ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Verria: Personazhet e mi kanė qenė fatkėqinj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Verria: Personazhet e mi kanė qenė fatkėqinj   Mon Dec 31, 2007 6:53 pm

Verria: Personazhet e mi kanė qenė fatkėqinj
30-12-2007

Rolet e “pozitivėve” janė shumė tė rrallė nė galerinė e tij. Ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr kėtė. E quan fat, sepse pėr tė realizuar njė rol tė tillė, duhet zotėsi, por nga ana tjetėr, nuk mund tė renditet nė radhėt e atyre personazheve qė spektatori dėshiron t’i ngjajė. “Kėtu luaj rolin e Soll Lilit, tek filmi “Agimet e stinės sė madhe”, njė qen bir qeni, kėtu luaj rolin e njė spiuni tek “Operacioni zjarri”, qė hidhet nga shkėmbi, kėtu rolin e njė djalli…” Pėrmes 70 fotografive, aktori Albert Verria, hap pėr publikun nė kėtė fundviti galerinė e roleve tė tij. Dy ditė mė pare, nė galerinė “Zenit”, aktori ekspozoi njė kolazh me fotografi nga filmat dhe dramat ku ka interpretuar. Janė kryesisht foto bardhė e zi, qė aktori thotė se i ka mbledhur me shumė vėshtirėsi nėpėr arkiva. Ai ėshtė xha Sulo tek “Kapedani”, beu tek “Koncert nė vitin ‘36”, i famshėm pėr shprehjen “U bėre ti moj e bija e Pandos tė mė turpėrosh mua…”, Kopi tek “Rrethimi i vogėl”, Kaporal Pelegrini tek “Nė fillim tė verės” me shprehjen “Po ēfarė kini me mua. Mamma mia…”, e shumė e shumė tė tjera… Por ato janė vetėm njė pjesė e atyre karaktereve qė Verria ka fiksuar nė skenė dhe nė ekran.
Sė shpejti ai do tė hapė edhe dy ekspozita me fotografi tė tjera. “Kam patur njė fat sa tė mirė edhe tė keq. Kam luajtur karaktere personazhesh qė kanė pėrfunduar nė burg, janė pushkatuar, janė hedhur nga shkėmbi, janė mbytur… Por si aktor, kėto role karakteri, qofshin edhe shumė tė vogla i konsideroja si role tė mėdha dhe i kam dhėnė shumė rėndėsi dhe kam bėrė tė mundur qė ato tė depėrtojnė thellė tek njerėzit”. Verria tregon se ka nga ata qė nuk ia dinė emrin e vėrtetė, por e thėrrasin me emrin e personazhit. Albert Verria kalon nga njėra foto nė tjetrėn dhe teksa tė tregon rolet, ēuditet edhe vetė si ka mundur tė futet nėn lėkurėn e atyre “njerėzve tė huaj”. “Aktorėt kanė njė tė drejtė qė nuk e kanė tė tjerėt. Ne mund tė luajmė princėr, mbretėr, kriminelė, njerėz tė pėrēudnuar dhe u japim jetė me pasionin tonė”, - thotė ai me njė lloj kėnaqėsie tė fshehtė. Ėshtė i ndėrgjegjshėm qė nė shumicėn e herėve spektatori e ka urryer pėrsonazhin qė ka mishėruar dhe se teksa ndjekin filmin presin me padurim qė njė njeri aq i mbrapshtė tė shkojė nė djall.

Kjo nuk ėshtė edhe aq e lehtė, pasi “sikundėr dhe aktorėt e tjerė, nuk kemi asgjė tė pėrbashkėt me kėto karaktere”. Edhe pse ėshtė e qartė qė pėr tė realizuar njė karakter tė tillė duhet tė kesh “stofin” e duhur, Verria ėshtė modest dhe thotė se meritė tė veēantė nė vizatimin e karaktereve dhe nė tjetėrsimin nga njė figurė nė tjetrėn, kanė regjisorėt, qė sipas tij ia kanė zbėrthyer deri nė detaj karakteret e personazheve.

Pavarėsisht roleve tė spiunėve e bejlerėve, roli qė e ka bėrė tė famshėm Verrinė ėshtė ai i xha Sulos, tek filmi “Kapedani”. Njė nga filmat mė tė dashur pėr publikun shqiptar, i famshėm pėr batutat “Kur tė shkul mustaqen e majtė ti do tė shkrehėsh topin e majtė…”, “Me kė e pe me atė me xham, apo me atė pa xham”, apo “Kujt i bėn Dapi – Dupi ti more!”… Batuta, qė jo vetėm tė bėjnė tė qeshėsh sa herė i dėgjon, por qė kanė hyrė dhe nė zhargonin e pėrditshėm. Kur ka luajtur kėtė rol, Verria ka qenė vetėm 32 vjeē, ndėrsa duhet tė futej nė lėkurėn e njė tė moshuari. Sigurisht qė nuk ishte e thjeshtė. Ishte njė aventurė qė ndėrmerrnin regjisorėt Fehmi Oshafi dhe Muharrem Fejzo, qė zbuluan nėn mimikėn e Verrisė, aktorin e duhur pėr rolin. “Duhet tė shikoja plastikėn, tė mbarsja veten me mendime patriarkale, konservatore, gjė qė unė si Albert nuk i kisha dhe mbi tė gjitha duhet tė urreja dhe femrat, qė ishte jashtė dėshirės sime”. Verria pranon se ka qenė njė punė vėrtet e vėshtirė, por qė teksa e sheh nė ekranin e televizionit, si njė ndėr filmat e rrallė qė i ka rezistuar kohės, beson se ia ka dalė deri nė fund. “Roli i xha Sulos mė ka dhėnė emėr dhe kėnaqėsi. Kam qenė vetėm 32 vjeē dhe filmi ėshtė realizuar nė vitin 1970. Mė ka bėrė njė publicitet tė jashtėzakonshėm, por mė ka bėrė edhe dėm, sepse mė mbajnė tė gjithė si armik i betuar i grave. Mund tė jem nė rol, por si individ i respektoj dhe i dua shumė”, - thotė Verria duke qeshur, i cili vetėm njė muaj mė parė u shfaq nė skenėn e “Kėngės Magjike” nėn petkat e Xha Sulos, duke “flirtuar” me Ēiljetėn.

Gjatė karrierė 45-vjeēare, ka realizuar mbi 100 role nė film e teatėr. Momentalisht po pėrgatitet pėr njė tjetėr film televiziv me 15 pjesė xhirimet e tė cilit fillojnė rreth muajit mars. Sėrish njė nga ato rolet “negative”. “Ē’ti bėsh”, - thotė Verria, i cili edhe pse ka njė personalitet artistik tė skalitur nė detaje, ėshtė nė merak tė vazhdueshėm. E ndien dashurinė e spektatorit dhe kjo e bėn tė ndiejė pėrgjegjėsi edhe mė tė madhe karshi tij. “Duhet tė ruaj reputacionin tim, ndryshe humbas gjithēka. Kjo ėshtė lufta ime e pėrditshme me djallin qė kam brenda vetes.”



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Verria: Personazhet e mi kanė qenė fatkėqinj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: