulare ne gjuhe te huaja
Kerkesa per viza Shengen
Libreza pune boshe
Deftesa pjekurie
Bllok mandat-pagesash i plotesuar
Leje nderkombetare per drejtim automjeti
30 flete per aplikime ne ambasada
8 karta adrese si keshilltar i ministrave
1 Flete-Hyrje me fotografi me mbishkrimin keshilltar i ministrit

"Pese milione per nje licence"

Nje nder rastet flagrante kur punonjes qe se paku deklarohen se i perkasin bashkise Tirane, eshte ai i nje taksie ne qender te ish-bllokut. Pronari i saj, 48 vjec (per shkak te detyres se tij nuk e publikojme emrin), pohon se ka paguar plot 500 mije leke te rinj per te marre licencen. "Une kam aplikuar kater vitet e fundit rregullisht prane zyres perkatese ne Bashkine Tirane, me qellim qe te pajisem me licence te rregullt", tregon pronari i taksise qe e ben kete pune prej afro nje dekade. "Atje me kane thene se ka nje numer te limituar licencash, ndaj me ofruan permes sekseresh brenda ne bashki qe te jap para", thote ai. Taksisti tregon se u detyrua kete vere, para gjashte muajsh, qe te paguaje shumen 500 mije leke ose pese here me shume nga c'eshte tarifa shteterore. "Personi qe mori parate me pohoi se ka lidhje me nje punonjes te bashkise dhe duhet te lyheshin disa njerez per te mbaruar pune". Ketu telashet e taksistit nuk kane perfunduar. "U bene gjashte muaj qe me mashtrojne. Moren parate dhe licenca nuk m'u dha". E nderkohe, telashi behet me i madh: "Licenca s'po me jepet, para dhashe, por frika tani eshte se kam marre vesh qe po jepen licenca te falsifikuara. Une nuk dua ta pesoj keshtu, sepse nuk dua te kem telashe me policine qe na persekuton rregullisht me kontrolle diten e naten", pohon taksixhiu, qe nuk arrin te pajiset me licence nga bashkia.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
"Zyrtari" i bashkise mashtron taksistet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: