AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:07 pm

Energjetika konfirmon rezervat e naftes
E Shtune, 12 Janar 2008

Autoritetet shqiptare te energjetikes kane konfirmuar faktin se ne territorin shqiptar eshte zbuluar nje rezerve gjigante nafte dhe gazi natyror nga kompania amerikane “Gustavon”, qe zhvilloi kerkimet per llogari te kompanise zvicerane “Manas Oil Corporation”, e cila vitin qe shkoi nenshkroi kontrate me qeverine shqiptare per kerkimin e naftes ne vendin tone. Agjencia e Burimeve Natyrore eshte ne dijeni te ketij fakti, ekspertet e te ciles thane se edhe me pare dyshohej per rezerva naftembajtese dhe gazi ne rajonin Tirane-Shkoder dhe Patos-Marinze. Kompania zvicerane, “Manas Petroleum Corporation” ka njoftuar nje dite me pare, nepermjet nje deklarate zyrtare, se jane zbuluar ne bllokun A, B, D dhe E ne Shqiperi 2.987 miliarde fuci me nafte dhe me gaz. Ne Agjencine Kombetare te Burimeve Natyrore (AKBN), po punohet per pergatitjen e dokumentacioneve perkatese per zonat e caktuara studimore per t'i dhene ato me marreveshje hidrokarbure, sikurse eshte percaktuar edhe ne ligjin perkates. Sipas burimeve te mesiperme, zonat ende te pastudiuara jane blloqet e lira, si ato ne zonat juglindore ne Pogradec, Librazhd, zona jugperendimore nga Vlora deri ne Sarande, Delvina, Erseka, Gjirokastra. Njekohesisht, zona potenciale per studim dhe kerkim jane edhe ato qe shtrihen nga Lushnja, Berati, Fieri, Mallakastra dhe deri ne Vlore, apo dhe nga zona Tirane, Durres deri ne Lushnje. Kerkimet per nafte dhe gaz nga kompanite e huaja nisen ne Shqiperi me fillimin e pluralizmit politik, kur ne fund te vitit 1991, u firmos e para marreveshje hidrokarbure me kompanine amerikane "Occidental", e cila u pasua nga te tjera prurje te kompanive te njohura si "Shell", "OMW" etj. Kerkimet jane shtrire pergjate gjithe kesaj periudhe ne toke dhe ne det, pasi ish-Agjencia Kombetare e Hidrokarbureve permes nje studimi te hollesishem, percaktoi dhe blloqet per kerkim nafte dhe gazi ne Shqiperi. Vlera e investimeve nga mbi 15 kompani te huaja gjate gjithe ketyre viteve ka arritur ne mbi 500 milione dollare. Aktualisht, ne nxjerrje nafte punohet ne zonen naftembajtese Patos-Marinez, e studiuar qe ne vitet ‘30-te dhe me pas, ku rezervat gjeologjike te naftes ne te vleresohen, sipas specialisteve, ne rreth 1,3 miliarde tone nafte, sasi e barabarte me 30 milione tone nafte, e vleresuar me 6,5 miliarde usd, por ku ende shfrytezohet rreth 20% e saj, pasi nevojiten investime te rendesishme per teknologjite e nxjerrjes se naftes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:08 pm

Viti 2007, plani i tatimeve 96.6 per qind
E Shtune, 12 Janar 2008

Ndonese viti qe shkoi u shoqerua me nje krize te rende energjetike, administrata tatimore njoftoi se plani vjetor i te ardhurave ishte vetem 4 per qind larg realizmit. Niveli i planifikuar i arketimeve per vitin 2006 rezultoi 96.6 per qind, por rezultati do te ishte edhe me i larte sipas burimeve zyrtare ne tatime, nese nuk do te kishte rene importi i cigareve dhe nese nuk do te perkeqesohej gjendja financiare e KESH. Situata negative ekonomiko-financiare e Korporates Elektroenergjetike, demtoi planin e tatimeve me shume se 32 milione dollare, ose 3 miliarde leke. Deficiti qe KESH ka krijuar ne tatime me se shumti erdhi nga mospagimi i tatim-fitimit dhe TVSH-se ne dogana. Gjithashtu, ekspertet ne tatime ia faturojne mosrealizimin e planit renies se importit te cigareve. “Ulja e sasise ne tone te eksporteve te cigareve dha nje efekt negativ ne tatime me rreth 1.5 miliarde leke ose rreth 17 milione dollare. Niveli i pullave fiskale te cigareve te furnizuara ne vitin 2007 rezulton me 600 tone me pak se viti 2006 dhe 800 tone me pak se planifikimi”, thuhet ne dokumentin e analizes vjetore te tatimeve.

Porse tatimet konfirmojne se, rezultate pozitive jane arritur nga grumbullimi i tatimit mbi te ardhurat personale. Reformat e ndermarra nga qeveria per implementimin e takses se sheshte kane dhene rezultatet e pritura. Si rezultat i zbatimit te kesaj takse ne periudhen shtator-dhjetor te vitit te kaluar, jane arketuar cdo muaj 400 milione leke me shume ne kete tatim, duke dhene nje impakt pozitiv ne fund te katermujorit ne mbi 1,6 miliarde leke.

Por, viti 2007 ka qene mjaft intensiv ne fushen e legjislacionit. Ky vit ka qene mjaft i ngjeshur ne aspektin e permiresimeve ligjore, pasi jane amenduar pothuajse te gjitha ligjet per tatimet direkt dhe indirekt. Keto ndryshime kane krijuar probleme te moskuptimit dhe ndonjehere edhe te moszbatimit te menjehershem nga ana e tatimpaguesve, njoftojne burimet ne tatime. Po keshtu, viti 2007 eshte shoqeruar me reformat te thella ne administraten tatimore, te cilat synuan me reduktimin e stafit me 300 punonjes. Edhe per periudhen ne vazhdim, administrata tatimore mbetet “thembra e Akilit” per reformat qe duhen te ndermerren ne kuader te MSA dhe marreveshjeve me FMN.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:09 pm

2008, nje skeme e re rimbursimi per eksportuesit
E Shtune, 12 Janar 2008

Ministria e Finances eshte duke pare mundesine e aplikimit te nje skeme te re per rimbursimin e TVSH-se tek eksportuesit. Lajmi u njoftua dje, gjate nje takimi te drejtores se Pergjithshme te Tatimeve, Gerta Picari, me Dhomen Amerikane te Tregtise. Keshtu, ndersa deri me sot te gjithe eksportuesit kalonin per rimbursim TVSH-je sipas skemes aktuale, nje pjese e tyre qe e kane vleren e TVSH-se 400 mije leke do t’ju rimbursohet automatikisht pa skemen standarde. Ceshtja e rimbursimit te TVSH-se vazhdon te preke biznesin e madh, i cili mendon se ka vonesa ne rimbursimin e vlerave te TVSH-se. Lidhur me kete fakt, Lera ka pranuar se ka pasur vonesa gjate 2007, por qe mendohet se jane zgjidhur me rimbursimet e bera ne dhjetor te 2007, duke i hapur rrugen keshtu administrates tatimore te jete efeciente me rimbursimet ne 2008.

“Me shume se 75% e tatimpaguesve te medhenj kane deklaruar ne menyre elektronike TVSH-ne, per periudhat tatimore shtator, tetor, nentor 2007 dhe gjejme rastin t'i falenderojme ata per mbeshtetjen e ketij projekti, i cili do t'u sherbeje permiresimit ne pergjithesi te marredhenieve midis administrates tatimore dhe tatimpaguesve dhe do te ndikoje ne uljen e korrupsionit dhe ne reduktimin e kostove administrative te mbledhjes se tatimeve, si per tatimpaguesit ashtu edhe per administraten tatimore", tha Picari.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:09 pm

2008, i gjithe biznesi me kasa
E Shtune, 12 Janar 2008

Brenda 3-mujorit te pare te ketij viti do te behet e mundur pajisja me kasa fiskale e biznesit te madh ne qytetet kryesore Tirane dhe Durres dhe, deri ne fund te 6- mujorit, procesi do te perfundoje ne te gjithe vendin per biznesin e madh, ndersa per biznesin e vogel ky proces do te filloje gjate 6-mujorit te dyte dhe do te perfundoje ne fund te vitit, tha dje drejtori i Procedurave prane DPT, Niko Lera. Ai tha se, aktualisht ne Ministrine e Financave eshte ngritur grupi i punes, i cili do te organizoje tenderin per perzgjedhjen e kompanise, e cila do te beje te mundur importin si dhe sigurine e kasave fiskale, proces i cili pritet te perfundoje brenda dymujorit te pare te vitit. Drejtori i Procedurave prane DPT-se, Niko Lera, tha se pajisja me kasa do te funksionoje normal pavaresisht pretendimeve te biznesit se ka probleme me furnizimin me energji elektrike. "Gjate periudhes kur nuk ka energji elektrike, biznesi do te perdore metodat alternative si faturat e dores apo alternativa te tjera dhe ne rastet kur gjate kontrollit do te gjenden parregullsi, atehere do te kete penalizime per biznesin", tha Lera. Per sa i perket faktit se aktualisht nje pjese e biznesit operon me kasa fiskale, Lera u shpreh se, "ne qofte se kasat fiskale te vjetra jane ne perputhje me kerkesat e sigurise te vendosura, nuk ka arsye pse te hiqen". Ne te gjithe vendin jane te regjistruar rreth 12 mije biznese te medha dhe rreth 70 mije biznese te vogla.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:10 pm

Biznesi, nga 1 janari standarde te reja raportimi
E Shtune, 12 Janar 2008

Keshilli Kombetar i Kontabilitetit, beri te ditur dje se Standardet Kombetare te Kontabilitetit do te zbatohen nga te gjitha njesite ekonomike, me perjashtim te njesive ekonomike, te cilat me ligj jane te detyruara te perdorin Standardet Nderkombetare te Kontabilitetit qe nga 1 janari. Ketu perfshihen shoqerite e listuara ne nje burse zyrtare letrash me vlere dhe filialet e tyre, subjekt i konsolidimit te llogarive; bankat e nivelit te dyte, institucionet financiare te ngjashme me bankat, shoqerite e sigurimeve dhe te risigurimeve, fondet e letrave me vlere dhe te gjitha shoqerite e licencuara per te kryer veprimtari investimi ne letrat me vlere, edhe kur ato nuk jane te listuara ne nje burse letrash me vlere; dhe njesite e tjera ekonomike te medha, te palistuara ne nje burse zyrtare letrash me vlere, kur ato kane realizuar dy vitet e fundit, njekohesisht keto dy kritere dhe te ardhurat vjetore, mbi 1.250.000.000 leke, dhe numri mesatar vjetor i punonjesve, mbi 100 persona. Keshilli Kombetar i Kontabilitetit per t’i ardhur ne ndihme njesive ekonomike, qe do te zbatojne Standardet Kontabel, ka marre masat duke publikuar ne faqen e internetit te Ministrise se Financave te dhenat qe duhet te zbatohen dhe eshte ne perfundim perkthimi i Standardeve Nderkombetare te Kontabilitetit. Keshilli Kombetar i Kontabilitetit do te interpretoje dhe pergjithesoje problemet qe dalin nga zbatimi ne praktike i standardeve kontabel, te cilat do t’i paraqese ne formen e udhezimeve kontabel.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:11 pm

Nafta, zbulohen rezervat gjigante ne Patos
E Shtune, 12 Janar 2008


Gjithnje e me shume Shqiperia po shihet si nje potencial i pashfrytezuar per te zhvilluar burimet energjetike, sidomos te naftes dhe gazit. Kompania zvicerane, “Manas Petroleum Corporation” ka njoftuar dje, nepermjet nje deklarate zyrtare, se jane zbuluar ne bllokun A, B, D dhe E ne zonen Patos-Marines, ne Shqiperi, 2.987 miliarde fuci me nafte dhe me gaz. Rezultatin kerkimor qe u publikua dje ne faqen e internetit te “Manas Petroleum” e ka bere Gustavson Associates, LLC, kompani e sherbimeve gjeologjike, qe beri kerkimet per llogari te Manas. Gustavon gjate kerkimeve ka verejtur se, per shkak te thellesise parashikimet me se shumti kane te bejne me zbulimin e nje sasie te madhe gazi natyror. “Sipas llogarive te Gustavson behet fjale e per 1.4 miliarde fuci me nafte te lehte dhe 15 bilione kubike gaz natyror”, thuhet ne deklaraten per shtyp, qe u publikua dje ne www.manaspetroleum.com. Mirepo, sipas te dhenave te Gustavson, perspektiva eshte per me shume se 28 bilione meter kub gaz natyror. Kerkimet e Gustavson per llogari te “Manas Petroleum” jane zhvilluar ne bllokun A, B, D dhe E ne zonen naftembajtese Patos-Marinez ne Shqiperi.

"Zbulimi i pare ka nxjerre ne pah struktura te forta karboni te njejta me ato qe jane zbuluar ne vitin 1990 ne Apenine te Italise”, njofton kompania. Deri para pak kohesh, pak nga ky zbulim kane bere edhe kompanite “Shell” dhe “Copare”, te cilat kane zbuluar nje hendek poshte strukturave te forta te bllokut. Sipas llogarive te tyre, potenciali i naftes mund te ishte 820 milione fuci. Kompania zvicerane pati mundesi te zhvillonte kerkimet ne zonen naftembajtese te Patos-Marinez per shkak se, “Shell and Coparex” braktisen aktivitetin kerkimor per shkak te luftes ne Kosove, ne vitin1999.

“Probabiliteti i suksesit eshte kompleks per shkak te fortesise nen te cilit gjendet struktura naftembajtese”, thuhet ne raportin kerkimor.

Kompania zvicerane eshte duke analizuar raportin e Gustavson dhe pritet te dale me nje deklarate ne lidhje me shfrytezimin e fushes naftembajtese ne Shqiperi brenda tre javesh. Kompania eshte duke pergatitur nje program pune, i cili konsiston natyren sizmike te zones per te nisur me pas shpimet per nxjerrjen e naftes.

Kush eshte “Manas Petroleum”

“Manas Petroleum” eshte nje nga kompanite nderkombetare e zbulimit dhe shfrytezimit te naftes dhe gazit me orgjine zvicerane. Ajo e ka te fokusuar aktivitetin e saj ne Evropen Lindore dhe Azine Qendrore. Ajo ka aktivizuar rreth 56 milione dollare per kerkime nafte ne Republikat e Kaukazit. Rreth 10 milione dollare te tjera jane aktivizuar per kerkimet ne Shqiperi. Kompania eshte duke zhvilluar aktivitete te tjera kerkimore ne Azi dhe Rusi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:12 pm

Bankat, 1 ne 4 familje merr kredi
E Shtune, 12 Janar 2008

Bankat tregtare ne vendin tone keto dy vitet e fundit kane kredituar me shume se 210 mije persona, te cilet tashme ndodhen ne nje regjister te perbashket, qe monitorohet nga Banka e Shqiperise qe prej dates 3 janar. Kredite e regjistruara kane te dhena per kredimarresit, personat e lidhur dhe kolateralet e vena si garanci per kthimin e kredise, njoftoi dje Banka e Shqiperise. Aktualisht, bankat kane hedhur ne regjister portofolin aktiv te kredive, si dhe ngarkojne cdo dite te dhena per kredite e reja. Burimet zyrtare te ne autoritetin qendror bankar njoftuan dje se regjistri permban informacione pozitive dhe negative per kredimarresin dhe keto te dhena do te ruhen per 5 vjet. Banka qendrore njofton se perdorimi i historikut te shlyerjes se kredive nga kredimarresit do t’iu sherbeje bankave ne procesin e vendimmarrjes per dhenien ose jo te kredive te reja, duke reduktuar rrezikun e dhenies se kredive te keqija. Banka e Shqiperise ben te ditur se sistemi informatik ka kapacitete te mjaftueshme per zgjerimin ne te ardhmen edhe me perfshirjen ne te ne nje periudhe afatshkurter te institucioneve te mikrofinances, jo banka.

Duke sherbyer si depozitues te dhenash mbi kredimarresit, Regjistri i Kredive mundeson dhenien e informacionit te detajuar bankave ose institucioneve te tjera kredidhenese dhe i ndihmon ato te marrin vendime me te mira ne lidhje me kredidhenien. Ne saje te ketij regjistri, cdo banke apo institucion tjeter kredidhenes eshte ne gjendje te vleresoje me mire klientet, bazuar ne aftesite e tyre per te shlyer detyrime financiare, garancite dhe besueshmerine e tyre. Gjithashtu, regjistri ndikon ne uljen e informalitetit ne ekonomi, ne rritjen e vellimit te kredive, duke reduktuar koston dhe kohen e procesit te kreditimit, si edhe ne rritjen ekonomike te vendit. Ne momentin e paraqitjes se nje kerkese per kredi, bankat perdorin informacionin e Regjistrit te Kredive per te verifikuar besueshmerine dhe nivelin aktual te kreditimit te klientit te mundshem, per ta financuar ose jo ate, si dhe per te percaktuar kushtet e shlyerjes se kredise. Regjistri i Kredive nuk merr vendime per kredite dhe as nuk jep kredi per huamarresit. Ai vetem grumbullon te dhena, i sistemon ato ne bazen e te dhenave, si dhe rinxjerr informacionin demografik dhe te kreditit mbi aplikuesit per kredi, kur i kerkohet nje gje e tille nga perdoruesit e autorizuar.

Cfare perfitojne bankat dhe klientet?

Regjistri i kredive ndihmon ne reduktimin e kohes se nevojshme qe bankave u nevojitet per marrjen e vendimit per dhenien e kredive dhe ndikon ne rritjen e cilesise se kredise. Gjithashtu, kredidhenesit perfitojne nga ulja e kostove te kredive dhe si rezultat, kane ne dispozicion me shume fonde te vlefshme per kredi. Nese Regjistri i Kredive reflekton nje historik pozitiv krediti te dikujt, domethene nese kredimarresi ka qene i rregullt ne shlyerjen e kredive te meparshme, kur ai kerkon kredi nga burimi i tij financiar, perfiton sherbime me te shpejta dhe me interesa me te uleta. Norma me te uleta te interesit per nje aplikues te caktuar vijne si rezultat i rrezikut me te ulet te kreditimit qe ai perfaqeson, krahasuar me dike qe eshte vazhdimisht me vonese ne shlyerjen e detyrimeve te tija financiare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:13 pm

Biznesi regjistron vetveten
E Shtune , 12 Janar 2008

Sportelet qe do te regjistrojne biznesin brenda nje dite do te hapen edhe prane Dhomave te Tregtise dhe Industrise ne Tirane dhe ne qarqe. Qeveria mori vendim gjate mbledhjes se djeshme qe zyrat e Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit te mund te funksionojne edhe prane Dhomave te Tregtise ne menyre qe procesi te behet edhe me i lehte. Burimet nga Qeveria thone se, vendimi u mor pas nje kerkese qe beri komuniteti i biznesit per kete qellim. “Te gjitha shpenzimet per hapjen, funksionimin dhe mirembajtjen e sporteleve mbulohen nga Bashkimi i Dhomave te Tregtise dhe Industrise dhe dhomat e tregtise dhe industrise ne qarqe”, thuhen ne vendimin e djeshem te Keshillit te Ministrave. Me kete ndryshim, komuniteti i biznesit do te kete mundesi te regjistroje veten. Krahas sherbimeve te tjera, qe dhomat e tregtise ofrojne per biznesin, tani ata do te kene atributin e regjistrimit te bizneseve te reja. Koha per te regjistruar nje biznes te ri ne sportelet e Qendres Kombetare te Regjistrimit eshte ulur nga 40 dite ne vetem 1 dite, gje qe vleresohet se ka ulur korrupsionin dhe ka ndihmuar forcimin e ekonomise se tregut. Duke vizituar QKR-ne ne Tirane, ose nje nga sportelet e sherbimit te kesaj qendre ne bashki, shqiptaret mund te regjistrojne bizneset e tyre, te marrin nje numer identifikimi per tatimpaguesin (NIPT) dhe njekohesisht te regjistrohen edhe per sigurimet shoqerore e shendetesore. Ne rast se subjekti i regjistruar ushtron aktivitet ne me shume se nje vend, QKR leshon nga nje certifikate regjistrimi per cdo vend te ushtrimit te aktivitetit. Keto certifikata, pervec adreses perkatese, permbajne gjithashtu emrin, formen, daten e regjistrimit fillestar dhe Numrin Unik te Identifikimit te Subjektit. Ne rastet kur subjekti ndryshon emrin, formen, seline apo vendet e ushtrimit te aktivitetit, QKR zevendeson certifikatat e leshuara me pare me nje certifikate te re, per cdo vend te ushtrimit te aktivitetit. Qendra Kombetare e Regjistrimit te Bizneseve ka hapur deri tani 7 dege ne rrethe, dhe gjate vitit te ardhshem 2008 do te hape zyra ne 42 bashki. Deri tani jane regjistruar 3 mije biznese te reja, dhe jane shenuar 6 mije dokumentime te tjera, qe ndihmojne bizneset per nje funksionim sa me te rregullt sipas ligjeve mbi taksat dhe sigurimet shendetesore. Krijimi i kesaj qendre dhe zgjerimi i sherbimeve u realizua fale projektit te Marreveshjes Prag te Sfides se Mijevjecarit per Shqiperine, qe administrohet nga USAID. Marreveshja midis qeverise shqiptare dhe Korporates se Sfides se Mijevjecarit (MCC) ka nje afat dyvjecar dhe po ndihmon Shqiperine ne reformimin dhe modernizimin e administrates tatimore, prokurimit publik dhe regjistrimit te biznesit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:14 pm

Anketimi i biznesit, shqetesim korrupsioni
E Shtune , 12 Janar 2008


Niveli i korrupsionit dhe sherbimeve publike vazhdojne te ngelen shqetesues per veprimtarite e biznesit ne rrethet e Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres. Fakti eshte publikuar nga nje anketim i organizuar nga Dhoma Rajonale e Tregtise dhe Industrise ne Gjirokaster gjate muajve te fundit te vitit 2007. “Ne kete anketim moren pjese 300 biznese qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne Qarkun e Gjirokastres”, thote kryetari i Dhomes Rajonale te Tregtise, Mustafa Devolli. Te anketuarit i jane pergjigjur interesimit te Dhomes ne lidhje me marredheniet qe kane ndertuar me administraten shteterore, pushtetin vendor, mbeshtetjen qe kerkojne nga bankat, nivelin e pergatitjes se specialisteve te rinj etj. Midis te tjerash, ne lidhje me nivelin e korrupsionit, 21% e bizneseve pjesemarrese ne anketim mendojne se ka ardhur ne ulje, 39% eshte ne nivelet e meparshme, nderkohe qe 40% e bizneseve te anketuara jane shprehur se niveli i korrupsionit eshte i larte. Gjate pyetesorit, bizneset e rajonit jugor kane kerkuar edhe me shume mbeshtetje nga ana e pushtetit vendor ne lidhje me elemente te infrastruktures, furnizimin me uje, energji elektrike etj., per veprimtarite e tyre te biznesit. 69% e bizneseve te anketuara jane shprehur se nuk gjejne mbeshtetjen e pushtetit vendor per furnizimin me uje, 85% e bizneseve kane probleme ne infrastrukturen rrugore, si dhe 78% ne furnizimin me energji elektrike. Nderkohe, bizneset kerkojne nga te rinjte qe perfundojne shkollat e larta nje nivel me te larte kualifikimi profesional. Sipas te anketuarve, niveli profesional i specialisteve te rinj le per te deshiruar.

Prane Dhomes Rajonale te Tregtise dhe Industrise ne Gjirokaster figurojne te regjistruar si anetare te rregullt 370 biznese, numer qe pritet te rritet gjate muajve te ardhshem.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:15 pm

Gazi natyror, ligj i ri
E Shtune , 12 Janar 2008

Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka hartuar nje projektligj "Per sektorin e gazit natyror", bene te ditur dje per ATSH-ne burime zyrtare te kesaj ministrie. Hartimi i ketij projektligji, sipas burimeve te mesiperme, qe deri tani ka munguar, lidhet me nje nga sektoret kryesore, sic eshte energjia dhe synon rregullimin e plote ligjor ne nje treg, qe pritet te kete zhvillime te shpejta. Nje draft i tille specifik, sipas burimeve te ministrise, pervec dobise qe do te sjelle ne rritjen e perdorimit te gazit natyror per konsumatoret shqiptare, eshte dhe detyrim qe rrjedh nga Karta e Energjise si dhe Direktivat e BE-se ne kuader te MSA-se. Interesimi nga Qeveria shqiptare si dhe investitore te ndryshem per perfshirjen e vendit ne rrjetet nderkombetare te gazit natyror, e bene te nevojshme hartimin e nje kuadri te plote ligjor ne fushen e gazit natyror, bene te ditur burimet e mesiperme te METE.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:15 pm

Ndihma nderkombetare, OKB: Shqiperia vend pilot
E Shtune , 12 Janar 2008

Shqiperia eshte perzgjedhur nje vend pilot ne Evrope, ku po zbatohet nje nisme e rendesishme e Kombeve te Bashkuara, e quajtur "Nje OKB", e cila jo vetem e ekspozon Shqiperine ne arenen nderkombetare, por i ofron mundesine edhe OKB te tregojne se si perparon nje vend, qe mbeshtetet nga asistenca e huaj dhe si ndihma nderkombetare mund t’u sherbeje akoma me mire shqiptareve. Buxheti i programit "Nje OKB" eshte 75 milione dollare amerikane per vitet 2008-2010. Ky buxhet perfshin 5 komponente dhe fokusohet mbi qeverisjen si nje element shume i rendesishem, pjesemarrjen me te madhe te publikut ne marrjen e vendimeve dhe ne berjen e politikave, permiresim te cilesise se sherbimeve baze ne shendetesi dhe arsim dhe zhvillim rajonal ne mbeshtetje te perpjekjeve kombetare per uljen e pabarazise midis rajoneve. Koordinatorja e Perhershme e Kombeve te Bashkuara dhe njekohesisht edhe Perfaqesuese e Perhershme e PNUD-it ne Shqiperi, Gulden Turkoz, vuri theksin ne rolin e rendesishem te Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi. Sipas saj, pjesa veriore e Shqiperise eshte me pak e zhvilluar se pjesa jugore dhe ne shpresojme qe puna e KB do ta mbeshtese kete. "Gjithashtu, ne po marrim ne konsiderate rritjen e mbeshtetjes sone ndaj Shqiperise ne fushen e menaxhimit te mjedisit dhe rritjen e kapaciteteve ne mjedis. Shqiperia, tha Turkoz, eshte nje prej 8 vendeve pilot anembane botes, ku zbatohet reforma globale e quajtur nisma "Nje OKB", e cila parashikon bashkimin e te gjithe aktoreve te zhvillimit, se bashku, ne nivel vendi. Keshtu, 7 Agjencite e Kombeve te Bashkuara qe punojne me programe te vecanta, ne Shqiperi, si UNESCO, Programi i KB per Mjedisin, Organizata e Ushqimit dhe Bujqesise etj., se bashku me Qeverine e Shqiperise, do te veprojne se bashku nen nje program te vetem strategjik per te pasur ndikim me te madh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:16 pm

Vodafone: Do te demshperbleje abonentet
E Shtune , 12 Janar 2008

Kompania Vodafone Albania do te rimbursoje te gjithe klientet ne rast se do te evidentohen sms te riderguara disa here, bene te ditur te marten burime zyrtare te kesaj kompanie. “Ne rast se do te evidentohen SMS te riderguara disa here, klientet do te njoftohen dhe rimbursohen perkatesisht, sic eshte vepruar gjithmone ne te tilla raste nga kompania Vodafone Albania”, njoftoi nepermjet nje deklarate zyrtare te nje dite me pare kompania e sherbimeve celulare Vodafona Albania. Nderkohe, kompania AMC reagoi mbremjen e djeshme, duke deklaruar se nuk ka pasur probleme me dergimin disa here te te njejtit mesazh gjate diteve te festave. Megjithate, burime nga kompania deklaruan se pasi te kryejne te gjitha verifikimet, do t’i dergojne nje pergjigje zyrtare ministrise se drejtuar nga Olldashi. Reagimi i kompanive erdhi pas nje deklarate te Ministrise se Transportit dhe Telekomunikacionit, ne te cilen kerkohet investigim per anomalite e krijuara gjate diteve te festave, sidomos me mesazhet.

Sipas burimeve te mesiperme, Vodafone ka nisur investigimin e saj qe me daten 1 janar 2008, per te gjitha SMS-te e derguara gjate nates se Vitit te Ri dhe dates 1 janar 2008. Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, permes nje shkrese zyrtare i kerkoi dy kompanive te telefonise mobile, AMC dhe VODAFONE, te verifikojne anomalite e verejtura gjate dergimit te mesazheve (sms) ne naten e nderrimit te viteve, date 31 dhjetor 2007. Burimet e Vodafone bene te ditur se, ne rast se do te evidentohen SMS te riderguara disa here, klientet do te njoftohen dhe rimbursohen. Per shkak te ngarkeses ne rrjet, gjate nates se nderrimit te viteve, abonentet celulare kane hasur pengesa per te zhvilluar telefonata dhe derguar mesazhe. Per shkak te kesaj situate, i njejti mesazh eshte derguar disa here tek i njejti person. Tarifa eshte mbajtur per cdo mesazh te derguar, nderkohe qe abonentet nuk kane mundur te sqarohen per kete anomali. E azhurnuar per kete situate, Ministria e Telekomunikacionit ka reaguar, duke kujtuar kompanite ne menyre zyrtare se leket per mesazhet e derguara gabimisht duhet te kthehen ne kartat rimbushese.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:17 pm

Cmimet stabilizohen, inflacioni i dhjetorit 3,1%
E Shtune , 12 Janar 2008

Pavaresisht se muaji dhjetor ka shenuar volumet me te medha te shitjes se mallrave dhe sherbimeve, niveli i pergjithshem i cmimeve ne vend qe te ndodhej ne presion rritjeje, ka shenuar zbutje ne krahasim me muajin paraardhes. Sipas Institutit te Statistikes, INSTAT, inflacioni gjate muajit dhjetor arriti 3,1 per qind. Ky ka qene niveli me i ulet qe nga muaji korrik 2007. Matjet jane bere me shporten e mallrave te 2001, pavaresisht se gjate dhjetorit qe shkoi eshte prezantuar shporta e re e mallrave, me te cilat matet treguesi i ndryshueshmerise se cmimeve. Gjate muajit dhjetor, rritje pesuan ushqimet dhe pijet alkoolike me 2,9 per qind. Brenda ketij grupi, rritja me e madhe prej 11,1 per qind verehet ne perime. Sipas INSTAT, ne kete grup vihen re rritjet e cmimeve te kastraveceve dhe patellxhaneve me mbi 50 per qind, specave me 47,9 per qind, spinaqit me 31,5 per qind, ullinjve me 8,6 per qind, fasules me 3,5 per qind etj. Cmimet e disa zarzavateve te tjera shenuan ulje gjate ketij muaji, ku mund te permendim uljet e cmimeve te karotave me 6,4 per qind, lulelakres me 6,0 per qind, domateve me 2,5 per qind, lakrave me 1,7 per qind etj. Po keshtu te ndikuara nga konsumi i festave, frutat kane shenuar nje rritje prej 10,8 per qind, ku mund te permendim rritjet e cmimit te molleve me 3,1 per qind, dardhave me 3,4 per qind, limoneve me 1,8 per qind, kivit me 1,7 per qind, mandarinave me 1,2 per qind.

Gjate muajit dhjetor, sipas INSTAT, cmimet jane rritur pothuajse ne te gjitha nengrupet e tjera te ushqimeve si vajra dhe yndyra, qumeshti, djathi dhe vezet. Gjithashtu, rritje pesuan edhe cmimet e energjise, lendeve djegese, qirase dhe transportit.

Instituti i Statistikes prezantoi gjate dhjetorit te vitit qe shkoi rezultatet e anketes per shporten e re te mallrave, mbi te cilen do te matet inflacioni qe nga dhjetori i ketij viti e ne vazhdim. Anketa e cila kete radhe ka perfshire edhe shpenzimet e familjeve ne zonat rurale, ka sjelle mjaft risi ne ndryshimet e shpenzimeve te shqiptareve qe nga viti 2000. Pesha e shpenzimeve per qira, uje, lende djegese dhe energji eshte pergjysmuar ne krahasim me 2001, ndersa jane dyfishuar shpenzimet per mobilim dhe rikonstruksion shtepie. Nese ne vitin 1993 rreth 69 per qind e buxheteve te familjeve shqiptare perdoreshin per ushqime dhe pije joalkoolike, dhe ne vitin 2001 shpenzoheshin 42 per qind per kete kategori, aktualisht nuk perdoren me shume se 39,3 per qind. Shporta e re e artikujve permban 272 artikuj, nga 266 artikuj qe kishte shporta e meparshme. Ne shporten e re jane shtuar 24 artikuj te rinj dhe jane hequr 9 artikuj nga shporta e vjeter. Llogaritja e peshave te artikujve eshte bere duke marre ne konsiderate shpenzimet totale te familjeve shqiptare si ne fshat ashtu edhe ne qytet, njoftuan zyrtaret e INSTAT.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:17 pm

Mbikalimi i Kamzes, perfundon faza e pare
E Shtune , 12 Janar 2008

Faza e pare e punimeve ne mbikalimin e Kamzes ka perfunduar. Ecuria e punimeve eshte inspektuar dje nga ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi. Firma austriake “Alpine Mayreder Bau” ka qe ne muajin qershor qe ka filluar punen per ndertimin e ketij mbikalimi. Aktualisht ka perfunduar faza e drenazhimit dhe zhvendosjes se rrjeteve nentokesore, si shtyllat e KESH-it, kabllot e Albtelekomit, tubat e ujesjelles-kanalizimeve etj., dhe ka filluar ndertimi i rampave anesore, te cilat jane pjese te rrethrrotullimit, neper te cilat do te devijohet trafiku. Ndersa eshte ne perfundim puna edhe per ndertimin e rrugeve dytesore. Aktualisht punimet jane ngadalesuar per shkak te kushteve klimaterike, te cilat nuk lejojne te punohet ne shtresat asfaltike. Mbikalimi i Kamzes, projekti qe kap shifren prej rreth 7 milione euro, perfaqeson edhe porten kryesore per te hyre ne Tirane nga pjesa perendimore ne aksin rrugor Tirane- Durres. Me ndertimin e ketij mbikalimi do te harmonizohet levizja e trafikut hyres dhe dales nga Tirana ne drejtim te Durresit, trafikut qe i drejtohet veriut ne drejtim te Kamzes dhe gjithashtu nderlidhja funksionale me rruget paralele Tirane-Vore. Punimet perfshijne ndertimin e nje aksi kryesor me nje gjatesi 1040 m dhe do te jete ndare ne 6 korsi me 3,75 m secila, nje rreth-rrotullimi me gjatesi 700 m si dhe rruge sherbimi me gjatesi 2 km. Zgjedhja e nje mbikalimi ne dy nivele u be per vete fleksibilitetin, duke konsideruar se trafiku ne kete zone eshte gjithnje ne levizje. Ne nivelin e poshtem do te ndertohet rrethrrotullimi, i cili do te mundesoje kalimin e trafikut nga Kamza dhe ne drejtim te saj si edhe per ne rruget paralele dhe kompleksin rezidencial "Garden City", nderkohe qe niveli i siperm do te siguroje kalimin e trafikut pa nderprerje nga dhe ne drejtim te rruges nacionale. Projekti per ndertimin e mbikalimit te Kamzes, qe eshte edhe nje nga me te rendesishmit per permiresimin e trafikut ne zonen e Tiranes, financohet nga nje kredi e Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe kohezgjatja e punimeve parashikohet te jete 10 muaj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:18 pm

Tregtia e Lire me BE, biznesmenet viza shengen
E Shtune , 12 Janar 2008

Dhoma Rajonale e Tregtise dhe Industrise ne Gjirokaster ka filluar kontaktet e para me perfaqesuesit e Ministrise se Jashtme ne lidhje me zbatimin e marreveshjes per lehtesimin e levizjes se lire te biznesmeneve ne vendet e BE-se. “Ditet e fundit, ne kemi zhvilluar disa takime me ekspertet e Ministrise se Jashtme ne lidhje me zbatimin e kesaj marreveshjeje edhe per bizneset e Qarkut te Gjirokastres”, thote kryetari i Dhomes, Mustafa Devolli. Sipas tij, Dhoma Rajonale e Tregtise do te punoje qe gjate zbatimit te marreveshjes krahas plotesimit te detyrimeve nga ana e biznesit ne Jug te vendit, ambasadat dhe zyrat konsullore te BE-se te respektojne edhe te drejten e ketyre bizneseve per te levizur lirisht ne vendet perkatese. “Ne do te publikojme zyrtarisht cdo ankese dhe veshtiresi qe mund te ndeshin bizneset e rretheve te Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres gjate zbatimit te marreveshjes se levizjes se lire ne vendet e BE-se”, thote Devolli.

Aktualisht, Dhoma Rajonale e Tregtise dhe Industrise ne Gjirokaster numeron 370 biznese, numer qe pritet te rritet gjate ketij viti.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:19 pm

“AMC dhe Vodafon te zhdemtojne abonentet”
E Shtune , 12 Janar 2008

Kompanite celulare qe operojne ne vendin tone, AMC dhe Vodafon Albania, duhet te zhdemtoje abonentet e tyre, per anomalite qe kane krijuar ne dergimin e mesazheve gjate festave te fundvitit. Kerkesen e ka bere dje Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit nepermjet nje deklarate zyrtare. Kjo kerkese vjen si pasoje e ankesave te bera nga abonentet e Albanian Mobile Communications dhe Vodafone Albania, pasi mesazhet e derguara prej tyre jane riderguar disa here ne te njejtin numer, duke u shoqeruar kjo edhe me pagesen e disahershme te tyre, thuhet ne deklaraten e dikasterit te Olldashit. Lidhur me kete problem, MPPTT i kerkon dy kompanive te telefonise mobile, AMC dhe VODAFONE, te verifikojne te gjitha rastet e evidentuara si dhe te zhdemtojne abonentet me karte te parapaguar dhe mosfaturimin e sms-ve te perseritura abonenteve me kontrate. Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit permes nje shkrese zyrtare i kerkoi kompanive te telefonise mobile AMC dhe VODAFONE te verifikojne anomalite e verejtura gjate dergimit te mesazheve (sms) ne naten e nderrimit te viteve, date 31 dhjetor 2007, me qellimin final zhdemtimin e abonenteve. Per shkak te ngarkeses ne rrjet, gjate nates se nderrimit te viteve, abonentet celulare kane hasur pengesa per te zhvilluar telefonata dhe derguar mesazhe. Per shkak te kesaj situate, i njejti mesazh eshte derguar disa here tek i njejti person. Tarifa eshte mbajtur per cdo mesazh te derguar, nderkohe qe abonentet nuk kane mundur te sqarohen per kete anomali. E azhornuar per kete situate, Ministria e Telekomunikacionit ka reaguar, duke kujtuar kompanite ne menyre zyrtare se, leket per mesazhet e derguara gabimisht duhet te kthehen ne kartat rimbushese.

Nderkohe, kompania AMC reagoi mbremjen e djeshme, duke deklaruar se nuk ka patur probleme me dergimin disa here te te njejtit mesazh gjate diteve te festave. Megjithate, burime nga kompania deklaruan se pasi te kryejne te gjitha verifikimet, do t’i dergojne nje pergjigje zyrtare ministrise se drejtuar nga Olldashi.

Kompanite celulare AMC dhe Vodafon jane gjobitur gjate nentorit te vitit te kaluar gjithsej me 5.3 milione dollare (2,5 milione USD per AMC dhe 2,8 milione USD Vodafon) nga Komisioni i Konkurrences, per shkak se kompanite kane abuzuar me poziten dominuese ne treg. Albanian Mobile Comunication (AMC) eshte ne treg qe nga viti 1996 e themeluar nga qeveria shqiptare. Ne vitin 2000, nepermjet nje tenderi nderkombetar, kompania eshte privatizuar nga konsorciumi Cosmote Telenor Consortium. Aktualisht AMC eshte kompania me e madhe e celulareve ne Shqiperi me 1 milion abonente. Vodafone Albania e filloi sherbimin e saj GSM ne Shqiperi me 3 gusht 2001. Vodafone eshte kompania me rrjetin me te madh te telefonise celulare ne bote. Kjo kompani ka nje shperndarje te rrjetit te saj ne 27 vende te botes dhe shtrihet ne te 5 kontinentet. Ajo shtrin sherbimet ne nje treg me me shume se 800 mije abonente.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...   Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet e fundit nga Bota ...
» Lajmet E Fundit Nga Bota E Modes ...
» Deshtimi i ligjit mbi duhanin
» Lajme Te Fundit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: