ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Tė paraburgosurit tentojnė arratinė nga izolimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Tė paraburgosurit tentojnė arratinė nga izolimi   Mon Dec 31, 2007 6:38 pm

Tė paraburgosurit tentojnė arratinė nga izolimi
30-12-2007

KORĒĖ-
Njė tentativė e dėshtuar pėr arratisje nga dhomat e paraburgimit ėshtė kamufluar si njė sherr dhe zjarrvėnie mes tė burgosurve.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme nė dhomat e izolimit Korēė dhe arratisja ėshtė shmangur vetėm nė sajė tė ndėrhyrjes sė policėve. Gjithēka ka nisur si njė revoltė dhe zjarrvėnie e qėllimshme nė dhomat e paraburgimit teksa njė grup tė paraburgosurish kishin pėrgatitur planin e arratisė.
Ata kishin zgjedhur pragun e Vitit tė Ri dhe pikėrisht tė shtunėn si ditėn mė tė favorshme, kur dhe forcat e policisė janė mė tė pakta nė numėr.
******************************************

Shpėrthimi i situatės sė pazakontė nė qelitė e paraburgimit nė komisariatin e Korēės ka ndodhur rreth orės 17.00 tė ditės sė djeshme. Nė fakt situata ėshtė krijuar pas njė indinjate qė ka pasur njė i paraburgosur nga Pogradeci, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur dhe qė mendohet tė ketė probleme mendore, ndėrsa mė pas gjithēka ka precipituar nė mėnyrė tė befasishme.
Tė burgosurit qė kanė nisur tė hedhin fyerje dhe sharje nga mė tė ndryshmet sa ndaj njėri-tjetrit, por dhe vetė policėve kanė shkaktuar njė konfuzion dhe gjendje alarminė komisariatin e Korēės pėr ndonjė shpėrthim tė dyerve tė qelive, ndonėse ato gjenden nė masa tė shumta sigurie.
Tė frikėsuar, efektivat e policisė, kanė mbipopulluar korridoret pėr tė qenė nė gatishmėri nė rast tė hapjes sė ndonjėrės prej dyerve.
Ndėrkaq, njėri prej tė burgosurve, me anė tė njė ēakmaku i ka vėnė flakėn rrobave tė tij, ndėrsa tymi ka tmerruar blutė, por dhe vetėtė burgosurit qė kanė nisur tė kėrkojnė ndihmė pėr tė mos u djegur tė gjallė brenda mureve tė qelive tė tyre qė janė mbushur menjėherė me tym.

***********************************************

Menjėherė policia lokale ka njoftuar zjarrfikėsit pėr situatėn e krijuar. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mjetet zjarrfikėse kanė shkuar nė vendin e ngjarjes vetėm pak minuta pas nisjes sė flakėve.
Ato kanė nisur qė tė shuajnė flakėt nga jashtė dhomave tė izolimit dhe nė asnjė moment nuk janė hapur dyert e qelive.
Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se ndėrhyrja e nevojshme e tyre ėshtė bėrė nga disa dritare tė vogla njė pjesė e tė cilave ka dalė nė tokė, pėr tė fikur zjarrin.
Gjithēka ėshtė eliminuar nė kohė nga ana e zjarrfikėsve, ndėrkohė qė vetėm mė pas qetėsia ka mbėrthyer dhomat e paraburgimit qė janė vizituar nga forca tė shumta policie.
Efektivat e policisė kanė nxjerrė mė pas njė nga njė tė gjithė tė burgosurit dhe kanė nisur qė tė kontrollojnė qelitė pėr sende tė ndaluara. Sendet e gjetura janė tė shumta por nuk ėshtė zbuluar gjatė kontrollit ndonjė mur i hapur qė tė vėrtetonte versionin e arratisjes masive nė prag tė festės sė ndėrrimit tė viteve.
Pas qetėsimit tė situatės ėshtė shtuar kontrolli por dhe efektivat e policisė nė komisariatin mė tė madh tė juglindjes, ndonėse situata tek tė paraburgosurit paraqitet e qetė.

Hetime organizatorėve tė arratisjes

KORĒĖ-
Njė grup i posaēėm hetimor ėshtė duke u marrė me ngjarjen e rėndė qė pėr fat tė mirė ka pėrfunduar pa pasoja nė njerėz, apo arratisje tė tė paraburgosurve.
Ngjarja e rėndė dyshohet se ėshtė organizuar prej kohėsh nga tė paraburgosurit pėr tė provokuar njė arratisje masive.
Ata kishin planifikuar tė arratiseshin sapo zjarrfikėsit tėhynin nė qelitė e tyre pėr tė shuar flakėt.
Nė fakt nuk ka ndodhur kėshtu pasi forcat zjarrfikėse kanė vepruar nga dritaret e vogla duke pėrdorur bombolat antizjarr me shkumė dhe duke evituar nė kohė ēdo pasojė tė mundshme.
Duke iu referuar burimeve nga vendi i ngjarjes mėsohet se pas kėtij akti qė ka ndodhur nė qelitė e tė paraburgosurve janė marrė masa tė menjėhershme nga ana e hetuesve.
Ata janė duke marrė nė pyetje tė paraburgosurit qė nisėn “sherrin” por ende nuk ėshtė mėsuar se kush ėshtė truri i kėsaj tentative pėr tu arratisur nga dhomat e paraburgimit.
Ndėrkohė shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm tė policisė ka nisur hetimet nė lidhje me mėnyrėn se si kanė hyrė sendet e ndaluara nė dhomat e paraburgimit tė policisė sė Korēės.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP


Male
Numri i postimeve : 802
Age : 32
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tė paraburgosurit tentojnė arratinė nga izolimi   Mon Dec 31, 2007 6:42 pm

e duan te jene te lire ne ata ue sa tragjike e bejne keta Very Happy Grindje Cool
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
 
Tė paraburgosurit tentojnė arratinė nga izolimi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: