AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Diaspora e re shqipetare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Diaspora e re shqipetare Empty
MesazhTitulli: Diaspora e re shqipetare   Diaspora e re shqipetare Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 2:37 am

Diaspora e re shqiptare


"Pushtimi" i ambasadave, ikjet masive ne kufi, eksodet biblike me anije, largimet ne pergjithesi, qe pasuan renien e regjimit totalitar shqiptar ne fillim te viteve '90, shenuan edhe zanafillen e formimit te diaspores se re shqiptare. Kjo diaspore erdhi duke i pervijuar gjithnje e me qarte konturet e veta gjate viteve te demokracise, kur emigrimi drejt vendeve perendimore i ndryshoi modalitetet e veta por kurrsesi nuk u shua.
Aktualisht pothuajse 800 mije shqiptare banojne jashte truallit te shtetit te tyre. Nje numer i konsiderueshem, sidomos po te kemi parasysh se perbejne gati nje te katerten e popullsise se Shqiperise dhe se emigrimi i shqiptareve u verifikua ne nje periudhe kohore relativisht te shkurter.




Mjaftojne keto dy konstatime per te na autorizuar – te pakten nga ana sasiore – perdorimin e nje termi ende te pakristalizuar mire sic eshte ai i diaspores. Ndryshe nga koncepti fillestar i diaspores, qe kishte te bente me shpernguljen nga vendi i vet dhe shperndarjen jo te vullnetshme te nje populli ne te gjithe boten, koncepti i ri i referohet formave te reja te levizjeve te njerezve. Diasporat e reja ndryshojne nga ato klasiket (si p.sh. diaspora e hebrenjve) sepse nuk shkaktohen vetem nga debimet, lufterat apo nga katastrofa te tjera. Epoka e sotme e globalizimit karakterizohet nga levizje e madhe e njerezve, te cilet shperngulen nga nje vend ne tjetrin per arsye te ndryshme: per pune, per tregti, per studime, etj.
Perqasja midis emigrimit te arberesheve dhe te shqiptareve te sotem e nxjerr me mire ne pah dallesen midis dy diasporave shqiptare. Ikja nga vendi eshte gjithnje traumatike, mirepo arsyet e largimit te arberesheve drejt Italise (pas pushtimit otoman) nuk mund te barazohen me arsyet qe i shtyjne shqiptaret e sotem ta lene vendin e tyre. Levizshmeria ne ditet tona nga nje ane perben nje karakteristike strukturore te shoqerise – edhe per faktin se si perceptohet sot dukuria e mergimit –, nga ana tjeter ka nje komponent jo te detyrueshem, ose me mire relativisht te detyrueshem. Duhet shtuar se emigracioni (imigracioni po qe se shihet nga kahu tjeter) eshte dukuri themelore edhe per shoqerite post-industrialiste perendimore, te cilat shfaqin disa faktore terheqes qe luajne nje rol te rendesishem ne percaktimin e flukseve emigruese. Ka plot shqiptare qe vendosin te emigrojne thjesht sepse duan te permiresojne nivelin e tyre te jeteses; ose sepse gjejne jashte shtetit nje pune me te ardhura me te mira se sa ofron vendi i tyre. Ne kete kendveshtrim ikja eshte edhe nje zgjedhje, cka nuk mund te pohohet per ata qe e lene vendin per buken e gojes ose per arsye te tjera detyruese. Pikerisht bashkejetesa e ketyre tipareve e ben konceptin e diaspores se sotme cilesisht te ndryshme nga koncepti i dikurshem, i cili intrensikisht perbante idene e dhunes si shtyse per largimin nga trojet zanafillore.
Diaspora si term, vecanerisht kur perdoret me cilesorin etnik, p.sh. kur thuhet "diaspora shqiptare", ka nje tendence pergjithesuese e totalizuese, qe i detyrohet origjines se perbashket, kujteses kolektive dhe sidomos historise se saj te shkurter. Kjo e fundit, pra fakti qe emigracioni shqiptar si dukuri ka jo me shume se 14 vjet jete, ben qe kujtesa kolektive per vendin dhe identitetin te jete disi e unifikuar. Kompaktesia e konceptit "diaspora shqiptare" varet edhe nga efekti ngjizes dhe homogjenizues i mjeteve te kumtimit masiv, te cilat, si rrjedhim i zhvillimeve teknologjike te viteve te fundit, mund t'i arrijne (pra t'i furnizojne kulturalisht) emigrantet shqiptare kudo qe ndodhen. Perndryshe, diaspora shqiptare eshte nje percaktim i pershtatshem vetem ne disa kontekste te caktuara, sepse brenda saj nyjtohen tipare shpeshhere thelbesisht dallimore. Ne kete kuptim faktori gjeografik paraqitet si nje nga nenkategorizuesit me te efektshem te diaspores se re shqiptare. Emigrantet shqiptare ne Greqi p.sh. perbejne nje bashkesi me karakteristika te ndryshme nga bashkeatdhetaret e tyre qe banojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Dallesat percaktohen kryesisht nga marredheniet me vendet pritese, por edhe nga organizimi, proceset identitare, largesia nga vendlindja, etj. Nga kjo pikepamje diaspora shqiptare duhet perdorur me mire ne shumes se sa ne njejes.
Zakonisht koncepti "diaspore" nenkupton nje bashkesi etnike te ndertuar ne nje periudhe kohore te mesme e te gjate. Nga kjo pikepamje (kohore) mund te flitet me shume per nje diasporizim te emigracionit shqiptar, pra per nje proces ne evoluim e siper, se sa per nje dukuri te mbyllur perfundimisht; ky saktesim, ndoshta per praktiken i tepruar, merr vlere me shume ne rastin e diaspores shqiptare qe vazhdon t’a shtoje nivelin e vet sasior me "prurje" te reja nga atdheu. Diaspora shqiptare, gjate historise se saj, ka pesuar nje "frakture" perfundimtare, sic ishte nderprerja e dukurise se emigracionit gjate viteve te regjimit komunist. Kjo vertet e ben me te lehte dallimin midis "rratheve" kronologjike te trungut te diaspores shqiptare, por edhe deshmon per nje thyerje te pakthyeshme te komunikimit fiziologjik ndermjet tokes ame dhe diaspores.
Ne pergjithesi komunikimi ndermjet Shqiperise dhe diaspores (te pakten me nje pjese te saj) nuk u nderpre asnjehere, megjithese iu nenshtrua kontrollit te rrepte politik dhe interpretimit ideologjik te leverdisshem per pushtetin e asaj kohe. Aktualisht modalitetet e komunikimit te diaspores se re me vendin e origjines jane kryekeput te ndryshme. Pervec mjeteve kane ndryshuar gjithashtu rrenjesisht filtrat e kanaleve te komunikimit dhe kodet komunikuese.
Diaspora e re shqiptare ka zhvilluar dhe po zhvillon nje fare idealizimi ndaj tokes nga e cila e ka prejardhjen; nje proces i natyrshem per cdo diaspore, i natyrshem ne kuptimin e normalitetit te nje dukurie bashkeudhetare e proceseve identitare te mergimtarit. Mirepo tek diaspora e sotme shqiptare ky idealizim po perftohet nga nje alkimi ndjenjash sa interesante aq dhe e nderlikuar, qe lindin dhe reagojne ne nje "pruvete" globale krejtesisht te ndryshme nga ajo e se kaluares. Jo i parendesishem eshte ne kete rast ideja e "largesise", e cila eshte relativizuar shume vitet e fundit. Largesia gjeografike (hapesinore) ka pesuar nje shkurtim real. Mjetet e reja te transportit e sjellin atdheun me afer: ne qofte se dikur Shqiperia ishte muaj te tere larg po te shikohej nga Amerika, sot ajo eshte vetem disa ore fluturimi afer. Dendesimi i komunikimeve ka bere qe largesia e perceptuar te jete edhe me e vogel, ne ate mase qe nuk nderveprojne faktore te tjere individuale e te vecante. Shqiperia, vendi i origjines, ndihet me afer nga emigrantet, sepse "potencialisht" eshte me afer. Ne fakt endrra e kthimit mund te mbetet gjithnje enderr, por "potencialisht" ajo mund te realizohet brenda pak oreve, koha e mjaftueshme per te kaluar nga nje agjenci fluturimi dhe per te pergatitur valixhet. Mirepo gjithkush e di se projekti i kthimit perfundimtar nuk eshte aq i lehte per t'u realizuar, megjithe rrugedaljet sa "virtuale" aq edhe ngushellimtare te teknologjise aktuale. Diaspora, si nje bashkesi njerezish qe vetekonceptohet si grup, vepron per permbushjen e endrres se kthimit. Ne kete pike nuk mund te thuhet se diaspora shqiptare ka arritur ndonje stad organizimi te nje fare niveli per te mbeshtetur projektin e kthimit te anetareve te saj. Kjo ndoshta per shkak te moshes se saj te re, kushteve ekonomiko-shoqerore ne Shqiperi dhe veshtiresive organizative, te cilat ndikojne, midis te tjerash, edhe ne shtjellimin dhe konkretizimin e solidaritetit midis emigranteve shqiptare. Deri tani shembujt ne kete drejtim jane te nje karakteri sporadik dhe jokoherent, megjithese ndjenja e solidaritetit mbetet nje ndjenje e pranishme dhe e fuqishme.
Diaspora e re shqiptare, me sa duket, ka adoptuar nje strategji integruese qe shkon pertej ndarjeve komunitariste qe jane verifikuar ne disa shoqeri multikulturale perendimore. Ky aspekt ka nevoje per hulumtime te metejshme per te kuptuar me mire nese kemi te bejme me reagime kontingjente dhe kontekstuale, apo behet fjale per nje lloj strategjie qe e ka "ADN" ne kulturen shqiptare. Nga ana tjeter e ardhmja do te na tregoje se si do ta perballoje diaspora e re shqiptare trysnine e asimilimit ne vendet pritese (kryesisht brezat e dyta dhe te treta) dhe se si do ta konceptoje e riprodhoje vetveten ne kapercyell te dy pllakave te medha tektonike te epokes sone: globalizmit dhe lokalizmit. Nga cdo perplasje, tektonike ose jo, clirohet energji: diaspores shqiptare i mjafton te kuptoje menyren se si ta shfrytezoje e ta kanalizoje kete energji te madhe, mekanizmin e se ciles ajo e kupton vetvetiu, fale pozicionit te saj strategjik, i qenies jo vetem "edhe ketu" "edhe atje", por edhe "MIDIS".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Diaspora e re shqipetare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» *.*.* Diaspora Shqiptare *.*.*.*
» Kombetarja shqipetare
» Rinia Dhe Kultura Shqipetare
» Rinia Dhe Kultura Shqipetare
» Foto Nga Vipe Shqipetare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ME AFER NJERI TJETRIT :: DiAspOra ShqiPtaRe-
Kėrce tek: